{"id":44368,"date":"2023-04-23T18:58:03","date_gmt":"2023-04-23T18:58:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44368"},"modified":"2023-04-23T18:58:03","modified_gmt":"2023-04-23T18:58:03","slug":"berisha-rames-hiq-dore-nga-terrorizimi-i-zgjedhesve-do-te-te-japim-ate-qe-meriton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/23\/berisha-rames-hiq-dore-nga-terrorizimi-i-zgjedhesve-do-te-te-japim-ate-qe-meriton\/","title":{"rendered":"Berisha-Ram\u00ebs: Hiq dor\u00eb nga terrorizimi i zgjedh\u00ebsve, do t\u00eb t\u00eb japim at\u00eb q\u00eb meriton!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike ka prezantuar n\u00eb Dropull, kandidatin e Koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Thanas Maneka. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha theksoi se, sirenat e ndryshimit po ushtojn\u00eb kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Dropull. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklaratave t\u00eb sotme t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Elbasan. Berisha theksoi se, opozita do t\u2019i p\u00ebrgjiget atij, si \u00e7do monisti n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHiq dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimi dhe terrorizimi i zgjedh\u00ebsve n\u00eb minoritet dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse tani \u00e7do shqiptar e ka marr\u00eb vesh q\u00eb ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb garantoj se shqiptar\u00ebt jan\u00eb absolutisht t\u00eb vendosur t\u00eb t\u00eb japin at\u00eb q\u00eb meriton \u00e7do moniz\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, at\u00eb q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb monistit t\u00eb par\u00eb edhe ty dhe \u00e7do moniz\u00ebm n\u00eb bot\u00eb\u201d, tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Dropull, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Fat i madh q\u00eb t\u00eb paraqesim sot kandidatin ton\u00eb p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Dropullit dhe Pogonit, zotin Thanas Maneka n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kur nderohen dy shenjtor\u00eb, Sh\u00ebn Gjergji dhe Sh\u00ebn Thomai dhe ju uroj g\u00ebzuar edhe me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>I dashur zoti Vangjel Dule, kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Bashkimit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Tritan Shehu, deputet dhe drejtues politik i PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb qarkun e Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi ish-ministra t\u00eb respektuar, Ko\u00e7o Barka dhe Spiro Ksera. E nderuar zonja Ksera.<\/p>\n<p>I dashur zoti Ylli Asllani, i dashur miku im, Dasho Aliko.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj:<\/p>\n<p>U p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p>Jemi sot p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebtu kandidat p\u00ebr kryetar bashkie nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj m\u00eb dinjitoz\u00eb. Thanas Maneka p\u00ebr dashurin\u00eb, respektin q\u00eb ka p\u00ebr ju, ka vendosur t\u00eb vij\u00eb me vullnetin tuaj me nj\u00eb projekt shum\u00eb t\u00eb studiuar p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb jet\u00ebn tuaj, komun\u00ebn e Dropullit, Pogonit. P\u00ebr t\u00eb derdhur t\u00eb gjith\u00eb eksperienc\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb suksesshme n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Ka ardhur me vendimin m\u00eb fisnik, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i juaj, p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb sh\u00ebrbime, n\u00eb t\u00eb mira, taksat tuaja, pasurit\u00eb tuaja natyrore, potencialet tuaja t\u00eb m\u00ebdha. Ka ardhur pra, v\u00ebrtet\u00eb i vendosur q\u00eb Bashkin\u00eb e Dropullit ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e par\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb rikthyer transparenc\u00ebn, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e t\u00eb cilit po ushtrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb Dropull dhe minoritet po ushtrojn\u00eb edhe m\u00eb fuqish\u00ebm, por ndjehen edhe m\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Po pse?<\/p>\n<p>Ju burrat dhe grat\u00eb e minoritetit, keni provuar monizmin dhe nga ai moniz\u00ebm keni qen\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb vuajtur t\u00eb Europ\u00ebs. Askush, askund shtypja staliniste nuk ka qen\u00eb m\u00eb e eg\u00ebr se te zonat minoritare. Sot ju t\u00eb gjith\u00eb e ndjeni se p\u00ebrs\u00ebri pushteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Ju them nj\u00eb gj\u00eb. Absolutisht, ndofta edhe m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb diktatur\u00ebn hoxhiste, dallimi \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr kund.