{"id":43491,"date":"2023-04-13T16:10:02","date_gmt":"2023-04-13T16:10:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43491"},"modified":"2023-04-13T16:10:02","modified_gmt":"2023-04-13T16:10:02","slug":"qe-paraja-publike-dhe-e-donatoreve-te-mos-shperdorohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/13\/qe-paraja-publike-dhe-e-donatoreve-te-mos-shperdorohet\/","title":{"rendered":"Q\u00eb paraja publike dhe e donator\u00ebve t\u00eb mos shp\u00ebrdorohet!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Huamarr\u00ebsi), p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Bank\u00ebs Gjermane p\u00ebr Zhvillim KfW Frankfurt am Main (Huadh\u00ebn\u00ebsi) dhe Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit (FSHZH), (\u201cAgjencia e zbatimit t\u00eb projektit\u201d), p\u00ebr projektin \u201cZhvillimi i integruar rajonal\u201d (nj\u00eb hua kredi e but\u00eb 20 mln euro dhe 1 mln euro grant), do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur e mb\u00ebshtetur, pasi n\u00eb nivel t\u00eb rajoneve kemi mang\u00ebsi dhe hendeqe t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb progresit ekonomik e social.<br \/>\nProblematika me k\u00ebt\u00eb projektligj nuk q\u00ebndron tek ndihma e ofruar kryesisht n\u00eb form\u00ebn e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nga nj\u00eb institucion donator q\u00eb na ka mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si banka gjermane me kapital shtet\u00ebror KfW. Ne problemin e kemi brenda vetes, me nj\u00ebsin\u00eb zbatuese t\u00eb k\u00ebtij projekti, Fondin Shqiptar te Zhvillimit.<br \/>\nFondi Shqiptar i Zhvillimit u themelua 30 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1993, me mb\u00ebshtetjen e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Misioni i at\u00ebhersh\u00ebm i k\u00ebtij projekti modest ishte leht\u00ebsimi i varf\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale t\u00eb vendit. Fondi i mbijetoi trazirave t\u00eb \u201997-\u00ebs. P\u00ebr afro dy dekada, ky institucion fitoi mb\u00ebshtetjen e institucioneve t\u00eb fuqishme financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tenderoi miliona euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve t\u00eb reja, \u201cfurnizoi\u201d me uj\u00eb zona rurale, mb\u00ebshteti zhvillime rajonale dhe kontribuoi n\u00eb realizimin e projekteve komunitare p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb. Gradualisht, ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb pik\u00ebn fokale t\u00eb donator\u00ebve, agjencive dhe bankave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zhvillimit.<br \/>\nN\u00eb vitin 2017, me mb\u00ebshtetjen e donator\u00ebve, buxheti i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit arriti, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, mbi 100 milion\u00eb euro. Mir\u00ebpo, n\u00eb vitin 2018, tre agjenci zhvillimi u shkrin\u00eb dhe u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb strukturore e Fondit. Kjo struktur\u00eb e pa veten me pozicion monopol n\u00eb investimet rajonale, e qarkuar nga struktura t\u00eb dobta monitorimi dhe llogarik\u00ebrkuese t\u00eb shtetit ton\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vitin 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit arriti rekordin e shum\u00ebs s\u00eb prokuruar, me rreth 40 miliard\u00eb lek\u00eb ose 350 milion\u00eb euro, ku m\u00eb shum\u00eb se gjysma i p\u00ebrkiste Fondit t\u00eb Rind\u00ebrtimit t\u00eb objekteve q\u00eb u shkat\u00ebrruan nga t\u00ebrmeti. Mungesa e programit t\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni solli pershpejtimin e keqmenaxhimit te tij.<br \/>\nProgrami i Transparenc\u00ebs u aprovua n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014, kur Kuvendi aprovoi ligjin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, q\u00eb do t\u00eb siguronte transparenc\u00ebn e autoriteteve publike, p\u00ebrmes p\u00ebrfshirjes n\u00eb programin e transparenc\u00ebs. Edhe pse sot numri i autoriteteve publike q\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj ka arritur n\u00eb qindra, Fondi Shqiptar i Zhvillimit q\u00ebndron ende jasht\u00eb k\u00ebtij programi.