{"id":45016,"date":"2023-05-05T09:17:41","date_gmt":"2023-05-05T09:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45016"},"modified":"2023-05-05T09:17:41","modified_gmt":"2023-05-05T09:17:41","slug":"adil-xhelili-pas-14-majit-nderhyrje-teresore-ne-libohove-qe-nga-nepravishta-e-zagoria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/05\/adil-xhelili-pas-14-majit-nderhyrje-teresore-ne-libohove-qe-nga-nepravishta-e-zagoria\/","title":{"rendered":"Adil Xhelili: Pas 14 majit, nd\u00ebrhyrje t\u00ebr\u00ebsore n\u00eb Libohov\u00eb, q\u00eb nga Nepravishta e Zagoria\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;P\u00ebr investimet fasad\u00eb n\u00eb Libohov\u00eb, vet\u00eb banor\u00ebt kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre, kurse\u00a0institucionet shtet\u00ebrore si KLSH kan\u00eb gjetur shkelje t\u00eb r\u00ebnda. M\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb Libohov\u00ebs nuk i kan\u00eb sjell\u00eb impaktin e duhur n\u00eb zhvillimin e agro-turizmit apo n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb saj.&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8220;<\/strong><strong>\u200bUn<\/strong><strong>\u00eb kam dal<\/strong><strong>\u00eb si kandidat nga primaret e dhjetorit 2022, i votuar nga simpatizant<\/strong><strong>\u00ebt dhe<\/strong><strong>\u00a0mb<\/strong><strong>\u00ebshtet<\/strong><strong>\u00ebsit, kurse<\/strong><strong>\u00a0kandidati rival<\/strong><strong>\u00a0u zgjodh nga vet<\/strong><strong>\u00eb ministrja Kumbaro pas tri muajsh testime\u00a0vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na v\u00ebn\u00eb ne p\u00ebrball\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8220;Ne do\u00a0t\u2019i m\u00ebshojm\u00eb atyre pikave q\u00eb duhet t\u00eb rijet\u00ebzojn\u00eb Libohov\u00ebn dhe t\u00eb sjellim sa m\u00eb shum\u00eb investime duke filluar me agro-turizmin, me mb\u00ebshtetjen e biznesit, me mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve, t\u00eb arsimit, e nd\u00ebr to, nj\u00eb sh\u00ebrbim komunal t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb familjeve n\u00eb raste fatkeq\u00ebsie, sepse nj\u00eb sh\u00ebrbim i till\u00eb kushton goxha r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr xhepat e k\u00ebtyre familjeve, 750 \u2013 800 mije lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/strong><\/p>\n<p>Adil Xhelili, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Libohov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ftuar sot p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb SYRI TV nga gazetar\u00ebt Flavio Qarri e Ola Bregu.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Do t\u00eb doja ta nismin me situat\u00ebn aktuale t\u00eb Libohov\u00ebs. Duket sikur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb, por pa lidhje me hallet aktuale t\u00eb banor\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto bukuri investimesh, bum investimesh, t\u00eb cilat r\u00ebndom tani n\u00eb fushat\u00eb aktuale reklamohen gjithandej, faktikisht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e qytetit dhe t\u00eb zon\u00ebs nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb mir\u00ebq\u00ebnien e tyre dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre. Si\u00e7 e kam p\u00ebrmendur edhe her\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebto investimesh si\u00e7 kan\u00eb ndodhur r\u00ebndom n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb investime fasad\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat vet\u00eb banor\u00ebt kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre, vet\u00eb institucionet e tjera shtet\u00ebrore si KLSH kan\u00eb gjetur shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb gam\u00ebn e gjith\u00eb k\u00ebtyre investimeve po m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb Libohov\u00ebs nuk i kan\u00eb sjell\u00eb impaktin e duhur n\u00eb zhvillimin e agro-turizmit apo n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb saj. \u00c7\u00ebshtja e kalas\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shum\u00ebdebatuar, \u201ckali i betej\u00ebs\u201d i fushatave t\u00eb 2015-\u00ebs dhe t\u00eb 2017-\u00ebs nga ministrja Kumbaro dhe kryetarja aktuale e bashkis\u00eb gj\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit mbeti ashtu e degraduar dhe pa asnj\u00eb lloj nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb t\u00eb. Po jo vet\u00ebm kaq. Pat\u00ebm edhe rr\u00ebzimin e ur\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: \u00cbsht\u00eb qesharake dhe absurde, b\u00ebhet rruga p\u00ebr tek kalaja po nuk b\u00ebhet kalaja!