{"id":42942,"date":"2023-04-07T18:40:11","date_gmt":"2023-04-07T18:40:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42942"},"modified":"2023-04-07T18:40:49","modified_gmt":"2023-04-07T18:40:49","slug":"berisha-ne-rast-se-fbi-nuk-e-con-tek-mcgonigali-edi-ramen-pd-dhe-sali-berisha-do-ta-coje-aty-ku-e-meriton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/07\/berisha-ne-rast-se-fbi-nuk-e-con-tek-mcgonigali-edi-ramen-pd-dhe-sali-berisha-do-ta-coje-aty-ku-e-meriton\/","title":{"rendered":"Berisha: N\u00eb rast se FBI nuk e \u00e7on tek McGonigali Edi Ram\u00ebn, PD dhe Sali Berisha do ta \u00e7oj\u00eb aty ku e meriton!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prezantimin e kandidatit t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb Vor\u00eb, Indrit Hoxha, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha i \u00ebsht\u00eb rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb ligjit t\u00eb depozituar n\u00ebkuvend, p\u00ebr heqjen e parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, p\u00ebrkryeministrin dhe ministrat. Berisha u zotua se n\u00ebse, FBI nuk do e \u00e7oj\u00eb Edi Ram\u00ebn tek McGonigali, PD dhe SaliBerisha do ta \u00e7oj\u00eb aty ku e meriton. Berisha ka theksuar se korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb q\u00ebushtrohet n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Berisha duke kujtuar kancelarin gjerman Helmut Kohl q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte 600 km me bi\u00e7iklet\u00eb, tha se demokrat\u00ebt duhet t\u00eb vrapojm\u00eb dhjet\u00ebra qindra kilometra p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<br \/>\nT\u00eb dashur demokrate dhe demokrat\u00eb, qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Vor\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni sot k\u00ebtu, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb pakufishme q\u00eb ju i keni dh\u00ebn\u00eb dhe i jepni PD-s\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb kam ndjekur me shum\u00eb interes fushat\u00ebn elektorale tuaj\u00ebn, t\u00eb kandidatit ton\u00eb p\u00ebr kryetar bashkie, Indrit Hoxha. Ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr p\u00ebrpjekjet model q\u00eb ju keni b\u00ebr\u00eb, frym\u00ebn e fitores q\u00eb sot mbizot\u00ebron n\u00eb bashkin\u00eb tuaj dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nI nderuar kryetari i PD-s\u00eb, zoti P\u00ebllumb, i dashur kryetar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, kryetar i grupit politik p\u00ebr bashkit\u00eb Kamz\u00eb dhe Vor\u00eb, Edi Paloka.<\/p>\n<p>I dashur, kandidat p\u00ebr bashkin\u00eb e Vor\u00ebs, Indrit Hoxha. T\u00eb dashur aleat\u00eb tan\u00eb t\u00eb \u00e7muar, Sali Shehu, i dashur p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ballit Komb\u00ebtar.<br \/>\nT\u00eb dashur miq, Floriana, Adriana.<br \/>\nSot ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur para jush, kandidatin p\u00ebr kryetar bashkie. N\u00eb dallim nga t\u00eb gjitha paraqitjet e m\u00ebparshme, ne vijm\u00eb k\u00ebtu me nj\u00eb kandidat q\u00eb ju e keni votuar, me kandidatin e primareve. Me kandidat\u00ebt e liris\u00eb.<br \/>\nIndrit Hoxha dhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e koalicionit bashk\u00eb fitojm\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 32 vite nuk jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb, as t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb, jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb vullnetit, vot\u00ebs dhe dinjitetit tuaj. E them k\u00ebt\u00eb sepse p\u00ebr njeriun e lir\u00eb, kuptimi m\u00eb i thell\u00eb i liris\u00eb, dimensioni i saj m\u00eb i par\u00eb \u00ebsht\u00eb dinjiteti i njeriut.