{"id":45761,"date":"2023-05-12T09:26:01","date_gmt":"2023-05-12T09:26:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45761"},"modified":"2023-05-12T09:26:01","modified_gmt":"2023-05-12T09:26:01","slug":"beteja-konceptuale-dhe-permanente-e-don-kishotit-si-dhe-nje-llaf-per-turqine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/12\/beteja-konceptuale-dhe-permanente-e-don-kishotit-si-dhe-nje-llaf-per-turqine\/","title":{"rendered":"Beteja konceptuale dhe permanente e Don Kishotit, si dhe nj\u00eb llaf p\u00ebr Turqin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>\u201cHedh budallai nj\u00eb gur n\u00eb lum\u00eb dhe nj\u00ebqind t\u00eb men\u00e7ur nuk e nxjerrin dot\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aforiz\u00ebm popullor q\u00eb vlen edhe p\u00ebr debatin publik ku \u201cguri i budallait\u201d \u00ebsht\u00eb batuta e politikanit. Kjo e fundit m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr sqarimin apo edhe zbavitjen e publikut, sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb larguar debatin e v\u00ebmendjen nga ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje problematike. M\u00eb duket se nd\u00ebr ato pak konsensuse t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb se si i pari me distanc\u00eb p\u00ebr batuta \u201cgur budallai\u201d \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Dhe si me Ram\u00ebn, e si me t\u00eb tjer\u00ebt, do t\u00eb ishte gabim t\u00eb b\u00ebje t\u00eb men\u00e7urin q\u00eb zbath opingat e futet n\u00eb lum\u00eb. Por ka dhe batuta p\u00ebrjashtimore.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb gur n\u00eb lum\u00eb p\u00ebr amnistin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebr\u00ebn syresh e gjej te deklarimet e Ram\u00ebs para disa dit\u00ebsh n\u00eb emisionin televiziv \u201cT\u00eb paekspozuarit\u201d. Sipas uebsajtit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, kryeministri deklaroi se \u201cjam n\u00eb betej\u00eb konceptuale me Departamentin e Shtetit (t\u00eb ShBA) dhe me Bashkimin Evropian p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se shqiptar\u00ebt e kishin m\u00ebsuar nga Amerika, Anglia etj. se n\u00eb industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit pastrohen par\u00e1. Por pavar\u00ebsisht nga kjo, ai shihte aty \u201cfuqin\u00eb e emigrant\u00ebve dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d. Rama qortoi gabimin e euroatlantik\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij barazojn\u00eb parat\u00eb e pista me \u201cparat\u00eb e fituara n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, por me pun\u00eb t\u00eb pastra e q\u00eb jan\u00eb miliarda\u201d. Si p\u00ebr shembull persona e subjekte q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 2 milion\u00eb euro si\u00e7 u referua n\u00eb bised\u00eb. Rama p\u00ebrs\u00ebriti se arsyeja e kund\u00ebrshtimit euroatlantik p\u00ebr nism\u00ebn fiskalo-penale t\u00eb tij ishte se ato shtete i duan p\u00ebr vete k\u00ebto par\u00e1. Pastaj vijoi me refrenin se gazetar\u00ebt anti-amnisti, si plot t\u00eb tjer\u00eb, nuk e duan Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb tetorin e kaluar kam shtjelluar me detaje pse pasojat e nj\u00eb amnistie fiskalo-penale, e cila vendos nj\u00eb precedent bot\u00ebror dhe shkel disa konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fuqi, do t\u00eb ishin shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr vendin. Po ashtu kam insistuar se opozita duhet t\u00eb mobilizohej q\u00eb t\u00eb reduktoj\u00eb deputet\u00ebt jeni\u00e7er\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e saj, e t\u2019i mohoj\u00eb Ram\u00ebs 84 votat (shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar) n\u00eb Kuvend q\u00eb i nevojiten p\u00ebr miratim. Pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje, po sh\u00ebnoj disa komente p\u00ebr deklarimet e fundit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>82 vjet vetmi asketike<\/strong><\/p>\n<p>Puna n\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht pun\u00eb krahu dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikave dhe empirike paguhet me nj\u00eb deri dy mij\u00eb euro n\u00eb muaj. Maksimumi tre mij\u00eb euro muaj. Edhe n\u00eb qoft\u00eb se pun\u00ebtori n\u00eb t\u00eb zez\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb asketike duke shpenzuar afro nj\u00eb mij\u00eb euro n\u00eb muaj, ai do t\u00eb kursente 24 mij\u00eb euro n\u00eb vit. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dy milion\u00eb euro, pun\u00ebtorit do t\u2019i duheshin 82 vjet. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb milion euro, nj\u00eb emigrant shqiptar i hersh\u00ebm, i cili deri sot punon n\u00eb t\u00eb zez\u00eb q\u00eb nga viti 1991, duhet t\u00eb punoj\u00eb ende edhe 9 vjet. Pa th\u00ebn\u00eb q\u00eb duke ardhur \u00e7do vit n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb sillnin e depozitonin ligj\u00ebrisht kursimet.<\/p>\n<p><strong>Beteja me euroatlantik\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Por le t\u00eb pranojm\u00eb se detajet aritmetike nuk jan\u00eb gj\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn dhe t\u00eb fokusohemi tek batuta superpretencioze e bised\u00ebs: se p\u00ebr amnistin\u00eb, Kryeministri i Republik\u00ebs ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb betej\u00eb konceptuale me Departamentin e Shtetit dhe me Bashkimin Evropian; madje mund t\u00eb quhet betej\u00eb permanente meq\u00eb ky projekt-ligj qeveritar \u00ebsht\u00eb shfaqur q\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2020.