{"id":46115,"date":"2023-05-16T08:35:26","date_gmt":"2023-05-16T08:35:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46115"},"modified":"2023-05-16T08:35:26","modified_gmt":"2023-05-16T08:35:26","slug":"vrau-3-gra-lirohet-dan-hutra-ild-vendimi-ishte-ne-perputhje-me-ligjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/16\/vrau-3-gra-lirohet-dan-hutra-ild-vendimi-ishte-ne-perputhje-me-ligjin\/","title":{"rendered":"Vrau 3 gra, lirohet Dan Hutra, ILD: Vendimi ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin"},"content":{"rendered":"<p>Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka sqaruar akuzat e b\u00ebra p\u00ebr lirimin e Dan Hutr\u00ebs nga burgu pas vrasjes s\u00eb gruas s\u00eb par\u00eb, i cili n\u00eb 1 mars t\u00eb k\u00ebtij viti ka vrar\u00eb 3 gra dhe plagosur tre t\u00eb tjera, nd\u00ebr t\u00eb cilat, bashk\u00ebjetuesja e tij. Pas ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndopdhur n\u00eb mars u hodh\u00ebn akuza ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb pasi dyshohej se kishin liruar padrejt\u00ebsisht Dan Hutr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin ILD thuhet se, Hutra rezulton se lirimi \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor me objekt \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shuarje mase sigurimi\u201d, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, pasi i d\u00ebnuari kishte p\u00ebrmbushur periudh\u00ebn e d\u00ebnimit me q\u00ebndrimin n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>NJOFTIMI<\/p>\n<p>Zyra e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka p\u00ebrfunduar verifikimin e nisur kryesisht, t\u00eb informacionit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb media, lidhur me ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1 Mars 2023, ku si pasoj\u00eb e veprimeve t\u00eb kryera nga shtetasi Dan Hutra, 3 gra kan\u00eb humbur jet\u00ebn dhe jan\u00eb plagosur tre t\u00eb tjera, nd\u00ebr t\u00eb cilat, bashk\u00ebjetuesja e tij.<\/p>\n<p>ILD vler\u00ebson paraprakisht se faktet (veprimet apo mosveprimet e magjistratit), t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje disiplinore, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d t\u00eb ndryshuar, nuk jan\u00eb vet\u00ebm ato q\u00eb parashtrohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb informacioni publik, por jan\u00eb ato q\u00eb analizohen nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, apo vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi verifikimi apo hetimit disiplinor. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb informacioni publik mund t\u00eb paraqiten nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi faktesh, t\u00eb cilat pretendohet se kan\u00eb ndodhur dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje disiplinore, por Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsim t\u00eb sakt\u00eb apo t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb fakteve dhe veprimeve, q\u00eb lidhen me shkeljen disiplinore, pa u lidhur me p\u00ebrcaktimin, q\u00eb mund t\u00eb pretendohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion publik.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebtij rasti, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka administruar t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb dhe dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs nga Prokuroria e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Gjykata e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs dhe Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs dhe nga Drejtoria e Burgjeve.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike p\u00ebr lirimin nga burgu t\u00eb shtetasit Dan Hutra, rezulton se lirimi \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor me objekt \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shuarje mase sigurimi\u201d, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, pasi i d\u00ebnuari kishte p\u00ebrmbushur periudh\u00ebn e d\u00ebnimit me q\u00ebndrimin n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike lidhur me gjykimin e shkurtuar p\u00ebr shtetasin Dan Hutra, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cDhun\u00eb n\u00eb familje\u201d, rezulton se gjyqtari G.H. n\u00eb ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb\u00a0 tij p\u00ebr \u00e7muarjen e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb akti procedural, sipas rregullimit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe q\u00ebndrimin e t\u00eb pandehurit p\u00ebr njohje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit R.K., duke pranuar gjykimin e shkurtuar, si gjykim n\u00eb gjendjen e akteve t\u00eb ndodhura n\u00eb fashikullin e prokurorit me zgjedhjen e t\u00eb cilit, i pandehuri heq dor\u00eb nga debati p\u00ebr provat, k\u00ebrkesat p\u00ebr pavlefshm\u00ebri, duke pranuar q\u00eb t\u00eb gjykohet mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake, e p\u00ebrfituar p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ulje n\u00eb mas\u00ebn 1\/3 t\u00eb d\u00ebnimit, n\u00ebse d\u00ebnohet.