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ne pra deleguam tek ju zgjedhjen e kryetarit t\u00eb partis\u00eb, zgjedhjen e kandidatit p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, nes\u00ebr zgjedhjen e deputetit tuaj dhe ju garantoj se ju do t\u00eb jeni vendimmarr\u00ebs absolut p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj.<br \/>\nKy faktor \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur jo vet\u00ebm nga demokratet dhe demokrat\u00ebt, e mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, por ky faktor, kjo praktik\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb avancuarat sot \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga mbar\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\nKrahasoni Indrit Hoxh\u00ebn dhe kandidat\u00ebt e tjer\u00eb me kandidat\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kandidat\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb kandidat\u00ebt q\u00eb dol\u00ebn pas mesnate n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb nat\u00ebs nga zyrat e PS-s\u00eb, pa u pyetur asnj\u00eb socialist i vet\u00ebm. Kandidat\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb 2-3 emra, kudo q\u00eb shkoj m\u00eb dalin p\u00ebrpara ata. Kandidat\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt normal\u00eb nuk i p\u00eblqejn\u00eb, i duan q\u00eb t\u00eb ken\u00eb 2-3 emra, do t\u00eb thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-s\u00eb s\u00eb Rubikut, do ti thoshte Ndrec\u00ebs q\u00eb me dajak u em\u00ebrua kandidat p\u00ebr Mirdit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt e tyre pra nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb socialist\u00ebt, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e PS-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb krimin bandat, organizatat kriminale, shtet\u00ebrore dhe jo shtet\u00ebrore dhe ky \u00ebsht\u00eb dallim shum\u00eb i madh. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dallim madhor. Ndaj dhe si\u00e7 jeni d\u00ebshmitar\u00eb, kudo nga jugu n\u00eb veri, nga lindja n\u00eb per\u00ebndim, ka nj\u00eb ep\u00ebrsi morale t\u00eb madhe nga ana e opozit\u00ebs shqiptare.<br \/>\nKa nj\u00eb ep\u00ebrsi morale t\u00eb madhe nga kandidat\u00ebt e liris\u00eb dhe kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb frym\u00eb fitoreje, t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria nuk e ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb nga viti 1992. Ju garantoj se Indrit Hoxha do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i p\u00ebrulur i juaj, me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb mira ndaj banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr menaxhimin m\u00eb transparent t\u00eb t\u00eb gjitha burimeve dhe taksave tuaja.<br \/>\nPor do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka, gjithashtu \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb, \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb m\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb barr\u00ebn tuaj, detyrimet tuaja t\u00eb pamerituara ndaj shtetit dhe bashkis\u00eb.<br \/>\nMbr\u00ebm\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb ikje, deklaronte me mburrje se ua ka rritur nd\u00ebrtuesve 8-her\u00eb taksat. M\u00eb falni po, u dogji barku atyre, asgj\u00eb p\u00ebrkundrazi, q\u00eb t\u00eb gjitha i paguani ju dhe<\/p>\n<p>d\u00ebgjoja nj\u00eb njeri q\u00eb po t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb, do t\u00eb quhej i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Gazetari i thoshte q\u00eb nga vjet gjer n\u00eb sivjet, u rrit me 110 % \u00e7mimi i nd\u00ebrtimit, shum\u00eb mir\u00eb thoshte, vler\u00ebsim, se i kam v\u00ebn\u00eb nd\u00ebrtuesit taksa. Po \u00e7far\u00eb i b\u00ebr\u00eb ti nd\u00ebrtuesit me taksa, ai po shet dyfishin e \u00e7mimeve tani, e kush po i paguan, xhepat e qytetar\u00ebve po i paguajn\u00eb, ose do t\u00eb rrin\u00eb pa strehim, do marrin dheun. Sht\u00ebpi, apartament nuk blejn\u00eb dot.