<\/p>\n<p>Le t\u00eb pranojm\u00eb me pak sforcim se shqiptar\u00ebt emigrant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb 2 milion\u00eb euro fshehur n\u00eb bodrum, i kan\u00eb fituar parat\u00eb me pun\u00eb krahu n\u00eb t\u00eb zez\u00eb dhe jo me narkotrafiqe etj. si\u00e7 ka dyshime t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>Brukseli \u00ebsht\u00eb prej koh\u00ebsh i shqet\u00ebsuar se pes\u00eb kompanit\u00eb amerikane BigTech (Google, Microsoft, Facebook, Amazone dhe Apple) fitojn\u00eb miliarda euro n\u00eb tregun europian dhe p\u00ebr shkak t\u00eb llojit t\u00eb biznesit online fitimet transferohen pothuajse t\u00eb patatuara n\u00eb ShBA. Administrata Biden q\u00eb e quajti me vend shqet\u00ebsimin europian b\u00ebri nj\u00eb kund\u00ebrpropozim q\u00eb t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e m\u00ebdha, pra jo vetem BigTech 5, t\u00eb kishin nj\u00eb minimum tatim fitimi prej 15% n\u00eb shtetin ku b\u00ebnin biznes. Pra, parimi i gjith\u00ebpranuar, si\u00e7 d\u00ebshmon ky shembull euroatlantik, \u00ebsht\u00eb q\u00eb aty ku b\u00ebn biznesin e fitimin, aty paguan edhe tatimin.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi tek emigranti shqiptar me dy milion\u00eb euro n\u00eb bodrum. Parimi i gjith\u00ebpranuar \u00ebsht\u00eb se ato para duhen t\u00eb tatohen aty ku jan\u00eb fituar: n\u00eb Holand\u00eb, Britani, Gjermani etj.; n\u00ebse jan\u00eb nga puna e ndershme por informale. \u00c7far\u00eb mbetet vjen lirisht n\u00eb Shqip\u00ebri si remitenc\u00eb apo investime.<\/p>\n<p>N\u00ebse largqoft\u00eb jan\u00eb par\u00e1 nga krimi ato thjesht konfiskohen e p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shteteve ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krimi. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb duhen th\u00ebn\u00eb; edhe mbasi ke d\u00ebgjuar refrenin \u201cju nuk e doni Shqip\u00ebrin\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element nga batuta e betej\u00ebs konceptuale: Rama thot\u00eb se lufton jo vet\u00ebm me BE por edhe me qeverin\u00eb e ShBA dhe un\u00eb besoj se k\u00ebtu thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Pa dashje ai rehabiliton Departamentin e Shtetit, diplomat\u00ebt e t\u00eb cilit n\u00eb Tiran\u00eb, ndryshe nga Delegacioni i BE-s\u00eb, nuk jan\u00eb shprehur publikisht kund\u00ebr amnistis\u00eb fiskalo-penale. P\u00ebr t\u00eb mos harruar ndonj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arlekin verbal e ndonj\u00ebher\u00eb operacional i regjimit korruptiv.<\/p>\n<p><strong>Qoka p\u00ebr Erdoganin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb fushat\u00ebs presidenciale n\u00eb Turqi, Edi Rama i b\u00ebri thirrje elektoratit p\u00ebr t\u00eb votuar Presidentin Erdogan. N\u00eb vitin 2016 ai b\u00ebri thirrje pro kandidates presidenciale Hillary Clinton (duke sulmuar rivalin Trump) dhe n\u00eb vitin 2020 pro Partis\u00eb Socialiste malazeze t\u00eb Milo Gjukanovi\u00e7it. N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto raste t\u00eb preferuarit e Ram\u00ebs humb\u00ebn zgjedhjet. N\u00ebse do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish k\u00ebshtu edhe n\u00eb 14 maj, k\u00ebt\u00eb e din\u00eb turqit. Por kjo nd\u00ebrhyrje \u00ebsht\u00eb krejt pa vend, kontraproduktive dhe e d\u00ebmshme. N\u00eb Europ\u00eb ka tashm\u00eb p\u00ebrkrahje transkufitare n\u00eb fushata zgjedhore mes partive motra popullore ose socialdemokrate. Por kjo ndodh n\u00eb nivele deputet\u00ebsh dhe jo nga shefat e qeveris\u00eb sepse do t\u00eb cenonte marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore. Deri von\u00eb Ankaraja zyrtare mbante nj\u00eb q\u00ebndrim korrekt e neutral ndaj partive e politik\u00ebs s\u00eb brendshme tek ne. Por q\u00ebkur n\u00eb v. 2013 Edi Rama e Saimir Tahiri vizituan z. Erdogan, ky i fundit e humbi rolin e nj\u00eb kreu shteti mik ndaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve dhe vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb fushatave rilindiste dhe t\u00eb pushtetit personal t\u00eb Ram\u00ebs edhe ndihma t\u00eb taksapaguesit turk si spitali i Fierit e plot t\u00eb tjera. Pa folur m\u00eb tej p\u00ebr modelin jo shum\u00eb demokratik q\u00eb ai ofron e q\u00eb Rama me zell e kopjon. Pra le t\u00eb shpresojm\u00eb se vota turke do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e tyre si dhe p\u00ebr nj\u00eb miq\u00ebsi tradicionale me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO \u201cHedh budallai nj\u00eb gur n\u00eb lum\u00eb dhe nj\u00ebqind t\u00eb men\u00e7ur nuk e nxjerrin dot\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aforiz\u00ebm popullor q\u00eb vlen edhe p\u00ebr debatin publik ku \u201cguri i budallait\u201d \u00ebsht\u00eb batuta e politikanit. Kjo e fundit m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr sqarimin apo edhe zbavitjen e publikut, sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb larguar debatin e v\u00ebmendjen nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-45761","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45761\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}