{"id":45105,"date":"2023-05-05T18:37:55","date_gmt":"2023-05-05T18:37:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45105"},"modified":"2023-05-05T18:37:55","modified_gmt":"2023-05-05T18:37:55","slug":"reportazhi-i-birn-qytetaret-luciano-boci-mu-gjend-ne-nje-moment-te-veshtire-llatja-si-model-rrobash-nuk-votohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/05\/reportazhi-i-birn-qytetaret-luciano-boci-mu-gjend-ne-nje-moment-te-veshtire-llatja-si-model-rrobash-nuk-votohet\/","title":{"rendered":"Reportazhi i BIRN\/ Qytetar\u00ebt: Lu\u00e7iano Bo\u00e7i m&#8217;u gjend n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Llatja si model rrobash, nuk votohet!"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb hyrje t\u00eb parkut Rinia n\u00eb Elbasan, dy dyzina burrash p\u00ebrplasin her\u00eb me nerva dhe her\u00eb me t\u00eb qeshur gur\u00ebt e dominos\u00eb mbi tavolinat prej betoni. Mbi sip\u00ebrfaqen gri t\u00eb tavolinave shihen t\u00eb zbehta vij\u00ebzimet e kutive t\u00eb shahut dhe t\u00eb tavll\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cEurop\u00eb, ja ku e ke Europ\u00ebn<\/em><em>,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb me z\u00eb pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt Kristaq Binjaku, 63 vje\u00e7, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb kund\u00ebrshtarin, nd\u00ebrsa vendos gurin e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>63-vje\u00e7ari e p\u00ebrmend Europ\u00ebn sa her\u00eb q\u00eb i vjen radha p\u00ebr t\u00eb luajtur, duke ironizuar si\u00e7 duket bllokimin e kund\u00ebrshtarit me planet p\u00ebr integrim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb fushatat zgjedhore t\u00eb m\u00ebparshme, k\u00ebto fusha loje ishin arena beteje mes pal\u00ebve kund\u00ebrshtare, por tallja e Kristaqit \u00ebsht\u00eb e vetmja \u201cdeklarat\u00eb\u201d politike mes grupit t\u00eb burrave n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p>I ulur p\u00ebrbri tij, Shefqet Lazi, 80-vje\u00e7, e ironizon shokun e loj\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cKy voton p\u00ebr Lu\u00e7iano Bo\u00e7in<\/em>\u201d, thot\u00eb ai, duke p\u00ebrmendur kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d. Por Kristaqi nuk i heq syt\u00eb nga gur\u00ebt: \u201cEurop\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, dhe b\u00ebn domino.<\/p>\n<p>Vet\u00eb 80-vje\u00e7ari thot\u00eb se do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr kandidatin e socialist\u00ebve, Gledian Llatja. Ai thot\u00eb se Llatja nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019ia marr\u00eb vot\u00ebn, por e ndjen si detyrim ndaj kryeministrit, q\u00eb e ka ndihmuar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><em>\u201cRama m\u00eb ka ndihmuar. E kam takuar vet\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb burri, nd\u00ebrsa shton se kryeministri e kishte ndihmuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat arsye e shtyjn\u00eb Binjakun t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr krahun e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb votoj Lu\u00e7ianon sepse m\u2019u gjend n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<\/em>,\u201d thot\u00eb 63-vje\u00e7ari me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Ai tregon se ish-deputeti q\u00eb garon p\u00ebr kryebashkiak e kishte ndihmuar t\u00eb operonte t\u00eb birin.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, t\u00eb dy burrat flasim me nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebr\u00e7mimi p\u00ebr politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt.<em>\u00a0\u201cNa mbyt\u00ebn hajdut\u00ebt\u201d<\/em>, thot\u00eb Binjaku. \u201c<em>Nj\u00ebqind metra rrug\u00eb e nuk e b\u00ebjn\u00eb<\/em>\u201d, shton Lazi.<\/p>\n<p>Pa e kuptuar, ata u ngjajn\u00eb dy gur\u00ebve t\u00eb dominos\u00eb q\u00eb presin t\u00eb hidhen n\u00eb fush\u00eb n\u00eb 14 maj, pa ndonj\u00eb pretendim.<\/p>\n<p><strong>Me regji qendrore<\/strong><br \/>\nN\u00eb Elbasan, 171 mij\u00eb zgjedh\u00ebs do t\u00eb vendosin mes kryebashkiakut aktual Gledian Llatja, i cili e drejton bashkin\u00eb q\u00eb prej zgjedhjeve pa gar\u00eb t\u00eb vitit 2019 dhe rivalit t\u00eb tij t\u00eb koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, ish-deputetit Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, q\u00eb kandidon me mb\u00ebshtjen e grupit t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb PD dhe Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse posterat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Gledian Llatja nuk do t\u00eb k\u00ebmbeheshin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Elbasanit, zor se do t\u00eb dukej sikur po b\u00ebheshin zgjedhje lokale.