<br \/>\nShikoni, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtare i ka qeveria qendrore, por shikoni \u00e7far\u00eb barre t\u00eb tmerrshme, mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kryetar bashkie i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Me mburrje, jo ua vura un\u00eb nd\u00ebrtuesve. E \u00e7far\u00eb u b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtuesve ti, nd\u00ebrtuesit tani shesin me \u00e7mimet t\u00eb tretat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb. I d\u00ebmtove ti, p\u00ebrkundrazi.<br \/>\nAta q\u00eb nuk mund t\u00eb blejn\u00eb dhe nuk \u00e7ojn\u00eb dot sht\u00ebpi, nuk imagjinojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb apartament se u duhen nga 60 deri n\u00eb 90 vite pun\u00eb, ata goditen. Nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryetar bashkie, si nj\u00eb qenie laboratorike i transformuar krejt\u00ebsisht pa ndjenja.<br \/>\nKryetari i bashkis\u00eb ka shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb, sepse ai kryetar bashkie mendon \u00e7do gj\u00eb n\u00eb xhepat tuaj, sa e keni ju fuqin\u00eb. Ju siguroj se, ne n\u00eb filozofi dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb jan\u00eb p\u00ebr taksat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb mundshme, sepse ato jan\u00eb barr\u00eb mbi ju, sepse ata r\u00ebndojn\u00eb jet\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Sot kisha nj\u00eb biznesmen n\u00eb zyr\u00eb dhe po m\u00eb tregonte, biznesi i vog\u00ebl sot paguan 3 deri n\u00eb 7 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb taksa. B\u00ebni \u00e7mos t\u00eb na \u00e7lironi sepse ne po marrim fund. Me radh\u00eb, \u00e7mimi i ujit dyfishohet, uji nuk pihet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria, ju them un\u00eb ju, q\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb mall q\u00eb ky vend mund t\u00eb ua jap\u00eb falas qytetar\u00ebve t\u00eb vet \u00ebsht\u00eb uji. Sepse rezervat ujore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe ka nj\u00eb vend tjet\u00ebr me rezerva ujore t\u00eb m\u00ebdha dhe ua jep falas ujin dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb kapitalist se ne, dhe ky vend \u00ebsht\u00eb Austria, dhe e jep krenarisht.<br \/>\nK\u00ebtu jo q\u00eb se japin, rrisin \u00e7mimin, por e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb papijsh\u00ebm, uji nuk pihet. Me vendim gjykate, me t\u00eb gjitha analizat del uji i papijsh\u00ebm. Pra, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje lokale, po, por ai q\u00eb vjen ka n\u00eb dor\u00eb shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e \u00e7do familje t\u00eb bashkis\u00eb.<br \/>\n14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb historike. Nuk jan\u00eb zgjedhje vet\u00ebm p\u00ebr bashkit\u00eb, qeveritar\u00ebt vendor\u00eb. Me 14 maj, \u00e7do demokrate e demokrat\u00eb, \u00e7do qytetare e qytetar\u00eb q\u00eb i beson liris\u00eb, ftohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur monizmin. Ne sot pra jemi n\u00eb nj\u00eb mision dhe ky mision na fton t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka, t\u00eb mbledhim \u00e7do vot\u00eb, q\u00eb m\u00eb 14 maj n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrz\u00ebm\u00eb pushtetin monist.