{"id":46259,"date":"2023-05-18T08:14:12","date_gmt":"2023-05-18T08:14:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46259"},"modified":"2023-05-18T10:43:00","modified_gmt":"2023-05-18T10:43:00","slug":"cfare-duhet-te-beje-opozita-pas-farses-se-14-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/18\/cfare-duhet-te-beje-opozita-pas-farses-se-14-majit\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita pas fars\u00ebs s\u00eb 14 majit!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Milaim NELA<\/strong><\/p>\n<p>(Analiz\u00eb post-zgjedhore Pjesa 2)<\/p>\n<p>Jam matur disa her\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe si duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb ajo jo vet\u00ebm p\u00ebr ti rezistuar zhdukjes, p\u00ebr tu rritur e fuqizuar e p\u00ebr t\u00eb ju p\u00ebrgjigjur realitetit t\u00eb ri n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet vendi por p\u00ebr t\u00eb mos ndikuar sadopak negativisht n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve e kam frenuar veten.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb procesi mbaroi \u00ebsht\u00eb koha ti themi disa gj\u00ebra shqeto.<\/p>\n<p>Nga 9 shtatori i vitit 2021 kur kryetari &#8216;kal\u00eb troje&#8217; i PD-se mori vendimin p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Dr Berish\u00ebs nga grupi parlamentar e deri m\u00eb 18 Dhjetor dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u b\u00eb referendumi q\u00eb shkarkoi Lulzim Bash\u00ebn Partia Demokratike ka p\u00ebrjetuar periudh\u00ebn e ringjalljes thuajse nga hiri. Nga nj\u00eb parti totalisht e shk\u00ebrmoqur u ringjall jo vet\u00ebm partia q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt por edhe shpresat e demokrat\u00ebve se m\u00eb n\u00eb fund PD-ja do ishte opozit\u00eb reale dhe e v\u00ebrtet\u00eb, do ishte e vlerave t\u00eb djathta e koservatore.<\/p>\n<p>Institucioni i FOLTORES ka qen\u00eb aksioni demokratik m\u00eb frym\u00ebzues dhe m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u0113 ka ndodhur jo vet\u00ebm me partin\u00eb demokratike por n\u00eb politik\u00ebn shqiptare t\u00eb pas 90-es. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb parti politike ishte p\u00ebrball\u00eb popullit, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim pa filtra e t\u00eb sinqert\u00eb duke d\u00ebgjuar n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb votuesit dhe kontribuesit e saj se si e duan ata Partin\u00eb e par\u00eb t\u00eb sistemit pluralist pas vitit 1990.<\/p>\n<p>Dr Berisha duke i r\u00ebn\u00eb kryq e t\u00ebrthor Shqip\u00ebris\u00eb mori nj\u00eb energji t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe si\u00e7 nuk e kishim par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb reflektoi dhe k\u00ebrkoi falje si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb. Ai me k\u00ebt\u00eb nuk humbi por p\u00ebrkundrazi kjo i dha nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb popull.<\/p>\n<p>P\u00ebr habin\u00eb time pas Kuvendit t\u00eb 11 Dhjetorit, Foltorja dhe kjo lidhje dinamike me publikun dhe baz\u00ebn e saj u nd\u00ebrpre!<\/p>\n<p>Foltorja u sh\u00ebnd\u00ebrrua n\u00eb &#8220;One man sho\u00eb&#8221; ku doktori i dinte t\u00eb gjitha dhe p\u00ebrgjigjej p\u00ebr gjith\u00e7ka!<\/p>\n<p>I gjith\u00eb enturazhi pas tij vet\u00ebm miratonin dhe thonin &#8230;e di Doktori!<\/p>\n<p>Kjo sipas meje solli shk\u00ebputjen e saj me baz\u00ebn dhe mb\u00ebshtetja ndaj PD-se u zbeh, sadopak.<\/p>\n<p>FOLTORJA jo vet\u00ebm nuk duhet t\u00eb ishte nd\u00ebrprer\u00eb por duhet t\u00eb ishte sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb debat idesh jo vet\u00ebm mes Sali Berish\u00ebs dhe publikut por edhe fugurave t\u00eb tjera brenda kampit t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat ide me Doktorin. Kjo duhet t\u00eb ishte e djathta kjo duhet t\u00eb ishte Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Ishte inercia dhe energjia e Foltores q\u00eb \u00e7oi n\u00eb suksesin e pjessh\u00ebm t\u00eb 6 Marsit dhe mbajti n\u00eb loj\u00eb opozit\u00ebn reale.