{"id":42907,"date":"2023-04-07T16:47:21","date_gmt":"2023-04-07T16:47:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42907"},"modified":"2023-04-07T16:48:13","modified_gmt":"2023-04-07T16:48:13","slug":"bashkine-e-vores-do-tia-heqim-nga-duart-krimit-dhe-do-tia-kthejme-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/07\/bashkine-e-vores-do-tia-heqim-nga-duart-krimit-dhe-do-tia-kthejme-qytetareve\/","title":{"rendered":"Bashkin\u00eb e Vor\u00ebs do t\u2019ia heqim nga duart krimit dhe do t\u2019ia kthejm\u00eb qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Indrit Hoxha<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra,<br \/>\nt\u00eb dashur opozitar dhe demokrat,<br \/>\nt\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Vor\u00ebs,<br \/>\nI nderuar zoti Kryetar i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e g\u00ebzuar p\u00ebr Vor\u00ebn dhe njer\u00ebzit e saj. Sot si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite ndihet shpresa dhe fryma e ndryshimit. Dit\u00ebve t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr Vor\u00ebn po u vjen fundit, dhe kjo fal\u00eb jush, fal\u00eb rezistenc\u00ebs dhe d\u00ebshir\u00ebs tuaj p\u00ebr ndryshim.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Vor\u00ebs, ndihem i nderuar q\u00eb Partia Demokratike, forumet e saj dhe aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb koalicionit Bashk\u00eb Fitojm\u00eb. m\u00eb besuan dhe m\u00eb dhan\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb Drejtuar Bashkin\u00eb e Vor\u00ebs. I gjith\u00eb ky besim do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb motivim dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr mua . Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb jem n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur dhe t\u2019ia u kthej\u00eb mbrapsht k\u00ebt\u00eb besim, me pun\u00eb e p\u00ebrkushtim, ashtu si\u00e7 e meritojn\u00eb njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm dhe pun\u00ebtor t\u00eb Vor\u00ebs.<br \/>\nVora dhe njer\u00ebzit e saj, n\u00eb kat\u00ebr vitet e qeverisjes s\u00eb Rilindjes jan\u00eb l\u00ebn\u00eb totalisht n\u00eb harres\u00eb. Njer\u00ebzit e saj jan\u00eb trajtuar si njer\u00ebz s\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Prandaj shum\u00eb prej tyre sot, ose jan\u00eb larguar, ose jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka mbjell Rilindja k\u00ebtu. Si ka mund\u00ebsi, q\u00eb nj\u00eb qytetet vet\u00ebm 10 kilometra larg Tiran\u00ebs, kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb duket si nj\u00eb cep i humbur i saj? Si ka mund\u00ebsi,q\u00eb porta hyr\u00ebse e kryeqytetit t\u00eb vuaj\u00eb sot mjerimin dhe varf\u00ebrin\u00eb? Si ka mund\u00ebsi, q\u00eb Vora e cila ndodhet midis Tiran\u00ebs dhe Durr\u00ebsit, n\u00eb mes t\u00eb shk\u00ebmbimeve tregtare m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb jet\u00eb sot nj\u00eb Bashki e falimentuar?<br \/>\nP\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb!<br \/>\nKriminalizimi dhe korrupsioni. N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit Rilindja ka ndryshuar 5 kryebashkiak duke e kthyer Vor\u00ebn n\u00eb simbolin e krimit t\u00eb pushtetit lokal t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Vora nuk e meriton nj\u00eb posht\u00ebrim t\u00eb till\u00eb. Shikoni se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb me banor\u00ebt e B\u00ebrxull\u00ebs. Po i rr\u00ebmbejn\u00eb tokat p\u00ebr interesat e oligark\u00ebve t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb. Po ja d\u00ebmshp\u00ebrblejn\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim qesharak duke u tallur me mundin dhe djers\u00ebn e tyre. Dhe ky q\u00eb kan\u00eb sot si Kryetar Bashkie, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej z\u00ebri i qytetar\u00ebve dhe mbronte interesat e tyre, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me qeverin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim q\u00eb po kryejn\u00eb atje.<br \/>\nNe nuk jemi kund\u00ebr zhvillimit. P\u00ebrkundrazi! Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb ajo parti e cila ka investuar m\u00eb shum\u00eb se askush tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. N\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb infrastruktur\u00eb e \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Por ama, ne kemi respektuar vler\u00ebn e pron\u00ebs, i kemi dh\u00ebn\u00eb hakun \u00e7do qytetari me vler\u00ebn e tregut duke respektuar pron\u00ebn private dhe sakrific\u00ebn e \u00e7do qytetari.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar, p\u00ebrpara disa dit\u00ebsh k\u00ebtu erdhi Erion Veliaj p\u00ebr t\u00eb prezantuar kandidatin e Rilindjes. A thua se Veliaj e ndriti n\u00eb Tiran\u00eb e tani po vjen t\u00eb rregulloj\u00eb Vor\u00ebn ! Modeli q\u00eb ai do t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb modeli i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. As nuk ju nxi faqja as I mbuloi turpi p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Vor\u00ebs n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit.