{"id":44555,"date":"2023-04-30T11:19:30","date_gmt":"2023-04-30T11:19:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44555"},"modified":"2023-04-30T11:19:30","modified_gmt":"2023-04-30T11:19:30","slug":"berisha-fati-i-shqiperise-nuk-ka-qene-kurre-me-shume-se-sot-ne-duart-tuaja-me-14-maj-votoni-ndryshimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/30\/berisha-fati-i-shqiperise-nuk-ka-qene-kurre-me-shume-se-sot-ne-duart-tuaja-me-14-maj-votoni-ndryshimin\/","title":{"rendered":"Berisha: Fati i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sot n\u00eb duart tuaja, m\u00eb 14 maj votoni ndryshimin!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs, HilCurri, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr vot\u00eb masive p\u00ebr kandidat\u00ebt e primareve.<\/p>\n<p>Berisha theksoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij, se kandidat\u00ebt e dal\u00eb nga vota e primareve, jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga i gjith\u00eb populli opozitar.<\/p>\n<p>\u2018Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Hil Curri, pasi meritoi besimin tuaj, ka fituar mb\u00ebshtetjen jo vet\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, por edhe t\u00eb 24 partive t\u00eb tjera, t\u00eb spektrit opozitar, pra mb\u00ebshtetjen e mbar\u00eb popullit opozitar\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kandidatit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kryebashkiakut n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebsit, Fran Tuci. Berisha tha se, Tuci \u00ebsht\u00eb si Edi Rama, i cili vet\u00ebm vjedh dhe tendrat ja jep thjesht\u00ebs dhe baxhanakut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u2018Ai me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra tendera, nj\u00eblloj si ky Frani k\u00ebtu, q\u00eb edhe n\u00ebse nuk ja fiton i v\u00ebllai, ja nd\u00ebrmjet\u00ebson i v\u00ebllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit q\u00eb ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kan\u00eb privatizuar. Por jo vet\u00ebm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkat\u00ebrroi t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e projektimeve sepse thjeshtra ka krijuar nj\u00eb kompani vet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb lidhur me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj, e ajo e huaja i fiton t\u00eb gjitha tenderat dhe merr n\u00ebnkontraktore thjeshtr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs\u2019, n\u00ebnvizoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs, kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebsit, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>S\u00eb pari nj\u00eb p\u00ebrkulje me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb madhe, nderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, para jush, burrave dhe grave t\u00eb k\u00ebtij qyteti dhe k\u00ebsaj bashkie, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj fisnike, p\u00ebr shpirtin tuaj liridash\u00ebs dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Mbetem pafund\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj jush.<\/p>\n<p>E dashur deputete e PD-s\u00eb dhe drejtuese politike e zgjedhjeve n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs, Greta Bardeli.<\/p>\n<p>I dashur deputet i PD-s\u00eb dhe drejtues politik e zgjedhjeve n\u00eb Puk\u00eb, Ludovik Hasani.<\/p>\n<p>I dashur kryetar i PD-s\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs, zoti Hil\u00eb Kola.<\/p>\n<p>I dashur kandidati yn\u00eb dhe kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs, zoti Hil Curri.<\/p>\n<p>Zonja Selimi, zoti Qafa.<\/p>\n<p>Miq t\u00eb dashur!<\/p>\n<p>Vij sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh dhe ju takoj me nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por n\u00eb dallim me t\u00eb gjitha takimet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb deri sot, p\u00ebr t\u00eb paraqitur kryetar\u00eb bashkie e deputet\u00eb, sot un\u00eb vij p\u00ebr t\u00eb paraqitur jo kandidatin tim, apo t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb paraqitur Hil Currin, kandidatin tuaj. Kandidatin e vullnetit tuaj t\u00eb lir\u00eb, e vot\u00ebs tuaj, e dinjitetit tuaj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Hil Curri, pasi meritoi besimin tuaj, ka fituar mb\u00ebshtetjen jo vet\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, por edhe t\u00eb 24 partive t\u00eb tjera, t\u00eb spektrit opozitar, pra mb\u00ebshtetjen e mbar\u00eb popullit opozitar.