<\/p>\n<p>As n\u00ebp\u00ebr kafene dhe as n\u00eb rrug\u00eb nuk d\u00ebgjon t\u00eb flitet p\u00ebr politik\u00eb. Takimet politike b\u00ebhen \u201cfshehtas\u201d, kryesisht me nj\u00eb rreth militant\u00ebsh partie dhe me regji qendrore q\u00eb i shp\u00ebrndan m\u00eb pas n\u00eb media apo rrjete sociale. Gjithashtu, asnj\u00ebri prej kandidat\u00ebve nuk shp\u00ebrndan m\u00eb par\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb takimesh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky reporter q\u00eblloi me fat t\u00eb enjten n\u00eb m\u00ebngjes, pasi d\u00ebgjoi fonin\u00eb e nj\u00eb takimi elektoral n\u00eb sheshin e famsh\u00ebm t\u00eb Turizmit; brenda nj\u00eb restoranti n\u00eb kalan\u00eb e Elbasanit, kryebashkiaku Gledian Llatja po zhvillonte nj\u00eb takim me qytetar\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>N\u00eb takim, Llatja renditi disa nga pun\u00ebt e b\u00ebra prej bashkis\u00eb. Ai tha se kishte shtruar 100 mij\u00eb metra katror\u00eb rrug\u00eb, q\u00eb konvertuar n\u00eb metra lineare (me gjer\u00ebsin\u00eb minimale t\u00eb nj\u00eb rruge 2.8 metra) i takojn\u00eb rreth 35 kilometra.<\/p>\n<p>Ai premtoi kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se \u201c<em>Bashkia e Elbasanit ishte e dyta n\u00eb vend\u201d,<\/em>\u00a0p\u00ebr fonde nga donator\u00eb t\u00eb huaj. Kryebashkiaku u tregua i kujdesh\u00ebm q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte jehon\u00eb mesazhit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb fushat\u00eb se bashkit\u00eb me kryetar\u00eb nga opozita nuk do kishin mb\u00ebshtetje. \u201c<em>Nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb,<\/em>\u201d shtoi Llatja, i cili premtoi q\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme do t\u00eb b\u00ebnte \u201ckat\u00ebrfish m\u00eb shum\u00eb\u201d pun\u00eb p\u00ebr qytetin.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku refuzoi t\u2019u p\u00ebrgjigjej disa pyetjeve t\u00eb BIRN, nd\u00ebrsa bezdia p\u00ebr pranin\u00eb e nj\u00eb gazetari n\u00eb takim ishte e dukshme edhe n\u00eb stafin e tij.<\/p>\n<p><em>\u201cJu nuk keni qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dashamir\u00ebs,<\/em>\u201d i tha Llatja k\u00ebtij reporteri, duke mos e sqaruar se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohej me \u201cdashamir\u00ebsi t\u00eb medias\u201d ndaj personave t\u00eb zgjedhur apo kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN nuk mundi t\u00eb ndiqte ndonj\u00eb takim elektoral t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, por e takoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb zyrat elektorale n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati, nd\u00ebrsa nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh hyjn\u00eb e dalin me fletushka n\u00eb duar.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ngusht\u00eb me koh\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb, por shtoi se stafi i tij \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb paradhom\u00ebn e tij, ish-pushtetar\u00eb lokal\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb ende \u201cvajtojn\u00eb\u201d t\u00ebrheqjen nga gara n\u00eb vitin 2019, q\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb ata mjaft m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb nivel lokal. Kjo situat\u00eb, bashk\u00eb me makinerin\u00eb\u00a0 elektorale t\u00eb\u00a0 partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe ndarjen mes dy grupeve t\u00eb PD-s\u00eb, ngre nj\u00eb hije pesimizmi n\u00eb radh\u00ebt e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Bo\u00e7it n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i vet\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e fitores, nd\u00ebrsa premton hapje totale t\u00eb bashkis\u00eb ndaj qytetar\u00ebve dhe madje mund\u00ebsi ekstraligjore q\u00eb qytetar\u00ebt me firma dhe peticione t\u00eb diktojn\u00eb vendimmarrjen.<\/p>\n<p><em>\u201cMe 25 p\u00ebr qind t\u00eb firmave (t\u00eb votuesve) ata mund ta rr\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak dhe ta kthejn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb diskutim,\u201d<\/em>\u00a0premton ai.