<br \/>\nQeverisje e cila \u00ebsht\u00eb bazuar totalisht n\u00eb zhvatjen e taksave tuaja. Vora \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ku \u00ebsht\u00eb sot, jo se s\u2019ka mund\u00ebsi zhvillimi, jo se s\u2019ka mund\u00ebsi urbanizimi. I ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenie ekonomike dhe nj\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsor\u00eb. I ka t\u00eb gjitha kapacitetet njer\u00ebzore dhe ekonomike. Vora \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje vet\u00ebm e vet\u00ebm se taksat e qytetar\u00ebve kan\u00eb shkuar n\u00eb xhepat e pushtetar\u00ebve. Ju siguroj se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb vjedhur qoft\u00eb edhe nj\u00eb qindark\u00eb nga taksat tuaja, kushdo qofshin, do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nNe s\u00eb bashku do ti kthejm\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe dinjitetin Bashkis\u00eb dhe njer\u00ebzve t\u00eb Vor\u00ebs. Ata nuk mund t\u2019ju g\u00ebnjejn\u00eb m\u00eb edhe p\u00ebr kat\u00ebr vite t\u00eb tjera. Jam i bindur se ju do ta refuzoni nj\u00eb model t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrgjigja Juaj n\u00eb 14 Maj do t\u00eb jet\u00eb spektakolare duke refuzuar modelin e krimit dhe korrupsionit. Vora nuk e meriton nj\u00eb model t\u00eb till\u00eb. Ju nuk e meritoni nj\u00eb model t\u00eb till\u00eb. K\u00ebt\u00eb un\u00eb e ndjej sot k\u00ebtu me ju.<br \/>\nT\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra. N\u00eb 15 Maj fillon nj\u00eb periudh\u00eb e re p\u00ebr Bashkin\u00eb Vor\u00eb. Ne s\u00eb bashku do t\u2019ia heqim nga duart bashkin\u00eb krimit dhe do t\u2019ia kthejm\u00eb at\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb 15 Maj Bashkia Vor\u00eb kthehet n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e tyre. Kjo do t\u00eb b\u00ebhet e mundur nga bashkimi i t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Vor\u00eb treguan maturin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu bashkuar m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe jo interesat individuale.<br \/>\nPrandaj gjej rasti ti fal\u00ebnderoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Koha kur demokrat\u00ebt ishin pa p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb pushtetin lokal ka marr\u00eb fund. Koha kur demokrat\u00ebt ishin pas asnj\u00eb kryetar bashkie ka marr\u00eb fund. N\u00eb 15 Maj ata do p\u00ebrfaq\u00ebsohen denj\u00ebsisht dhe do t\u00eb jen\u00eb motori i zhvillimit dhe fillimit t\u00eb largimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Dhe kjo periudhe e re politike do t\u00eb filloj\u00eb nga Vora.<br \/>\nT\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Vor\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve kam takuar shum\u00eb njer\u00ebz, kam par\u00eb nga af\u00ebr \u00e7do territor t\u00eb Bashkis\u00eb Vor\u00eb. Dhe ajo q\u00eb kam kuptuar \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebtu ka njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, njer\u00ebz pun\u00ebtor q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd dhe duan ta zhvillojn\u00eb at\u00eb. Thjesht ata jan\u00eb penguar n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit. Nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb me dinjitet, nuk I jan\u00eb krijuar mund\u00ebsi pun\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen e tyre sepse qeveria qendrore dhe lokale kan\u00eb qen\u00eb inekzistente p\u00ebr ta. Vora ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qene nj\u00eb zon\u00eb me zhvillim ekonomik dhe mir\u00ebqenie. Ka burimet natyrore dhe kapital njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gjeografike t\u00eb favorshme. Ka cdo gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb bashki e urbanizuar dhe e zhvilluar. N\u00eb dit\u00ebt ne vijim, bashk\u00eb me stafin tim, un\u00eb do takoj \u00e7do nj\u00ebri, \u00e7do familje p\u00ebr ti paraqitur planin dhe programim tim p\u00ebr nj\u00eb Bashki me infrastruktur\u00eb moderne dhe mund\u00ebsi ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ne s\u00eb bashku do t\u2019ia dalim.<br \/>\nS\u00eb bashku do t\u00eb fitojm\u00eb!!!!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Indrit Hoxha T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, t\u00eb dashur opozitar dhe demokrat, t\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Vor\u00ebs, I nderuar zoti Kryetar i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e g\u00ebzuar p\u00ebr Vor\u00ebn dhe njer\u00ebzit e saj. Sot si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite ndihet shpresa dhe fryma e ndryshimit. Dit\u00ebve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-42907","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42907\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}