{"id":45077,"date":"2023-05-05T16:23:15","date_gmt":"2023-05-05T16:23:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45077"},"modified":"2023-05-05T16:23:15","modified_gmt":"2023-05-05T16:23:15","slug":"berisha-pas-fitores-se-14-majit-do-shkojme-fitimtare-ne-zgjedhjet-e-pergjithshme-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/05\/berisha-pas-fitores-se-14-majit-do-shkojme-fitimtare-ne-zgjedhjet-e-pergjithshme-2\/","title":{"rendered":"Berisha: Pas fitores s\u00eb 14 majit do shkojm\u00eb fitimtar\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi nj\u00eb takim elektoral elektrizues s\u00eb bashku me dy kandidat\u00ebt e bashkive p\u00ebrkat\u00ebse Mat, z.Sk\u00ebnder Gjuci dhe Klos, z.Bedri Hoxha. Berisha u shpreh n\u00eb fjal\u00ebn e tij se dy kandidat\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dinjitetin dhe personalitetet e v\u00ebrteta, n\u00eb krahasim nga kandidat\u00ebt e Rilindjes t\u00eb cil\u00ebt minimumi nuk pranojn\u00eb t\u00eb ballafaqohen, apo t\u2019ju dalin p\u00ebrpara qyetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke i k\u00ebrkuar takim para qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019iu treguar atyre n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb hapur se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Por sipas Berish\u00ebs, ky i fundit nuk do pranoj\u00eb t\u00eb dal\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb i mbuluar nga turpi i vjedhjeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Gjithashtu, Berisha akuzoi skandalet e aferave korruptive dhe tenderat e Ram\u00ebs q\u00eb ai i kryen n\u00eb bashk\u00ebpunim me baxhanakun, dhe me thjeshtr\u00ebn e tij, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me ligjin.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha iu b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshimin, dhe se mungesa e tyre n\u00eb votime do e \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt s\u00eb keqes.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb qyteteve t\u00eb Burrelit dhe Klosit. V\u00ebllez\u00ebr e motra. Zonja e zot\u00ebrinj! T\u00eb dashur matjane e matjan\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Nderimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen tuaj nd\u00ebr vite ndaj PD.<\/p>\n<p>E dashur Denisa, Kryetare e PD p\u00ebr rrethin Mat. I dashur z.Sk\u00ebnder Gjuci, Kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb s\u00eb Matit. I dashur z.Bedri Hoxha, Kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Klosit. P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta!<\/p>\n<p>Kam nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u00eb jem para jush q\u00eb t\u2019ju b\u00ebj thirrje q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb votoni dy qytetar\u00eb shembullor\u00eb, Sk\u00ebnder Gjucin n\u00eb Klos, dhe Bedri Hoxh\u00ebn n\u00eb Mat. T\u00eb votoni dy personalitete t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb Matit dhe Klosit. Dy qeveritar\u00eb vendor\u00eb t\u00eb sprovuar t\u00eb cil\u00ebt ju kan\u00eb sh\u00ebrbyer ju me p\u00ebrkushtim, dhe t\u00eb cil\u00ebt sot t\u00eb dy ku t\u00eb doni ju jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ballafaqohen me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>I them Edi Ram\u00ebs q\u00eb kalon nga takimi n\u00eb takim me nj\u00eb fjalor t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri. Nj\u00eb fjalor tipik p\u00ebr halabak\u00ebt. I them, hajde k\u00ebtu n\u00eb Mat. Ja ku jan\u00eb k\u00ebta qytetar\u00eb. Dil k\u00ebtu me Sali Berish\u00ebn, dhe t\u2019u faktojm\u00eb pak k\u00ebtyre qytetar\u00ebve se nuk po hyj n\u00eb ato \u00e7far\u00eb kemi realizuar, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO, etj., jo t\u2019u fakotjm\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve se kush e ka p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr t\u2019u pasuruar vet, dhe kush ka menduar p\u00ebr qytetar\u00ebt. Kaq!