{"id":46809,"date":"2023-05-25T16:53:17","date_gmt":"2023-05-25T16:53:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46809"},"modified":"2023-05-25T16:53:17","modified_gmt":"2023-05-25T16:53:17","slug":"metaliaj-ministrise-se-drejtesise-tia-bejme-emrin-ministria-e-masakres-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/25\/metaliaj-ministrise-se-drejtesise-tia-bejme-emrin-ministria-e-masakres-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Metaliaj: Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t&#8217;ia b\u00ebjm\u00eb emrin Ministria e Masakr\u00ebs Zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e deputetes Lindita Metaliaj n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>Te nderuar kolege<\/p>\n<p>Te dashur qytetare<\/p>\n<p>Sot duhej te ishte ne rend dite dhe te diskutohej nga te gjith\u00eb ne farsa elektorale e 14 majit.<\/p>\n<p>Ne fakt nuk e kuptoj sesi ky parlament mund te futet ne normalitet me at\u00eb masak\u00ebr zgjedhore qe u finalizua vet\u00ebm 10 dite me pare.<\/p>\n<p>Tashme e din i madh e i vog\u00ebl sesi u deformua vullneti i sovranit ne Lezhe dhe ne mbare Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Zor se gjen\u00a0 banore te Lezh\u00ebs qe nuk i jan\u00eb ofruar para ne k\u00ebmbim te vot\u00ebs p\u00ebr rilindjen.<\/p>\n<p>Ne fakt si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Lezh\u00ebs me vjen turp qe jam ne k\u00ebt\u00eb Parlament !<\/p>\n<p>Pse e them k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb drejtova fushat\u00ebn elektorale ne Lezhe, bashke me bashk\u00ebpun\u00ebtoret e mi, b\u00ebme nje fushate model, nj\u00eb fushate dinjitoze me vlera, me burra, gra, te rinj e te reja qe punuan me shpirt e me zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Punuam fort, trokit\u00ebm dere me dere, ne qytet e fshat, me nj\u00eb program te shk\u00eblqyer te realizuesh\u00ebm p\u00ebr Lezh\u00ebn, me synime te qarta p\u00ebr te arritur ndryshimin.<\/p>\n<p>Krejt ndryshe nga ju, sepse kishim kandidatin me te mire per Lezhen, dhe kontraten e kishim me qytetaret dhe per qytetaret.<\/p>\n<p>Tek cdo takim shihej qarte e paster deshira per ndryshim dhe \u00a0\u00a0kryefjala ne cdo takim ishte ndryshimi, si tek demokratet, socialistet e ndershem por edhe ato pa parti.<\/p>\n<p>Por persa kohe qe vendi drejtohet nga Rama, nuk mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme.<\/p>\n<p>E kisha paralajmeruar me heret, qe aktoret e dosjes 184 te masakres zgjedhore ne Diber do te benin te njejten masaker edhe ne Lezhe.<\/p>\n<p>Ne fakt keshtu ndodhi.<\/p>\n<p>Dyshja e korruptuar Ndreu \u2013 Manja, kombinacioni perfekt i krimit elektoral bene cdo gje per te mbajtur peng bashkine e Lezhes.<\/p>\n<p>Ushtruan presion, shantazh,mbi administraten, duke i detyruar te listonin me nga 20 emra votues per rilindjen.<\/p>\n<p>Perdoren parate e termetit, legalizimet,lejet e ndertimit,te cilet ndikuan tek liria e votes.<\/p>\n<p>U perdoren parate e krimit, droges dhe korrupsionit, te cilet u hodhen lume.<\/p>\n<p>Kriminelet me mbeshtetje vendore dhe qendrore ushtruan terror ne qytet dhe fshat.<\/p>\n<p>Qindra bileta u prene nga agjensite e udhetimeve ne Lezhe, per te sjelle me bileta falas emigrante nga jashte vendit per te votuar rilindjen.<\/p>\n<p>Euro arriti nivelin me te ulet te kembimit valutor deri ne dt 14 maj per tu ringritur te nesermen e 15 majit.<\/p>\n<p>Nderkohe qe fushata jone ishte me shtrengim duarsh, duke i pare njerzit ne sy,dhe duke i degjuar hallet e tyre,<\/p>\n<p>Sepse ne nuk blejme vota!<\/p>\n<p>Ndaj une sot gjej rastin te falenderoj nga zemra 16 376 banoret e Lezhes qe votuan ndryshimin, pertej kercenimeve, presioneve, ata votuan ndryshimin.<\/p>\n<p>Jam krenare per te gjithe ekipin dhe bashkepunetoret e mi, per shpirtin qe demonstruan ne kete fushate, me rregulla te pabarabarta loje ne nje fushe te minuar.<\/p>\n<p>Mirenjohje pafund per secilin prej tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu falenderime te perzemerta per komisioneret\u00a0 tane, vezhguesit, numeruesit, qe nuk bene asnje hap pas, por shpresuan deri ne fund qe vota e lire do te triunfonte mbi makinerine e krimit, duke u bere mburoje e vullnetit\u00a0 te njerezve te lire, ahmanetqare te votes per ndryshim.<\/p>\n<p>Ne fakt 14 maji do te mbetet ne historine e Lezhes dhe mbare Shqiperise si nje dite e zeze per demokracine, per pluralizmin politik, si dita kur u vra vota e lire.<\/p>\n<p>Plumbi vret armikun tend,<\/p>\n<p>vota vret femijet e tu,- thote Abraham Lincoln.<\/p>\n<p>Te dashur qytetare<\/p>\n<p>A e fitoi Bashkine Lezhe sekti i rilindjes?