{"id":46480,"date":"2023-05-22T08:40:29","date_gmt":"2023-05-22T08:40:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46480"},"modified":"2023-05-22T08:40:29","modified_gmt":"2023-05-22T08:40:29","slug":"merruni-me-kasapin-me-se-pari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/22\/merruni-me-kasapin-me-se-pari\/","title":{"rendered":"Merruni me kasapin m\u00eb s\u00eb pari"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Fatos LUBONJA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve kam th\u00ebn\u00eb se, sikur t\u00eb rritej opozita, do t\u00eb k\u00ebrkoja\u00a0me g\u00ebzim ndjes\u00eb publike p\u00ebr pesimizmin e thell\u00eb q\u00eb kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit q\u00eb ka kryer Rama ka instaluar nj\u00eb regjim q\u00eb ka eliminuar \u00e7do mund\u00ebsi jo vet\u00ebm rrotacioni, por edhe rritjeje. K\u00ebto zgjedhje fatkeq\u00ebsisht e provuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb dramatike se m\u00eb par\u00eb tez\u00ebn time pesimiste.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb kam d\u00ebgjuar shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret nga disa termi \u201coperacion kirurgjikal\u201d\u2013 n\u00eb kuptimin e nj\u00eb manipulimi pa len\u00eb shenja. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i gabuar, q\u00eb tregon shkall\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kemi humbur ndjeshm\u00ebrin\u00eb demokratike. Sepse, regjimi nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion prej kirurgu, por nj\u00eb nd\u00ebrhyrje prej kasapi, shenjat e s\u00eb cil\u00ebs ul\u00ebrasin gjithandej.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet vet\u00eb marrja e 53 t\u00eb bashkive, \u00e7ka ngre menj\u00ebher\u00eb dyshime n\u00ebse ky vend \u00ebsht\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe rritja e p\u00ebrqindjes t\u00eb votuesve n\u00eb raport me opozit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb ka mandatin e tret\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb shum\u00eb komuna qeveris p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri mandate.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe gjuha elektorale e Kryeministrit me k\u00ebrc\u00ebnime se nuk do t\u00eb jap\u00eb asnj\u00eb kacidhe p\u00ebr komunat q\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flasin edhe disa rezultate me p\u00ebrmbysje spaktakolare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb fare t\u00eb shkurt\u00ebr \u2013 si ai i Shkodr\u00ebs dhe Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe fakti se burgjet votojn\u00eb 99% p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe arrestimi dy dit\u00eb para zgjedhjeve i kandidatit opozitar t\u00eb Himar\u00ebs, Beleri, q\u00eb provoi se policia dhe prokuroria e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, tashm\u00eb mund t\u00eb konsiderohen pjes\u00eb plot\u00ebsisht e integruar e band\u00ebs q\u00eb qeveris p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe vjedh p\u00ebr t\u00eb qeverisur.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje praj kasapi flasin edhe b\u00ebmat ep jes\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb band\u00ebs si Gjykata e Apelit, Kolegji zgjedhor, KQZ-ja dhe KASI-i, q\u00eb e zhvesh\u00ebn opozit\u00ebn reale nga sigla, emri dhe flamuri, duke i zhvatur bashk\u00eb me to edhe financimin, koh\u00ebn televizive, komisioner\u00ebt, num\u00ebruesit e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shkrim do t\u00eb dilte shum\u00eb i gjat\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vazhdoja t\u00eb rreshtoja treguesit e k\u00ebsaj kasaphane. Por nuk \u00ebsht\u00eb ky synimi i tij. Synimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb polemizoj\u00eb me disa (t\u00eb shumt\u00eb) q\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb merren me kasapin dhe kasaphan\u00ebn, merren me viktim\u00ebn e hanxhar\u00ebve dhe thikave t\u00eb tij. Midis tyre dalloj tri kategori: nj\u00ebr\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb synimeve t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb goditjen p\u00ebrfundimtare opozit\u00ebs s\u00eb vetme q\u00eb e rrezikon akoma, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb livadhis\u00eb i patrazuar n\u00eb narkoshtetin q\u00eb ka krijuar; nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb thjesht synon t\u00eb marr\u00eb lidershipin e opozit\u00ebs p\u00ebr hesape personash q\u00eb nuk merakosen fare se do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si fasad\u00eb demokratike e narkoshtetit; dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarish t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb shfryjn\u00eb m\u00ebrzin\u00eb e humbjes sipas asaj shprehjes: \u201cs\u2019ke \u00e7\u2019i b\u00ebn gomarit dhe i bije samarit\u201d.