{"id":45092,"date":"2023-05-05T17:28:23","date_gmt":"2023-05-05T17:28:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45092"},"modified":"2023-05-05T17:28:23","modified_gmt":"2023-05-05T17:28:23","slug":"berisha-te-bejme-cdo-perpjekje-qe-cdo-banor-cdo-qytetar-me-14-maj-te-dale-ne-votime-te-votoje-ndryshimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/05\/berisha-te-bejme-cdo-perpjekje-qe-cdo-banor-cdo-qytetar-me-14-maj-te-dale-ne-votime-te-votoje-ndryshimin\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb \u00e7do banor, \u00e7do qytetar m\u00eb 14 maj t\u00eb dal\u00eb n\u00eb votime t\u00eb votoj\u00eb ndryshimin!"},"content":{"rendered":"<p>Klonim i Belinda Ballukut e quajti kryetari i PD, Sali Berisha, kryetaren n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kurbinit, Majlinda Cara. Gjat\u00eb takimit elektoral me kandidatin e opozit\u00ebs, Behar Haxhia, Berisha tha se kandidatja e Edi Ram\u00ebs ka shpenzuar 160 mij\u00eb euro p\u00ebr arredimin e zyr\u00ebs s\u00eb saj me mobilje antistres.<\/p>\n<p>\u2018Interesi juaj, i f\u00ebmij\u00ebve tuaj, interesi i dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb rropaten sot n\u00eb mospasje, i atyre q\u00eb detyrohen t\u00eb largohen m\u00eb detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb klonim i Belind\u00ebs, Olt\u00ebs dhe enturazhit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Se ku u kan\u00eb mbledhur ju me qirinj, por ti je si nj\u00eb binjake siameze, qoft\u00eb me Olt\u00ebn qoft\u00eb me Belind\u00ebn. Belinda e mobilon zyr\u00ebn me 220 mij\u00eb euro. A mund t\u00eb imagjinoni ju, 220 mij\u00eb euro, sepse do t\u00eb ndihet aty si \u2026 \u00e7\u2019t\u00eb thuash. Olta b\u00ebn rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Peshkopi, 15 her\u00eb me helikopter, 15 mij\u00eb euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkin\u00eb, zyr\u00ebn me 160 mij\u00eb euro, me mobilje antistres, se \u00ebsht\u00eb stresuar shum\u00eb zonja\u2019, tha kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Demokrate dhe demokrat\u00eb t\u00eb Kurbinit, qytetare e qytetar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr e motra, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb zjarrta, mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb pakufishme ndaj jush.<\/p>\n<p>U garantoj se jam ndjer\u00eb dhe ndjehem krenar\u00eb dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs pafund\u00ebsisht, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj jasht\u00ebzakonisht t\u00eb \u00e7muar.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe q\u00eb vij sot dhe ju sjell k\u00ebtu mesazhin e fitores nga Dibra, Klosi, Mati, por fitorja pa ndaluar n\u00eb Mamurras, nuk mund t\u00eb shkonte kurr\u00eb m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Jozefina Topalli, ish-kryetare e parlamentit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Elda Hoti, Kastriot Piroli.<\/p>\n<p>I dashur Salvador.<\/p>\n<p>I dashur kandidati dhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Kurbinit, Behar Haxhia.<\/p>\n<p>I dashur kryetar i PD-s\u00eb, Preng Lala.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Kam nder t\u00eb madh q\u00eb vij sot p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebtu kandidatin tuaj p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Kurbinit, z. Behar Haxhia, me bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se Behar Haxhia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues dinjitoz i juaji. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb banor, qytetar me vlerat dhe virtytet m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Kurbinit. Behar Haxhia \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb veprimtar i kahersh\u00ebm i PD-s\u00eb dhe nj\u00eb qeveritar vendor i saj shum\u00eb i aft\u00eb, shum\u00eb i zoti, t\u00eb cilin e njeh i gjith\u00eb Kurbini p\u00ebr pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Behar Haxhia ishte k\u00ebtu para jush dhe \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb dal\u00eb para \u00e7do banori t\u00eb Kurbinit, t\u00eb jap\u00eb llogari, t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb mund ti interesojn\u00eb atij dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Kurbinit. Behar Haxhia \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb