{"id":45205,"date":"2023-05-07T11:18:26","date_gmt":"2023-05-07T11:18:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45205"},"modified":"2023-05-07T11:18:26","modified_gmt":"2023-05-07T11:18:26","slug":"zija-ismaili-drejt-fitores-se-beratit-thirrja-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/07\/zija-ismaili-drejt-fitores-se-beratit-thirrja-e-berishes\/","title":{"rendered":"Zija Ismaili drejt fitores s\u00eb Beratit, thirrja e Berish\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>EKSTRAKT<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot n\u00eb turin e tij elektoral takimin me kandidatin e koalicionit \u201cBashke Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr Bashkin\u00eb Berat, z.Zija Ismaili. Berisha nga Berati iu tha qytetar\u00ebve se n\u00eb 14 maj ata votojn\u00eb p\u00ebr veten e tyre, rivendosjen e pluralizmit, ndaj dhe duhet q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshimin.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs theksoi se, me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb PD, energjia e cila \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb makthin e shqiptar\u00ebve, nga 220 lek\u00eb, do t\u00eb shkoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb 6 lek\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Berisha tha se pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dhe se populli nuk \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr nga natyra, por nga qeveria q\u00eb vjedh pareshtur.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu se g\u00ebnjeshtrat e rilindasve nuk kan\u00eb t\u00eb sosur, k\u00ebshtu q\u00eb ai propozoi q\u00eb p\u00ebr mashtrimet e tyre t\u00eb varet nj\u00eb baromet\u00ebr n\u00eb Parlament. Nj\u00eb nd\u00ebr rastet kryesore q\u00eb theksoi Berisha n\u00eb fjal\u00ebn e tij, ishte edhe furnizimi i Beratit me 24 or\u00eb uj\u00eb, ku kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha ftoi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, madje edhe ata q\u00eb ndihen zem\u00ebrthyer e t\u00eb pashpres\u00eb, t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb votojn\u00eb m\u00eb 14 maj zgjedhjen e duhur p\u00ebr Beratin, Zija Ismailin.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Beratit. V\u00ebllez\u00ebr dhe motra. Zonja e zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb zjarrta dhe nderimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr ju t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt, qytetar\u00ebt e Beratit kudo q\u00eb ndodhen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>I nderuar z.Ilir Meta, kryetar i PL. T\u00eb dashur deputet\u00eb t\u00eb kuvendit popullor, z.Alizoti. I dashur kryetar i PD t\u00eb Beratit, z.Shyqyri Duro. I dahsur kandidati yn\u00eb p\u00ebr bashki t\u00eb Beratit, kandidati m\u00eb i shk\u00eblqyer q\u00eb ka njohur Berati deri m\u00eb sot, Dr. Zija Ismaili. T\u00eb dashur kandidat\u00eb t\u00eb koalicionit ton\u00eb p\u00ebr Ku\u00e7ov\u00ebn, Lefter Maliqi. Kandidati i fitores, Gentjan Me\u00e7i. Kandidati i fitores Eugen Mustafallari, p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Skrapar, dhe Behar Xhaferaj, Poli\u00e7an.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kam nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe t\u2019u sjell mesazhin e fitores nga t\u00eb kat\u00ebrta an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Kudo q\u00eb shkoj n\u00eb mbar\u00eb vendin, nga jugu n\u00eb veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, por fryn rikthimi i demokracis\u00eb dhe rivendosja e pluralizmit.<\/p>\n<p>Ndaj dhe un\u00eb sot k\u00ebtu nga Berati, ftoj qytetar\u00ebt e Beratit, ftoj qytetar\u00ebt e mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 14 maj t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr veten e tyre. Vota p\u00ebr veten e tyre n\u00eb bindjen time m\u00eb absolute \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr ndryshimin e Beratit, p\u00ebr ndryshimin e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr ju ajo vot\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetarin ajo vot\u00eb, sepse votoni p\u00ebr rivendosjen e pluralizmit. Votoni p\u00ebr pushtetin e t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu, i cili edhe engj\u00ebll po t\u00eb jet\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb djall. Pale kur ka rastisur djall, imagjinoni se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet Edi Rama.