<\/p>\n<p>Jo dhe jo.<\/p>\n<p>Fituan bandat dhe Bashkia Lezhe sot eshte peng i tyre.<\/p>\n<p>Kete e din i madh dhe i vogel.<\/p>\n<p>Ndaj ftoj sot drejtuesin politik te Lezhes, ministrin e drejtesise pa drejtesi, qe theu rekordin e perseritjes te krimit elektoral edhe ne Lezhe te na sqaroje per makinacionet qe u perdoren ne Lezhe.<\/p>\n<p>Madje une i propozoj parlamentit qe te ndryshohet emertimi nga minister i drejtesise ne ministrin e masakres zgjedhore meqe eshte recidivist \u00a0perserites i suksesshem tashme.<\/p>\n<p>Te na sqaroje kush dhe si u fituan\u00a0 zgjedhjet ne Lezhe?<\/p>\n<p>A u perdor administrata publike?<\/p>\n<p>A iu be presion administrates?<\/p>\n<p>A ishin drejtuesit e larte te institucioneve te shperndare tek cdo qender votimi, Brenda dhe jashte tyre?<\/p>\n<p>A u perdoren fondet publike?<\/p>\n<p>A u shtruan asfaltet elektorale deri ne diten e zgjedhjeve?<\/p>\n<p>A u ushtrua terror ne qytet dhe fshat nga te fortet, duke iu dhuruar fitoren, dhe sot ju mbajne peng bashkine?<\/p>\n<p>Sa bileta jane prere nga agjensite e udhetimit ne Lezhe me urdher nga rilindja?<\/p>\n<p>Verifikoni sistemin tims, sa hyrje ka patur me dt 13 maj dhe dalje me 14 maj?<\/p>\n<p>Gjithashtu pyes,ne cilin vend te botes, dhe aq me teper nje vend anetar i Natos, sic eshte Shqiperia, aspirant per integrim drejt BE, i ashtuquajturi kryeminister del ne fushate duke kercenuar votuesit, duke u thene nese votoni kandidatin e djathte do tu nderpriten fondet, si dhe do tu mbyllen rrubinetat e financimeve.<\/p>\n<p>A ka moral ky kercenim?<\/p>\n<p>Vetem nje tradhtar, nje i pabese, mund ta thote kete.<\/p>\n<p>Ne cilin vend te botes ndodh qe ne muajin elektoral te rriten pagat e administrates ne prag zgjedhjesh.<\/p>\n<p>Dhe 670 mije pensionisteve tu jepet bonus 50 mije leke??<\/p>\n<p>Pra shitblerja ne kete vend tashme eshte bere institucion.<\/p>\n<p>Ne keto kushte une gjej rastin ti drejtohem publikisht:<\/p>\n<p>Ambasadores Amerikane zj.Juri Kim,<\/p>\n<p>Ambasadoreve te BE ne Shqiperi,<\/p>\n<p>Osbe \u2013 Odihr ( te cilet i takova para zgjedhjeve dhe i paralajmerova per ate cfare pritej te ndodhte ne Lezhe nga dyshja Ndreu \u2013Manja)<\/p>\n<p>Gjithashtu i bej Thirrje;<\/p>\n<p>Drejtuesit te Spak z. Dumani,<\/p>\n<p>Prokurorit te Pergjithshem z. Cela,<\/p>\n<p>Te hetojne te gjithe masakren zgjedhore duke filluar nga Ministri i Drejtesise, Kryetari i Bashkise Lezhe,veprimet e mosveprimet e policise se shtetit, Drejtuesit e institucioneve ne Lezhe, por edhe personat e inkriminuar me te cilet kane bashkepunuar ne kete farse elektorale.<\/p>\n<p>Pasi eshte e patolerueshme dhe e papranueshme qe me kete qe ka ndodhur te mos kete asnje person nen hetim, aq me pak \u00a0prapa hekurave.<\/p>\n<p>Megjithate une shpresoj deri ne fund qe organet ligjzbatuese te thone fjalen e tyre.<\/p>\n<p>Dhe per ta mbyllur, drejtuesi politik i Lezhes te vije te na sqaroje ( meqe te drejten per replike ja dhashe ), te na sqaroje, per farsen zgjedhore ne Lezhe, por mos te behet qesharak para banoreve te Lezhes qe e dine mjaft mire,cfare ndodhi, por mbi te gjitha mos te behet qesharak dhe tu njohe meriten atyre qe ua mundesuan fitoren duke jua marre peng bashkine.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur banore te Lezhes,<\/p>\n<p>Ne nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzohemi por t\u00eb ringrihemi pavar\u00ebsisht<\/p>\n<p>v\u00ebshir\u00ebsive dhe pengasve,q\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb k\u00ebsaj bande n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Lezha nuk i nenshtrohet askujt qe i imponohet asaj me metoda qe zhbejne dhe njollosin historikun dhe traditen tone.<\/p>\n<p>Ndaj ju ftoj te jini optimiste, te mos humbasim besimin ne energjite tona per te rikthyer vlerat perfaqesuese dhe Lezhes dinjitetin e neperkembur.<\/p>\n<p>E diela e 14 Majit vrau t\u00eb tashmen por jo t\u00eb ardhmen q\u00eb do ta fitojm\u00eb s\u00ebrish t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku!<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e deputetes Lindita Metaliaj n\u00eb Kuvend Te nderuar kolege Te dashur qytetare Sot duhej te ishte ne rend dite dhe te diskutohej nga te gjith\u00eb ne farsa elektorale e 14 majit. Ne fakt nuk e kuptoj sesi ky parlament mund te futet ne normalitet me at\u00eb masak\u00ebr zgjedhore qe u finalizua vet\u00ebm 10 dite &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-46809","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46809"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46809\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}