shkrij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ju sh\u00ebrbyer ju, p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb mira, por edhe p\u00ebr t\u00eb ju drejtuar ju, p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr ndryshimin jetik p\u00ebr Kurbinin. P\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar ndryshimet e m\u00ebdha t\u00eb gjithanshme. P\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb gjitha potencialet e k\u00ebtij rrethi n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Behar Haxhia pra ka t\u00eb gjith\u00eb mir\u00ebsjelljen, qytetarin\u00eb, men\u00e7urin\u00eb, aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb qytetari i par\u00eb i bashkis\u00eb tuaj dhe p\u00ebr ta kthyer bashkin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb tuaj\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb vendosur qytetarin n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Behar Haxhia ka nj\u00eb rivale, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb fshihet vet\u00eb nga ju, por e fsheh edhe Edi Rama. Po vija dhe nuk po shifja kund, ja ka zhdukur t\u00eb gjitha portretet Majlind\u00ebs. Un\u00eb nuk do t\u00eb doja, ua them k\u00ebtu, q\u00eb t\u00eb thoja qoft\u00eb edhe nj\u00eb \u00e7erek fjale t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb zonj\u00eb. Por interesi juaj, i f\u00ebmij\u00ebve tuaj, interesi i dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb rropaten sot n\u00eb mospasje, i atyre q\u00eb detyrohen t\u00eb largohen m\u00eb detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb klonim i Belind\u00ebs, Olt\u00ebs dhe enturazhit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Se ku u kan\u00eb mbledhur ju me qirinj, por ti je si nj\u00eb binjake siameze, qoft\u00eb me Olt\u00ebn qoft\u00eb me Belind\u00ebn. Belinda e mobilon zyr\u00ebn me 220 mij\u00eb euro. A mund t\u00eb imagjinoni ju, 220 mij\u00eb euro, sepse do t\u00eb ndihet aty si \u2026 \u00e7\u2019t\u00eb thuash.<\/p>\n<p>Olta b\u00ebn rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Peshkopi, 15 her\u00eb me helikopter, 15 mij\u00eb euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkin\u00eb, zyr\u00ebn me 160 mij\u00eb euro, me mobilje antistres, se \u00ebsht\u00eb stresuar shum\u00eb zonja.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb vjen mir\u00eb t\u00eb them, por dokumentet zyrtare faktojn\u00eb se ti Majlinda ke dor\u00eb, ke dor\u00eb. Dhe un\u00eb do t\u00eb ua faktoj k\u00ebtu ku jan\u00eb k\u00ebto.<\/p>\n<p>Zhvillohet tenderi p\u00ebr dy pallate. Miq m\u00eb d\u00ebgjoni pak, se m\u00eb mir\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb bised\u00eb se fjalim, q\u00eb ti kapim gj\u00ebrat si\u00e7 jan\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillohet tenderi p\u00ebr dy pallate, 3 vite pas t\u00ebrmetit, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ke pasur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb projekte, p\u00ebr t\u00eb shpallur tender t\u00eb hapur dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Jo.<\/p>\n<p>Tenderin Majlinda e shpall me procedur\u00eb t\u00eb kufizuar. Procedura e kufizuar do t\u00eb thot\u00eb, th\u00ebrret dy vet\u00eb dhe nj\u00ebrit ti thot\u00eb, ti do ta marr\u00ebsh. Jo vet\u00ebm kaq, prisni.<\/p>\n<p>3.2 mln euro, tenderin e fiton akrabaja, apo njeriu i Majlind\u00ebs me 99.7 % t\u00eb fondit t\u00eb limit. Tani k\u00ebtu Majlinda je kapur, thash\u00eb ajo q\u00eb ke dor\u00eb. Sepse \u00e7do tender q\u00eb fitohet me 99.7 % \u00ebsht\u00eb dor\u00eb, dor\u00eb, dhe vet\u00ebm vjedhje, \u00ebsht\u00eb pazar, pazar dhe vet\u00ebm pazar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta hajdut\u00eb. K\u00ebta th\u00ebrrasin dhe i thon\u00eb, hajde merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Sa e b\u00ebn pallatin, ai thot\u00eb un\u00eb e b\u00ebj kaq. Ta z\u00ebm\u00eb me 60 milion\u00eb. Jo thot\u00eb, ti pallatin e b\u00ebn me 110 mln, por nga 70 tek 110 i kam un\u00eb, pjes\u00ebn tjet\u00ebr i mban ti. Prandaj u del pallati k\u00ebtyre 99.7 %. 99.7% \u00ebsht\u00eb 100 % vjedhje, vjedhje dhe vet\u00ebm vjedhje.