{"id":43578,"date":"2023-04-14T10:08:43","date_gmt":"2023-04-14T10:08:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43578"},"modified":"2023-04-14T10:08:43","modified_gmt":"2023-04-14T10:08:43","slug":"nga-durresi-dhe-elbasani-me-iglin-dhe-lucianon-po-dergohet-nje-ogur-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/14\/nga-durresi-dhe-elbasani-me-iglin-dhe-lucianon-po-dergohet-nje-ogur-i-madh\/","title":{"rendered":"Nga Durr\u00ebsi dhe Elbasani me Iglin dhe Lu\u00e7ianon po d\u00ebrgohet nj\u00eb ogur i madh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Lexova jo pa kureshtje mesazhin hap\u00ebs t\u00eb kryeministrit p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb 14 Majit. Tashm\u00eb aft\u00ebsia prej tellalli e propagand\u00ebs s\u00eb tij ka marr\u00eb dhen\u00eb, por gjithsesi doja t\u2019ia verifikoja edhe k\u00ebsaj radhe ligj\u00ebrat\u00ebn. Dhe verifikimi m\u00eb doli po aq zhg\u00ebnjyes sa dhe qesharak, por mbi t\u00eb gjitha i dhimbsh\u00ebm n\u00ebse kemi parasysh realitetin n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet \u00e7do shqiptar. Q\u00eb n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm sheh q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb tellall g\u00ebnjeshtar, t\u00eb shthurur deri n\u00eb halucinacion n\u00eb \u00e7do g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb qet, por m\u00eb tep\u00ebr pa kurrfar\u00eb m\u00ebshire p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj tellall\u00ebzimi q\u00eb guxon t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Ja d\u00ebgjojeni pak se \u00e7\u2019bro\u00e7kullit goja e tij: Ne jemi fuqia e ndryshimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kurdo q\u00eb zgjedh\u00ebsit na besojn\u00eb, ne b\u00ebjm\u00eb at\u00eb \u00e7ka tjet\u00ebr as nuk din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb, as nuk munden dhe as nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb bashki t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Inteligjenca e \u00e7do njeriu fyhet sa her\u00eb d\u00ebgjon fraza ekstreme t\u00eb mburrjes dhe lavd\u00ebrimit t\u00eb pabaz\u00eb dhe vulgar t\u00eb tipit \u201c as nuk din\u00eb, as nuk b\u00ebjn\u00eb, as nuk munden\u201d, dhe q\u00eb merr nj\u00eb doz\u00eb donkishoteske t\u00eb parodis\u00eb dhe karikatur\u00ebs kur shtohet me fraz\u00ebn \u201casnj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb bashki\u201d. Nuk ka shembull m\u00eb t\u00eb shpifur dhe bind\u00ebs n\u00eb budallall\u00ebkun e t\u00eb ndjerit superior si bullizues publik, si hedonisti cinik i ligj\u00ebrimit m\u00eb pervers t\u00eb megalomanis\u00eb dhe fudull\u00ebkut.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb list\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb bashkish n\u00eb vite q\u00eb jan\u00eb zhb\u00ebr\u00eb totalisht nga administrimi socialist, por le t\u00eb marrim dy shembujt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj t\u00eb k\u00ebsaj qeverisje, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shembuj t\u00eb nj\u00eb degradimi shum\u00ebvje\u00e7ar dhe t\u00eb p\u00ebrl\u00ebvduar dhe mbajtur n\u00eb mbrojtje personale, nga vet\u00eb tellalli i demagogjis\u00eb: pinoku yn\u00eb kryeminist\u00ebr. Flas p\u00ebr Durr\u00ebsin e t\u00eb famshmit hajdut votash Dako q\u00eb vazhdon t\u00eb qeveriset nga matrioshkat e tij dhe p\u00ebr legjendat e ligjeve me krimin n\u00eb Elbasanin e Normales me gjith\u00eb imitimet e tyre m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb u krijuan.