<\/p>\n<p>Vota p\u00ebr Zija Ismailin, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr dinjitetin, lirit\u00eb tuaja. Sot ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim ku \u00e7do pushtet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu. Ky \u00ebsht\u00eb tipari m\u00eb thelb\u00ebsor i t\u00eb gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe p\u00ebrqendrimi, nuk ka skuadra pushkatimi, por ky ka n\u00eb dor\u00eb dar\u00ebn e tmerrshme t\u00eb varf\u00ebrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke i vjedhur ata dhe duke i p\u00ebrzen\u00eb ata \u00e7do jav\u00eb, \u00e7do vit, \u00e7do muaj nga vendi i tyre. Ky njeri nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka burgje dhe kampe p\u00ebrqendrimi, por ky njeri ka vendosur mbi shqiptar\u00ebt tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb. Dhe tirania e varf\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb tiranis\u00eb. John Kennedy thot\u00eb se, nj\u00ebri nga tri armiqt\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb njeriut, \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje \u00e7do qytetari t\u00eb Beratit dhe Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb me veten e tij. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb sot, sesa 10 vite m\u00eb par\u00eb, t\u00eb pyes\u00eb me veten e tij: pse n\u00eb k\u00ebto 8 vite, ik\u00ebn mbi 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria? Pse boshatisen qytetet dhe fshatrat tona? N\u00eb arsyetim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, kryesor dhe mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria. Varf\u00ebri e cila nuk vjen nga Zoti, nuk vjen nga natyra, por vjen nga robi qeveritar q\u00eb vjedh dit\u00eb e nat\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Vjedh, sepse nd\u00ebrton rrug\u00ebn me 24 milion\u00eb euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Europ\u00eb nd\u00ebrtohet me 2-3 milion\u00eb euro. Vjedh, sepse nd\u00ebrton shkoll\u00ebn me 7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kudo, edhe n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb bot\u00eb nd\u00ebrtohet me 700 mij\u00eb euro. Vjedh, sepse udh\u00ebton vet, kryeministri i vendit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr me avion me dhom\u00eb gjumi dhe shpenzon 22 milion\u00eb euro. Vjedh, sepse ministrat e tij marrin prona publike si investitor\u00eb strategjik n\u00eb kund\u00ebrshti me ligjin. Vjedh, se pushteti i tyre p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb fituar tendera familjar\u00ebt e tyre, gj\u00eb q\u00eb ligji e ndalon, dhe kjo sepse Edi Rama prin me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, pra a mund t\u00eb vazhdojm\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Ne t\u00eb jemi k\u00ebtu n\u00eb Berat, n\u00eb nj\u00ebrin nga 50 vendet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb planetit. K\u00ebshtu e kan\u00eb vler\u00ebsuar Beratin. Por ama, mos harroni, se \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. E megjithat\u00eb, qytetar\u00ebt e tij e braktisin, sepse ky kryetar \u00ebsht\u00eb kopja identike e Edi Ram\u00ebs. Ky kryetar, ka zero transparenc\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e taksave tuaja. Ky kryetar ka dyfishuar tarifat n\u00eb taksat lokale. Ky kryetar, nuk ka shkelur nj\u00ebher\u00eb, dhe n\u00eb qoft\u00eb se ka shkelur p\u00ebr t\u00eb mbushur ndonj\u00eb kosh me fruta apo ndonj\u00eb bidon me raki n\u00eb fshatrat e Beratit. E ftoj t\u00eb dal\u00eb k\u00ebtu me dr.Zijain, t\u00eb dal\u00eb para jush, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Velabisht, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Otllak\u00eb, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e k\u00ebtij rrethi. T\u00eb tregoj\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta. Braktisje, dhe vet\u00ebm braktisje!<\/p>\n<p>Ndaj edhe, vota juaj p\u00ebr doktor Zijain, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr veten tuaj. Pasi ju garantoj se, Zija Ismaili do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ju sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb mira me kostot m\u00eb t\u00eb lira. K\u00ebtu e d\u00ebgjuat, ai zotohet t\u00eb p\u00ebrgjysmoj\u00eb tarifat, taksat. Zotohet t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb t\u00eb ardhurat me drejt\u00ebsi, me ndershm\u00ebri. Otllaku jep 800 milion\u00eb taksa, dhe merr zero nga qeveria vendore.