<\/p>\n<p>Enver Hoxha kishte skuadrat e pushkatimit, kishte kampet e p\u00ebrqendrimit, kishte burgjet e zeza. Por k\u00ebto Edi Ram\u00ebs nuk i lejohen. Do t\u00eb donte \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, do t\u00eb donte. Mos harroni se nga subkoshienca i doli thirrja kur i tha gazetarit; shko n\u00eb riedukim. Po t\u00eb kishte kamp, do ta niste n\u00eb kamp at\u00eb. Pse, sepse e pyeti p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk i p\u00eblqeu. Pra n\u00eb rast se ky moniz\u00ebm nuk ka kampet, burgjet dhe skuadrat e pushkatimit, ka t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p>Ky moniz\u00ebm, nj\u00eblloj si i pari shum\u00ebzon me zero qytetarin, shkelmon t\u00eb drejtat e qytetarit. Ky moniz\u00ebm pla\u00e7kit qytetarin nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb. Po shkat\u00ebrron. Sot nuk ka kampe dhe burgje, por sot shqiptar\u00ebt me qindra, mij\u00ebra n\u00eb jav\u00eb largohen nga trojet e tyre, nga vendi i tyre. Nisen p\u00ebr t\u00eb gjetur fatin n\u00eb vende t\u00eb tjera, pa\u00e7ka se vendi i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb me pasuri p\u00ebrrallore. Por problemi \u00ebsht\u00eb se dara e varf\u00ebris\u00eb shtr\u00ebngohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb rreth tyre, sepse kjo qeveri ngriu rrogat e tyre, kjo qeveri ngriu dhe koh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012-2013 kam ardhur k\u00ebtu dhe biznesmen\u00ebt tuaj t\u00eb shk\u00eblqyer, njer\u00ebz t\u00eb suksesit, njer\u00ebz me kontribute t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ekonomin\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb Dropullit dhe t\u00eb vendit, m\u00eb k\u00ebrkuan mua zgjidhjen e problemit t\u00eb energjis\u00eb. Natyrisht zgjidhja donte nj\u00eb investim dhe kjo ishte unaza e jugut. Unaza e jugut \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, por zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Nuk ka sjell\u00eb linjat e tensionit q\u00eb i duhen industris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj zone.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ua ilustruar pak m\u00eb tutje. N\u00eb vitin 2012 inauguruam uj\u00ebsjell\u00ebsin e Tepelen\u00ebs, i cili kishte uj\u00eb p\u00ebr 24 p\u00ebr Tepelen\u00eb. Natyrisht ajo ishte faza q\u00eb soll\u00ebn ujin n\u00eb qytet, por tani p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb realitet, duhej b\u00ebr\u00eb investimi n\u00eb tubacione n\u00eb pallate dhe brenda n\u00eb qytet. Aty ku e lam\u00eb, aty e gjeta dit\u00ebn e premte. P\u00ebrs\u00ebri Tepelena pa uj\u00eb. Monizmi e ndalon dhe koh\u00ebn. Po pse, sepse nuk p\u00ebrfill qytetarin, nuk p\u00ebrfill interesat e tij.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb ikni, ikni, do t\u00eb marr indian\u00eb, do t\u00eb marr nga Srilanka. Po pse t\u00eb mos rrin\u00eb k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb<\/p>\n<p>k\u00ebtu. Pse t\u00eb mos punojn\u00eb k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, pse t\u00eb mos nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, por u dashka t\u00eb marrim nga India, nga Srilanka. \u00c7far\u00eb tregon me k\u00ebt\u00eb, tregon p\u00ebr\u00e7mimin q\u00eb ka p\u00ebr qytetarin, tregon se nuk ka asnj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebr ta. Ndaj dhe ngriu rrogat.<\/p>\n<p>Pse shtr\u00ebngohet dara e varf\u00ebris\u00eb rreth shqiptar\u00ebve, sepse i ngriu rrogat p\u00ebr 10 vite. Rrogat u ngrin\u00eb miqt\u00eb e mi, por \u00e7mimet nuk u ngrin\u00eb. \u00c7mimet u ngrit\u00ebn, u ngrit\u00ebn dhe vet\u00ebm me rritjen e \u00e7mimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar p\u00ebr ushqime 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Pra ka shpenzuar dy pensione m\u00eb shum\u00eb, nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb premtoi rrog\u00ebn e 13, ua mori edhe rrog\u00ebn e 12-t\u00eb. Njeriu q\u00eb premtoi, dy gj\u00ebra tha do ju b\u00ebj un\u00eb dhe m\u00eb b\u00ebni p\u00ebrgjegj\u00ebs personal, legalizimet dhe ujin e pijsh\u00ebm. Absolutisht e gjeta Tepelen\u00ebn aty ku e lash\u00eb. Legalizimet i ka shnd\u00ebrruar n\u00eb sistemin m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb ryshfetit.<\/p>\n<p>K\u00ebta vjedhin, pla\u00e7kisin pasurit\u00eb, kudo.<\/p>\n<p>Ishim n\u00eb Sarand\u00eb. Kandidati p\u00ebr kryetar bashkie, na tregon se ministri me nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr ka marr\u00eb 30 hektar\u00eb. Po, po. Nuk kan\u00eb k\u00ebta, pasurimin e vet. Ky erdhi k\u00ebtu tek ju, p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar kryeministrin grek. Po, por po t\u00eb mos e kishte elektoral udh\u00ebtimin, duhet t\u00eb vinte nj\u00eb jav\u00eb para nj\u00eb her\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb ju k\u00ebrkonte t\u00eb falur ju p\u00ebr djalin q\u00eb ekzekutoi n\u00eb shpat t\u00eb malit atje. Sepse e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb, e them tani dhe do ta them vazhdimisht, ajo nuk mund t\u00eb ndodhte kurr\u00eb. Me asnj\u00eb njeri. Aq m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb an\u00ebtar minoriteti.