<\/p>\n<p>Ai premton gjithashtu ulje taksash, nd\u00ebrhyrje n\u00eb arsim, krijimin e laborator\u00ebve t\u00eb teknologjis\u00eb e madje edhe nj\u00eb teknopolis n\u00eb qytetin e Elbasanit. Ai thekson po ashtu se do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ngritjen e turizmit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe do t\u2019i jap\u00eb hov bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb laboratori certifikimi dhe at\u00eb q\u00eb e quan \u201cheqje t\u00eb stigm\u00ebs s\u00eb ndotjes mjedisore\u201d q\u00eb ka qyteti.<\/p>\n<p>Por presioni ndjehet edhe mes stafit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cA ka humbur Ramiz Alia n\u00eb Elbasan, pse mendoni q\u00eb nuk humbet Edi Rama?!<\/em>\u201d, tha nj\u00eb k\u00ebshilltar i Bo\u00e7it, por q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mos citohej me em\u00ebr p\u00ebr shkak se pushteti mund t\u00eb hakmerrej mbi t\u00eb af\u00ebrmit e tij n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qet\u00ebsi e pazakont\u00eb<\/strong><br \/>\nN\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021, Partia Socialiste dhe aleatja e saj, PSD mor\u00ebn 7700 vota m\u00eb shum\u00eb se koalicioni opozitar n\u00eb Elbasan, por zgjedhjet u njollos\u00ebn nga nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb mes pal\u00ebve, q\u00eb la t\u00eb vdekur politikanin lokal, Pjerin Xhuvani.<\/p>\n<p>Ngjarja n\u00eb fjal\u00eb zbuloi se policia ishte e paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me element\u00eb kriminal\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb zgjedhje, duke e l\u00ebshuar kontrollin e territorit dhe duke d\u00ebshtuar t\u00eb kryente funksionin baz\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb lagjen 5 maji ku dy vjet m\u00eb par\u00eb u vra Xhuvani, banor\u00ebt duket sikur e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas tensionin. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e t\u00eb dy pal\u00ebve po shpresojn\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkoj\u00eb qet\u00eb, megjith\u00ebse ata q\u00eb mb\u00ebshtesin opozit\u00ebn jan\u00eb dyshues dhe e shohin jav\u00ebn e fundit t\u00eb fushat\u00ebs si gur prove.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo jav\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme<\/em>,\u201d parashikon Agron Beqiri, nj\u00eb banor i vjet\u00ebr i lagjes 5 maji, q\u00eb gjendet n\u00eb zyr\u00ebn elektorale t\u00eb Bo\u00e7it.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se jeton n\u00eb Itali, por \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kandidatin e opozit\u00ebs, nj\u00ebher\u00eb sepse e ka mik dhe e dyta p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb tij politike.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb jam arratisur n\u00eb 1988,<\/em>\u201d shton ai, nd\u00ebrsa kujton se ishte plagosur asokohe nga rojet e kufirit dhe ishte kuruar p\u00ebr gjasht\u00eb muaj n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Beqiri i tha BIRN se deri tani nuk kishte par\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb dyshimta t\u00eb grupit q\u00eb n\u00eb vitin 2021 ishte akuzuar p\u00ebr blerje votash, nd\u00ebrsa mendon se votimi elektronik e leht\u00ebson disi menaxhimin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, lagja \u00ebsht\u00eb heterogjene dhe shum\u00eb t\u00eb ardhur nga zonat rurale jan\u00eb sipas tij \u201cleht\u00ebsisht t\u00eb manipuluesh\u00ebm\u201d.\u00a0 Nj\u00eb zyr\u00eb elektorale e kandidatit Llatja n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ishte e mbyllur n\u00eb koh\u00ebn kur BIRN e vizitoi. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb grua q\u00eb po b\u00ebhej gati t\u00eb largohej p\u00ebr drek\u00eb tha se \u201cgjith\u00e7ka ishte normale n\u00eb qytet\u201d.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb pashpres\u00eb<\/strong><br \/>\nN\u00eb parkun Rinia t\u00eb Elbasanit, Albert Shukle, 60 vje\u00e7, thot\u00eb se nuk do t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cKam nj\u00eb vit pa pun\u00eb<\/em>,\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa tregon se askush nuk interesohet p\u00ebr t\u00eb. Burri ka punuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrtim, por p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore i ishte dashur ta linte pun\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb la ajo, nuk e lash\u00eb un\u00eb,<\/em>\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa vendos dor\u00ebn mbi bark ku ndodhet s\u00ebmundja q\u00eb ia b\u00ebn t\u00eb pamundur pun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb. Shukle nuk ka asnj\u00eb shpres\u00eb se zgjedhjet do ta ndryshojn\u00eb p\u00ebr mir\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Mosbesimi ndaj politik\u00ebs ndahet mes shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Elbasanit