<\/p>\n<p>E pra, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta bashkohen n\u00eb tez\u00ebn, q\u00eb ka pushtuar ekranet e mediave, se p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje \u00ebsht\u00eb opozita; se sikur ajo t\u00eb mos ishte\u00a0e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, sikur t\u00eb mos kishte n\u00eb krye non-grat\u00ebn, Sali Berisha (q\u00eb disa e p\u00ebrkthejn\u00eb: sikur t\u00eb kishte mb\u00ebshtetje amerikane), kjo humbje nuk do t\u00eb kishte ndodhur. Disa i shtojn\u00eb list\u00ebs s\u00eb shkaqeve edhe ndarjen administrative, edhe sistemin elektoral duke na p\u00ebr\u00e7uar mesazhin se, sikur t\u00eb rregulloheshin k\u00ebto probleme, do ta kishim t\u00eb garantuar rrotacionin. T\u00eb gjith\u00eb harrojn\u00eb ose b\u00ebjn\u00eb sikur harrojn\u00eb deri edhe faktin se k\u00ebta probleme \u2013 duke filluar q\u00eb nga p\u00ebr\u00e7arja e opozit\u00ebs e me radh\u00eb \u2013 jan\u00eb vepra t\u00eb mir\u00ebmenduara t\u00eb regjimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar q\u00ebndrimin e tij n\u00eb pushtet. T\u00eb gjith\u00eb harrojn\u00eb ose b\u00ebjn\u00eb sikur harrojn\u00eb se argumenti \u201cnon grata\u201d bie ndesh me faktin se non gratat e Ram\u00ebs korr\u00ebn nj\u00eb fitore spektakolare n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se s\u2019duhet t\u00eb merremi me problemet dhe limitet e opozit\u00ebs. Dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se ky lloj diskursi nxjerr n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb ose dhe zhduk fare nga ekranet problemin e problemeve: at\u00eb se fakti q\u00eb Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb fituar, detyrohet t\u2019u vjedh\u00eb e blej\u00eb vot\u00ebn atyre, q\u00eb sipas tij dhe atyre t\u00eb diskursit nuk i do populli (pasi non grata) tregon se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai (s\u00eb bashku me non gratat e tij) sikur t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb do ta donte dhe besonte populli. E pra, k\u00ebto zgjedhje na treguan se po t\u00eb ndihet i rrezikuar n\u00eb pushtet Rama dhe banda e tij do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga loja, deri edhe mjete nga ato q\u00eb nuk i kemi par\u00eb akoma t\u00eb p\u00ebrdoren deri m\u00eb sot. Rasti Beleri ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim i k\u00ebsaj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj gjykoj se diskursi i par\u00eb post elektoral duhet t\u00eb nis\u00eb nga analizimi dhe denoncimi i k\u00ebsaj kasaphane me vet\u00ebdijen se viktim\u00eb e saj, humb\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb opozita, por populli shqiptar dhe e ardhmja e tij. Edhe vet\u00eb diskursi se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita \u2013 q\u00eb mendoj se ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2013 duhet t\u00eb nis\u00eb nga kjo analiz\u00eb dhe kjo vet\u00ebdije.\/<a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/merruni-me-kasapin-me-se-pari\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">PANORAMA<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Fatos LUBONJA N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve kam th\u00ebn\u00eb se, sikur t\u00eb rritej opozita, do t\u00eb k\u00ebrkoja\u00a0me g\u00ebzim ndjes\u00eb publike p\u00ebr pesimizmin e thell\u00eb q\u00eb kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit q\u00eb ka kryer Rama ka instaluar nj\u00eb regjim q\u00eb ka eliminuar \u00e7do mund\u00ebsi jo vet\u00ebm rrotacioni, por edhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16956,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-46480","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46480","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46480"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46480\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16956"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}