<\/p>\n<p>\u201cBilanci yn\u00eb \u00ebsht\u00eb pozitiv me kontratat zgjedhore\u201d, pohon zoti Rama me paturp\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, kur n\u00eb fakt le t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb konstatohet nga sondazhi i zgjedh\u00ebsve p\u00ebr gjendjen e qytetit: T\u00eb gjith\u00eb biem dakord se pasurit\u00eb natyrore m\u00eb keq se n\u00eb Durr\u00ebs nuk jan\u00eb menaxhuar gj\u00ebkundi n\u00eb Shqip\u00ebri, duke cenuar edhe identitetin kulturor. T\u00eb gjith\u00eb biem dakord q\u00eb p\u00ebr betonin e Dakos betonizuam qytetin, zum\u00eb detin me nd\u00ebrtime, cenuam vij\u00ebn bregdetare. N\u00ebse do t\u00eb gjenin disa fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar bashkin\u00eb e k\u00ebtyre viteve, ato jan\u00eb arroganc\u00eb, munges\u00eb transparence dhe larg qytetarit, nj\u00eb bashki si agjenci sh\u00ebrbimesh e qeveris\u00eb, madje t\u00eb duket sikur ka drejtoresh\u00eb qeverie dhe kryetare bashkie. Ja kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja tragjike e tellallit te propagand\u00ebs Rama me gjendjen e tmerrshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Durr\u00ebsi yn\u00eb dhe q\u00eb kandidati i \u00e7muar i opozit\u00ebs, i dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare nga beteja e primareve, zoti Igli Cara, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr me vizion dhe kurajo, ide dhe integritet, ta shnd\u00ebrroj\u00eb plot\u00ebsisht. Durr\u00ebsi ndodhet n\u00eb udh\u00ebkryqin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. n\u00eb vitet e socialist\u00ebve u n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb demokracia, u kriminalizua ekonomia, u shp\u00ebrfill puna, dija e zot\u00ebsia u ble e shantazhua vota e u vendos regjimi.<\/p>\n<p>U instalua nje Bashki me arroganc\u00eb, munges\u00eb transparence n\u00eb vendimmarrje e larg qytetareve, si agjenci sh\u00ebrbimesh e qeveris\u00eb. Sikur ka drejtoresh\u00eb qeverie e jo kryetare bashkie. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto pasoja negative ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje, dhe kjo vjen pik\u00ebrisht nga ky kandidat kur n\u00eb programin e shpallur prej tij ai thot\u00eb: \u201cNe s\u00eb bashku do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta kthyer bashkin\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion real t\u00eb qytetit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme. Prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimi i procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit brenda vitit 2024. Ky \u00ebsht\u00eb premtim\u201d! P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Durr\u00ebsin n\u00eb rr\u00ebnim, fal\u00eb nj\u00eb bab\u00ebzie q\u00eb shkon deri aty sa t\u00eb falen taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb vet, rreth 11% t\u00eb investimeve, plot 231 milion\u00eb euro q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve por q\u00eb u fal\u00ebn dhe soll\u00ebn p\u00ebr pasoj\u00eb q\u00eb edhe porti i ri t\u00eb b\u00ebhet me lek\u00ebt tona, tani ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb fakt se q\u00eb prej 2016 Durr\u00ebsi \u00ebshte pa plan rregullues dhe strategjia fituese e Igli Car\u00ebs p\u00ebrmban nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ajo planifikon nj\u00eb integrim t\u00eb zonave t\u00eb reja urbane dhe mbulimin e tyre me sh\u00ebrbim, transport publik dhe infrastruktur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu vizionin e tij t\u00eb madh p\u00ebr mir\u00ebqenien dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb Durr\u00ebsit dhe rikthimin e tij n\u00eb polin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb turizmit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pas Durr\u00ebsit, edhe nj\u00eb tjet\u00ebr qytet \u00ebsht\u00eb simboli m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtron g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe demagogjin\u00eb pinokiane t\u00eb mesazhit hap\u00ebs t\u00eb kryeministrit, t\u00eb demaskuar pas shprehjes \u201cBilanci yn\u00eb \u00ebsht\u00eb pozitiv me kontratat zgjedhore\u201d. Po ja se \u00e7far\u00eb shpreh nj\u00eb kandidat tjet\u00ebr i \u00e7muar i aradhes demokrate, ligj\u00ebrues,intelektual dhe luft\u00ebtar i paepur i viteve t\u00eb t\u00ebra t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare, zoti Lu\u00e7iano Bo\u00e7i,<\/p>\n<p>Nj\u00eb em\u00ebr i till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur edhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare, pasi