<\/p>\n<p>Ja se pse Edi Rama ja fsheh portretin asaj, q\u00eb normalisht ai duhet ta ekspozonte at\u00eb si nj\u00eb zonj\u00eb. Jo, jo dhe e sjell vet\u00eb dhe synon t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb qytetar\u00ebt e Mamurrasit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai \u00ebsht\u00eb, n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij kombi, hajdut si ai nuk ka patur. Absolutisht njeriu q\u00eb ka vjedhur shqiptar\u00ebt m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Njeriu q\u00eb zhvilloi k\u00ebt\u00eb nomenklatur\u00eb hajnie e cila nga viti 2014-2023, i zhyti \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb varf\u00ebri \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje, ju jeni demokrat dhe nuk kam pse t\u00eb ua them ju, por un\u00eb po ju them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. K\u00ebto zgjedhje nuk jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr partit\u00eb, por jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr veten e vet t\u00eb \u00e7do qytetari. Socialist\u00eb, demokrat\u00eb, i paparti \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb. Sepse n\u00eb k\u00ebto vite \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Nga rrogat m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb kishim n\u00eb vitin 2013, n\u00eb rajon, u rrokullis\u00ebm n\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon. 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Kosova. Por ju lutem nj\u00eb moment.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 buxheti p\u00ebr shkak t\u00eb taksave t\u00eb ul\u00ebta, ishte 3 miliard\u00eb euro. U dyfishuan taksat, vitin e kaluar Edi Rama p\u00ebr shkak t\u00eb bordeve, ka mbledhur 5 miliard\u00eb euro. Me 5 miliard\u00eb euro, Edi Rama mund t\u00eb kishte rritur shum\u00eb her\u00eb rrogat dhe pensionet. Dhe tani del si mashtrues dhe thot\u00eb, nuk m\u00eb la lufta. Po \u00e7\u2019pun\u00eb ka lufta, \u00e7far\u00eb kishte lufta.<\/p>\n<p>Lufta ty me bordet komuniste q\u00eb vendose u more qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga xhepat e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb rrite, 520 mln euro. \u00c7\u2019pun\u00eb ke me luft\u00ebn ti.<\/p>\n<p>Ti me Belinda Ballukun zbraze digat n\u00eb ver\u00eb dhe ua shite sekser\u00ebve t\u00eb tu energjin\u00eb me 30 euro, t\u00eb cil\u00ebt po at\u00eb energjin\u00eb e shisnin 150 euro dhe parat\u00eb i merrje ti me Belind\u00ebn dhe i \u00e7oj\u00eb offshore. \u00c7far\u00eb ka lufta k\u00ebtu. Ne nuk prodhojm\u00eb asnj\u00eb kilovat or\u00eb energji me naft\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb e prodhojm\u00eb me uj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Viti 2021-2022 kan\u00eb qen\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb lag\u00ebshta. Shqip\u00ebria ka prodhuar 2 miliard\u00eb kilovat or\u00eb m\u00eb shum\u00eb se konsumon. Por jan\u00eb vjedhur dhe vet\u00ebm vjedhur me k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ju thash\u00eb.<\/p>\n<p>Rrogat jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u rrit\u00ebn, p\u00ebrkundrazi, sot \u00e7do qytetar i Mamurrasit, \u00e7do qytetar shqiptar ka shpenzuar gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ushqime se sa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Po, po, sepse i rriti \u00e7mimet me bordet. Edhe t\u00eb tjer\u00ebt pat\u00ebn rritje \u00e7mimesh, por ata ua kthyen qytetar\u00ebve qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb ato q\u00eb u mblodh\u00ebn tep\u00ebr nga rritja e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Kosova ua kthej 100 euro pensionistit, 100 euro studentit, 120 euro rrog\u00ebtarit. T\u00eb gjitha vet\u00ebm p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve, sepse ua mori me rritjen e \u00e7mimeve ua mori nga xhepat. Kurse ky ku i \u00e7oi. Ky u tall, u dha pensionist\u00ebve nj\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe t\u00eb tjerat i ndau me klientel\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Nuk e pengoi lufta at\u00eb, e pengoi xhepi, e pengoi vjedhja e pap\u00ebrmbajtur, lufta nuk e pengoi aspak. Po parvjet nuk kishte luft\u00eb. Lufta b\u00ebri 1 vit. Po 7 vite t\u00eb tjera \u00e7far\u00eb b\u00ebre q\u00eb nuk rrite rrogat. Vodhi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtoi rrug\u00ebn 1 km rrug\u00eb me 24 mln euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb fush\u00eb, at\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb keni atje, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me 2 mln euro kilometri. Bajpasi i Fierit 2 mln euro kilometri. Rruga Levan-Vlor\u00eb 2 mln euro kilometri. N\u00eb Gjermani rrug\u00ebt n\u00eb fush\u00eb nd\u00ebrtohen me 2, maksimumi 3 n\u00ebse ka vepra arti shum\u00eb. Kurse k\u00ebtu 24 mln euro. K\u00ebtu shkollat q\u00eb n\u00eb Europ\u00eb kushtojn\u00eb 600-700 mij\u00eb euro i nd\u00ebrtojm\u00eb me 5-6 mln, i rind\u00ebrtojn\u00eb me 7 mln euro.