<\/p>\n<p>Ku filluan t\u00eb shkojn\u00eb keq gj\u00ebrat p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>Ng\u00ebr\u00e7i i par\u00eb i partis\u00eb demokratike t\u00eb rithemeluar me zgjedhjet p\u00ebr K\u00ebshillin e ri Komb\u00ebtar t\u00eb saj ku eksponent\u00eb influent\u00eb filluan manipulimin duke u p\u00ebrpjekur jo p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb si\u00e7 ishte k\u00ebrkuar p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb por p\u00ebr krijimin e klaneve dhe grupacioneve t\u00eb tyre q\u00eb do influenconin zgjedhjet e forumeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>U lan\u00eb jasht\u00eb k\u00ebshillit komb\u00ebtar q\u00ebndrestar\u00ebt, themeluesit dhe Dhjetorist\u00ebt q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj partie t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb e tyre e nuk kishin marr\u00eb asgj\u00eb nga pushteti i saj nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Grupimi &#8216;Dhjetori 90&#8217; u la thuajse totalisht jasht\u00eb por jo vet\u00ebm k\u00ebta.<\/p>\n<p>U ricikluan dhe dol\u00ebn n\u00eb rrjeshtat e para t\u00eb foltoreve figura me dy gishtat lart, t\u00eb diskretituara n\u00eb publik q\u00eb njiheshin nga dit\u00ebt e pushtetit e ishin t\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar p\u00ebrfundoi me nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe riciklimi e jo si\u00e7 do t\u00eb donin demokrat\u00ebt e past\u00ebr e t\u00eb sinqert\u00eb hapje ndaj vlerave dhe figurave te pastra q\u00eb kan\u00eb \u00e7far\u00eb japin.<\/p>\n<p>Kjo u ndje n\u00eb publik, u ndje n\u00eb baz\u00ebn e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ndryshe si\u00e7 u proklamua n\u00eb foltore vota dhe p\u00ebrfshirja e M\u00ebrgat\u00ebs ajo as nuk u ftua as nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb asnj\u00eb forum t\u00eb PD-se duke filluar nga Kuvendi i saj!<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb parti politike pretendon e lufton ta p\u00ebrfshij\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn n\u00eb ringjalljen e Shqip\u00ebris\u00eb ajo s\u00eb pari duhet ta integroj\u00eb at\u00eb n\u00eb radhet dhe forumet e saj jo sa p\u00ebr sy e faqe por REALISHT!<\/p>\n<p>Farsa zgjedhore q\u00eb sapo u mbyll e b\u00ebn vot\u00ebn e emigrant\u00ebve akoma m\u00eb t\u00eb domosdoshme dhe jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dram\u00eb e ngjashme dhe e pritshme ishte edhe zgjedhja e Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb<\/p>\n<p>Disi u korigjua kjo me zgjedhjen e sekretariateve por plaga kishte ngelur!<\/p>\n<p>Po ashtu ka patur pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb zgjedhjet e grup seksioneve!<\/p>\n<p>N\u00ebse Partia Demokratike pretendon se \u00ebsht\u00eb parti e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb k\u00ebt\u00eb duhet ta d\u00ebshmoj\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari brenda radh\u00ebve dhe forumeve t\u00eb saj!<\/p>\n<p>Duke patur nj\u00eb mandat popullor solid t\u00eb 40 % t\u00eb shqiptar\u00ebve Partia Demokratike ka momentin ideal t\u00eb mendoj\u00eb seriozisht jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj por dhe p\u00ebr rolin q\u00eb do marr\u00eb n\u00eb aksionin politik p\u00ebr \u00e7lirimin e shqiptar\u00ebve nga regjimi mafioz rilindo-sorosian!<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb kaloj n\u00eb sugjerimet e mia modeste m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend dy-tre zhvillime shum\u00eb pozitive e q\u00eb japin shpres\u00eb brenda PD-s\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Zhvillimi i PRIMAREVE p\u00ebrpos problemeve t\u00eb kuptueshme n\u00eb rrethana tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira ka qen\u00eb nj\u00eb risi jasht\u00ebzakonisht pozitive dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga masat e gjer\u00eb. Shpresoj q\u00eb kjo jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet si proces n\u00eb t\u00eb ardhmen por pse jo t\u00eb mos p\u00ebrqafohet edhe nga partit\u00eb e tjera!<\/li>\n<li>Krijimi i departamentit &#8216;Brain-Gain&#8217; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim shum\u00eb pozitiv e n\u00eb drejtimin e duhur por kjo duhet t\u00eb zgjerohet.