<br \/>\nHelmut Kohl ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb madhe: P\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebja 600 km me bi\u00e7iklet\u00eb. Ua thash\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kolosi t\u00eb konservatorizmit p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision q\u00eb jemi \u00e7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh t\u00eb m\u00ebdha duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne pas \u00e7do vote, me \u00e7do qytetar. Ndryshimi sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb jetik se asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebto 30 vite q\u00eb nga viti 1992.<br \/>\nMonizmi \u00ebsht\u00eb asfiksi e shoq\u00ebris\u00eb. Monizmi po shkreton Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 vitet e fundit, nga Vora nga Shqip\u00ebria, jan\u00eb larguar 35% e banor\u00ebve. Asnj\u00eb luft\u00eb, m\u00eb e egra, nuk ka larguar dot nga nj\u00eb vend, 35%. N\u00eb luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Polonia ishte plasdarma m\u00eb e p\u00ebrgjakshme e Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs, humbi 20 % t\u00eb popullat\u00ebs. Kurse ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb moniz\u00ebm, kemi humbur 1\/3. Ne duhet t\u00eb vrapojm\u00eb dhjet\u00ebra qindra kilometra p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb, sepse ky moniz\u00ebm pas 8 vitesh do t\u00eb ket\u00eb larguar m\u00eb shum\u00eb se 1\/3 dhe pas 16 vitesh asnj\u00eb nga ne nuk mund ta imagjinoj\u00eb se kush do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe sa do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nA duhet ne ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ta rrokullis\u00eb nj\u00eb grup aventurier\u00ebsh, nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, kurr\u00ebn e kurr\u00ebs. Ndaj dhe ne, duhet q\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj q\u00eb kemi p\u00ebrpara t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb bindur \u00e7do qytetar q\u00eb t\u00eb bashkohet me n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<br \/>\nPse po ikin shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vitin 2007-2014, numri i popullat\u00ebs sipas statistikave t\u00eb sakta, rritej \u00e7do vit. Nga 2014 e k\u00ebtej, Shqip\u00ebria po shkretohet. Po ikin p\u00ebr nj\u00eb arsye madhore kryesore, shtr\u00ebngica ekonomike. Dhimbjet e mospasjes. Ne historikisht kemi qen\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, po me lumenj djerse, mund, sakrifica arrit\u00ebm n\u00eb vitin 2008 nga kombi me 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb q\u00eb ishim n\u00eb vitin 1992, t\u00eb rritemi me 25 her\u00eb dhe t\u00eb dalim n\u00eb grupin e kombeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta.<br \/>\nArrit\u00ebm t\u00eb tejkalojm\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit p\u00ebr rrogat dhe pensionet. Po, pagat n\u00eb Shqip\u00ebri ishin t\u00eb larta se kudo n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshir\u00eb Bullgarin\u00eb dhe Rumanin\u00eb. Ku jemi sot, sot jemi t\u00eb fundit, 30-40 % pagat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Kosova. Nuk jemi sot si n\u00eb 1992, jo, por problemi \u00ebsht\u00eb se sot, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri n\u00eb rritje, nj\u00eb varf\u00ebri e frikshme dhe prandaj ikin njer\u00ebzit e largohen, se varf\u00ebria n\u00eb rritje t\u00eb vret shpres\u00eb, t\u00eb pret shpres\u00ebn.<br \/>\nPse kjo varf\u00ebri, ka vet\u00ebm nj\u00eb shkak. Vjedhjen, vjedhjen dhe vet\u00ebm vjedhjen.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<br \/>\nN\u00eb vitet 2005-2013, me t\u00eb ardhurat nga biznesi, me taksa t\u00eb p\u00ebrgjysmuara me nj\u00eb borxh q\u00eb u rrit nga 58.2 n\u00eb 62.6, Shqip\u00ebria ja doli t\u00eb dyfishoj\u00eb rrogat, pensionet, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mbi 11 mij\u00eb km rrug\u00eb. Ja doli t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb dhe rind\u00ebrtoj\u00eb mbi 1300 shkolla, qindra e qindra qendra sh\u00ebndet\u00ebsore, sisteme kanalizimesh etj., me radh\u00eb.