{"id":47309,"date":"2023-05-30T13:40:38","date_gmt":"2023-05-30T13:40:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47309"},"modified":"2023-05-30T13:40:58","modified_gmt":"2023-05-30T13:40:58","slug":"ish-minisri-i-rames-votat-u-blene-po-pastrohen-para-shqiperia-qeveriset-nga-pakica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/05\/30\/ish-minisri-i-rames-votat-u-blene-po-pastrohen-para-shqiperia-qeveriset-nga-pakica\/","title":{"rendered":"Ish-ministri i Ram\u00ebs: Votat u blen\u00eb, po pastrohen para, Shqip\u00ebria qeveriset nga pakica"},"content":{"rendered":"<p><strong>Z. Lleshaj, pse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb kategorin\u00eb e regjimeve hibride me demokraci n\u00eb tranzicion?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vend nuk b\u00ebhet demokratik duke nd\u00ebrruar disa tabela. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar te ne e mor\u00ebn shum\u00eb thjesht k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e demokracis\u00eb, si nj\u00eb pun\u00eb mbishkrimesh. Fjal\u00ebn komunist e z\u00ebvend\u00ebsuan, sipas rastit, me demokrat apo socialist dhe kaq. Partia Komuniste u b\u00eb ose demokratike ose socialiste; komunist\u00ebt u b\u00ebn\u00eb ose demokrat\u00eb ose socialist\u00eb; drejtuesit e vjet\u00ebr u b\u00ebn\u00eb pronar\u00ebt e rinj. Por, demokracia nuk \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e vet\u00ebkuptueshme natyrore e njeriut, por rezultat i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb gjithanshme t\u00eb individit dhe t\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Demokracia bazohet tek qytetari i lir\u00eb, i cili ka t\u00eb gjith\u00eb pjekurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb administruar lirin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Qytetari i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb status q\u00eb arrihet edhe p\u00ebrmes edukimit, jo nj\u00eb dhurat\u00eb. N\u00eb diktatur\u00eb ne ishim shtetas, subjekte t\u00eb rreshtuar n\u00eb struktura t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore dhe t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i p\u00ebrcaktonin ata q\u00eb ishin n\u00eb krye t\u00eb rreshtave tan\u00eb. Demokracia bazohet jo tek shtetasit, por tek qytetar\u00ebt. Qytetar\u00ebt! Dhe k\u00ebtu nuk flasim p\u00ebr nj\u00eb ndryshim termash, por p\u00ebr nj\u00eb diferenc\u00eb madhore n\u00eb p\u00ebrmbajtje. Qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb shtetas. N\u00eb ndryshim nga shtetasit, qytetar\u00ebt nuk rreshtohen, ata nuk kan\u00eb vet\u00ebm detyra, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb liri dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb till\u00eb ata duhet t\u00eb aft\u00ebsohen, t\u00eb edukohen. P\u00ebr fat t\u00eb keq tek ne kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar as dhe vet\u00ebm n\u00eb teori. Madje edhe kushtetuta jon\u00eb flet p\u00ebr shtetas, legjislacioni yn\u00eb flet p\u00ebr shtetas. T\u00eb gjith\u00eb, politika, media, shkolla flasin p\u00ebr shtetas. Ndryshe nga gjith\u00eb bota demokratike, te ne me qytetar kuptohet banori i qytetit dhe jo bart\u00ebsi autentik i demokracis\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb demokracin\u00eb ta konsiderojm\u00eb thjesht si nj\u00eb mbishkrim, ne hibrid do t\u00eb mbetemi.<\/p>\n<p><strong>Si e lexoni raportin e \u201cFreedom House\u201d, sipas t\u00eb cilit institucionet sfidohen nga politika partiake klienteliste, nga zvarritja e vetingut dhe korrupsioni i shfrenuar dhe se mediat e pavarura po tkurren?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb dobishme, pasi na japin nj\u00eb pasqyr\u00eb, edhe pse disi t\u00eb turbullt, ku ne mund t\u00eb shohim veten n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pasqyrave tona. Por, \u201cFreedom House\u201d vet\u00ebm tri kategori kryesore ka p\u00ebr t\u00eb klasifikuar vendet: pa liri, pjes\u00ebrisht t\u00eb lira dhe t\u00eb lira. Aty nga viti 1992 ne kaluam nga grupi i vendeve pa liri n\u00eb at\u00eb t\u00eb vendeve pjes\u00ebrisht t\u00eb lira dhe ashtu kemi mbetur edhe sot; nj\u00eb ngjyr\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb hart\u00ebn e Evrop\u00ebs s\u00eb bashku me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndryshimi i kategoris\u00eb dhe kalimi n\u00eb at\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb lira k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb qytetar\u00ebt, e m\u00eb tej nga politika, institucionet, ekonomia, mediat e shoq\u00ebria n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. P\u00ebr kalimin nga grupi i vendeve pa liri n\u00eb at\u00eb t\u00eb vendeve pjes\u00ebrisht t\u00eb lira n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb, krijimi i partive politike dhe i medias jo zyrtare luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb madh. P\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb \u201clig\u00ebn\u201d e vendeve t\u00eb lira sot p\u00ebrs\u00ebri partit\u00eb dhe media jan\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Vet\u00eb ato duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb lira dhe moderne, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb kryesisht grupe interesi. Ky transformim nuk \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, pasi ende nuk dihet mir\u00eb se kush do ta b\u00ebj\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb presion i fort\u00eb dhe i gjithansh\u00ebm publik, n\u00eb aleanc\u00eb me miq e partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mund t\u00eb imponoj\u00eb ndryshimin e madh t\u00eb radh\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb madh cil\u00ebsor, t\u00eb dytin pas atij t\u00eb viteve 90-t\u00eb, k\u00ebrkohet nj\u00eb sforcim i ngjash\u00ebm si asokohe.