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh, ish kreu i bashkis\u00eb Nasufi, ngrihet n\u00eb Parlament e m\u00eb thot\u00eb: ja thot\u00eb, ne e b\u00ebm\u00eb Beratin me uj\u00eb 24 or\u00eb. Dhe un\u00eb i rikujtova se n\u00eb vitin 2012 kisha inaguaruar me ministrin gjerman t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik, Nibel uj\u00ebsjell\u00ebsin e Beratit q\u00eb do siguronte uj\u00eb 24 or\u00eb. Epo thash\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn paska nd\u00ebrtuar faza tjera, dhe e paskan zgjidhur.<\/p>\n<p>Absolutisht, aspak. Berati nuk ka uj\u00eb 24 or\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr parlamentare. Un\u00eb kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb baromet\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjeshtrave e ta varim aty n\u00eb parlament, se ju nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb n\u00eb sesionet e parlamentit d\u00ebgjoni rilindasit q\u00eb nxjerrin vet\u00ebm g\u00ebnjeshtra ndaj jush.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatrat e Beratit, as nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr furnizim me uj\u00eb. Fshatar\u00ebt e Beratit sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb braktisur se kurr\u00eb. At\u00ebher\u00eb, iu b\u00ebj thirrje t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr veten e tyre. N\u00eb qoft\u00eb se ndjehen mir\u00eb, dakord, por n\u00ebse konstatojn\u00eb se jan\u00eb braktisur, se fermat e tyre nuk kan\u00eb sukses, se prodhimet e tyre nuk rrisin mir\u00ebq\u00ebnien e tyre, at\u00ebher\u00eb i ftoj t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja, votoni Zija Ismailin.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu bizneset, Zija Ismaili u zotua k\u00ebtu p\u00ebr ulje t\u00eb ndjeshme t\u00eb tarifave dhe taksave vendore. Un\u00eb i garantoj bizneset se programi yn\u00eb i taksave t\u00eb ul\u00ebta, mbetet linj\u00eb themelore e jona, dhe se energjia q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar sot n\u00eb nj\u00eb kamxhik p\u00ebr to, do t\u00eb zbres\u00eb nga 220 n\u00eb 6 lek\u00eb kilovatin, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb pasur p\u00ebrpara. Po ku e bazoj un\u00eb k\u00ebt\u00eb? E bazoj k\u00ebt\u00eb, sepse ajo strategji e nd\u00ebrtimit t\u00eb HEC-eve e ka p\u00ebrmbysur situat\u00ebn energjitike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria prej 2 vitesh prodhon 2 miliard\u00eb kilovat or\u00eb m\u00eb shum\u00eb se konsumi. N\u00eb vend q\u00eb k\u00ebto tu kthehen bizneseve, n\u00eb vend se t\u2019ju kthehen ju, ato shfryt\u00ebzohen, vidhen nga dyshja Rama-Balluku.<\/p>\n<p>Po si vidhen do thoni ju? Ua them un\u00eb ju. \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta hajdut\u00eb? Gjith\u00eb ver\u00ebn, n\u00eb kund\u00ebrshti me ligjin e digave, zbrazin digat, ua shesin me \u00e7mim badihava me \u00e7mim 20-30 euro sekser\u00ebve t\u00eb tyre. K\u00ebta i shesin \u00ebn burs\u00eb me 180-200 euro kilovatin, dhe natyrisht ato jan\u00eb parat\u00eb e Ram\u00ebs dhe t\u00eb Belind\u00ebs, dhe th\u00ebrrime p\u00ebr sekser\u00ebt e tyre. K\u00ebt\u00eb ka dy vite q\u00eb e b\u00ebn. Asnj\u00ebri prej jush, asnj\u00eb shqiptar, nuk g\u00ebzon asgj\u00eb nga kjo pasuri e madhe publike q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb kostoja do thoni ju e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb. 0.9 lek\u00eb, mbajeni mend. E shisnim me 7 lek\u00eb tek ju, nuk kishte asnj\u00eb problem. Natyrisht, 0.9 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhimi, shkon duke u rritur nga nd\u00ebrmarrja n\u00eb nd\u00ebrmarrje. K\u00ebta e kaluan n\u00eb 95 lek\u00eb, dhe tek bizneset 220 lek\u00eb. Pra, duhet t\u2019i japim fund k\u00ebsaj, duhet t\u00eb vcotojm\u00eb ndryshimin. Ndryshimi \u00ebst\u00eb n\u00eb duart tuaja!<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Mendoni pak k\u00ebto 8 vite, \u00e7far\u00eb ndryshimi ka p\u00ebsuar kyrreth i mrekulluesh\u00ebm. Jan\u00eb shtruar k\u00ebto kalldr\u00ebme, por \u00ebsht\u00eb prishur nj\u00eb shesh i nd\u00ebrtuar me nj\u00eb planimetri  t\u00eb shk\u00eblqyer. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrfunduar Berat-Lushnj\u00eb, e cila i shte n\u00eb p\u00ebrfundim. Po tjerat, sa erdh\u00ebn deklaruan se nuk merremi ne me boshtin e jugut. Do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb rrug\u00ebn Berat-K\u00eblcyr\u00eb. Fund i fundit, thash\u00eb me mendjen time, po mir\u00eb le ta nd\u00ebrtojn\u00eb, se dhe ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar, dhe ka taban shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni pak, sa kilometra kan\u00eb ecur n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb? Zero! M\u00eb thoni pak, sa kilometra rrug\u00eb kan\u00eb ecur n\u00eb fshatra? Zero! Po Berati ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ua them un\u00eb. Prodhimet, nd\u00ebr m\u00eb cil\u00ebsoret. Plantacionet e pem\u00ebve n\u00eb Berat, kan\u00eb frutat nd\u00ebr m\u00eb cil\u00ebsoret n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Europ\u00eb. Ku jan\u00eb? Priten, nuk ka kush i vjel, nuk ka sh\u00ebrbime, shkat\u00ebrruan \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova subvencionon 400 euro p\u00ebr hektar\u00eb t\u00eb grurit. 1000 euro p\u00ebr hektar\u00eb serra. Kurse k\u00ebta japin 48 euro, nga t\u00eb cilat, 45 i vjedhin vet me n\u00ebpun\u00ebsit e tyre, dhe fermerit 3 euro. A ka braktisje m\u00eb t\u00eb madhe? A ka p\u00ebrqeshje m\u00eb t\u00eb madhe se kjo? Un\u00eb ju garantoj ju se v\u00ebrt\u00ebt k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje lokale, por pas fitores n\u00eb Berat dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, absolutisht ua thash\u00eb dje n\u00eb Kuk\u00ebs, po e them dhe k\u00ebtu se jam rr\u00ebz\u00eb fshatit t\u00eb tij n\u00eb Shpirag, se aty e ka fshtin, por at\u00eb e mohon ai, se \u00ebsht\u00eb nga Mbreshtani, nj\u00eb fshat i mrekulluesh\u00ebm, dhe i p\u00ebrsh\u00ebndes banor\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Aty i thon\u00eb : \u201cgusht e gun\u00eb\u201d, se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb barinjsh, zon\u00eb kullotash, dhe un\u00eb i them, Edvin edhe pushteti yt gusht dhe vija. Ndaj edhe ndryshimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr qeveritar\u00ebt vendor\u00eb. Jo, jo. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebta hajdut\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb po shpopullojn\u00eb vendin, po mjerojn\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore.<\/p>\n<p>Po pse u ngjit\u00ebm ne n\u00eb 2013, me rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon? E b\u00ebm\u00eb, na ran\u00eb nga qielli ato? Jo, jo, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pasur i rajonit. T\u00eb pasur si Shqip\u00ebria, rrall\u00eb mund t\u00eb gjesh vend tjet\u00ebr mbi tok\u00eb me pasurit\u00eb e saj, dhe se shqiptar\u00ebt e meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb rrogave. Dhe i garantoj ata, se do jet\u00eb gara jon\u00eb p\u00ebr rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gadishullin e Ballkanit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Shum\u00eb kan\u00eb ikur. T\u00eb gjith\u00eb ata jan\u00eb nj\u00eb detyrim madhor p\u00ebr secilin prej nesh. T\u2019u b\u00ebjm\u00eb thirrje kudo q\u00eb jan\u00eb, t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojn\u00eb Zija Ismailin m\u00eb 14 maj. Por, detyrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr ta n\u00eb kuptimin q\u00eb \u00e7do qytetar i k\u00ebtij rrethi, t\u00eb vij\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb votoj\u00eb. Edhe ata q\u00eb jan\u00eb zem\u00ebrthyer, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, ata t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb votuar ndoshta ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nga \u201992 deri m\u00eb sot, Berati dhe Shqip\u00ebria nuk kan\u00eb patur nevoj\u00eb jetike sa kan\u00eb sot nevoj\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve, vot\u00ebn e ndryshimit.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Berati, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EKSTRAKT Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot n\u00eb turin e tij elektoral takimin me kandidatin e koalicionit \u201cBashke Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr Bashkin\u00eb Berat, z.Zija Ismaili. Berisha nga Berati iu tha qytetar\u00ebve se n\u00eb 14 maj ata votojn\u00eb p\u00ebr veten e tyre, rivendosjen e pluralizmit, ndaj dhe duhet q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshimin. Lideri i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45207,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-45205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45207"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}