<br \/>\nPo k\u00ebto vite, \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebto vite. Sot secili prej qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb punon n\u00eb shtet, apo kudo q\u00eb punon, ka t\u00eb pak\u00ebsuar nga viti 2021 n\u00eb vitin 2022, ka m\u00eb pak n\u00eb xhep p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve 430 mij\u00eb lek. Me fakte, me maje t\u00eb lapsit. Vet\u00ebm ushqimet jan\u00eb rritur me 12% dhe ju i dini vet\u00eb. Pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne zbrit\u00ebm tek m\u00ebkeq t\u00eb paguarit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Edi Rama ka marr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve 5 miliard\u00eb euro borxh. Me 5 miliard\u00eb euro borxh mund t\u00eb rriste 6 her\u00eb rrogat, ose 3 her\u00eb rrogat dhe 3 her\u00eb pensionet. Pa llogaritur t\u00eb ardhurat. Pse nuk ndodh\u00ebn k\u00ebto, ku shkuan k\u00ebto para, vidhen dhe vet\u00ebm vidhen.<\/p>\n<p>1 kilomet\u00ebr autostrad\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb fush\u00eb, nd\u00ebrtohet me 24 milion\u00eb euro, ajo kushton 2 milion n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, 22 milion\u00eb vidhen nga qeveritar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nShkolla kushton 680 mij\u00eb euro n\u00eb manualet e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, i nd\u00ebrton kryetari n\u00eb ikje i bashkis\u00eb me 6 milion\u00eb euro, me 4 milion\u00eb euro. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Edi Rama firmos \u2018bam, bam, bam e fap, fap, fap\u2019, p\u00ebr xhepat e tij t\u00eb gjitha. 420 mln euro djeg\u00ebsat, ku jan\u00eb djeg\u00ebsat, asnj\u00eb nuk ekziston, asnj\u00eb. Kurse ju paguani q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, i gjith\u00eb qarku i Tiran\u00ebs, i Durr\u00ebsit, paguajn\u00eb 29 euro tonin p\u00ebr ta depozituar n\u00eb Sharr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo ishte 13 euro, paguhet sikur digjen. Parat\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb kontot bankare t\u00eb Erion Veliajt, Edi Ram\u00ebs etj., me radh\u00eb. Ndaj rrogat nuk u rrit\u00ebn.<br \/>\nKurse tani del si bamir\u00ebs, nj\u00eb mashtrues pa asnj\u00eb skrupull. Nj\u00eb mashtrues q\u00eb u premtoi rrog\u00ebn e 13, a ju kujtohet. T\u00eb sigurt\u00eb rrog\u00ebn e 13 tha dhe sot nuk merrni dot rrog\u00ebn e 12, se rrog\u00ebn e 12 ua marrin \u00e7mimet e larta. Rritja e \u00e7mimeve u merr nj\u00eb rrog\u00eb n\u00eb vit, u merr dy pensione n\u00eb vit, pensionist\u00ebve.<br \/>\nTakova nj\u00eb pensionist, biznesmen, dhe m\u00eb tregoi se merrte nj\u00eb ila\u00e7 shum\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb problem t\u00eb tijin dhe m\u00eb tha un\u00eb e p\u00ebrballoj, dhe e blej. Shkonte n\u00eb nj\u00eb vend ku ishte pak m\u00eb lir\u00eb. Por m\u00eb tha, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb si un\u00eb nuk e marrin dot tha.<\/p>\n<p>At\u00eb vazo q\u00eb e bleu 4 milion\u00eb euro, Edi Rama, po sikur ta blinte k\u00ebt\u00eb ila\u00e7 dhe t\u00eb ua shiste, se nuk jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, do t\u00eb ju shp\u00ebtonte jet\u00ebn, do ti kuronte, por ku mendon ai p\u00ebr njer\u00ebzit. Ai mendon p\u00ebr veten e tij, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur syt\u00eb e tij me vazo 4 milion\u00eb euro n\u00eb oborrin e kryeministris\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr avion me dhom\u00eb gjumi, se e ka sulltani Erdogan dhe do ta ket\u00eb