<\/li>\n<li>Partia Demokratike tashm\u00eb me shpalljen e Doktrin\u00ebs s\u00eb t\u00eb Djatht\u00ebs ka Kushtetut\u00ebn e saj Konservatore e kjo duhet t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb gjer\u00eb brenda s\u00eb djatht\u00ebs se si e duam ne shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, familjen ton\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb globalizmi vras\u00ebs p\u00ebr b\u00ebrtham\u00ebn e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga viti 1990 Partia Demokratike ka nj\u00eb skelet ideologjik si\u00e7 duhet ta kishte. \u00cbsht\u00eb ky zhvillim pra shpallja e k\u00ebsaj doktrine t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs q\u00eb luft\u00ebn e sektit ndaj s\u00eb djatht\u00ebs e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00ebse do kthehemi tek vlerat dhe ti mbrojm\u00eb ato 500 mij\u00eb q\u00ebndrestar\u00eb nes\u00ebr do b\u00ebhen 1 milion\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li>Askush sot nuk mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb opozita e sotme \u00ebsht\u00eb e shitur apo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb kund\u00ebr kishim jo vet\u00ebm krimin (si p\u00ebrkrah\u00ebse e hapur e Edi Ram\u00ebs) por kishim politik\u00ebn zyrtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb vendim pa sens e pa logjik\u00eb q\u00eb praktikisht synonte jo eleminimin e nj\u00eb njeriu gati n\u00eb pension politik si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Sali Berisha por eleminimin e opozit\u00ebs shqiptare. Kjo tashm\u00eb nuk ka asnj\u00eb dilem\u00eb.<\/p>\n<p>500 mij\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb votuan opozit\u00ebn e Sali Berish\u00ebs nuk e votuan at\u00eb se jan\u00eb anti-amerikan\u00eb por votuan Sali Berish\u00ebn se ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sot largimin e Sali Berish\u00ebs po ju p\u00ebrgjigjem me gjuh\u00ebn q\u00eb meritojn\u00eb &#8220;shut the f ***k up&#8221;!<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Sali Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebto momente \u00ebsht\u00eb absolutisht jetik dhe i domosdosh\u00ebm sepse pa energjin\u00eb, besueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka eksperienc\u00ebn dhe rezistenc\u00ebn e tij thjesht nuk do kishim Parti Demokratike, nuk do kishim opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm shikoni vul\u00ebvjedh\u00ebsit q\u00eb t\u00eb bindeni se si do ta b\u00ebnte Edi Rama opozit\u00ebn shqiptare, gazi i bot\u00ebs!<\/p>\n<p>Por q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb sh\u00ebndoshet dhe t\u00eb rritet duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime deri diku edhe rr\u00ebnj\u00ebsore.<\/p>\n<ol>\n<li>Duhet ti rikthehet rifreskimit t\u00eb grupseksioneve t\u00eb saj duke mbajtur ZGJEDHJE t\u00eb LIRA n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ju dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur nga procesi i vitit t\u00eb kaluar.<\/li>\n<li>Duhet t\u00eb mbledh\u00eb Kuvendin e JASHT\u00cbZAKONSH\u00cbM KOMB\u00cbTAR ku m\u00ebrgata t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse jo sa p\u00ebr sy e faqe po pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm e Kuvendit por e t\u00eb gjitha forumeve t\u00eb dala prej Kuvendit si K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, Kryesia e Partis\u00eb dhe sekretariatet e saj.<\/li>\n<\/ol>\n<p>K\u00ebsaj radhe duhet t\u00eb gjenden organizator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb k\u00ebtyre forumeve q\u00eb nuk i diktojn\u00eb zgjedhjet me SMS dhe klane por garantojn\u00eb proces t\u00eb hapur t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb dhe transparent.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb duhet ta zbatoj\u00eb at\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari brenda radh\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb largohen nga linja e par\u00eb personat q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr manipulime e korrupsion sepse k\u00ebta thjesht nuk i do votuesi nuk i do populli.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>Partia Demokratike nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb si nj\u00eb parti &#8220;One man sho\u00eb&#8221; me deviz\u00ebn &#8220;gjith\u00e7ka e di doktori&#8221; por t\u00eb hapet seriozisht ndaj vlerave n\u00ebse do t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb edhe pa Dr Berish\u00ebn.