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do zgjedhje tjet\u00ebr ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga 1992, jan\u00eb zgjedhje n\u00eb t\u00eb cilat, \u00e7do shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton p\u00ebr veten e tij n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, voton p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi, dhe kjo duke votuar p\u00ebr Hil Currin. Jan\u00eb vota p\u00ebr veten tuaj, sepse Franc Tuci kandidon, m\u00eb falni, kandidon dhe nuk ka sot nj\u00eb socialist n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb na thot\u00eb k\u00ebtu, se e kam propozuar un\u00eb Fran Tucin, apo e kam votuar un\u00eb Fran Tucin q\u00eb t\u00eb rikandidoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidon pasi ai me fondet e demokrat\u00ebve, socialist\u00ebve, t\u00eb paparti, ka krijuar parajs\u00ebn e vet, t\u00eb enturazhit t\u00eb tij dhe ka injoruar t\u00ebr\u00ebsisht problemet e m\u00ebdha t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebsit, t\u00eb t\u00eb rinjve, burrave dhe grave t\u00eb k\u00ebsaj bashkie dhe qyteti.<\/p>\n<p>Fran Tuci ka disa dosje, \u00ebsht\u00eb famoz, ka disa dosje n\u00eb prokurorin\u00eb e partis\u00eb, por n\u00eb qoft\u00ebse i duket se po r\u00ebndohet, e ftoj t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, ta zgjedh\u00eb dit\u00ebn dhe ju t\u00eb gjith\u00eb burra e gra aty, bashk\u00eb me Hil Currin ti nxjerrin xhepat, t\u00eb tregoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb, \u00e7do qindark\u00eb q\u00eb kan\u00eb, cila \u00ebsht\u00eb origjina e tyre, \u00e7far\u00eb do b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e l\u00eb Edi Rama e para, sepse po t\u00eb dal\u00eb Frani me Hil\u00ebn k\u00ebtu, detyrohet t\u00eb dal\u00eb edhe ai me SaliBerish\u00ebn, dhe po t\u00eb dal\u00eb ai me Sali Berish\u00ebn i themi hajde nj\u00ebher\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb pak me pasurit\u00eb. Ai n\u00eb sarajet e Surrelit, SaliBerisha n\u00eb nj\u00eb apartament si shumica e qytetar\u00ebve prej 32 vitesh.<\/p>\n<p>Ai me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra tendera, nj\u00eblloj si ky Frani k\u00ebtu, q\u00eb edhe n\u00ebse nuk ja fiton i v\u00ebllai, ja nd\u00ebrmjet\u00ebson i v\u00ebllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit q\u00eb ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kan\u00eb privatizuar.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkat\u00ebrroi t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e projektimeve sepse thjeshtra ka krijuar nj\u00eb kompani vet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb lidhur me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj, dhe ajo e huaja i fiton t\u00eb gjitha tenderat dhe merr n\u00ebnkontraktore thjeshtr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur filloi detyr\u00ebn si kryeminist\u00ebr, OSBE i tha Edi Ram\u00ebs se ke t\u00eb fshehura 200 mln euro n\u00eb kontot ofshore. M\u00eb shif\u00ebr me raport. Edi Rama kurr\u00eb nuk guxoi ta kund\u00ebrshtoi as ta hedh\u00eb n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Se \u00e7do njeri po t\u00eb t\u00eb thon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ti se ke, at\u00ebher\u00eb ti ke dy rrug\u00eb.<\/p>\n<p>E para ta mohosh, e dyta ta hedh\u00ebsh n\u00eb gjyq. Ti thuash hajde e provoje k\u00ebtu n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, shpifjen q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb. Asnj\u00ebr\u00ebn as tjetr\u00ebn, po pse, sepse e kishte nd\u00ebrmend t\u00eb vidhte, jo 200-400, 800, 1 miliard\u00eb sa t\u00eb mundej, parat\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Pra, Frani k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miniatur\u00eb e Edi Ram\u00ebs. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb k\u00ebta, k\u00ebta nuk punuan p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ju n\u00eb k\u00ebto zgjedhje votoni p\u00ebr veten tuaj.<\/p>\n<p>Ftoj \u00e7do qytetar pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia partiake, t\u00eb mendoj\u00eb pak pse po ikin shqiptar\u00ebt sikur t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb kolera n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. \u00c7far\u00eb po ndodh me ta. Pse shqiptar\u00ebt n\u00eb 8 vite kan\u00eb ikur shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, dyfishin se sa ukrainasit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb bresh\u00ebrit\u00eb dhe raketat e agresioni rus. Kaq pak t\u00eb lidhur qenkan me tok\u00ebn e tyre, familjet e tyre k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb marrin dhen\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jan\u00eb kaq pak t\u00eb lidhur me familjet e tyre, me vendin, por ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb hidhur.<\/p>\n<p>Sepse 8 vite Edi Rama ngriu rrogat, nuk rriti rrogat. Mir\u00ebpo n\u00eb kushte tregu \u00e7mimet rriten. N\u00eb kushte tregu forc\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb mallrave nuk ka, \u00ebsht\u00eb forc\u00eb natyrale. Dhe qeverit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt, rritin dhe rritin e rritin gjithnj\u00eb rroga e pensione.