<\/p>\n<p>Cili nga ne t\u00eb dy ka p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr pasurimin e tij. Nuk vjen dot, nuk ia mban. Po pse nuk vjen dot? Nuk del. Po pse nuk del. Edhe un\u00eb mak familjar\u00eb, edhe ai ka familjar\u00eb. Dallimi \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn, sepse un\u00eb mund t\u2019i num\u00ebroj atij k\u00ebtu para jush me dhjet\u00ebra e qindra miliona euro t\u00eb fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nga familjar\u00ebt e tij, baxhanaku i tij, thjeshtra e tij n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet, konfiktin e interesit ku ai meriton t\u00eb shkoj\u00eb atje ku do ta ket\u00eb vendin. Le t\u00eb gjej\u00eb ai nj\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Edhe un\u00eb kam qeverisur 8 vite, le t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb tender q\u00eb kan\u00eb fituar f\u00ebmijet e tij, apo njer\u00ebzit e tij. Zero!<\/p>\n<p>Edi Rama nukdel dot k\u00ebtu para jush, sepse n\u00eb komisionin n\u00eb Parlament ju tha ju: Po un\u00eb tha, kam firmosur paf-paf-paf e fap-fap-fap. Jo more jo. Un\u00eb t\u00eb them hajde k\u00ebtu, t\u2019u tregojm\u00eb k\u00ebtyre burrave dhe grave se \u00e7far\u00eb ke firmosur ti paf-paf-paf e fap-fap-fap. Sesi ke firmour ti p\u00ebr t\u00eb vjedhur vet\u00ebm me djeg\u00ebsat e Fierit, Tiran\u00ebs q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb kurr\u00ebkund, 420 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kurse un\u00eb kam firmosur mbi 7000 vendime qeverie dhe vendime t\u00eb kryeministrit. Asnj\u00eb prej tyre paf-paf-paf e fap-fap-fap, por kam firmosur duke menduar 7 her\u00eb e firmosur 1 her\u00eb. Ndaj dhe ti nuk vjen dot k\u00ebtu. Nuk vjen dot as n\u00eb studio televizive, nuk del dot kurrkund, por kalon nga sheshi n\u00eb shesh me gjuh\u00eb t\u00eb turpshme dhe mendon se me fjalorin t\u00ebnd do t\u2019i habis\u00ebsh. Mendon se me fjalorin t\u00ebnd prej halabaku do t\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsh v\u00ebmendjen nga vjedhjet q\u00eb iu ke b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sill\u00eb at\u00eb Agron Malajn, nxirre k\u00ebtu me Sk\u00ebnder Gjucin, t\u00eb dy. Edh ai ka qen\u00eb kryetar komune dy mandate. T\u00eb dalin k\u00ebtu, t\u00eb vijn\u00eb dhe banor\u00ebt e Macukullit, t\u00eb dalin dhe k\u00ebta t\u00eb Matit. Po nukdel dot ti Agron, se ti je nj\u00eb hajdut i klonuar nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>M\u00eb falni se dua t\u00eb b\u00ebj bised\u00eb me ju, jo fjalim. Nuk e nisa kot me familjar\u00ebt un\u00eb. Se e di \u00e7far\u00eb ndodh? Se Shqip\u00ebria ka pasuri shum\u00eb. T\u00eb ardhurat q\u00eb iu merren ju me taksa dhe tatime, jan\u00eb dyfishi i atyre q\u00eb iu merrnim ne. A e dini ju se vitin q\u00eb kaloi, Edi Rama dispononte si buxhet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb vet\u00ebm nga t\u00eb ardhurat tuaja 5 miliard\u00eb euro, kurse Sali Berisha n\u00eb vitin 2013 dispononte 3 miliard\u00eb euro, sepse ishte taksa dy her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sot. Ku shkojn\u00eb k\u00ebto? Se do dal un\u00eb edhe te Agroni juaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005-2013 ato shkuan n\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb 11 mij\u00eb kilometrave rrug\u00eb, t\u00eb 1300 shkollave, t\u00eb 700 uj\u00ebsjellsa kanalizime etj., por shkuan para s\u00eb gjithash n\u00eb dyfishimin e rrogave tuaja, n\u00eb dyfishmin e pensioneve tuaja, sepse ishte q\u00ebllimi m\u00eb madhor q\u00eb shqiptar\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb dilinin nga varf\u00ebria dhe nuk meritonin asnj\u00eb or\u00eb varf\u00ebri. Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pasur n\u00eb rajon, ndaj edhe ne vendos\u00ebm rrogat dhe pensionet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebri ky q\u00eb ik\u00ebn dhe nuk pranon ballafaqimin? I ngriu rrogat. Jo, tha nuk vdes kush n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr buk\u00eb. Po nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb vdesin p\u00ebr buk\u00eb, puna \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb si njer\u00ebz. Nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb kafshat\u00eb, puna \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet.<\/p>\n<p>Rrogat i ngriu, \u00e7mimet u rrit\u00ebn nga viti n\u00eb vit. Vet\u00ebm nga rritja e \u00e7mimeve nga viti 2021 n\u00eb vitin 2022 \u00e7donjeri prej jush ka shpenzuar 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sipas ekonomist\u00ebve t\u00eb pavarur. Kan\u00eb shpenzuar dy pensione, nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Po n\u00eb 8 vite?<\/p>\n<p>Pra, \u00e7do vit varf\u00ebria u shtua, kurse p\u00ebr qeveritar\u00ebt \u00e7do vit pasurit\u00eb u shtuan me dhjet\u00ebra e qindra milion\u00eb. Edi Rama e nisi pun\u00ebn si kryeminist\u00ebr, pasi i botoi OSBE raportin, dhe i tha ke t\u00eb fshehura offshore 200 milion\u00eb euro. Nuk guxoi t\u00eb \u00e7elte goj\u00eb, ta hidhte n\u00eb gjyq, ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtronte, sepse i nxirrte kontot bankare. Pastaj, hajde thuaji k\u00ebtu qytetar\u00ebve, ku i more parat\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtove Sarajet? Vet\u00ebm themelet me gjat\u00ebsi 720 metra. Hajde k\u00ebtu e thuaju qytetar\u00ebve, ku i more parat\u00eb p\u00ebr parkun rreth sht\u00ebpis\u00eb 5 mij\u00eb metra. S\u2019del dot? Ndaj dhe del e b\u00ebn hokatarin, p\u00ebrdor fjalor halabaku, se thot\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb merren me fjal\u00ebt e mia, se me veprat e mia t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Edhe ti Agron, Fatosin e ka si\u00e7 e ka Armandon ai, baxhanakun. Tenderat i fiton me Fatosin. A e dini ju sa tendera ka fituar Fatosi n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsin e Tiran\u00ebs? Ky \u2018sip\u00ebrmarr\u00ebs\u2019 i madh. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hajdut i madh q\u00eb vet\u00ebm vjedh me Erion Veliajn mbi 30 milion\u00eb euro. Po uj\u00ebrat jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e Matit\/ P\u00ebrfituesi i tyre m\u00eb kryesori \u00ebsht\u00eb Agroni. Po ligji nu ke lejon. Ligji thot\u00eb q\u00eb i v\u00ebllai i pushtetarit, bashk\u00ebshorti i pushtetarit, njer\u00ebzit e pushtetarit nuk mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tendera. Se k\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret pushteti p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Po Bedri Hoxha, na thoni pak? Ja ku \u00ebsht\u00eb, ka qen\u00eb deputet, ka qen\u00eb kryetar bashkie n\u00eb Klos. E fton at\u00eb rivalin, t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu. Po nuk vjen dot, se nuk vjen Edi Rama. Nuk e lejon Edi Rama, sepse k\u00ebta jan\u00eb sekti i vjedhjes. Rilindje do t\u00eb thot\u00eb vjedhje dhe mashtrim.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje nuk kan\u00eb votuar m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebsaj radhe p\u00ebr veten, q\u00ebnien, mbrojtjen e tyre nga nj\u00eb hajni e paimagjinueshme. ota p\u00ebr Sk\u00ebnder Gjucin dhe Bedri Hoxh\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha vot\u00eb p\u00ebr ndryshimin e Matit dhe Klosit, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e monizmit, p\u00ebr largimin e t\u00eb gjith\u00eb pushtetit nga duart e nj\u00eb hajduti, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe klonet e tij.