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:\u00a0<\/strong>Ky ishte q\u00ebllimi i gjith\u00eb k\u00ebsaj propagande t\u00eb madhe, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk solli at\u00eb q\u00eb duhej.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Znj. Kumbaro, si nj\u00eb libohovite, mburrej n\u00ebp\u00ebr tryezat e Tiran\u00ebs se kishte \u00e7uar lek\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr, projekte dhe investime si askush tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb por nga ana tjet\u00ebr po aq probleme me k\u00ebto para, po aq \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d. A \u00ebsht\u00eb m\u00eb prezente znj. Kumbaro n\u00eb at\u00eb zon\u00eb apo nj\u00eb politikane sh\u00ebtit\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:<\/strong>\u00a0Znj. Kumbaro ka marr\u00eb flamurin e fushat\u00ebs n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe konkretisht ne po garojm\u00eb me t\u00eb, po e kemi si kund\u00ebrshtare kryesore dhe detyrimisht, ajo do t\u00eb mbroj\u00eb pjes\u00ebn e investimeve t\u00eb saj po n\u00eb fund t\u00eb fundit, argumentet e saj tashm\u00eb kan\u00eb mbaruar sepse vet\u00eb banor\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb e japin m\u00eb s\u00eb drejti gjykimin dhe vler\u00ebsimin. P\u00ebr sa i p\u00ebrket investimeve q\u00eb ajo mburret apo qeveria mburret, shum\u00eb bukur, me nj\u00eb sy t\u00eb lir\u00eb apo \u00e7do lloj gazetari n\u00eb terren e t\u00eb gjith\u00eb ju, mund t\u2019i konstatoni shum\u00eb mir\u00eb problematikat n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto. Ishte nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7onte te kisha e Labov\u00ebs s\u00eb Kryqit, nj\u00eb nga perlat e jugut, q\u00eb p\u00ebr 4-5 vjet u la n\u00eb mes dhe tani shpejt e shpejt po e shtrojn\u00eb at\u00eb nja nj\u00eb km e gjysm\u00eb asfalt q\u00eb t\u00eb ven\u00eb shpejt e shpejt banor\u00ebt t\u00eb hedhin ndonj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ministren.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, gjith\u00eb ai investim \u00ebsht\u00eb gati 300 e ca milion\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur me shkelje t\u00eb r\u00ebnda nga KLSH sepse u mor si fond p\u00ebr t\u00eb restauruar kish\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tjegullat e kish\u00ebs jan\u00eb ende t\u00eb thyera dhe ka filluar t\u00eb pikoj\u00eb si shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera, si uj\u00ebsjell\u00ebsi q\u00eb po b\u00ebhet q\u00eb nga banor\u00ebt po shikohet me skepticiz\u00ebm dhe ende nuk ka 24 or\u00eb uj\u00eb n\u00eb \u00e7ezma, pavar\u00ebsisht se po mburren. Le t\u00eb mos flasim pastaj p\u00ebr asfaltin elektoral q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb kishte 30 vjet pa v\u00ebn\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr tri dit\u00eb \u00ebsht\u00eb shtruar. K\u00ebto \u201cflamujt e kuq\u201d jan\u00eb flamuj e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs por nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb sepse banor\u00ebt tashm\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tyre dhe do t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin m\u00eb 14 maj.