<br \/>\nN\u00eb 4-5 vitet e fundit, FSHZH i \u00ebsht\u00eb larguar duksh\u00ebm misionit t\u00eb tij, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar institucionin publik m\u00eb t\u00eb keqmenaxhuar n\u00eb vend, duke vepruar larg parimeve dhe rregullave te qeverisjes se mire publike, te vendosura nga OECD. Kjo strkture, me tenderat problematik\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatit dhe me kontratat q\u00eb realizon, eshte ne n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje dhe injorim te interesit publik, p\u00ebr t\u2019i sherbyer sa m\u00eb mir\u00eb interesave-urdh\u00ebra t\u00eb sektit Rama n\u00eb qeverisje.<br \/>\nSpecifik\u00eb e tenderave t\u00eb FSHZH t\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb fryrja e q\u00ebllimshme e vler\u00ebs s\u00eb projekteve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019i fituar me vlera 30-40 p\u00ebrqind posht\u00eb fondit limit, gjoja n\u00eb kursim t\u00eb paras\u00eb publike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sikurse do ta shpjegoj m\u00eb posht\u00eb, e gjitha kjo b\u00ebhet n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr Prokurimin Publik.<br \/>\nFondi ka uzurpuar t\u00eb gjitha kompetencat e qeverisjes vendore dhe ka l\u00ebn\u00eb tok\u00eb t\u00eb djegur p\u00ebr nismat e bashkive, n\u00eb drejtim t\u00eb investimeve kapitale t\u00eb rajoneve t\u00eb tyre. Gati p\u00ebr t\u00eb gjitha projektet q\u00eb tenderon, n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e misionit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb zhvillim ekonomik e social aty ku investon, Fondi p\u00ebrcakton fitues kompani q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb rajonit ku zhvillon projektin. P\u00ebr shembull, n\u00eb rajonin e Vlor\u00ebs, asnj\u00eb nga investimet e Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga kompani vendore, por nga firma t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nI. FSHZH-nj\u00eb agjenci q\u00eb keqmenaxhon paran\u00eb publike<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb tenderat dhe kontratat e p\u00ebrfunduara dhe zbatuara nga FSHZH, ku, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Ligjin e Prokurimeve Publike dhe rregullat e tjera n\u00eb fuqi, fitues nuk shpallen kompani q\u00eb ofrojn\u00eb vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ekonomike p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb oferte, por kompani t\u00eb favorizuara nga kryetari i sektit qeveris\u00ebs dhe drejtuesit e pushteteve vendore.<br \/>\nN\u00eb vet\u00ebm 7 tendera t\u00eb zhvilluar nga FSHZH gjat\u00eb vitit 2022, p\u00ebr nd\u00ebrhyrje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e strukturave rrugore n\u00eb disa rajone t\u00eb vendit, me vler\u00eb totale mbi 22 milion\u00eb euro, Fondi i ka shkaktuar nj\u00eb humbje disa milion\u00eb euro buxhetit t\u00eb Shtetit, nga p\u00ebrzgjedhja klienteliste e firmave fituese, me oferta duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta se kompanit\u00eb e tjera n\u00eb gar\u00eb.<br \/>\nShembulli m\u00eb i qart\u00eb i keqp\u00ebrdorimit nga Fondi, t\u00eb paras\u00eb s\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb dhe, n\u00eb rastin e granteve, t\u00eb paras\u00eb s\u00eb taksapaguesve t\u00eb vendeve An\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me tre E-t\u00eb(efektivitet, efi\u00e7ienc\u00eb dhe ekonomicitet), vjen nga Vlora.<br \/>\nInvestimet e Fondit n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb tre sheshet kryesore, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Flamurit, t\u00eb Skel\u00ebs dhe p\u00ebrpara bashkis\u00eb, kapin shifr\u00ebn mbi 14 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb trija projektet (p\u00ebrkat\u00ebsisht 5.6 milion\u00eb euro, 4.8 milion\u00eb dhe 2.8 milion\u00eb euro), p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb b\u00ebra dhjet\u00eb ose pes\u00eb vit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb vet\u00ebm rifinitura. Madje Sheshi i Flamurit po shp\u00ebrfytyrohet dhe denatyrohet n\u00eb vlerat e tij si simbol komb\u00ebtar.