{"id":46254,"date":"2023-05-17T18:48:59","date_gmt":"2023-05-17T18:48:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46254"},"modified":"2023-05-17T18:48:59","modified_gmt":"2023-05-17T18:48:59","slug":"perse-e-djathta-lufton-kaq-fort-me-shqiptaret-per-shqiptaret-dhe-perballe-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/17\/perse-e-djathta-lufton-kaq-fort-me-shqiptaret-per-shqiptaret-dhe-perballe-shqiptareve\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse e djathta lufton kaq fort me shqiptar\u00ebt, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebve?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, ky vend i etur p\u00ebr t\u00eb eksperimentuar politikisht, ka nj\u00eb qasje interesante me ideologjin\u00eb. M\u00eb sakt\u00eb, terreni i saj ideologjik \u00ebsht\u00eb aq pjellor sa t\u00eb mos quhet shkret\u00eb, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb aq shterp\u00eb sa t\u00eb mos rrit\u00eb dot ideologji t\u00eb sh\u00ebndetshme. T\u00eb sh\u00ebndetshme jo p\u00ebr turm\u00ebn e shoq\u00ebrin\u00eb altruiste (bashk\u00eb me barazin\u00eb, solidaritetin, mir\u00ebq\u00ebnien sociale, feminizmat, e t\u00eb tjera brockulla utopiko-propagandistike t\u00eb k\u00ebsisojta), por p\u00ebr individin dhe krejt t\u00eb drejt\u00ebn e forc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi vetveten, pra ideologji t\u00eb djathta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, modest sa i dikujt pa asnj\u00eb status politik, dhe profesional sa i dikujt me njohuri dhe eksperienc\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn akademike, ka dy grupe argumentash p\u00ebrse shqip\u00ebtar\u00ebt nuk mb\u00ebshtetin dot masivisht dhe bindsh\u00ebm ideologjin\u00eb e djatht\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht po k\u00ebto grupe argumentash shpjegojn\u00eb p\u00ebrse demokrat\u00ebve u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb moderojn\u00eb idet\u00eb e djathta p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ia p\u00ebrshtatur ato nj\u00eb populli t\u00eb pap\u00ebrgatitur intelektualisht, ekonomikisht dhe psikologjikisht p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrqafuar. S\u00eb fundmi, po k\u00ebto argumente ia dalin t\u00eb shpjegojn\u00eb p\u00ebrse dor\u00ebzimi p\u00ebrball\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb tjera inferioriteteve shoq\u00ebrore, nuk \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e nj\u00eb populli q\u00eb ka qasje t\u00eb djathta.<\/p>\n<p>Grupi i par\u00eb i argumenteve \u00ebsht\u00eb ideologjik ose i filozofis\u00eb politike. Argumentet ideologjike jan\u00eb subjekt i k\u00ebtij shkrimi. Grupi i dyt\u00eb i argumenteve \u00ebsht\u00eb ai emocional-psikologjik dhe mbeten p\u00ebr t\u2019u diskutuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim. Argumentet ideologjik\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebrtej gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb djatht\u00eb e p\u00ebrse p\u00ebrqafojn\u00eb leht\u00ebsisht teori dhe praktika t\u00eb majta. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, rrymat e djathta, prej konservatorizmit deri tek liberalizmi klasik, kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr individin, t\u00eb cilin e shohin si minoritetin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb shoq\u00ebri. Megjithat\u00eb, edhe pse ai q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb \u00e7do bashk\u00ebsie tjet\u00ebr, individi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie sociale e lidhur me nj\u00eb familje, nj\u00eb kontekst social, nj\u00eb komunitet, dhe me nj\u00eb trash\u00ebgimni t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebto form\u00ebsojn\u00eb identitetin e tij, i p\u00ebrveshin atij vlera dhe tradita