{"id":45108,"date":"2023-05-05T18:59:12","date_gmt":"2023-05-05T18:59:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45108"},"modified":"2023-05-05T18:59:12","modified_gmt":"2023-05-05T18:59:12","slug":"berisha-rama-po-kercen-nga-sevdaja-por-do-kerceje-edhe-me-shume-pas-14-majit-kur-te-humbe-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/05\/berisha-rama-po-kercen-nga-sevdaja-por-do-kerceje-edhe-me-shume-pas-14-majit-kur-te-humbe-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama po k\u00ebrcen nga \u2018sevdaja\u2019, por do k\u00ebrcej\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb pas 14 majit kur t\u00eb humb\u00eb zgjedhjet!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb takimin elektoral t\u00eb zhvilluar sot n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb me kandidatin p\u00ebr kryetar bashkie, z. Agron Loka tha se: \u201cM\u00eb 14 maj \u00e7do demokrat, socialist, \u00e7do qytetar i paparti voton p\u00ebr veten e tij, p\u00ebr dinjitetin e tij.\u201d<\/p>\n<p>Lideri demokrat, tha se, \u00ebsht\u00eb koha t\u2019i japim fund k\u00ebsaj vjedhje, t\u00eb firmosim ndryshimin. Ne duhet t\u00eb vendosim ndryshimin sot ose kurr\u00eb. Berisha u shpreh n\u00eb fjal\u00ebn e tij se, ngrirja e rrogave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim monstruoz, pasi do e fus\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha shprehu shqet\u00ebsimin e tij kur shtoi gjatw fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur se shqiptar\u00ebt po largohen, dhe se Shqip\u00ebria po \u2018pushtohet\u2019 nga njer\u00ebz q\u00eb vijn\u00eb prej Bangladeshi, apo India. Berisha akuzoi Ram\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se e ka paralizuar drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend, dhe se e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u00e7ifligun e t\u00eb atit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Berisha u shpreh se Rama po k\u00ebrcen nga \u2018sevdaja\u2019, por do k\u00ebrcej\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb pas 14 majit kur t\u00eb humbas\u00eb zgjedhjet. Ai e quajti taktik\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit fushat\u00eb sipas kryeministrit, nj\u00eb ofendim t\u00eb madh p\u00ebr figur\u00ebn e gruas n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha iu b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb flamurin e fushat\u00ebs, dhe t\u00eb p\u00ebrmbysin regjimin monist, si nj\u00eb nga misionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00ebs dhe Kruj\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj. M\u00eb s\u00eb pari mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nderimin m\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebr ju, mb\u00ebshtetjen tuaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb t\u00eb cilin ju firmosni sot fitoren, firmosni ndryshimin, firmosni \u00e7eljen e dyerve t\u00eb shpres\u00ebs n\u00eb Kruj\u00eb, Fush\u00eb Kruj\u00eb dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Oerd Bylykbashki, n\u00ebnkryetari i PD, deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe drejtues politik n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit. I nderuar zoti kryetar i PD-s\u00eb, s\u00eb Kruj\u00ebs, e nderuar zonja sekretare. I nderuar zoti an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Aulon Kalaja. I dashur zoti Ylli Lame, Safet Stafuka.