ai ishte deputeti m\u00eb i votuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark dhe arriti t\u00eb thyej\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve n\u00eb Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht, por n\u00eb fund u fut n\u00eb list\u00ebn fituese t\u00eb gjasht\u00eb vendeve q\u00eb PD fitoi. E kjo fal\u00eb cil\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij: nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb me reputacion n\u00eb zon\u00eb, me influenc\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb ka mendimin e tij t\u00eb pavarur dhe pozicionimi i tij ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb votuesit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vazhd\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb re dhe nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare, at\u00eb t\u00eb primareve, ka qen\u00eb po ky personalitet q\u00eb me vlerat dhe dinjitetin e tij ka hedhur bazat edhe t\u00eb nj\u00eb uniteti t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, real e t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm mes radh\u00ebve t\u00eb popullit opozitar. N\u00eb vizionin e tij p\u00ebrballjet konceptohen si gara simpatie dhe dakord\u00ebsie, ndaj risia q\u00eb ai ka arritur t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe dakord\u00ebsimi q\u00eb ai ka artikuluar p\u00ebr grupimin tjet\u00ebr demokrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, t\u00eb faktuar me vet\u00eb pohimin e tij: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb deklarat\u00eb formale, kontaktet tona kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jen\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb fuzionim t\u00eb gjitha forcave tona q\u00eb i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojm\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb objektivin e fitores\u201d. Jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto lloj aft\u00ebsi cil\u00ebsore q\u00eb prezantohen n\u00eb vet\u00eb personalitetin e tij, t\u00eb mbrujtura n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re q\u00eb po lind jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb energjish pozitive t\u00eb shprehura n\u00eb mesazhin e prezantimit t\u00eb tij: \u201cLe t\u00eb angazhohemi bashk\u00eb me qytetar\u00ebt q\u00eb t\u2019i kthejm\u00eb qytetit harmonin\u00eb e dikurshme, shk\u00eblqimin dhe ngjyrat reale t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. E dim\u00eb q\u00eb beteja nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, \u00ebsht\u00eb betej\u00eb me pushtetin, korrupsionin, parat\u00eb e pista, Edi Ram\u00ebn\u2026por ne do t\u2019ia dalim!\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb besim dhe forc\u00eb n\u00eb kauz\u00ebn e madhe t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre pushteteve si korrupsioni dhe paraja e pist\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn mbahet qeverisja e Ram\u00ebs, do t\u00eb doja ta shp\u00ebrndaja si nj\u00eb ogur t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. B\u00ebhuni t\u00eb fort\u00eb, q\u00ebndrestar\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi. Gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb me ju deri n\u00eb fitoren e madhe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Lexova jo pa kureshtje mesazhin hap\u00ebs t\u00eb kryeministrit p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb 14 Majit. Tashm\u00eb aft\u00ebsia prej tellalli e propagand\u00ebs s\u00eb tij ka marr\u00eb dhen\u00eb, por gjithsesi doja t\u2019ia verifikoja edhe k\u00ebsaj radhe ligj\u00ebrat\u00ebn. Dhe verifikimi m\u00eb doli po aq zhg\u00ebnjyes sa dhe qesharak, por mbi t\u00eb gjitha i dhimbsh\u00ebm n\u00ebse kemi parasysh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-43578","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43578"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43578\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}