edhe sulltani i Surrelit, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Por ai \u00ebsht\u00eb vend 80 milion\u00eb, krejt\u00ebsisht t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm. 22 mln euro vet\u00ebm avioni. K\u00ebta nuk kan\u00eb ndjenja p\u00ebr qytetar\u00ebt, as p\u00ebr socialist\u00ebt, as p\u00ebr t\u00eb papartit\u00eb, as p\u00ebr ju e as p\u00ebr k\u00ebrk\u00ebnd, k\u00ebta vet\u00ebm vjedhin. At\u00ebher\u00eb a ja vlen apo jo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhjet\u00ebra e qindra kilometra p\u00ebr 1 vot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti largojm\u00eb n\u00eb 14 maj. Ja vlen, pa diskutim, ky \u00ebsht\u00eb mision.<br \/>\nK\u00ebta kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebr\u00e7mim p\u00ebr njer\u00ebzit. A mund t\u00eb imagjinoni ju, kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, vendit q\u00eb supozohet t\u00eb ket\u00eb elit\u00ebn, t\u00eb ket\u00eb, t\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb ju thot\u00eb se kam mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb. Por nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb 4-t\u00eb me matematik\u00ebn m\u00eb elementare e gjen q\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb duan minimumi 6 mij\u00eb hektar\u00eb pyll, n\u00eb fakt n\u00eb kushte normale 9 mij\u00eb hektar\u00eb dhe ky vazhdon. 990 mij\u00eb e b\u00ebra milionin thot\u00eb, e ku e ka hallin ai. Ai vjedh parat\u00eb e fidan\u00ebve.<br \/>\nNj\u00eb fidan e faturon 20-50-100 euro, kur jan\u00eb qershi japoneze ua \u00e7on \u00e7mimin n\u00eb qiell, prandaj dhe thot\u00eb mbolla 1 mln. T\u00eb paskrupullt, pa asnj\u00eb sens njer\u00ebzor, sikur flasin me qenie primitive, jo me njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur se ai. T\u00eb cil\u00ebt nuk do ti lejojn\u00eb vetes kurr\u00eb t\u00eb b\u00ebnin deklarata t\u00eb tilla. Por atyre vjedhja ua verbon syt\u00eb dhe i b\u00ebn t\u00eb thon\u00eb \u00e7do gj\u00eb se mendojn\u00eb se ua hedhin qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>A pranohen m\u00eb k\u00ebta. Nuk pranohen k\u00ebta m\u00eb. Ju e pat\u00ebt nj\u00eb propozim, kryetari i forumit, t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr propozimin q\u00eb b\u00ebre.<br \/>\nS\u00eb pari dua t\u00eb ju them \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e drejt\u00eb, \u00e7far\u00eb mase kemi marr\u00eb. Kemi d\u00ebrguar n\u00eb parlament heqjen e parashkrimit p\u00ebr kryeministrin, p\u00ebr ministrat, p\u00ebr drejtuesit e agjencive q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me prokurimet.<br \/>\nPor pse, sepse ata vjedhin qytetar\u00ebt, mbushin valixhet me euro, apo kontot ofshore, shkojn\u00eb e degdisen n\u00eb Karaibe, Oqeani deri sa t\u00eb kaloj\u00eb koha e parashkrimit dhe kthehen, tresin pasurit\u00eb e vjedhura. Duke hequr parashkrimin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb firmosur p\u00ebr t\u00eb vjedhur pasurin\u00eb e qytetar\u00ebve ata b\u00ebhen t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para ligjit, deri dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb q\u00eb ushtrohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Pse e them un\u00eb k\u00ebt\u00eb, e them un\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse konventa e OKB-s\u00eb p\u00ebr gjenocidin, neni 3 i saj thot\u00eb; gjenocid kur krijohen kushte t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr largimin nga vendi. A nuk jan\u00eb kushte t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr largimin nga vendi, vjedhja e fondeve, vjedhja e pasurive, q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb largohen nga vendi. Plot\u00ebsisht, plot\u00ebsisht.