<\/li>\n<li>Duke patur besimin dhe mb\u00ebshtetjen e t\u00eb pakt\u00ebn 500 mij\u00eb shqiptar\u00ebve partia demokratike duhet t\u00eb zgjidh\u00eb dilem\u00ebn n\u00ebse do vazhdoj\u00eb betej\u00ebn ligjore p\u00ebr emrin dhe vul\u00ebn betej\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave do zvarritet deri n\u00eb zgjedhjet e adhshme nacionale apo do regjistrohet me em\u00ebr t\u00eb ri pasi nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebilegalitet.<\/li>\n<li>T\u00eb rikthehet institucioni i FOLTORES si mund\u00ebsi e lidhjes s\u00eb p\u00ebrhershme me baz\u00ebn dhe interesat e saj. Kjo do ta b\u00ebj\u00eb opozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe n\u00eb rritje t\u00eb vazhdyeshme.<\/li>\n<li>Ne duhet t\u00eb dalim para shqiptar\u00ebve me nj\u00eb ofert\u00eb serioze politike, ekonomike e sociale. Duhet t\u00eb dalim me projekte konkrete se si do ta stopojm\u00eb shpopullimin k\u00ebt\u00eb plag\u00eb q\u00eb po e g\u00ebrryen vendin dhe si do e rikthejm\u00eb shpres\u00ebn q\u00eb brezi i ri ta shoh\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb vendin e tij e jo rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ti shfryt\u00ebzojm\u00eb talentet q\u00eb i kemi anemban\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ja kthyer asaj dinjitetin e p\u00ebrdhosur nga sekti vrastar i rilindjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk mund t\u00eb anashkaloj dhe dua t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7eshtjen e kandidatit t\u00eb Himar\u00ebs. Lejimi i nj\u00eb figure t\u00eb diskretituar q\u00eb me nj\u00eb nga emrat njihet si Fredi Beleri ishte nj\u00eb gabim trashanik nga ana e PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs shqiptare. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb PD b\u00ebn gafa t\u00eb tilla! E ka b\u00ebr\u00eb me Vasil Bollanon nj\u00eb l\u00ebkurshitur nga Progonati q\u00eb vet\u00ebquhej grek.<\/p>\n<p>Fredi Beleri \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfoluri i masakr\u00ebs s\u00eb Peshk\u00ebpis\u00eb ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb oficer dhe nj\u00eb ushtar shqiptar n\u00eb mesin e viteve 90-t\u00eb. Fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga gjykatat greke nuk e b\u00ebn at\u00eb aspak t\u00eb pafajsh\u00ebm. Fredi Beleri jo pak her\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur si bandit i Agimit t\u00eb Art\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo pak her\u00eb ka pozuar me flamurin e Vorio-Epirit. \u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb nj\u00eb surrogato si Beleri t\u00eb na e b\u00ebj\u00eb Ram\u00ebn t\u00eb sillet si patriot kur ne e dim\u00eb q\u00eb t\u00eb dy n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme synojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Beleri ka q\u00ebllim helenizimin e Himar\u00ebs e Rama do pronat dhe bregdetin p\u00ebr mafian e tij.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;pun\u00eb ka Greqia ta b\u00ebj\u00eb \u00e7eshtje t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb zon\u00eb safi shqiptare si Himara!<\/p>\n<p>Ne i dim\u00eb pensionet q\u00eb ju jepen Himariot\u00ebve vet\u00ebm t\u00eb deklarohen grek\u00eb!<\/p>\n<p>\u0112sht\u00eb turp i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb territorin e tyre t\u00eb lejohen peligrinazhe t\u00eb p\u00ebrvitshme p\u00ebr nj\u00eb terrorist si Kacifas q\u00eb do t\u00eb ishte ekzekutuar pa paralajm\u00ebrim n\u00eb \u00e7do shtet tjeter serioz t\u00eb bot\u00ebs!<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Rithemeluar dhe \u00e7do parti tjet\u00ebr shqiptare nuk duhet t\u00eb lidhin koalicion me asnj\u00eb parti apo grupim politik veprimtaria e t\u00eb cilit bie ndesh me interesat e shtetit shqiptar dhe nuk pranojn\u00eb \u00e7eshtjen apo gjenocidin \u00e7am.