dhe i zgjojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsie e mbrojtjeje p\u00ebr ato q\u00eb trash\u00ebgon. K\u00ebtu nis mosp\u00ebrputhja e par\u00eb. Kronologjia e historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve karaterizohet nga venitja e ndjenj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb, deri tek dashuria p\u00ebr pushtuesin, e ushqyer kjo e fundit nga nj\u00eb ndjenj\u00eb inferioriteti. Inferioriteti moral, i shoq\u00ebruar m\u00eb pas nga ai ekonomik dhe deri emocional, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb dashurohen me popuj q\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre i kan\u00eb kursyer vite lirie.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt moderne, shqiptar\u00ebt do renditeshin ndoshta nd\u00ebr popujt q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord, t\u00eb pakt\u00ebn prej vitit 1990, p\u00ebrthith\u00ebn m\u00eb me leht\u00ebsi axhendat globaliste t\u00eb nj\u00eb rrace, feje e ngjyre gri. Ata besojn\u00eb masivisht se \u201ce huaja\u201d \u00ebsht\u00eb superiore kundrejt tradit\u00ebs e se vet\u00eb tradita \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur ritmet e emancipimit. Ndjenja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve kufizohet tek ngjyrat e flamurit (i tatuazhuar shpesh n\u00eb ll\u00ebr\u00ebt e krah\u00ebve), por kurrsesi tek ruajtja me fanatiz\u00ebm e objekteve, monumenteve dhe nd\u00ebrtesave q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb trash\u00ebgimnin\u00eb. P\u00ebrpos shkat\u00ebrrimit dhe zhdukjes s\u00eb qindra nd\u00ebrtesave, shesheve e monumenteve me d\u00ebshmi dhe vler\u00eb historike, nj\u00eb zhdukje aggressive n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, shqiptar\u00ebt, ky popull me m\u00eb shum\u00eb shqiponja n\u00eb trup se n\u00eb qiell, nuk inicioi asnj\u00eb form\u00eb reagimi popullor. Kjo, jo sepse pushteti i intimidon, por sepse shqiptar\u00ebt n\u00eb vetvete besojn\u00eb se trash\u00ebgimnia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb nuk po i lejon t\u00eb emancipohen e se gjithcka e re, dhe e huaj, e reklamuar bindsh\u00ebm n\u00eb propagand\u00ebn globaliste, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr definicion e duhura. Nj\u00eb reagim pa rezistenc\u00eb deri n\u00eb moskthim pas, \u00ebsht\u00eb kamuflazh i reagimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb popull q\u00eb e do trash\u00ebgimnin\u00eb e q\u00eb ndihet i paidentitet pa t\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb ndalonte rrjedh\u00ebn normale t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebrkundrejt rr\u00ebnojave t\u00eb teatrove, monumenteve, shesheve t\u00eb flamujve pa shesh, koncesioneve t\u00eb qyteteve t\u00eb lashta, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Si t\u2019ia shpjegosh vler\u00ebn e s\u00eb 2 djatht\u00ebs p\u00ebr trash\u00ebgimnin\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb i ulur mbi rr\u00ebnojat e trash\u00ebgimnis\u00eb, rren prej lindjes s\u00eb diellit n\u00eb p\u00ebr\u00ebndim se \u00ebsht\u00eb atdhetar? S\u00eb dyti, n\u00eb filozofin\u00eb e djatht\u00eb, individi lind me disa liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb patjet\u00ebrsueshme, t\u00eb cilat, nuk ia ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb institucion burokratik, apo ent juridik. Ai lind me to prej T\u00eb Madh\u00ebrishmit q\u00eb i jep jet\u00eb. Disa prej k\u00ebtyre t\u00eb drejtave individi i delegon te disa individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019u japin p\u00ebrgjigje dhe zgjidhje \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb prekin komunitetet e krijuara nga individi dhe familja. N\u00eb filozofin\u00eb e djatht\u00eb, q\u00eb nj\u00eb individ t\u2019i