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Xhelili, nj\u00eb gar\u00eb disi e pazakont\u00eb po dhe interesante nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pasi ju keni p\u00ebrball\u00eb si kund\u00ebrshtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, kush\u00ebririn tuaj. Si ndiheni ndaj k\u00ebtij fakti dhe si ka ndikuar n\u00eb raportin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:\u00a0<\/strong>Kjo gar\u00eb ishte v\u00ebrtet pak e \u00e7uditshme p\u00ebr komunitetin libohovit dhe m\u00eb gjer\u00eb sepse un\u00eb kam dal\u00eb si kandidat nga primaret e dhjetorit 2022, i votuar nga simpatizant\u00ebt, nga mb\u00ebshtet\u00ebsit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kandidati tjet\u00ebr, rival, u zgjodh nga vet\u00eb ministrja pas tri muajsh testime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na v\u00ebn\u00eb ne p\u00ebrball\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb ne p\u00ebr vota b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Por, personalisht nga un\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjykuar q\u00eb familja t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs. Jam p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u2019i mbaj marr\u00ebdh\u00ebniet dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqem q\u00eb t\u2019i mbaj marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb t\u00eb mira, ndaj edhe gar\u00ebn un\u00eb e adresoj ndaj ministres dhe nuk e adresoj fare drejt kandidatit, sepse kandidati s\u2019ka lidhje fare me fushat\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Po n\u00eb p\u00ebrballje, e keni ftuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:<\/strong>\u00a0Deri tani nuk e kam ftuar, po do t\u00eb doja nj\u00eb p\u00ebrballje me ministren m\u00eb shum\u00eb se me kandidatin.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Dy gj\u00ebra kan\u00eb ngjallur kuriozitetin e Tiran\u00ebs, paradoksi i entuziazmit n\u00eb takimin e Libohov\u00ebs dhe n\u00eb udh\u00ebtime t\u00eb tjera n\u00eb jug t\u00eb z. Berisha dhe p\u00ebrpjekja n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb PD do t\u00eb kthehet pak n\u00eb veri si entitet politik, duket se nuk u p\u00ebrligj nga pamjet q\u00eb soll\u00ebm dhe sigurisht numri i lart\u00eb i njer\u00ebzve. Z. Xhelili, pse ka ndodhur kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:<\/strong>\u00a0P\u00ebrsa i p\u00ebrket Libohov\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb flas, nuk kemi asnj\u00eb problem n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e organizimit t\u00eb opozit\u00ebs. T\u00eb gjitha jan\u00eb m\u00eb s\u00eb miri dhe t\u00eb p\u00ebrbashkuar p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet m\u00eb 14 maj. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb entuziazmit, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e papritur me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn edhe p\u00ebr mua, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb k\u00ebto zonat tona t\u00eb vogla njer\u00ebzit gjithmon\u00eb jan\u00eb pak skeptik\u00eb karshi pik\u00ebpamjeve dhe orientimit politik n\u00eb momentet e fushatave, ndryshe nga takimi q\u00eb b\u00ebri pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kryeministri, ku i mbarti me autobus\u00eb dhe me makina q\u00eb nga K\u00eblcyra e n\u00eb zonat e tjera, Memaliaj, Tepelena p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb Libohov\u00eb, sepse qytetar\u00ebt libohovit\u00eb e bojkotuan me p\u00ebrjashtim t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb personave t\u00eb importuar, duke i mashtruar, duke u th\u00ebn\u00eb do t\u00eb b\u00ebj takim me komunitetin e biznesit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb biznesmen\u00ebt u ftuan po nuk iu tha asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb lidhje me ta po i detyruan \u201crritni pagat, rritni pagat\u201d e t\u00eb tjera me radh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb dallimi ishte m\u00eb se i qart\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhi q\u00eb Libohova do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimin e mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Thash\u00eb q\u00eb ishte befasues p\u00ebr mua sepse shum\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb kontaktuan dhe q\u00eb edhe un\u00eb s\u2019i prisja, dhan\u00eb mesazhin q\u00eb Libohova duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor m\u00eb 14 maj.