n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, ku shum\u00eb prej tyre u ankuan p\u00ebr korrupsionin e lart\u00eb dhe munges\u00ebn e v\u00ebmendjes ndaj halleve t\u00eb tyre. Ekonomia n\u00eb qytet konsiderohet gjithashtu nj\u00eb peng i lidhjeve t\u00eb ngushta t\u00eb politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa peshon situat\u00ebn politike me nj\u00eb rrudhje buz\u00ebsh, Lenci nj\u00eb taksist i tha BIRN se \u201cqyteti ka mbaru\u201d dhe se p\u00ebr t\u00eb \u201cnuk kishte m\u00eb shpres\u00eb\u201d. Duke iu referuar kandidat\u00ebve, ai e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se nuk donte asnj\u00ebrin prej tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cLu\u00e7iano nuk ka hedhur qoft\u00eb edhe nj\u00eb lug\u00eb gjelle asfalt, kur e kishte mund\u00ebsin\u00eb<\/em>,\u201d thot\u00eb taksisti.<em>\u00a0\u201cLlatja \u00ebsht\u00eb si model rrobash, por ka mb\u00ebshtejen e socialist\u00ebve<\/em>,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Por ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb edhe pse nuk presin ndonj\u00eb ndryshim, e kan\u00eb zgjedhur nga duan t\u00eb shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kledian \u00c7ela, nj\u00eb 20 vje\u00e7ar q\u00eb punon n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb familjes thot\u00eb se po shpresonte q\u00eb zgjedhjet t\u00eb shkonin djathtas. \u00c7ela thot\u00eb se kjo m\u00eb shum\u00eb ishte p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb familjare, por shton edhe se situata ekonomike ishte r\u00ebnduar.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb nj\u00eb birr\u00eb e merrja me shumic\u00eb 75 lek\u00eb dhe e shisja 100, por tani me shumic\u00eb e marr 95-100 lek\u00eb dhe m\u00eb duhet ta shes 120 lek\u00eb, por nuk e blen kush. E shes po 100<\/em>,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>I riu thot\u00eb se ndjehet i vetmuar n\u00eb qytet, pasi moshatar\u00ebt i kan\u00eb ikur. \u2018<em>Kan ik t\u00eb gjith\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb nd\u00ebrsa shton se vet\u00eb \u00ebsht\u00eb ende duke vler\u00ebsuar situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nexhmie M\u00ebhalla, 52 vje\u00e7, shit\u00ebse perimesh n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej rrugicave t\u00eb lagjes 5 Maji, thot\u00eb se punon gjith\u00eb dit\u00ebn bashk\u00eb me t\u00eb shoqin p\u00ebr 1 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe ankohet p\u00ebr r\u00ebnien e fuqis\u00eb bler\u00ebse. Por ajo shton se ka votuar q\u00eb prej 30 vjet\u00ebsh socialist\u00ebt dhe nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kur e pyet se \u00e7far\u00eb pret nga bashkia, M\u00ebhalla mbledh supet.<\/p>\n<p><em>\u201cBashkia nuk do vij\u00eb k\u00ebtu t\u00eb blej\u00eb specat e mi<\/em>,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb zhg\u00ebnjyer ishin edhe nj\u00eb \u00e7ift rreth t\u00eb 50-tave, q\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb mos u p\u00ebrmendej emri.<\/p>\n<p>I veshur me nj\u00eb xhaket\u00eb blu dhe me dy qese me perime n\u00eb duar, burri thot\u00eb se kishte votuar m\u00eb her\u00ebt Partin\u00eb Demokratike, por sherri mes demokrat\u00ebve e kishte demoralizuar.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se fytyrat e politikan\u00ebve ishin prej vitesh t\u00eb nj\u00ebjtat dhe nuk shihte arsye p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb zgjedhje as p\u00ebr Ram\u00ebn, as p\u00ebr Berish\u00ebn dhe as p\u00ebr Met\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cK\u00ebta jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb<\/em>,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi:\u00a0<em>\u201cKushdo q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb po nj\u00ebsoj, ne nuk fitojm\u00eb asgj\u00eb<\/em>\u201d.\/\u00a0<strong><em>BIRN<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb hyrje t\u00eb parkut Rinia n\u00eb Elbasan, dy dyzina burrash p\u00ebrplasin her\u00eb me nerva dhe her\u00eb me t\u00eb qeshur gur\u00ebt e dominos\u00eb mbi tavolinat prej betoni. Mbi sip\u00ebrfaqen gri t\u00eb tavolinave shihen t\u00eb zbehta vij\u00ebzimet e kutive t\u00eb shahut dhe t\u00eb tavll\u00ebs. \u201cEurop\u00eb, ja ku e ke Europ\u00ebn,\u201d\u00a0thot\u00eb me z\u00eb pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45106,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-45105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45105\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45106"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}