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nder i madh dhe k\u00ebnaq\u00ebsi, t\u00eb paraqes k\u00ebtu qytetarin shembullor, t\u00eb paraqes Agron Lok\u00ebn p\u00ebr kryetar bashkie, t\u00eb paraqes njeriun e ndersh\u00ebm, biznesmenin e ndersh\u00ebm, demokratin e p\u00ebrkushtuar, duke ju garantuar ju se Agron Loka do t\u00eb shkrij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjit\u00eb e tij, aft\u00ebsit\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jet\u00ebn tuaj p\u00ebr mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb bashki, e cila mbart mbi supe historin\u00eb e kombit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga burra dhe gra t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, pun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb men\u00e7ur, trima, atdhedash\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb ndryshojm\u00eb Kruj\u00ebn, ta shp\u00ebtojm\u00eb at\u00eb nga nj\u00eb regjim i cili sot t\u00eb gjitha pushtet i ka nj\u00eb duart e nj\u00eb njeriu. T\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs. Keq\u00ebsia e tij shpirt\u00ebrore rrezatohet n\u00eb jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb rinjve tan\u00eb, n\u00eb mir\u00ebqenien e familjeve tona, n\u00eb bizneset dhe fermat tona.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14 maj votojm\u00eb Agron Lok\u00ebn p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Kruj\u00ebs, por ju garantoj se n\u00eb dat\u00ebn 14, duke votuar Agron Lok\u00ebn, \u00e7do demokrat, socialist, \u00e7do qytetar i paparti i k\u00ebtij rrethi, voton para s\u00eb gjithash p\u00ebr veten e tij. Voton p\u00ebr dinjitetin e tij, p\u00ebr t\u00eb respektuar veten e tij. Voton p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar d\u00ebshp\u00ebrimin, zhg\u00ebnjimin, indiferenc\u00ebn me shpres\u00ebn, besimin, suksesin dhe nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr nga ajo e sotmja.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Cili do krutane e krutan, cili do shqiptare dhe shqiptar q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve ndjehet se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, ndjehet se \u00ebsht\u00eb ekonomikisht m\u00eb mir\u00eb, i them vazhdo rrug\u00ebn, voto Edi Ram\u00ebn dhe ke mir\u00ebkuptimin ton\u00eb. Por sot, ata t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb pohojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn. Ata jan\u00eb nj\u00eb rreth i ngusht\u00eb i qeveritar\u00ebve, jan\u00eb nj\u00eb rreth i ngusht\u00eb i qeveritar\u00ebve vendor\u00eb, jan\u00eb pastaj grupet e malavit\u00ebs, t\u00eb lidhura me pushtetin.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu, p\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb ndalemi. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se grupet kriminale dhe ato t\u00eb malavit\u00ebs jan\u00eb fuqizuar, por do t\u00eb ju them nj\u00eb gj\u00eb, miqt\u00eb e mi; \u00ebsht\u00eb n\u00eb men\u00e7urin\u00eb ton\u00eb t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb mendojm\u00eb. Ju garantoj se asnj\u00ebri prej tyre nuk i afrohet kurr\u00eb atij kriminelit n\u00eb parlament q\u00eb i mbron ata, q\u00eb pasurohet prej tyre, q\u00eb vjedh, atij ministrit, kryeministrit q\u00eb vjedh ju, n\u00eb shuma, dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa t\u00eb gjitha bandat dhe hajdut\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku. Po. Po.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb ka hajdut q\u00eb futet e vjedh 10 mij\u00eb, 100 mij\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb dhe 1 milion. Por sot kemi kryeminist\u00ebr q\u00eb firmos p\u00ebr 430 milion\u00eb parat\u00eb tuajat dhe nuk ekziston asgj\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb firmosur parat\u00eb.