<br \/>\nKy lloj krimi nuk parashkruhet kurr\u00eb, ndaj dhe k\u00ebrkesa ime n\u00eb parlament, dhe po ju garantoj se n\u00eb rast se FBI-ja nuk e \u00e7on tek McGonigali, Edi Ram\u00ebn, PD dhe Sali Berisha do ta \u00e7oj\u00eb aty ku e meriton.<br \/>\nPo dhe jo vet\u00ebm at\u00eb, por edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. Ata jan\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale. Merrni ju rastin e fundit. K\u00ebshilltari privat i Edi Ram\u00ebs, Dorian Du\u00e7ka, miku i tij Agron Neza, st\u00ebrmiku i tij, McGonigal, dalin gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs dhe kapin biznesmen\u00ebt e i gjobisin, 2, 3, 5 milion\u00eb sipas oreksit.<br \/>\nNuk ekziston asnj\u00eb hetim, nuk mbahet asnj\u00eb q\u00ebndrim. Imagjinoni Tiran\u00ebn, se \u00e7far\u00eb mendohet p\u00ebr t\u00eb tani. Po pse, asnj\u00eb diskutim nuk ka q\u00eb Edi Rama ka ndar\u00eb para me ta. Nuk kan\u00eb t\u00eb ngopur ata q\u00eb vjedhin, nuk ndalen kurr\u00eb, nuk din\u00eb t\u00eb ndalen. I ndalon vet\u00ebm vota.<br \/>\nNdaj dhe un\u00eb ju ftoj, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb triumf t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare n\u00eb 14 maj.<br \/>\nBanor\u00ebt e B\u00ebrxull\u00ebs, solidaritet t\u00eb plot\u00eb. Shikoni \u00e7far\u00eb ndodh, ua rr\u00ebmbejn\u00eb dhunsh\u00ebm tok\u00ebn. Ju e dini dhe e keni t\u00eb qart\u00eb, 11 mij\u00eb e 300 km rrug\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar. Kur keni par\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb protesta dhe kan\u00eb bllokuar nd\u00ebrtimin. Absolutisht ka ndodhur nj\u00ebher\u00eb tek Unaza e re dhe i kam k\u00ebrkuar ministrit, shko e d\u00ebgjoji banor\u00ebt ku e kan\u00eb hallin. Vjen m\u00eb raporton dhe m\u00eb thot\u00eb se, ligji nuk ua jep at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, por k\u00ebrkesa e tyre ishte e drejt\u00eb.<br \/>\nAi ishte truall n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs dhe ata k\u00ebrkonin \u00e7mim tregu. Po sigurisht. Sapo ua tham\u00eb, nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb protest\u00eb, ua plot\u00ebsuam k\u00ebrkes\u00ebn. Ka patur 2-3 raste n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit e nj\u00ebjta gj\u00eb. Kurse k\u00ebta sillen si bandit\u00eb me qytetar\u00ebt.<br \/>\nNatyrisht nga do t\u00eb ja dij\u00eb Belinda.<\/p>\n<p>Belinda q\u00eb ulet dhe porosit biftekun 1 mij\u00eb dollar\u00eb, jo sa nj\u00eb m\u00ebzat, por sa nj\u00eb ka, se m\u00ebzati kushton m\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nSigurisht ajo nuk ka si t\u00eb ua dij\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nPra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nomenklatur\u00eb e lidhur me krimin, vjedhjen e lidhur me drog\u00ebn. Misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni i \u00e7lirimit t\u00eb Vor\u00ebs, \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nRrofshi ju, rroft\u00eb Vora, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prezantimin e kandidatit t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb Vor\u00eb, Indrit Hoxha, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha i \u00ebsht\u00eb rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb ligjit t\u00eb depozituar n\u00ebkuvend, p\u00ebr heqjen e parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, p\u00ebrkryeministrin dhe ministrat. Berisha u zotua se n\u00ebse, FBI nuk do e \u00e7oj\u00eb Edi Ram\u00ebn tek McGonigali, PD dhe SaliBerisha do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42943,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-42942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42942\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}