delegoj\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta e liri duhet te ket\u00eb garancin\u00eb se ato nuk do t\u00eb c\u00ebnohen e as do t\u00eb shp\u00ebrdorohen. Duket bukur t\u00eb mendosh se mjafton q\u00eb e djathta t\u2019i garantoj\u00eb shqiptar\u00ebt se vizioni i saj \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar, pra nuk do t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tyre, dhe ata do t\u00eb m\u00ebsyjn\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit? V\u00ebshtir\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Historia u ka d\u00ebshmuar se liria \u00ebsht\u00eb provizore, ajo merret dhe jepet me kusht nga pushtetet dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve liria kusht\u00ebzohet, t\u00eb drejtat kusht\u00ebzohen dhe t\u00eb dyja bashk\u00eb shk\u00ebmbehen. Si fillim, populli q\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebs t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij, ka patur bab\u00eb e gjysh\u00ebr q\u00eb jetuan n\u00eb shtetin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb diktatur\u00ebn enveriane, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj\u00eb se ZOTI t\u00eb par\u00ebn dhurat\u00eb q\u00eb i dha bashk\u00eb me frym\u00ebn, \u00ebsht\u00eb liria. M\u00eb tej, shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull q\u00eb krijon var\u00ebsi, dhe var\u00ebsia p\u00ebrkundrejt cdo gj\u00ebje \u00ebsht\u00eb kufizim i liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur kontroll mbi veten. P\u00ebr shembull, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb varur obsesivisht me paran\u00eb. E duan paran\u00eb me cdo kusht e me cdo cmim, aq sa n\u00eb nj\u00eb paralaliz\u00ebm n\u00eb koh\u00eb, do thoja se e duan paran\u00eb po aq sa skllevrit donin lirin\u00eb. P\u00ebr shqiptar\u00ebt liria ka cmim, prandaj ata besojn\u00eb se ajo jepet dhe merret nga frymor\u00ebt sip\u00ebr tyre. Ata e din\u00eb se ka fuqi bler\u00ebse p\u00ebr lirin\u00eb e tyre, e cila kushton sa nj\u00eb rrog\u00eb fatura-lar\u00ebse, sa nj\u00eb makin\u00eb me xhamin hapur e muzik\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sa nj\u00eb biznes i pashqet\u00ebsuar nga tatimor\u00ebt, deri edha sa nj\u00eb racion buk\u00eb. Shkurt, p\u00ebr shqiptar\u00ebt liria kushton po aq sa nevoja e tyre urgjente, sot p\u00ebr sot. Nuk mund t\u2019i garantosh mos-c\u00ebnimin e liris\u00eb dikujt q\u00eb nuk beson se \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. S\u00eb treti, e djathta beson se individ\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta, por ata nuk mund kurr\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Njer\u00ebzit i ndajn\u00eb vlerat, prejardhja, konteksti social, ngjarjet e jet\u00ebs, deri dhe vizionet, bindjet, e m\u00eb kryesorja, aft\u00ebsit\u00eb. \u201cRrnova p\u00ebr me kuptue\u201d n\u00eb librin e At Zef Pllumit dhe drith\u00ebroheshe teksa njihje vetveten.<\/p>\n<p>Drith\u00ebroheshe kur teksa e rrihnin i ul\u00ebrisnin n\u00eb vesh se si partia i kishte b\u00ebr\u00eb nga teneqexhi n\u00eb prokuror\u00eb e i p\u00ebrmirnin verbalisht e pastaj literalisht n\u00eb diturinn\u00eb e tij. Un\u00eb besoja se duke e lexuar at\u00eb kushtetut\u00eb historike, do njihja t\u00eb shkuar\u00ebn time dhe do kuptoja limitet e rac\u00ebs nga vij, por cudit\u00ebrisht gjeta fund e krye Shqip\u00ebrin\u00eb sot. Teneqexhiu dhe prokurori ishin sot shqiptari me karton fiktiv q\u00eb ose punon n\u00eb administrat\u00eb ose ka talent t\u00eb rrall\u00eb si sip\u00ebrmarr\u00ebs. Verbalisht kishte p\u00ebrmjer\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb shkollimin e dijen time nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs shqiptar kinse per\u00ebndimor e m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cE zgjuar shum\u00eb je, po kush e pjerdh sot trurin t\u00ebnd!