<br \/>\nShpenzimet jo esenciale p\u00ebr rifinitura n\u00eb qendra qytetesh, shpenzime luksi p\u00ebr fasada apo menu dixhitale t\u00eb projektit t\u00eb 100 Fshatrave Turistik\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb raste tipike t\u00eb keqmenaxhimit t\u00eb paras\u00eb publike nga FSHZH.<br \/>\nDje, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij, gazetari kurajoz, ekspert i ekonomis\u00eb Klodian Tomorri, cil\u00ebsonte se \u201cFondi Shqiptar i Zhvillimit hap tender 5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar 100 fshatrat turistik\u00eb. Objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb q\u00eb do t\u00eb kontraktohen saze me g\u00ebrnet\u00eb, foni, bokse etj, Sot kishte hapur nj\u00eb tender tjet\u00ebr 800 mij\u00eb dollar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kontraktuar nj\u00eb privat q\u00eb t\u00eb regjistroj\u00eb n\u00eb hipotek\u00eb tokat e 100 fshatrave. Pra, nuk e b\u00ebn bashkia k\u00ebt\u00eb pune, q\u00eb t\u00eb regjistroj\u00eb tokat e shtetit. Nuk e b\u00ebn as kadastra. Por do ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kompani private, q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb 800 mij\u00eb dollar\u00eb. Pastaj k\u00ebto tokat, q\u00eb i regjistrojn\u00eb k\u00ebta, i marrin investitor\u00ebt strategjik\u00eb\u201d.<br \/>\nPolitika e pagave t\u00eb stafit t\u00eb Fondit ka shkaktuar revolt\u00eb t\u00eb natyrshme n\u00eb opinionin publik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka deformuar raportet e piramid\u00ebs s\u00eb pagave n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore Problematik\u00eb mbeten kosto e lart\u00eb t\u00eb shpenzimeve operacionale t\u00eb FSHZH.<br \/>\nN\u00eb buxhetet e institucionit nuk jan\u00eb detajuar k\u00ebto shpenzime dhe nuk dalin n\u00eb pah shpenzimet p\u00ebr pagat e stafit t\u00eb FSHZH, se sa p\u00ebrqind e k\u00ebtyre shpenzimeve shkojn\u00eb p\u00ebr secilin program dhe se \u00e7far\u00eb peshe z\u00ebn\u00eb k\u00ebto shpenzime, n\u00eb raport me vler\u00ebn e projekteve, apo n\u00eb \u00ebfare niveli jan\u00eb pagat e stafit t\u00eb FSHZH n\u00eb raport me nivelin e pagave n\u00eb institucionet e tjera publike (nepun\u00ebsve civil\u00eb dhe atyre me me kod pune).<\/p>\n<p>Nga mungesa e theksuar e transparenc\u00ebs, nuk arrihet t\u00eb identifikohet mbulimi q\u00eb i b\u00ebhet shpenzimeve p\u00ebr pagat, nga fondet e buxhetit t\u00eb shtetit apo nga donator\u00ebt. N\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb pagave mbulohen nga financimet e huaj, at\u00ebher\u00eb kemi kosto t\u00eb shtuar p\u00ebr buxhetin, sepse p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb do t\u00eb paguhen edhe interesa.<br \/>\nNga t\u00eb dh\u00ebna e marra nga mediat, paga mesatare e stafit t\u00eb FSHZH shkon rreth 230 mije-250 mije lek\u00eb dhe variojn\u00eb nga 70 mij\u00eb lek\u00eb paga e punonjesve me post m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt (sanitareve) n\u00eb 700 mije leke t\u00eb drejtuesit t\u00eb institucionit. Pra, paga mesatare n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb 5 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa paga mesatare p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb sh\u00ebrbimin civil.<br \/>\nII. FSHZH-nj\u00eb agjenci q\u00eb shkel r\u00ebnd\u00eb ligjin e Prokurimeve<br \/>\nProjekti \u201cEden\u201d i korrikut 2022, i vendosjes s\u00eb nj\u00eb instalacioni druri n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb projekti t\u00eb paparashikuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb planet e FSHZH-s\u00eb, pa fondin p\u00ebrkat\u00ebs dhe me procedur\u00eb prokurimi t\u00eb kufizuar, pa pasur asnj\u00eb emergjenc\u00eb!<br \/>\nFSHZH e hapi tenderin e projektit m\u00eb dat\u00ebn 27 korrik 2022, kur K\u00ebshilli i Ministrave e ngarkoi si autoritet kontraktor.