<\/p>\n<p>\u00c7do biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb madh n\u00eb taksa. \u00c7do qytetar do t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb meriton, \u00e7do fermer, do t\u00eb ket\u00eb subvencionin q\u00eb meriton. A e dini se \u00e7far\u00eb ndodh sot? N\u00eb qoft\u00eb se Kosova jep 400 euro p\u00ebr hektar\u00eb grur\u00eb, Edi Rama jep 43 euro p\u00ebr hektar\u00eb. Po kush i merr ato 43 euro? Fermeri merr vet\u00ebm 3 euro, 40 euro i marrin Agron\u00ebt e tij, i marrin hajdut\u00ebt e tij n\u00ebpun\u00ebs.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>K\u00ebtu kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb, Balluken. Ballukja \u00ebsht\u00eb simboli i bab\u00ebzis\u00eb. Sesi mund t\u00eb dal\u00eb ajo para k\u00ebtyre n\u00ebnave, motrave, ajo e di vet. Ka shpenzuar vet\u00ebm p\u00ebr zyr\u00ebn e vet 220 mij\u00eb euro. Po turp nuk ka m\u00eb t\u00eb madhe, dhe krim i sh\u00ebmtuar. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb, vajzat tona, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb marrin gomonet p\u00ebr t\u00eb siguruar kafshat\u00ebn. Nj\u00eb ministre q\u00eb porosit 1 mij\u00eb euro biftekun, nuk meriton asnj\u00eb minut\u00eb t\u00eb jet\u00eb ministre. Sjell k\u00ebtu nj\u00eb ushtri t\u00eb t\u00ebr\u00eb kriminel\u00ebsh elektoral\u00eb, drejtor\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsash, drejtor\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs. Secili prej tyre \u00ebsht\u00eb kriminel elektoral, dhe e garantoj se bashk\u00eb me Belind\u00ebn, dhe Edi Ram\u00ebn do t\u00eb ndiqen deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr krimin elektoral.<\/p>\n<p>Po jo vet\u00ebm drejtor\u00eb, por ajo mbledh edhe bandit\u00eb delinkuent, trafikant\u00eb n\u00eb p\u00ebr takime n\u00eb Mat, Bluqiz\u00eb, Peshkopi. A e dini ju pse? Nuk ka m\u00eb frikacak se hajduti mbi tok\u00eb. K\u00ebta qarkullojn\u00eb t\u00eb tmerruar nga vjedhjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Absolutisht! Harorjeni se ka hajdut trim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb votime. R\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ka pjes\u00ebmarrja juaj n\u00eb votim. \u00c7do munges\u00eb e juaja n\u00eb votime \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb keqen. \u00c7do munges\u00eb e juaja n\u00eb votime \u00ebsht\u00eb indiferenc\u00eb ndaj t\u00eb keqes. Merrni t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim. Votoni numrin 1. Bashk\u00eb fitojm\u00eb! Votoni ndryshimin. Ndryshimi n\u00eb duart tuaja. Votoni numrin 1, Sk\u00ebnder Gjucin, ndryshimi n\u00eb duart tuaja. Votoni numrin 2, Bedri Hoxh\u00ebn, ndryshimi n\u00eb duart tuaja.<\/p>\n<p>Ju garantoj se pas 14 majit, pas fitores s\u00eb Bedri Hoxh\u00ebs dhe Sk\u00ebnder Gjucit, Edi Rama do t\u2019i ket\u00eb jav\u00ebt e num\u00ebruara. Fitimtar\u00eb do shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo er\u00eb fitoreje q\u00eb po fryn n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta an\u00ebt e vendit t\u00eb na frym\u00ebzoje ne p\u00ebr fitoren e madhe m\u00eb 14 maj, dhe fitoren pas saj p\u00ebrmbysjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Mati, rroft\u00eb Shqip\u00ebria! Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi nj\u00eb takim elektoral elektrizues s\u00eb bashku me dy kandidat\u00ebt e bashkive p\u00ebrkat\u00ebse Mat, z.Sk\u00ebnder Gjuci dhe Klos, z.Bedri Hoxha. Berisha u shpreh n\u00eb fjal\u00ebn e tij se dy kandidat\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dinjitetin dhe personalitetet e v\u00ebrteta, n\u00eb krahasim nga kandidat\u00ebt e Rilindjes t\u00eb cil\u00ebt minimumi nuk pranojn\u00eb t\u00eb ballafaqohen, apo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45078,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-45077","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45077\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}