<\/p>\n<p>Ju jeni d\u00ebshmitar nga viti 2005-2013 u dyfishuan pensionet, u mbidyfishuan rrogat. U rrit\u00ebn \u00e7mimet me 40%, por 60% mbeti n\u00eb xhep nga rrogat. Nuk ishte se ishim t\u00eb pasur, jo, por ishte varf\u00ebrim n\u00eb pak\u00ebsim ai. Dhe ne nga 4.3 q\u00eb e kishim mjerimin, varf\u00ebrin\u00eb ekstreme, pra njer\u00ebz me t\u00eb ardhura n\u00ebn 1 dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb, e ul\u00ebm n\u00eb 1.03%, dhe po p\u00ebrgatiteshim q\u00eb k\u00ebto 15 mij\u00eb familje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, i regjistruam dhe do ti nxirrnim nga mjerimi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebri ky. Sa erdhi n\u00eb pushtet, vet\u00ebm n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsitmiqt\u00eb e mi, ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mij\u00eb familje. Dhe Kuk\u00ebsi, qarku masivisht, ikin, ikin se nuk jetonin dot.<\/p>\n<p>Por ti si shtet, at\u00eb q\u00eb jeton me 1-2 dylym tok\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e paguan q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb aty. I paguan. Ose ndihm\u00eb, ose nj\u00eb lloj pensioni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e gjith\u00eb bota, se ai s\u2019ka si rri aty, pse do rrij\u00eb. Ky ua hoqi ndihm\u00ebn ekonomike.<\/p>\n<p>Po a ndryshoi gj\u00eb n\u00eb 9 vite. M\u00eb falni, 3 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Banka Bot\u00ebrore deklaroi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi n\u00eb t\u00eb cilin vet\u00ebm 20% e atyre q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb ekonomike, marrin ndihm\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Ja pra pse ikin, ikin nga dhimbjet e uris\u00eb, ikin nga lot\u00ebt e mjerimit sepse nuk mund t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre. Ikin dhe vet\u00ebm ikin. Ikin sepse, do m\u00eb falni, do t\u00eb bisedojm\u00eb pa fjalim, do bisedojm\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr \u00e7do qytetar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, as p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr veten t\u00ebnde.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh? Pse i ngriu rrogat, \u00e7far\u00eb b\u00ebri me parat\u00eb. Parat\u00eb ky, ka dyfishuat taksat. Vitin e kaluar 2022, ka mbledhur nga taksat tuaja, 5.8 miliard\u00eb euro. Ne i kishim taksat e p\u00ebrgjysmuara. Ne kemi filozofi tjet\u00ebr. Ne besojm\u00eb se parat\u00eb n\u00eb xhepat tuaj, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb se sa n\u00eb ark\u00ebn e shtetit. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb. Ka mbledhur 5.8 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 kemi mbledhur 3.8 miliard\u00eb. Me k\u00ebto para dyfishuam rrogat, pensionet, nd\u00ebrtuam 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb. Qindra kilometra n\u00eb \u00e7do rreth. Nd\u00ebrtuam mbi 1300 shkolla e kopshte. \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb zot\u00ebria? Ku jan\u00eb parat\u00eb tuaja. Parat\u00eb tuaja jan\u00eb n\u00eb xhepat e qeveritar\u00ebve dhe klientel\u00ebs s\u00eb tij. Sepse ky nd\u00ebrton nj\u00eb rrug\u00eb 24 milion\u00eb euro kilometri n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Tuneli i Kalimashit, me gjith\u00eb problemet q\u00eb pati, ka kushtuar 17 milion\u00eb euro kilometri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tuneli i K\u00ebrrab\u00ebs ka kushtuar 14 mln euro kilometri. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb fush\u00eb nd\u00ebrtohet me 2 ose 3 mln euro kilometri. Ai vjedh dhe vet\u00ebm vjedh. Prokurojn\u00eb p\u00ebr s\u00eb pari, p\u00ebr s\u00eb dyti e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Po vodhi kryeministri t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt zinxhir vjedhin sa t\u00eb munden. Dhe kjo ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri, kjo ka ndodhur me qeverit\u00eb vendore, kjo ka ndodhur me drejtorit\u00eb e tij kudo q\u00eb jan\u00eb. Ndaj dhe rrug\u00ebt nuk nd\u00ebrtohen, rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten dhe njer\u00ebzit nuk kan\u00eb alternativ\u00eb ve\u00e7 se t\u00eb ikin me shpres\u00eb se diku do t\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb qoshe ku t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak dhimbje ekonomike.<\/p>\n<p>U ndala n\u00eb k\u00ebto krahasime sepse shpesh i d\u00ebgjoni t\u00eb thon\u00eb; h\u00eb mo se nj\u00eblloj jan\u00eb k\u00ebta. Jo nuk jemi nj\u00eblloj, nuk jemi nj\u00eblloj as si filozofi qeveris\u00ebse, por as si praktik\u00eb qeveris\u00ebse e kemi faktuar se jemi krejt ndryshe. Ndaj ju ftoj secilin prej jush me dat\u00ebn 14 maj t\u00eb votojn\u00eb numrin 1 n\u00eb krye t\u00eb flet\u00ebs s\u00eb votimit, keni \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, keni numrin 1 tek k\u00ebshilltar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb votojn\u00eb numrin 2, t\u00eb votojn\u00eb Hil Currin dhe ju garantoj se Hil Curri, i cili mish\u00ebron t\u00eb gjitha virtytet tuaja do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i p\u00ebrulur para jush, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ju sh\u00ebrbyer ju, p\u00ebr tu garantuar ju sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb denja q\u00eb meritoni.