<\/p>\n<p>Sot keni kryeminist\u00ebr q\u00eb blen 4 mln euro nj\u00eb vazo druri, se ja ka \u00ebnda syve t\u00eb tij. Sot keni kryetar bashkie q\u00eb ju thot\u00eb qytetar\u00ebve e shqiptar\u00ebve, se kam mbjell\u00eb 1 mln pem\u00eb. Po kush vjedh m\u00eb shum\u00eb m\u00eb thoni ju mua. Po sa ka vjedhur ai me faturat e 1 mln pem\u00ebve, ta keni t\u00eb qart\u00eb se nuk kan\u00eb vjedhur t\u00eb gjith\u00eb hajdut\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Pse po i them k\u00ebto sot? P\u00ebr t\u00eb justifikuar hajdut\u00ebt, jo, jo. Por po i them se kjo vot\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr secilin prej nesh, kjo vot\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndahemi nga k\u00ebta hajdut\u00eb t\u00eb cil\u00ebt si shushunja po i thithin gjakun shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet me zotimin se do heq\u00eb taksat p\u00ebr ushqime. Ku jemi sot. Vet\u00ebm me shpenzimin tuaj p\u00ebr shkak t\u00eb bordeve komuniste t\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb rriti \u00e7mimet me to, secili prej jush nga 2021 n\u00eb 2022 ka shpenzuar 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ushqime. 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb dy pensione, jan\u00eb 1 rrog\u00eb. Pra jo q\u00eb nuk dha rrog\u00ebn e 13, por mori rrog\u00ebn e 12-t\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama 1 e dy, n\u00eb fjalime thot\u00eb; h\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vdes kush urie. Llogjik\u00eb e turpshme, nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb vdes njeri urie, \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb jetoj\u00eb njer\u00ebzit si njer\u00ebz, t\u00eb jetojn\u00eb jet\u00ebn q\u00eb meritojn\u00eb \u00ebsht\u00eb puna se ju k\u00ebtu dhe kudo shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb bekuar, n\u00eb nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm turizmi, bregu, fusha kan\u00eb potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbur \u00e7do qytetar t\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00ebs dhe Kruj\u00ebs. Po pse nuk ndodh kjo, pse nuk ndodhi kjo. Po kjo nuk ndodhi sepse zot\u00ebria e tij i ngriu rrogat. Ngrirja e rrogave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim monstruoz, ua them un\u00eb ju k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ne kemi qen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr, shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, por ne ja dol\u00ebm q\u00eb n\u00eb vitin 2013 t\u00eb firmosim n\u00eb bordero rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, m\u00eb t\u00eb larta se rumun\u00ebt e bullgar\u00ebt. Po si ja dol\u00ebm thoni ju, ja dol\u00ebm sepse jemi vend i pasur. Nuk ka vend m\u00eb t\u00eb pasur, p\u00ebr k\u00ebta banor\u00eb q\u00eb ka sot Shqip\u00ebria. Ja dol\u00ebm sepse qeveria, si \u00e7do qeveri q\u00eb del nga ju nuk mund t\u00eb ket\u00eb objektiv tjet\u00ebr m\u00eb madhor se sa p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Ndaj dhe dyfishuam pensionet, rrogat, p\u00ebrgjysmuam taksat, u dyfishuan bizneset.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi mbrapa? Pse them un\u00eb k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri para s\u00eb gjithash. Sepse mbrapa ky njeri, ngriu rrogat, dyfishoi taksat, ka l\u00ebshuar nj\u00eb lukuni t\u00eb tmerrshme gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebsish mbi bizneset, t\u00eb paskrupullt, nj\u00eb pasion p\u00ebr gjobat, p\u00ebr t\u00eb mashtruar qytetar\u00ebt nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ecim k\u00ebshtu m\u00eb. A nuk po ushtojn\u00eb n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e vendit, thirrjet, sirenat p\u00ebr ndryshim. A nuk po ikin shqiptar\u00ebt nga ky vend, sikur t\u00eb ishte tok\u00eb e mallkuar, m\u00eb shum\u00eb se nga \u00e7do vend tjet\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha vendet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Po pse? Sepse jan\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjedhur, sepse ai kryeminist\u00ebr me ekipin e tij nd\u00ebrton rrug\u00ebn me 24 mln euro, kur ajo kushton 2 mln euro. Sepse ai kryeminist\u00ebr udh\u00ebton me avion me dhom\u00eb gjumi dhe shpenzon 22 milion\u00eb euro n\u00eb 137 udh\u00ebtime. Nd\u00ebrkoh\u00eb kancelari i Austris\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pakt\u00ebn 10 her\u00eb m\u00eb i pasur se Shqip\u00ebria, mos m\u00eb shum\u00eb, udh\u00ebton me linj\u00eb tregtare dhe ministrat e tij udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb klase ekonomike.