{"id":46363,"date":"2023-05-19T10:36:09","date_gmt":"2023-05-19T10:36:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46363"},"modified":"2023-05-19T10:37:20","modified_gmt":"2023-05-19T10:37:20","slug":"aktivistja-duan-doreheqjen-e-nenes-dhe-xhaxhait-pse-nuk-beme-fushate-per-pjerin-ndreun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/19\/aktivistja-duan-doreheqjen-e-nenes-dhe-xhaxhait-pse-nuk-beme-fushate-per-pjerin-ndreun\/","title":{"rendered":"Aktivistja: Duan dor\u00ebheqjen e n\u00ebn\u00ebs dhe xhaxhait pse nuk b\u00ebm\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr Pjerin Ndreun"},"content":{"rendered":"<p>Arilda Lleshi, nj\u00eb aktiviste e angazhuar n\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr kryebashkiakut t\u00eb sapozgjedhur Pjerin Ndreu denoncon se familja e saj po p\u00ebrballet me nj\u00eb hakmarrje politike\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb saj politik kund\u00ebr PS. Denoncimi po kthehet viral n\u00eb rrjetet sociale disa or\u00eb pas publikimit duke detyruar edhe vet\u00eb Ndreun t\u00eb reagoj\u00eb. Lleshi shkruan se\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve vendore, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe xhaxhait iu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p><strong>E \u00ebma e vajz\u00ebs punon n\u00eb Bibliotek\u00ebn e qytetit prej nj\u00eb jete, ku ndan edhe nj\u00eb foto sesi f\u00ebmij\u00ebt e quajn\u00eb &#8220;Teta Lule e Bibliotek\u00ebs&#8221;<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n<p>Denoncimit t\u00eb Lleshit i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur vet\u00eb Pjerin Ndreu. N\u00eb postimin e saj n\u00eb Facebook, Ndreu i k\u00ebrkon emrin e personit q\u00eb i ka k\u00ebrkuar t\u00eb japin dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>&#8220;Miremengjes. Ke bere nje postim qe nuk eshte aspak i vertete. Deklaro hapur kush person i ka kerkuar doreheqje njeriut tend ne biblioteke dhe kur?! Kjo eshte nje lajthitje ose viktimizim politik qe nuk ka asnje te vertete! Eshte genjeshter e paster ose\u00a0fantazi e njeriut tuaj nese se thua publikisht kush person i ka kerku doreheqjen?&#8221;-pyet Ndreu Lleshin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ajo publikon p\u00ebr transparenc\u00eb emrat e dy personave q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen. I pari \u00ebsht\u00eb drejtori i Kultur\u00ebs n\u00eb Lezh\u00eb, Renaldo Xhani dhe Drejtori i\u00a0 Policis\u00eb Bashkiake, Leonard Palaj.<\/p>\n<p>&#8220;Mir\u00ebm\u00ebngjes,<br \/>\nKomunikuam me mesazhe para se t\u00eb shihja komentin. P\u00ebr transparenc\u00eb, po e b\u00ebj publike edhe k\u00ebtu.<br \/>\nDje drejtoria e kultur\u00ebs ka k\u00ebrkuar nj\u00eb mbledhje. Pas mbledhjes, drejtori i kultur\u00ebs, Renaldo Xhani i ka k\u00ebrkuar mamit dor\u00ebheqjen me k\u00ebt\u00eb arsye \u2018familja juaj nuk ka punuar p\u00ebr kryetarin\u2019. Nuk jeni n\u00eb dijeni t\u00eb situat\u00ebs? A ka qen\u00eb kjo iniciativa personale e Renaldo Xhani?<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb xhaxhait i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqja nga drejtori i Policis\u00eb Bashkiake, Leonard Palaj. A ka qen\u00eb kjo iniciativa personale e Leonard Palaj?&#8221;-sqaron vajza. Pas k\u00ebtij sqarimi, Ndreu nuk ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>POSTIMI I ARLINDA LLESHIT<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes time n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet vendore, mamit tim, q\u00eb punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezh\u00ebs, dhe xhaxhait tim, q\u00eb punon prej 23 vitesh si punonj\u00ebs policie, ju \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb japin dor\u00ebheqje. Mami im ka nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb punon n\u00eb Bibliotek\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Lezh\u00ebs e njohin si teta Lula e Bibliotek\u00ebs. \u00c7do f\u00ebmij\u00eb e mban mend me dashuri.<\/p>\n<p>3 dit\u00eb pas rezultatit, puna vazhdoi me vrull. \u2018Puna \u00ebsht\u00eb n\u00eb ADN-n\u00eb tuaj\u2019, ajo e mbrapshta. Mami dhe xhaxhai jan\u00eb thirrur me urgjenc\u00eb dhe ju \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb japin dor\u00ebheqjen \u2018sepse familja juaj nuk ka punuar q\u00eb kryetari jon\u00eb t\u00eb rizgjidhet\u2019. Tashm\u00eb jemi nj\u00eb familje me njoll\u00eb n\u00eb biografi, sepse nuk kemi punuar p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn parti.\u00a0Z. Ndreu, Bashkia nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrja jote private, por institucion publik n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Administrata nuk t\u00eb detyrohet besnik\u00ebri politike. Ti je nj\u00eb i zgjedhur i p\u00ebrkohsh\u00ebm. &#8211; Liria e bindjes politike \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb themelore demokratike dhe kushtetuese q\u00eb pas vitit 1990. Ndoshta bot\u00ebkuptimi juaj nuk \u00ebsht\u00eb azhornuar akoma.\u00a0As mami, as xhaxhai nuk do japin dor\u00ebheqjen. Mund t\u00eb vazhdoni me hapin e rradh\u00ebs dhe t\u2019i vidhni edhe disa taksa qytetar\u00ebve duke humbur gjyqin. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Z. Ndreu, gjat\u00eb fushat\u00ebs, pretendonin se ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb \u2018model qeverisjeje\u2019. P\u00ebr \u00e7far\u00eb modeli e kishit fjal\u00ebn? P\u00ebr at\u00eb diktatorial? Gjat\u00eb fushat\u00ebs, Z. Ndreu postonte se rinia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018prioritet absolut\u2019. Si mb\u00ebshtetet rinia Z. Ndreu, duke i mbyllur goj\u00ebn, duke i mohuar lirit\u00eb themelore t\u00eb shprehjes e bindjeve? Gjithsesi un\u00eb nuk besoja n\u00eb sinqeritetin e ideve tuaja. Prandaj edhe zgjodha t\u00eb pozicionohem kundra jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb. E drejta ime. Do vazhdoj t\u00eb shprehem e pozicionohem ashtu si ma dikton nd\u00ebrgjegjja.\/<strong>Dosja.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arilda Lleshi, nj\u00eb aktiviste e angazhuar n\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr kryebashkiakut t\u00eb sapozgjedhur Pjerin Ndreu denoncon se familja e saj po p\u00ebrballet me nj\u00eb hakmarrje politike\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb saj politik kund\u00ebr PS. Denoncimi po kthehet viral n\u00eb rrjetet sociale disa or\u00eb pas publikimit duke detyruar edhe vet\u00eb Ndreun t\u00eb reagoj\u00eb. Lleshi shkruan se\u00a0p\u00ebr shkak &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46364,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-46363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46363\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}