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb tek\u00eb te kryetarit t\u00eb sektit n\u00eb qeverisje, t\u00eb ashtuquajturit Lider Global, taksapaguesit shqiptar\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb 3.7 milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb kop\u00ebsht me tre kate prej druri dhe pem\u00ebsh t\u00eb varura, brenda oborrit t\u00eb Kryeministris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo struktur\u00eb nuk ka asnj\u00eb dobi funksionale p\u00ebr mbledhjet dhe aktivitetin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb Kryeministri!<br \/>\nFSHZH shkeli ligjin p\u00ebr Prokurimet Publike, duke hapur nj\u00eb tender q\u00eb nuk e kishte n\u00eb programin e tij vjetor t\u00eb investimeve, pa pranin\u00eb e fondit p\u00ebrkat\u00ebs, si dhe duke zgjedhur form\u00ebn e tenderit \u201cprokurim me procedur\u00eb t\u00eb kufizuar\u201d, pa patur asnj\u00eb emergjenc\u00eb p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti.<br \/>\nMe tej ne kohe, ne gusht 2022, vijoi me \u201cp\u00ebrkushtim\u201d absurd zbatimin e projekteve t\u00eb tjera ne nivel dhjetra milione euro, q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnin interes publik dhe nuk ndikonin drejtpersedrejti n\u00eb zhvillimin e komuniteteve, duke investuar ne infrastrukturen ndihmese te nj\u00eb piste nd\u00ebrkomb\u00ebtare garash t\u00eb makinave t\u00eb shpejta sportive n\u00eb Shqip\u00ebri(?!).<br \/>\nM\u00eb 16 gusht 2022, FSHZH organizoi tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr kompleksin Auto-Moto Park n\u00eb Elbasan. Hapi dy tendera, njeri 4,7 milion\u00eb euro p\u00ebr rrug\u00ebt nd\u00ebrlidh\u00ebse, dhe tjetri 6,4 milion\u00eb euro p\u00ebr argjinaturat mbrojt\u00ebse t\u00eb lumit Shkumbin. Jan\u00eb 11.1 milion\u00eb euro t\u00eb takspaguesve shqiptar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendi \u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb varf\u00ebri dhe ka p\u00ebrpara nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs, me shtimin e paperballueshem t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb mallrave t\u00eb konsumit baz\u00eb.<br \/>\nT\u00eb 6,4 milion\u00eb eurot p\u00ebr argjinaturat mbrojt\u00ebse n\u00eb funksion t\u00eb pist\u00ebs s\u00eb garave t\u00eb makinave, mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr argjinaturat mbrojt\u00ebse p\u00ebr zonat e banimit, apo ato bujq\u00ebsore n\u00eb rrezik p\u00ebrmbytje n\u00eb Elbasan dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nProkurimet skandaloze jashte misionit te FSHZH-se vijojn\u00eb. Q\u00eb Lideri Global t\u00eb mos ndihet shum\u00eb ligsht me skandalin q\u00eb i plasi p\u00ebr projektin-kapri\u00e7io 3.7 milion\u00eb euro t\u00eb instalacionit, FSHZH angazhohet me 3.3 milion\u00eb euro t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb tenderat p\u00ebr vendosjen e paneleve diellore mbi tarrac\u00ebn e Kryeministris\u00eb dhe t\u00eb godinave t\u00eb ministrive. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb dat\u00ebs 28 shtator 2022, por nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik as n\u00eb faqen web te Kryeministris\u00eb dhe as n\u00eb Fletoren Zyrtare.<br \/>\nTenderi i paneleve diellore \u00ebsht\u00eb \u201cgjethja e fikut\u201d p\u00ebr t\u00eb mbuluar skandalin e instalacionit luksoz e t\u00eb panevojsh\u00ebm. Jan\u00eb plot 18.1 milion\u00eb euro q\u00eb do t\u00eb shpenzohen, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur tekat dhe kapri\u00e7iot e kryeministritRam\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare garash me makina dhe kopshte t\u00eb varura brenda Kryeministris\u00eb, si ato t\u00eb Babilonis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mahnitur ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb(!?).<br \/>\nIII. FSHZH-nj\u00eb agjenci q\u00eb fryn q\u00ebllimisht vler\u00ebn e projekteve t\u00eb saj<br \/>\nLigji \u201cP\u00ebr Prokurimet Publike\u201d parashikon se nj\u00eb ofert\u00eb \u201canomalisht e ul\u00ebt\u201d konsiderohet vlera q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20 p\u00ebrqind m\u00eb pak sesa fondi limit. N\u00eb situata t\u00eb tilla, autoriteti kontraktor, n\u00eb rastin konkret Fondi Shqiptar i Zhvillimit, k\u00ebrkon sqarime nga operatori ofertues, duke k\u00ebrkuar siguri p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimit cil\u00ebsor.