<\/p>\n<p>Pra a \u00ebsht\u00eb koha ti japim fund, t\u00eb firmosim ndryshimin. Un\u00eb mendoj se sot ose kurr\u00eb ne duhet t\u00eb vendosim ndryshimin.<\/p>\n<p>Askush nuk e meriton varf\u00ebrin\u00eb. Por t\u00eb qendrosh indiferent kur t\u00eb varf\u00ebron tjetri \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat dhe nuk duhet ta b\u00ebsh kurr\u00eb. Askush nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb pajtohet me mashtrimet e k\u00ebsaj qeverie dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>A e keni v\u00ebn\u00eb re ju k\u00ebto koh\u00eb, pasi i ka shp\u00ebrthyer skandal pas skandali, pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ka firmosur p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e tij 430 milion\u00eb euro, dhe ju paguani, dhe qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs paguajn\u00eb 29 euro tonin e mbetjeve n\u00eb fush\u00ebn e Sharr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kontrata thot\u00eb gjith\u00ebsej 11 euro. Asnj\u00eb kilogram nuk digjet atje. Ato para t\u00eb gjitha shkojn\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb offshore t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Pra, a mund t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne si njer\u00ebz t\u00eb vjedhur, si popull i mashtruar, si njer\u00ebz q\u00eb braktisim vendin ton\u00eb, sikur nuk ushqejm\u00eb ndjenjat m\u00eb minimale t\u00eb dashuris\u00eb ndaj tij. Jo dhe jo, koha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ndryshim, ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja. Ndaj edhe ju b\u00ebj thirrje m\u00eb 14 maj votoni Agrin Lok\u00ebn, dhe ju garantoj se Agron Loka do b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ndryshimin e jet\u00ebs suaj.<\/p>\n<p>Por miqt\u00eb e mi, m\u00eb 14 maj duke votuar Agron Lok\u00ebn ju i keni marr\u00eb pushtetin vendor nj\u00eb njeriu i cili e ka p\u00ebrdorur dhe e p\u00ebrdor at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019ju vjedhur ju. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtij monizmi t\u00eb sot\u00ebm ju riktheni n\u00eb sken\u00ebn politike pluralizmin politik n\u00eb qeverisjen vendore. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe e juaja. Ju garantoj ju k\u00ebtu se pas fitores m\u00eb 14 maj asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb nuk do mund t\u00eb ndaloj\u00eb ortekun e fitores brenda disa muajve n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme largimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Edi Ram\u00ebs nga skena politike.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb shkoj e ftoj dhe i them dil k\u00ebtu n\u00eb shesh, t\u00eb dal\u00eb para qytetar\u00ebve, kemi detyrim, sepse jan\u00eb ata q\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr ne, jan\u00eb q\u00eb shprehin besimin tek ne. Urdh\u00ebroni k\u00ebtu t\u00eb dalim t\u2019u japim llogari atyre, t\u00eb na pyesin ata, t\u2019i raportojm\u00eb atyre p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Edhe p\u00ebr jet\u00ebn personale. Jo, jo nuk del kurr\u00eb. P\u00ebrkundrazi, fshihet dhe ik\u00ebn. Sikund\u00ebr fsheh Bushin.<\/p>\n<p>Po vij nga Mamurrasi, \u00e7\u2019t\u00eb shoh un\u00eb. Ajo zonja edhe para tri jav\u00ebsh tenderin me 99.7%. Bushi shumic\u00ebn e tenderave k\u00ebshtu i ka, se edhe Bushi nuk mbetet prapa. Dosjet i ka n\u00eb SKAP. E mori Edi Rama, shko tani, dosjet i ke k\u00ebtu dhe vazhdo fushat\u00ebn. Prandaj Bushi nuk vjen k\u00ebtu me Agron Lok\u00ebn. Nuk ka si vjen, sepse duhet t\u00eb jap\u00eb hesap p\u00ebr helmimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kruj\u00ebs. Duhet t\u00eb jap\u00eb hesap p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin.<\/p>\n<p>E tha bukur, Agroni, apo Oerdi: Askush nuk mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi kjo mafie e tmerrshme shtet\u00ebrore.A nuk vdiq\u00ebn para tri viteve nj\u00eb 24 qytetar\u00eb n\u00eb Thuman\u00eb, n\u00eb pallate t\u00eb cilat ishin deklaruar t\u00eb pabanueshme. \u00c7far\u00eb ndodhi? U arrestuan dy ish komunar\u00eb t\u00eb PD n\u00eb Fark\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb banes\u00eb t\u00eb plasaritur. Asnj\u00ebri. Ishin ministra ata q\u00eb kishin firmosur. Nuk p\u00ebsuan asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Prandaj e nisa fjal\u00ebn time pak si t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke ju th\u00ebn\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka kriminel\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj, keqb\u00ebr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Po m\u00eb kriminel\u00eb se k\u00ebta me kollare, dhe me kostume t\u00eb lustruara q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Kan\u00eb paralizuar ligjin, kan\u00eb shkat\u00ebrruar drejt\u00ebsin\u00eb. Kan\u00eb krijuar nj\u00eb drejt\u00ebsi e cila vet\u00ebm mbulon krimet e tyre, vjedhjet e tyre. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Kjo do t\u00eb thot\u00eb qytetar\u00eb pa t\u00eb drejta. Dhe t\u00eb till\u00eb jan\u00eb sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe m\u00eb dat\u00ebn 14 maj \u00e7do qytetar voton p\u00ebr dinjitetin e tij, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tij. Urdh\u00ebroni \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb! Heqin gjykata, prokurori, e ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb sikur t\u00eb ishte \u00e7ifligu i Kristaq Ram\u00ebs. Po kan\u00eb nevoj\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr sh\u00ebrbime, apo jo? Atij q\u00eb i largon gjykat\u00ebn, ia dyfishon shpenzimin me avokatin, shpenzimin e rrug\u00ebs p\u00ebr procesin. As q\u00eb pyesin fare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ikin, dhe t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu cingalez\u00eb, indian\u00eb, bangladeshas. A mund t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu? Un\u00eb besoj q\u00eb jo. Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs!<\/p>\n<p>Ju ftoj t\u00eb gjith\u00eb ju k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb takojm\u00eb me \u00e7do qytetar. Fitorja \u00ebsht\u00eb e sigurt, por duhet t\u00eb takojm\u00eb \u00e7do qytetar. T\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me t\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vota p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb vota p\u00ebr PD, as PS, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr dinjitetin, p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnien, p\u00ebr shpres\u00ebn, p\u00ebr besimin tuaj.<\/p>\n<p>Nuk meritoni ju nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb. Nuk meriton Shqip\u00ebria t\u00eb braktiset n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Nuk meritojn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb qeverisen nga hajdut\u00eb q\u00eb vjedhin nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb. Nuk meritojn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr\u00e7mim, jo dhe jo. Ju jeni njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebn Edi Rama sot? E keni par\u00eb vet\u00eb. Kalon nga takimi n\u00eb takim, duke u hedhur dhe p\u00ebrdredhur. Ia them k\u00ebtu q\u00eb, e ke nga sevdaja Edi Rama at\u00eb k\u00ebrcim. Absolutisht! Si i thot\u00eb populli: k\u00ebrcen nga sevdaja. E ka kapur tmerri, dhe ka arsye t\u00eb tmerrohet se ka vjedhur.