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike p\u00ebr mas\u00ebn e d\u00ebnimit t\u00eb Dan Hutr\u00ebs me 1 vit e 6 muaj burg, rezulton se k\u00ebrkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit jan\u00eb konform diskrecionit ligjor t\u00eb magjistratit, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit, bazuar n\u00eb faktet e p\u00ebrcjella, p\u00ebrfshi d\u00ebnimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit p\u00ebr vrasjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe marzhin e sanksionit, q\u00eb legjislatori ka p\u00ebrcaktuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cDhun\u00eb n\u00eb familje\u201d (Neni 130\/a\/1 i Kodit Penal),\u00a0\u00a0 vendimmarrje\u00a0\u00a0 e\u00a0\u00a0 konfirmuar\u00a0\u00a0 edhe\u00a0\u00a0 n\u00eb\u00a0\u00a0 Gjykat\u00ebn\u00a0\u00a0 e\u00a0\u00a0 Apelit\u00a0\u00a0 t\u00eb\u00a0\u00a0 Juridiksionit\u00a0\u00a0 t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mosadministrimin e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb penalitetit, referuar analiz\u00ebs p\u00ebr individualizimin e d\u00ebnimit, n\u00eb kushtet kur\u00a0n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrethan\u00ebs r\u00ebnduese sipas nenit 50\/1\/\u00e7\u00a0 t\u00eb K.Penal,\u00a0\u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb d\u00ebnimi i m\u00ebparsh\u00ebm i t\u00eb pandehurit lidhur me vrasjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, \u00e7mohet se mungesa e konstatuar e administrimit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb penalitetit nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet si mosp\u00ebrmbushje e funksionit gjat\u00eb gjykimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shkeljes disiplinore sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit 101 dhe neni 102,\u00a0pika 1 shkronja \u201c\u00e7\u201d e ligjit me nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb dokumentacionit t\u00eb administruar rezultoi se n\u00eb lidhje me procedurat ligjore t\u00eb ndjekura gjat\u00eb hetimit, gjykimit apo faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2022, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit D.H. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cDhun\u00eb n\u00eb familje\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 130\/a i Kodit Penal, si dhe procedurat ligjore t\u00eb ndjekura gjat\u00eb hetimit, gjykimit apo faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera t\u00eb mundshme penale t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit D.H., nuk konstatohen veprime apo mosveprime t\u00eb magjistrat\u00ebve, t\u00eb cilat i krijojn\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm, i cili justifikon fillimin e hetimit disiplinor sipas k\u00ebrkesave t\u00eb nenit 122, pika 1 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 120 dhe 121, pika 2, shkronja \u201ca\u201d e ligjit nr.96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, nenit 204, pika 1, shkronja \u201cj\u201d dhe nenit 2014 t\u00eb ligjit nr.115\/2016 \u201cP\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, i ndryshuar, ka vendosur arkivimin pas verifikimit kryesisht t\u00eb informacionit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb media n\u00eb lidhje me procedurat ligjore t\u00eb ndjekura gjat\u00eb hetimit, gjykimit apo faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Dan Hutra.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka sqaruar akuzat e b\u00ebra p\u00ebr lirimin e Dan Hutr\u00ebs nga burgu pas vrasjes s\u00eb gruas s\u00eb par\u00eb, i cili n\u00eb 1 mars t\u00eb k\u00ebtij viti ka vrar\u00eb 3 gra dhe plagosur tre t\u00eb tjera, nd\u00ebr t\u00eb cilat, bashk\u00ebjetuesja e tij. Pas ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndopdhur n\u00eb mars u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46116,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-46115","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46116"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}