<br \/>\nN\u00eb shumic\u00ebn e tenderave t\u00eb zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit n\u00eb vitet e fundit, t\u00eb bie n\u00eb sy se kompanit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb to japin oferta duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ulta se sa nj\u00eb e pesta e fondit limit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Fondi. N\u00eb asnj\u00eb rast, FSHZH nuk ka k\u00ebrkuar sqarime p\u00ebr ofertat duksh\u00ebm posht\u00eb vler\u00ebs m\u00eb pak se 20 p\u00ebrqind t\u00eb fondit limit. N\u00eb realitet, ky institucion publik, duhej t\u00eb ishte preokupuar, n\u00eb frym\u00ebn e ligjit, p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit, q\u00eb mund t\u00eb komprometohet, nga vlera anomalisht e ul\u00ebt e ofert\u00ebs. Pse nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?!<br \/>\nKjo situat\u00eb, n\u00eb dukje absurde, krijon dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si FSHZH p\u00ebrllogarit vleren e fondit limit n\u00eb tenderat e tij.<br \/>\nLogjika e tenderit publika \u00ebsht\u00eb kudo nj\u00eblloj-autoritetet qeveritare p\u00ebrllogarisin fondin limit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve mesatare t\u00eb tregut dhe synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb kontrata me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb kursyer para publike. N\u00eb \u00e7do rast, vlera m\u00eb e ul\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb brenda nj\u00eb logjike normale t\u00eb tregut, p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar cil\u00ebsin\u00eb. Ligji shqiptar i prokurimeve publike parashikon q\u00eb oferta mund t\u00eb jet\u00eb maksimalisht deri n\u00eb 1\/5 e fondit limit.<br \/>\nxx<br \/>\nT\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb ar\u00ebsye q\u00eb m\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb votoj kund\u00ebr Projektligjit \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Bank\u00ebs Gjermane p\u00ebr Zhvillim KfW Frankfurt am Main dhe Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit si Agjenci zbatimi, p\u00ebr projektin \u201cZhvillimi i integruar rajonal\u201d, q\u00eb paraja jon\u00eb publike dhe ajo e donator\u00ebve t\u00eb mos shp\u00ebrdorohet m\u00eb.<br \/>\nNdryshe nga sa cil\u00ebsohet n\u00eb relacionin shoq\u00ebrues, ky projektligj nuk ka asnj\u00eb lidhje me Agjend\u00ebn 2030 t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe 17 objektivat e saj t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb miratuara nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb n\u00eb vitin 2015. Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit pak i intereson zhvillimi rajonal dhe promovimi i turizmit rural. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe realizimin e tenderave abuziv\u00eb e korruptiv\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik dhe n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb kompanive favorite t\u00eb sektit Rama n\u00eb qeverisje.<br \/>\nVeprimtaria e FSHZH-s\u00eb sot, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk ka aspak lidhje me objektivin madhor t\u00eb zhdukjes s\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb harmonish\u00ebm ekonomik e social t\u00eb rajoneve m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Projektligji \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Huamarr\u00ebsi), p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Bank\u00ebs Gjermane p\u00ebr Zhvillim KfW Frankfurt am Main (Huadh\u00ebn\u00ebsi) dhe Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit (FSHZH), (\u201cAgjencia e zbatimit t\u00eb projektit\u201d), p\u00ebr projektin \u201cZhvillimi i integruar rajonal\u201d (nj\u00eb hua kredi e but\u00eb 20 mln &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-43491","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43491\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}