<\/p>\n<p>Do t\u00eb menaxhoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente t\u00eb gjitha burimet buxhetore, do t\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb territorin, fshatrat, qytetin. Do t\u00eb p\u00ebrkujdeset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr shkollat, kopshtet. Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr perspektiva t\u00eb reja. Fush\u00eb Arr\u00ebsi ka pasuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por problemi \u00ebsht\u00eb se ato nuk kthehen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb thirrje nga zemra, p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb dhe vajzat, n\u00ebnat dhe motrat t\u00eb pranishme k\u00ebtu dhe kudo q\u00eb jan\u00eb sot. Kjo fushat\u00eb para s\u00eb gjithash dhe mbi t\u00eb gjitha, besoj se duhet t\u00eb jet\u00eb fushat\u00eb e juaja, sepse jeni ju t\u00eb cilat mbani mbi supe, mbani n\u00eb zem\u00ebr, breng\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb boshatisjes s\u00eb familjeve tona sot. T\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj n\u00eb t\u00eb 4-an\u00ebt e dheut sepse nuk mund t\u00eb jetojn\u00eb. Nuk kan\u00eb pun\u00eb, s\u2019mund shkollohen dhe detyrohen t\u00eb marrin rrug\u00ebt e dheut. Jeni ju q\u00eb p\u00ebrballeni t\u00eb topitura me mospasjen n\u00eb ushqimin e p\u00ebrdit\u00ebsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj, t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve tuaj, t\u00eb familjar\u00ebve tuaj.<\/p>\n<p>Nuk ka bar\u00eb m\u00eb t\u00eb pamerituar se sa kjo.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb sepse nj\u00eb njeri, nj\u00eb grup si organizat\u00eb kriminale p\u00ebrvet\u00ebson fondet, buxhetin.<\/p>\n<p>Po drejtohem edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr grave dhe vajzave. Edi Rama nuk ka asnj\u00eb respekt ta keni t\u00eb qart\u00eb nga un\u00eb, nuk ka paturkurr\u00eb n\u00eb politik\u00eb, njeri mizogen si Edi Rama p\u00ebr grat\u00eb. Por \u00e7far\u00eb b\u00ebn? B\u00ebn fasad\u00ebn, em\u00ebron 12, 13 ministre dhe un\u00eb haptas e kam lavd\u00ebruar dhe i kam th\u00ebn\u00eb bravo, shum\u00eb mir\u00eb b\u00ebre. Ne jemi t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb grat\u00eb, vajzat t\u00eb marrin rolin e tyre dhe absolutisht n\u00ebse ato nuk harrojn\u00eb se jan\u00eb, bashk\u00ebshorte, n\u00ebna, motra ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dobishme se burrat kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodh? Ato jan\u00eb, e kam th\u00ebn\u00eb dhe e them me keqardhje, ato jan\u00eb badiguardet e Muhamer Gadafit. Vriten 3 gra n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe ju e dini shum\u00eb mir\u00eb, e dini shum\u00eb mir\u00eb, cili ka qen\u00eb kodi yn\u00eb qoft\u00eb dhe patriarkal p\u00ebr grat\u00eb, cili ka qen\u00eb. Dhe kryeministri nuk thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb dhe qeveria nuk thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb dhe ministret nuk thon\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb inkurajim, a nuk p\u00ebrb\u00ebn kjo nj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr gruan.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do aspekt un\u00eb ua them ju se fati i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sot n\u00eb duart tuaja. Ndaj dhe b\u00ebni gjith\u00e7ka q\u00eb me 14 maj \u00e7do njeri q\u00eb njifni, e gjith\u00eb familja, t\u00eb gjitha lidhjet tuaja, t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojn\u00eb 1-shin, \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, t\u00eb votojn\u00eb Hil Currin, 2-shin, kandidatin e ndryshimit, kandidatin e 24 partive.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb populli i Fush\u00eb Arr\u00ebsit, rrofshi ju!<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Puka, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs, HilCurri, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr vot\u00eb masive p\u00ebr kandidat\u00ebt e primareve. Berisha theksoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij, se kandidat\u00ebt e dal\u00eb nga vota e primareve, jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga i gjith\u00eb populli opozitar. \u2018Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Hil Curri, pasi meritoi besimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44556,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-44555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}