<\/p>\n<p>Dhe ti i ke disa detyrime, ti je kryeminist\u00ebr, ka disa detyrime ligjore, morale e t\u00eb gjithanshme. Por t\u00eb dal\u00ebsh t\u00eb ekzekutosh tjetrin n\u00eb shpat dhe t\u00eb vish k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota duke shfryt\u00ebzuar vizit\u00ebn e Micota\u00e7is je nj\u00eb hipokrit q\u00eb nuk meriton asnj\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju b\u00ebj thirrje, t\u00eb bashkohemi t\u00eb votojm\u00eb Thanas Manek\u00ebn. T\u00eb mos mashtrohemi me fushat\u00ebn e tij. Mund ti num\u00ebroj me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra gj\u00ebra, por k\u00ebtu vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb po ja them. Shkon n\u00eb Kavaj\u00eb dhe p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb halabaku p\u00ebrpara zgjedh\u00ebsve q\u00eb nuk e p\u00ebrdor kurr\u00eb nj\u00eb politikan apo politikane. Sot n\u00eb Elbasan e kishte filluar me zorr\u00ebn qorre, dhe zorr\u00ebn e trash\u00eb fjalimin dhe e mbyllte.<\/p>\n<p>Un\u00eb i them, se mund t\u00eb ja kthej n\u00eb shum\u00eb forma, por nuk po ndalem t\u00eb b\u00ebj goj\u00ebn si t\u00eb atij un\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb do ti them. Meqen\u00ebse je marr\u00eb me zorr\u00ebn qorre, mbr\u00ebm\u00eb fal\u00eb shkat\u00ebrrimit q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb sistemit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndofta n\u00eb 90 vitet e fundit, nj\u00eb i ri u detyrua t\u00eb niset nga Gjirokastra p\u00ebr t\u00eb hequr zorr\u00ebn qorre n\u00eb Tiran\u00eb, se nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb operohej n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Kjo e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ti q\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb fshehish t\u00eb zezat q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij vendi, shkat\u00ebrrimet q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit, shkat\u00ebrrimit q\u00eb do ti b\u00ebsh biznesit, duke mashtruar, se do rris rrogat 900 euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk i rrite 10 vite. Ti q\u00eb firmose p\u00ebr llogari t\u00eb nd\u00ebrmarrjes t\u00ebnde 420 mln euro, djeg\u00ebsat q\u00eb nuk ekzistoj\u00eb k\u00ebrkund, ti q\u00eb po p\u00ebrvet\u00ebson me arabin t\u00ebnd, 5 miliard euro Portin e Durr\u00ebsit, se do t\u00eb b\u00ebhesh edhe ti nj\u00eb Alalabar n\u00eb Shqip\u00ebri, ti detyrove nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb niset nga Gjirokastra t\u00eb operohet n\u00eb Tiran\u00eb apendicitin.<\/p>\n<p>Sepse vodhe, sepse sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor e vjedhin si \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Infermieret jan\u00eb pa doreza p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Mjek\u00ebt, infermieret, nuk kan\u00eb sapun p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb duart n\u00eb spital. T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, ila\u00e7et detyrohen ti blejn\u00eb privatisht.<\/p>\n<p>Prandaj po t\u00eb ishe kryeminist\u00ebr do tu jepje llogari qytetar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebto dhe do tregoje si do i zgjidhish k\u00ebt\u00eb kaos, k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb q\u00eb ke krijuar n\u00eb sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb arsimit dhe kudo.<\/p>\n<p>Por tani mendon se duke mbajtur n\u00eb goj\u00eb zorr\u00ebn qorre dhe zorr\u00ebn e trash\u00eb, do mund t\u00eb paraqitesh tjet\u00ebr, do mund t\u00eb transfigurohesh dhe do paraqitesh si interesat. Por njeri m\u00eb i pa p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb nuk ekziston, ndaj dhe ndryshimi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi i Dropullit, i Pogonit, i Gjirokastr\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe e mbyll me at\u00eb, i them; hi\u00e7 dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimi dhe terrorizimi i zgjedh\u00ebsve n\u00eb minoritet dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse tani \u00e7do shqiptar e ka marr\u00eb vesh q\u00eb ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb garantoj se shqiptar\u00ebt jan\u00eb absolutisht t\u00eb vendosur t\u00eb t\u00eb japin at\u00eb q\u00eb meriton \u00e7do moniz\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, at\u00eb q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb monistit t\u00eb par\u00eb edhe ty dhe \u00e7do moniz\u00ebm n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb fitojm\u00eb, rroft\u00eb populli i Dropullit dhe Pogonit.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike ka prezantuar n\u00eb Dropull, kandidatin e Koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Thanas Maneka. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha theksoi se, sirenat e ndryshimit po ushtojn\u00eb kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Dropull. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklaratave t\u00eb sotme t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Elbasan. Berisha theksoi se, opozita do t\u2019i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44369,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-44368","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44368\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}