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, mashtron Tiran\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, kam mbjell\u00eb thot\u00eb 1 mln fidane. Ka vjedhur me fatura blerjen e 1 mln fidan\u00ebve. Po sa i ka ble fidan\u00ebt thoni ju, ka ble pish\u00ebn me fatur\u00eb 5600 euro.<\/p>\n<p>U ndala k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ju th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, \u00e7do shqiptar voton p\u00ebr veten e tij, voton p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga ky sekt hajnash q\u00eb nuk i ka par\u00eb toka kurr\u00eb. Nuk ka qeveri q\u00eb ti ket\u00eb vjedhur shqiptar\u00ebt, si\u00e7 i ka vjedhur Edi Rama n\u00eb k\u00ebto 8 vite. Pa asnj\u00eb kufi, pas asnj\u00eb kufizim.<\/p>\n<p>Prandaj dhe nuk del dot n\u00eb debat. I them hajde zot\u00ebri dalim n\u00eb debat bashk\u00eb, se kemi detyrim ne ndaj qytetar\u00ebve. Ata q\u00eb qeverisin kan\u00eb detyrim t\u00eb dalin para qytetar\u00ebve dhe ti kthejn\u00eb xhepat mbrapsh, e tu thon\u00eb qytetar\u00ebve; ja un\u00eb jam k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Me thuaj \u00e7far\u00eb v\u00ebrejtjesh ke, \u00e7far\u00eb mendimesh ke, q\u00eb t\u00eb gjitha. Por nuk del dot ai, nuk del dot. E kam ftuar edhe mbr\u00ebm\u00eb e ftova, edhe sot e ftoj t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Mamurras t\u00eb dalim para jush, por nuk del dot.<\/p>\n<p>Nuk del dot, sepse baxhanaku i tij ka fituar nja 100 e ca tendera, Armando Frangu, q\u00eb me ligj nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb ne tendera. Thjeshtra e tij, vajz\u00eb e re, e mir\u00eb t\u00eb themi, por \u00e7e do, po i shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha studiot e arkitekt\u00ebve, sepse me nj\u00eb studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare e lidhur, ajo studio fiton t\u00eb gjitha tenderat me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e thjeshtr\u00ebs dhe thjeshtra del si n\u00ebnkontraktore.<\/p>\n<p>Prandaj ai nuk del dot, s\u2019mund t\u00eb dal\u00eb dot.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb kryeminist\u00ebr 8 vite, kam pasur nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb ish-minist\u00ebr socialist. Mund ta bleja nj\u00eb tjet\u00ebr, por nuk kisha pse, sepse ajo fare e mir\u00eb ishte, dhe nuk kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar keq ju, por edhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebja rrush e kumbulla parat\u00eb tuaja dhe luks, nuk e b\u00ebja kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Zot\u00ebria ka bler\u00eb mbi 1 mln euro me makina dhe mashtron, thot\u00eb k\u00ebt\u00eb me 500 mij\u00eb euro e bleu partia. Po ku i gjeti paret partia, prodhon pare partia q\u00eb t\u00eb blen 500 mij\u00eb euro makin\u00ebn. Udh\u00ebton me avion me dhom\u00eb gjumi, 22 mln euro, 137 udh\u00ebtime. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb vakanca, n\u00eb fundjav\u00eb. Sepse qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb soji i bllokut, ai ka ardhur nga soj epror dhe k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt nuk vdesin p\u00ebr buk\u00eb thot\u00eb. E keni d\u00ebgjuar ju; n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vdes kush p\u00ebr buk. Po turp t\u00eb thuash nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr buk\u00eb, \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb jetosh normal, t\u00eb jetosh si njeri, t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze, pa dhimbje.