\u201d Edhe pse ende n\u00eb bangat e shkoll\u00ebs, pata urt\u00ebsin\u00eb ta mir\u00ebkuptoja sepse fatmir\u00ebsisht isha rritur me bindjen se shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb agresivitet patologjik ndaj superiores. E urrejn\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb dije, n\u00eb vlera dhe n\u00eb pasuri. Sa m\u00eb t\u00eb paditur t\u00eb jen\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb ambicie kan\u00eb, sa m\u00eb pak t\u00eb shkolluar, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb sulen p\u00ebr ta zhvler\u00ebsuar shkollimin, sa m\u00eb pak t\u00eb pasur, aq m\u00eb shum\u00eb e adhurojn\u00eb barazin\u00eb. Nj\u00eb mentalitet i till\u00eb nuk d\u00ebshiron mund\u00ebsi t\u00eb barabarta, por k\u00ebrkon me ngulm mund\u00ebsi t\u00eb ndryshme q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnin t\u00eb barabart\u00eb. S\u00eb kat\u00ebrti, nj\u00eb tjet\u00ebr argument p\u00ebrse e djathta shkel n\u00eb terren guror e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet me qasjen e shqiptar\u00ebve ndaj shtetit dhe raportin e tij me zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>Dy nga shtat\u00eb shtyllat e konservatorizmit (t\u00eb cilin po e marr si etalonin e spektrit t\u00eb politikave t\u00eb djathta) lidhen me \u201cLimited 3 Government\u201d dhe \u201cHuman Dignity\u201d. S\u00eb pari, sipas t\u00eb djatht\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb individuale, qeveria duhet t\u00eb reduktohet dhe qeveria legjitime funksionon vet\u00ebm me p\u00eblqimin e t\u00eb qeverisurve dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb efikase dhe m\u00eb pak e korruptuar kur \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb dhe shtrirjen e saj. Sipas t\u00eb djatht\u00ebve, mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb kund\u00ebr shkeljeve t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb elektorat i angazhuar dhe i informuar. Utopike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo jo? Elektorati yn\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb as i angazhuar e as i informuar. Shifrat alarmante t\u00eb analfabetizmit, apo t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT ku mbi 30% e t\u00eb rinjve jan\u00eb t\u00eb paangazhuar as n\u00eb pun\u00eb dhe as n\u00eb shkoll\u00eb, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar profilin e elektoratit shqiptar. Varf\u00ebris\u00eb intelektuale p\u00ebr t\u00eb kuptuar si po i qeverisin, shtoji skamjen ekonomike q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve zhvesh njeriun nga parimet. Jo vet\u00ebm nuk di dhe nuk mund t\u00eb mbrohet ndaj praktikave korruptive apo shkeljeve t\u00eb qeveris\u00eb, por verb\u00ebrisht b\u00ebhet pal\u00eb n\u00eb rolin e viktim\u00ebs. S\u00eb dyti, sipas t\u00eb djatht\u00ebs, p\u00ebr shkak se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb dhe sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb Zotit, \u00e7do jet\u00eb njer\u00ebzore ka dinjitet dhe vler\u00eb t\u00eb pa\u00e7muar dhe \u00e7do person duhet t\u00eb matet vet\u00ebm me p\u00ebrmbajtjen e karakterit t\u00eb tij. Nj\u00eb qeveri e drejt\u00eb mbron jet\u00ebn, nderon martes\u00ebn dhe familjen si institucionet kryesore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe p\u00ebrqafon ndikimet kulturore jet\u00ebsore t\u00eb fes\u00eb dhe moralit. Politika publike duhet gjithmon\u00eb t\u00eb inkurajoj\u00eb arsimin dhe t\u00eb theksoj\u00eb virtytin e pun\u00ebs s\u00eb palodhur si nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga varf\u00ebria, nd\u00ebrsa programet e ndihm\u00ebs publike duhet t\u00eb rezervohen vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ka dy konflikte t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtyre parimeve me shqiptar\u00ebt. Fillimisht, ashtu si tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr emancipim me cdo kusht e n\u00eb cdo form\u00eb. Ata turp\u00ebrohen nga fanatizmi tradicional po aq sa krenohen se jan\u00eb vend shqiponjash. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb josh\u00ebsh elektoralisht duke promovuar familjen sepse sot per\u00ebndimi i d\u00ebshiruar nuk k\u00ebrkon at\u00eb. Sot ti josh me diversitet, me halucionacione seksuale dhe morale, apo me guximin p\u00ebr t\u00eb mos patur komplekse. P\u00ebr shembull, kandidati q\u00eb livadhiti lakuriq p\u00ebrpara zgjedhjeve, sipas cdo mat\u00ebsi rriti p\u00eblqyeshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb elektorat. Populli q\u00eb ka shpikur legjendat e trimave e kreshnik\u00ebve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt indifferent ndaj t\u00eb shkuarave ylberiane t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tij. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb jet\u00eb private, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb sepse k\u00ebshtu e do bota, e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb tret\u00eb sepse jan\u00eb trima vet\u00ebm n\u00eb legjenda. S\u00eb fundmi, si t\u00eb etur pas paras\u00eb pasive, q\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs sot e fitojn\u00eb leht\u00ebsisht dhe masivisht me metoda mashtrimi, apo me cdo form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb paligjshme, v\u00ebshtir\u00eb se fiton zgjedhje duke promovuar programe p\u00ebr krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Nj\u00eb premtim p\u00ebr asistenc\u00eb sociale t\u00eb majme, si ato q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb l\u00ebshuar sot p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb per\u00ebndim p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, e p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb duhet t\u00eb paguaj edhe un\u00eb, do kishte m\u00eb tep\u00ebr sukses. Shteti i madh q\u00eb fal, mbron dhe jep n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb liris\u00eb dhe vendimmarrjes, josh mentalitetin shqiptar.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb tjer\u00eb argumenta, &#8211; si p\u00ebr shembull the rule of law, meritokracia, &#8211; ku parimet e djathta p\u00ebrplasen me idealet e shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, po e mbyll k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb par\u00eb me bindjen se e djathta ka qen\u00eb forca politike me sfidat m\u00eb t\u00eb ashpra n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vet\u00eb faktin se k\u00ebrkon t\u00eb instalohet aty ku v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohet parimisht. Megjithat\u00eb, idealet e m\u00ebdha e mendimet e vyera kurr\u00eb nuk jan\u00eb zhvilluar n\u00eb zona komforti.<\/p>\n<p><strong>Pranvera Shehaj, Politologe, Doktoresh\u00eb e Shkencave Ekonomike<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera SHEHAJ Shqip\u00ebria, ky vend i etur p\u00ebr t\u00eb eksperimentuar politikisht, ka nj\u00eb qasje interesante me ideologjin\u00eb. M\u00eb sakt\u00eb, terreni i saj ideologjik \u00ebsht\u00eb aq pjellor sa t\u00eb mos quhet shkret\u00eb, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb aq shterp\u00eb sa t\u00eb mos rrit\u00eb dot ideologji t\u00eb sh\u00ebndetshme. T\u00eb sh\u00ebndetshme jo p\u00ebr turm\u00ebn e shoq\u00ebrin\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46255,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-46254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46254"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46254\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}