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga ai takim ka ndodhur edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr z. Xhelili. P\u00ebr nj\u00ebrin nga premtimet tuaja, makina e propagand\u00ebs u p\u00ebrpoq q\u00eb ta etiketonte si nj\u00eb premtim t\u00eb \u00e7mendur, jasht\u00eb realitetit, por edhe gazetar\u00ebt zakonisht kritik\u00eb pan\u00eb q\u00eb kishte disa aspekte dinjitoze dhe ekonomike n\u00eb premtimin tuaj p\u00ebr asistenc\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb \u201cudh\u00ebtimin e fundit\u201d t\u00eb libohovit\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:<\/strong>\u00a0V\u00ebrtet mori shum\u00eb v\u00ebmendje ky lajm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua ishte nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjitha lajmet e tjera ose nj\u00eb nd\u00ebr pikat e mia t\u00eb programit sepse q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb tek ajo q\u00eb p\u00ebr gjykimin tim \u00ebsht\u00eb pika e fundit, ne duhet t\u2019i m\u00ebshojm\u00eb atyre pikave q\u00eb duhet t\u00eb rijet\u00ebzojn\u00eb Libohov\u00ebn dhe t\u00eb sjellim sa m\u00eb shum\u00eb investime dhe banor\u00ebt t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb mira. T\u00eb gjitha k\u00ebto un\u00eb i kam parashtruar duke filluar me agro-turizmin, me mb\u00ebshtetjen e biznesit, me mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve, t\u00eb arsimit, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb moshave t\u00eb reja, sjelljen e investimeve e nd\u00ebr to ishte edhe kjo pik\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto shum\u00eb e r\u00ebnduar p\u00ebr familjet n\u00eb raste fatkeq\u00ebsisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashkia duhet ta nd\u00ebrtoj\u00eb dhe do ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim komunal t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjeve n\u00eb raste fatkeq\u00ebsie, sepse nj\u00eb sh\u00ebrbim i till\u00eb kushton goxha r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr xhepat e k\u00ebtyre familjeve, 750 \u2013 800 mije lek\u00eb t\u00eb vjetra dhe di\u00e7ka e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrballueshme nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi im ishte p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb orientimin njer\u00ebzve dhe p\u00ebr t\u00eb besuar q\u00eb ne do t\u00eb jemi n\u00eb krah t\u00eb tyre n\u00eb raste t\u00eb tilla fatkeq\u00ebsisht dhe do t\u2019i marrim p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebto lloj sh\u00ebrbimesh, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit u takojn\u00eb sepse kan\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb e paguajn\u00eb e asgj\u00eb nuk marrin e n\u00eb fund fare duhet t\u00eb paguajn\u00eb edhe p\u00ebr shpirtin. Ky ishte q\u00ebllimi i gjith\u00eb asaj bisede, nuk ishte nj\u00eb premtim elektoral\u00a0sepse nuk mund ta quaj kurr\u00eb, nuk mund t\u00eb bazohet nj\u00eb fushat\u00eb mbi premtime t\u00eb tilla. Ne i kemi takuar t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt, i kemi par\u00eb t\u00eb gjitha hallet dhe problemet e tyre dhe jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb analizojm\u00eb t\u00eb gjitha problematikat q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb dhe t\u2019u japim nga nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Xhelili, \u00e7far\u00eb ndryshimesh prisni pas zgjedhjeve t\u00eb 14 majit? Cili do t\u00eb jet\u00eb fokusi juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:<\/strong>\u00a0Pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb q\u00eb ne do t\u00eb fitojm\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshimin n\u00eb bashkin\u00eb e Libohov\u00ebs. Do ta fitojm\u00eb bashkin\u00eb e Libohov\u00ebs. Do ta fitojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe nuk do ta fitoj\u00eb z. Xhelili. Un\u00eb jam p\u00ebrfaq\u00ebsues i tyre dhe e kam p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ngre z\u00ebrin dhe shqet\u00ebsimet e tyre.