<\/p>\n<p>K\u00ebta sharlatan\u00eb si Beleri as nuk mbrojn\u00eb minoritetin grek as nuk jan\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse dhe bashk\u00ebpunimi mes komuniteteve tona apo qoft\u00eb mes Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Minoritar\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb greke jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shkelqyer q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebjetuar me shqiptar\u00ebt duke ndar\u00eb bashk\u00eb me ta t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb. Eshte e padrejt\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb targetohen p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebkur\u00ebshiturve si Beleri apo t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>P\u00ebrtej Partis\u00eb Demokratike n\u00eb rrethanat e nj\u00eb regjimi monist ku Shqiperia ka dal\u00eb krejt jasht\u00eb shinave t\u00eb rendit demokratik \u00ebsht\u00eb absolutisht jetike rikthimi tek FRONTI I MADH OPOZITAR ku partia demokratike s\u00ebrish krahas reformimit t\u00eb saj duhet t\u00eb luaj\u00eb rolin kryesor n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb front duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen individ\u00eb dhe grupe interesi q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht e gjejn\u00eb veten brenda Partis\u00eb Demokratike por duan t\u00eb japin kontributin e tyre p\u00ebr rikthimin e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Vet\u00ebm shpatullat e partis\u00eb demokratike e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb ndryshimin q\u00eb e presin t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta ky FRONT duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb platform\u00eb ndryshimi q\u00eb k\u00ebrkon vendi;<\/p>\n<p>&#8211; Reforma Kushtetuese ku t\u00eb parashikohet nj\u00eb Kuvend me dy dhoma.<\/p>\n<p>&#8211; Reforma Zgjedhore dhe Territoriale me nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sistemit t\u00eb korruptuar aktual.<\/p>\n<p>Ndoshta me pak p\u00ebrmir\u00ebsime duhet t\u00eb implementojm\u00eb nj\u00eb sistem zgjedhor t\u00eb pakt\u00ebn si t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi jo vet\u00ebm ka d\u00ebshtuar por drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojt\u00ebsja m\u00eb besnike e mafias n\u00eb Shqiperi. Reforma duhet t\u00eb filloj\u00eb nga e para jo nga lart posht\u00eb por nga posht\u00eb lart. Duhet t\u00eb gjendet mekanizmi i rikthimit n\u00eb sistem t\u00eb atyre pak gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb u nxor\u00ebn padrejt\u00ebsisht nga sistemi.<\/p>\n<p>&#8211; Fronti i madh opozitar duhet ta b\u00ebj\u00eb luft\u00ebn n\u00eb rang komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ti kthyer Shqip\u00ebris\u00eb dinjitetin e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu bota do na marr\u00eb seriozisht.<\/p>\n<p>&#8211; 500 mij\u00eb shqiptare jan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e mjaftueshme p\u00ebr ta filluar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb q\u00eb tashm\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm institucionale si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb sip\u00ebr por edhe e kombinuar me metoda t\u00eb tjera kreative si protestat dhe presioni n\u00eb rrug\u00eb e sheshe.<\/p>\n<p>Zinxhiri i k\u00ebputur i 7 Korrikut 2022 duhet t\u00eb ringjitet e rikthehet n\u00ebse v\u00ebrtet do t\u00eb jemi serioz\u00eb n\u00eb shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot e kemi fakt t\u00eb pamohuesh\u00ebm q\u00eb 40 % e shqiptar\u00ebve jan\u00eb me ne dhe kjo mas\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb ortek ndryshimi.<\/p>\n<p>Nuk ka vend p\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrim por t\u00eb mos humbim koh\u00eb p\u00ebr veprim!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Milaim NELA (Analiz\u00eb post-zgjedhore Pjesa 2) Jam matur disa her\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe si duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb ajo jo vet\u00ebm p\u00ebr ti rezistuar zhdukjes, p\u00ebr tu rritur e fuqizuar e p\u00ebr t\u00eb ju p\u00ebrgjigjur realitetit t\u00eb ri n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet vendi por p\u00ebr t\u00eb mos ndikuar sadopak negativisht n\u00eb prag &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46260,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-46259","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46259\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}