{"id":46672,"date":"2023-05-24T09:56:24","date_gmt":"2023-05-24T09:56:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46672"},"modified":"2023-05-24T09:56:24","modified_gmt":"2023-05-24T09:56:24","slug":"ne-14-maj-nuk-pati-zgjedhje-por-votime-te-kriminalizuara-nga-edi-rama-dhe-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/24\/ne-14-maj-nuk-pati-zgjedhje-por-votime-te-kriminalizuara-nga-edi-rama-dhe-qeveria\/","title":{"rendered":"N\u00eb 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime t\u00eb kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Petrit Vasili, deklaroi se, \u201cn\u00eb 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime t\u00eb kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria n\u00eb 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime t\u00eb kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria. Me fakte dhe prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, edhe qytetari m\u00eb i fundit do t\u00eb kuptoj\u00eb dhe do ta ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb shkat\u00ebrrimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb 14 maj. \u00c7do moment i procesit zgjedhor ka qen\u00eb i manipuluar, i kompromentuar dhe n\u00eb dhunim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kodit Zgjedhor\u201d, nisi deklarat\u00ebn e tij Petrit Vasili.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, e gjith\u00eb Shqip\u00ebria e di m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb elementi kryesor i siguris\u00eb i arritur me marr\u00ebveshjen mazhoranc\u00eb-opozit\u00eb t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr identifikimin biometrik q\u00eb do t\u00eb pengonte votimin e shum\u00ebfisht\u00eb dhe at\u00eb familjar u rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb. N\u00eb qindra qendra votimi, pajisjet nuk funksiononin aq sa dhe vet\u00eb kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi nuk u identifikua dot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb biometrike. Pra, mbi 20 milion\u00eb euro t\u00eb shpenzuara, nuk sh\u00ebrbyen p\u00ebr asgj\u00eb vet\u00ebm u shp\u00ebrdoruan. E nd\u00ebrkoh\u00eb si\u00e7 do provohet dhe n\u00eb rastin e Ku\u00e7ov\u00ebs, votimi shum\u00ebfisht\u00eb dhe familjar ndodhi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin duke deformuar totalisht rezultatin e zgjedhjeve\u201d, tha Vasili.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, KQZ dhe SPAK kontribuuan vet\u00ebm n\u00eb shkat\u00ebrrimin e zgjedhjeve sepse p\u00ebrdor\u00ebn dy standarde. Nj\u00eb standard p\u00ebr qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb manipulonte si t\u00eb donte dhe nj\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn t\u00eb cil\u00ebs i shpiknin ngjarje p\u00ebr ta penguar dhe d\u00ebmtuar. \u00cbsht\u00eb skandal shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb nd\u00ebrsa Majlinda Bufi, kryetare e Roskovecit, e kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK, e denoncuar bot\u00ebrisht me z\u00eb dhe figur\u00eb, p\u00ebr shantazhim dhe pengimin n\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 329 t\u00eb Kodit Penal p\u00ebr \u2018Kanosje q\u00eb i b\u00ebhet zgjedh\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar apo p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje\u2019, nuk u b\u00eb asnj\u00eb veprim nd\u00ebrsa kandidati i Himar\u00ebs, Fredi Beleri, inskenohet nga policia nj\u00eb situat\u00eb dhe arrestohet me pretendime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin zgjedhor. P\u00ebr t\u00eb gjitha kall\u00ebzimet n\u00eb SPAK t\u00eb opozit\u00ebs, nuk ka pasur as veprimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrpara zgjedhjeve duke u nisur nga strategjia e faktit t\u00eb kryer dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur verbtas qeverin\u00eb\u201d, shtoi n\u00ebnkryetari i PL.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb treti, qendrat e num\u00ebrimit, t\u00eb cilat n\u00eb gjysm\u00ebn e tyre zot\u00ebroheshin 100% nga Rilindja, u kthyen n\u00eb qendra manipulimi skandaloz t\u00eb sjelljeve histerike politike dhe t\u00eb shkat\u00ebrrimit real t\u00eb procesit shum\u00eb delikat t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb vot\u00ebs e duke hedhur n\u00eb er\u00eb zgjedhjet e 14 majit. Provat filmike jan\u00eb pafund dhe jan\u00eb par\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebrmes televizioneve dhe rrjeteve sociale, si dhe jan\u00eb depozituar n\u00eb KQZ dhe organet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, u shpreh Vasili.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Petrit Vasili, deklaroi se, \u201cn\u00eb 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime t\u00eb kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria\u201d. \u201cShqip\u00ebria n\u00eb 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime t\u00eb kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria. Me fakte dhe prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, edhe qytetari m\u00eb i fundit do t\u00eb kuptoj\u00eb dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-46672","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46672\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}