<\/p>\n<p>Kur u b\u00eb kryeminist\u00ebr, OSBE i tha me raport: ke 200 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb fshehura offshore. Nuk guxoi t\u00eb \u00e7el\u00eb goj\u00ebn, nuk guxoi t\u2019i hedh\u00eb n\u00eb gjyq, se i ka t\u00eb vjedhura, dhe vazhdoi t\u00eb vjedh\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Jeton n\u00eb Saraje 720 metra t\u00eb gjata themelet, me nj\u00eb kop\u00ebsht 5000 metra. Po, po jeton si pasha atje. Po nga i more kur ti, ua them k\u00ebtu para jush, se prandaj nuk vjen ai. Se kur nd\u00ebrtoi Sarajet kishte gjith\u00ebsej t\u00eb deklaruara 3800 euro. Po si mund t\u00eb nd\u00ebrtosh Saraje?<\/p>\n<p>Kam 30 vite kam nj\u00eb apartament, absolutisht asnj\u00eb met\u00ebr tjet\u00ebr, as 130 met\u00ebr katror\u00eb. Aq ishin t\u00eb ardhurat e mia dhe ato realizova. Kurse ti u b\u00ebre m\u00eb Saraje? Sigurisht, duke gjobitur, duke ryshfetuar, duke bler\u00eb me leje nd\u00ebrtimi pasurin\u00eb t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Ndaj edhe m\u00eb dat\u00ebn 14 ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. Nuk shp\u00ebton!<\/p>\n<p>Do ndalem edhe n\u00eb nj\u00eb moment. Duke besuar se b\u00ebhet m\u00eb interesant mbledh n\u00ebnat, motrat, vajzat tona dhe iu mban fjalime. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebto takime nga analiza emocionale, del se mbi 80-90% e kan\u00eb pritur me p\u00ebr\u00e7mim dhe neverin\u00eb q\u00eb meriton. Sepse n\u00eb histori askush nuk iu ka shkaktuar n\u00ebnave, motrave dhe grave shqiptare dhimbje reale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se Edi Rama.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ato t\u00eb cilat \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb pa u plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat. Jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrcjellin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb dhera t\u00eb tjera, se nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i ushqejn\u00eb. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mizogjen. Rrethohet nga nj\u00eb grup zyrtaresh t\u00eb cilat ndjekin vet\u00ebm sektin e tij t\u00eb pashpirt.<\/p>\n<p>Po vij nga Peshkopia, Bulqiza dhe Mati. Zv. e tij de facto kryeministre me banda dhe bandit\u00eb, me qese dhe para b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mashtronte dibran\u00ebt, matjan\u00ebt. Por zonja porosit zyr\u00ebn 220 mij\u00eb euro, sikur t\u00eb ishte e bija e Sulltanit t\u00eb Arabis\u00eb Saudite, dhe jo nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare. Po rosit biftekun 1 mij\u00eb euro. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me grat\u00eb dhe vajzat shqiptare.<\/p>\n<p>Ndaj edhe iu b\u00ebj thirrje n\u00ebnave, motrave k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb marrim n\u00eb dor\u00eb flamurin e fushat\u00ebs. Inteligjenca emocionale e juaja \u00ebsht\u00eb energjia m\u00eb pozitive e k\u00ebsaj fushate. \u00cbsht\u00eb energjia m\u00eb e madhe bind\u00ebse edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb vendosur akoma t\u00eb votojn\u00eb. Ndaj edhe ju ftoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision, nj\u00eb nga misionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs suaj: p\u00ebrmbysjen e k\u00ebtij regjimi monist, rivendosjen e pluralizmit, ndryshimit, shpres\u00ebs, t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Kruja dhe Fush\u00eb-Kruja, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb takimin elektoral t\u00eb zhvilluar sot n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb me kandidatin p\u00ebr kryetar bashkie, z. Agron Loka tha se: \u201cM\u00eb 14 maj \u00e7do demokrat, socialist, \u00e7do qytetar i paparti voton p\u00ebr veten e tij, p\u00ebr dinjitetin e tij.\u201d Lideri demokrat, tha se, \u00ebsht\u00eb koha t\u2019i japim fund k\u00ebsaj vjedhje, t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45109,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-45108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45108"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45108\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}