<\/p>\n<p>I ftoj t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb paparti t\u00eb bashkohemi. \u00c7far\u00eb b\u00ebn tani. P\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebto vjedhje t\u00eb tmerrshme tani kalon nga takimi n\u00eb takim si hokatar, p\u00ebrdor fjalor halabaku, mendon se mund ti mashtroj\u00eb n\u00ebnat, motrat e vajzat dhe merr e b\u00ebn takime t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse ato kan\u00eb patur nj\u00eb armik t\u00eb qenies s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb Edi Rama. N\u00ebse ato p\u00ebrballen sot me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomie p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat elementare t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e dheut, i kan\u00eb marr\u00eb sepse vjedh Edi Rama dhe ministrat e tij, vjedh Edi Rama dhe soji i tij.<\/p>\n<p>Mamurrasi ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb gjithanshme. Ka uj\u00ebrat, ka tok\u00eb, ka detin, ka kodrinat, ka gjith\u00e7ka. Mamurrasi mund t\u00eb mbaj\u00eb shum\u00ebfishin e k\u00ebtyre banor\u00ebve. Po \u00e7far\u00eb b\u00ebri zot\u00ebria, i ktheu n\u00eb mallkim p\u00ebr ta. Fermer\u00ebt e Mamurrasit sot marrin 3 dollar\u00eb p\u00ebr hektar\u00eb nga 50 dollar\u00eb q\u00eb ka caktuar n\u00eb vendim. 47 ua vjedh administrata e tij, se gjoja po mbik\u00ebqyr. 3 jep dhe 47 po mbik\u00ebqyr.<\/p>\n<p>Po Kosova? Kosova jep 400 euro p\u00ebr hektar grur\u00eb, 1000 euro p\u00ebr hektar sera, 500 euro p\u00ebr hektar\u00eb zarzavate n\u00eb fush\u00eb. Jep 90 euro p\u00ebr lop, 25 euro p\u00ebr lop\u00eb, derr, dhi, blet\u00eb. Pse m\u00eb e pasur se ne \u00ebsht\u00eb Kosova. Buxheti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb me i vog\u00ebl se i Shqip\u00ebris\u00eb. Por qeveria e Kosov\u00ebs ndjek kritere t\u00eb tjera, jo ti vjedh\u00eb, ti p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb, por t\u00eb ua shp\u00ebrndaj\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj dhe votimi p\u00ebr Behar Haxhin\u00eb \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ndryshimin, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer pluralizmin. \u00cbsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtu fjal\u00ebn e nderit Edi Ram\u00ebs, para k\u00ebtyre burrave se pas 14 majit do ti kesh muajt shum\u00eb t\u00eb num\u00ebruar dhe ja ku jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb k\u00ebta demokrat\u00ebt e Mamurrasit, do ti kesh n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Edi do ti kesh n\u00eb Tiran\u00eb. Sepse nuk e meriton t\u00eb jesh asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pushtet me k\u00ebto vjedhje q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, me k\u00ebt\u00eb shkretim q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ke larguar 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb 8 vite nga Shqip\u00ebria, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb. Nuk meriton.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00e7do shqiptar\u00eb duhet ta dij\u00eb, se at\u00eb e pret miku, p\u00ebr t\u00eb cilin thoshte se kam shum\u00eb nder q\u00eb e kam mik, e pret Charles McGonigal n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit dhe hekurat, pa asnj\u00eb diskutim, bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Por para se t\u00eb vijn\u00eb e ta marrin, ti japim duart ne nj\u00ebher\u00eb, e dor\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ja japim duke votuar Behar Haxhin\u00eb me 14 maj, duke votuar 1-shin.<\/p>\n<p>E p\u00ebrfundoj me nj\u00eb thirrje.<\/p>\n<p>B\u00ebni \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb \u00e7do banor, \u00e7do qytetar, i k\u00ebtij rrethi me 14 maj t\u00eb dal\u00eb n\u00eb votime. \u00c7do banor, \u00e7do qytetar i k\u00ebtij rrethi me 14 maj t\u00eb votoj\u00eb ndryshimin, t\u00eb votoj\u00eb Behar Haxhin\u00eb.<\/p>\n<p>Ftoj djemt\u00eb e Kurbinit kudo q\u00eb jan\u00eb, t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb votojn\u00eb me 14 maj, ti japin nj\u00eb krah Kurbinit dhe Shqip\u00ebris\u00eb se ajo do t\u00eb ua shp\u00ebrblej\u00eb atyre.,<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klonim i Belinda Ballukut e quajti kryetari i PD, Sali Berisha, kryetaren n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kurbinit, Majlinda Cara. Gjat\u00eb takimit elektoral me kandidatin e opozit\u00ebs, Behar Haxhia, Berisha tha se kandidatja e Edi Ram\u00ebs ka shpenzuar 160 mij\u00eb euro p\u00ebr arredimin e zyr\u00ebs s\u00eb saj me mobilje antistres. \u2018Interesi juaj, i f\u00ebmij\u00ebve tuaj, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45093,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-45092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}