<\/p>\n<p>Pas dat\u00ebs 14 maj ne kemi menduar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00ebr\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e bashkis\u00eb sepse kemi zona rurale si Nepravishta, Zagoria, fshatra t\u00eb tjer\u00eb ku nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dor\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj pune; do t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre sepse jemi n\u00eb prag t\u00eb sezonit turistik dhe synojm\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqim sa m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb k\u00ebt\u00eb vit; do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb shum\u00eb shpejt me djem dhe vajza libohovite n\u00eb Tiran\u00eb dhe jasht\u00eb, shum\u00eb programe konkurruese me fonde t\u00eb Bashkimit Evropian, me bashki nd\u00ebrkufitare, me fonde t\u00eb IPA, me Crossborder q\u00eb do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb publike dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb financueshme duke k\u00ebrkuar dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta zhvilluar jetes\u00ebn n\u00eb Libohov\u00eb. Nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb m\u00eb akoma q\u00eb Libohova t\u00eb zbrazet nga rinia dhe k\u00ebt\u00eb e kemi si prioritet kryesor, pun\u00ebsimin e tyre; nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb shkollat tona t\u00eb braktisen. Do ta kemi p\u00ebrpar\u00ebsi investimin n\u00eb to, investimin n\u00eb burime njer\u00ebzor,\u00a0stimulimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb m\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb aspak q\u00eb shtresat n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb prekura nga \u00e7do lloj problematike e do t\u2019i mb\u00ebshtesim ata; do t\u00eb mb\u00ebshtesim fermer\u00ebt me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb pasur edhe ata pun\u00ebsim dhe leht\u00ebsi n\u00eb t\u00eb gjitha proceset e tyre, do t\u00eb mb\u00ebshtesim me transport publik shum\u00eb fshtra q\u00eb nuk e kan\u00eb ende t\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Do ta ken\u00eb edhe lagjet e qytetit nj\u00eb akses t\u00eb till\u00eb. Do t\u00eb kemi pun\u00eb shum\u00ebplan\u00ebshe p\u00ebr t\u2019i rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb Libovoh\u00ebs, at\u00eb shk\u00eblqimin e dikursh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur dhe rikthyer n\u00eb identitet traditat tona m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Pas kat\u00ebr vitesh, dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebni gar\u00ebn e radh\u00ebs ose do t\u00eb lini mandatin, cila do t\u00eb jet\u00eb krenaria juaj m\u00eb e madhe pasi t\u00eb shihni pas?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adil Xhelili:\u00a0<\/strong>Besoj se pas 4 vitesh, qytetaria libohovite dhe komuniteti i zon\u00ebs do t\u00eb m\u00eb ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimin e duhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ose jo p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb kryebashkiak dhe n\u00eb detyr\u00eb, por besoj se krenaria m\u00eb e madhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkushtimi im dhe detyra ime m\u00eb thelb\u00ebsore dhe par\u00ebsore n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebtij komuniteti. Jam nj\u00eb prej tyre dhe besoj t\u00eb mbetem i till\u00eb n\u00eb \u00e7do dit\u00eb te jet\u00ebs, s\u00eb pun\u00ebs sime, t\u2019ua p\u00ebrkushtoj pun\u00ebn time dhe t\u00eb familjes sime, k\u00ebtyre njer\u00ebzve<strong>.\/ar.sh\/SYRI.NET<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;P\u00ebr investimet fasad\u00eb n\u00eb Libohov\u00eb, vet\u00eb banor\u00ebt kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre, kurse\u00a0institucionet shtet\u00ebrore si KLSH kan\u00eb gjetur shkelje t\u00eb r\u00ebnda. M\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb Libohov\u00ebs nuk i kan\u00eb sjell\u00eb impaktin e duhur n\u00eb zhvillimin e agro-turizmit apo n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb saj.&#8221; &#8220;\u200bUn\u00eb kam dal\u00eb si kandidat nga primaret e dhjetorit 2022, i votuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-45016","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45016\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}