<\/p>\n<p><strong>A duhet veting edhe p\u00ebr politikan\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk m\u00eb ka entuziazmuar asnj\u00ebher\u00eb ideja e vetingut, ndoshta edhe p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs veterinare t\u00eb k\u00ebtij termi. Kam p\u00ebrshtypjen se tek ne \u00ebsht\u00eb mjaft e p\u00ebrhapur nj\u00eb p\u00ebrtaci mendore dhe nj\u00eb naivitet i theksuar lidhur me kuptimin p\u00ebr rolin e ligjit. E kemi shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se duke e cil\u00ebsuar si vep\u00ebr penale nj\u00eb fenomen, apo duke krijuar nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb far\u00eb roje, do ta zgjidhim problemin. Latin\u00ebt e st\u00ebrholluar e kishin par\u00eb her\u00ebt grack\u00ebn q\u00eb krijohet nga rojet e shumta, kur pyesnin: \u201cQuis custodiet ipsos custodes? (Kush i ruan rojet?). Ato vet\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb problem i ri kur shtohen pa lidhje. Un\u00eb mendoj se ne nuk arrijm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb substanciale afatgjat\u00eb p\u00ebrmes vetingut t\u00eb politikan\u00ebve, th\u00ebn\u00eb ndryshe krijimit t\u00eb \u201crojeve\u201d t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishte krijimi i nj\u00eb iluzioni t\u00eb ri si dhe krijimi i nj\u00eb strukture t\u00eb re, e cila do t\u00eb shp\u00ebrndante indulgjenca p\u00ebr disa e do t\u00eb d\u00ebnonte disa t\u00eb tjer\u00eb, por pa arritur gjithsesi ndonj\u00eb ndryshim themelor n\u00eb sistem. Vetingu, sipas versionit shqiptar t\u00eb zbatuar deri tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i v\u00ebnies n\u00ebn dyshim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb kategorie t\u00eb caktuar profesionist\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb provojn\u00eb vet\u00eb m\u00eb pas se dyshimi i ngritur nuk q\u00ebndron. Kjo qasje, n\u00eb thelbin e saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje e konceptit baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Madje tek ne nj\u00eb qasje e till\u00eb u refuzua para disa vitesh, edhe kur u k\u00ebrkua q\u00eb ajo t\u00eb aplikohet ndaj personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, t\u00eb cil\u00ebt duhej t\u00eb provonin ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tyre. Kujtoni tentativ\u00ebn p\u00ebr Operacionin Forca e Ligjit.<\/p>\n<p>T\u00eb vendos\u00ebsh politikan\u00ebt n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb ligjore m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb edhe se sa personat me rekorde kriminale t\u00eb provuara m\u00eb duket pa kuptim. Ne e kemi nj\u00eb kod penal, i cili i ka t\u00eb parashikuara veprat penale edhe p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb shkelin ligjin. Madje, si rrall\u00ebkund n\u00eb bot\u00eb, kemi nd\u00ebrtuar edhe struktura t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb prokuroris\u00eb dhe t\u00eb gjykat\u00ebs, t\u00eb cilat duhet t\u00eb godasin rastet e shkeljes s\u00eb ligjit nd\u00ebr politikan\u00ebt e vendit. \u00c7far\u00eb kuptimi do t\u00eb kishte tani nj\u00eb proces dhe nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr vetingu? N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kurr\u00ebfar\u00eb kuptimi real, p\u00ebrpos krijimit t\u00eb nj\u00eb iluzioni t\u00eb ri dhe nj\u00eb tymnaje t\u00eb re propagandistike. P\u00ebr aspektet ligjore tashm\u00eb kemi Kodin Penal dhe SPAK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjerat do t\u00eb duhet t\u2019u besojm\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt gjykojn\u00eb politikisht p\u00ebrmes vot\u00ebs. \u00c7do p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar normat etike dhe morale n\u00eb paragraf\u00eb ligjore, n\u00eb thelbin e vet, \u00ebsht\u00eb ekstremiz\u00ebm. Duhet t\u00eb mos harrojm\u00eb se taleban\u00ebt, p\u00ebr shembull, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dallohen: kthimin e moralit n\u00eb ligj.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet lokale a jan\u00eb nj\u00eb shembull fatkeq\u2026? Pse Shqip\u00ebria e ka kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira?<\/strong><\/p>\n<p>Idiot\u00ebsia p\u00ebrkufizohet si p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur pa fund t\u00eb nj\u00ebjtin eksperiment, duke shpresuar \u00e7do her\u00eb rezultate t\u00eb ndryshme prej tij. Zgjedhjet lokale dhe ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb shfaqje e pa denj\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb ato b\u00ebhen krejt ndryshe nga vendet e tjera demokratike. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu, nuk mund t\u00eb b\u00ebhemi naiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpresuar ndonj\u00eb rezultat tjet\u00ebr. Ne zgjedhim ndryshe nga bota. Zgjedhjet tek ne organizohen dhe administrohen nga vet\u00eb partit\u00eb politike, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb konflikt flagrant interesi. Tek ne, num\u00ebrimi i votave kryhet n\u00eb pallate sporti n\u00ebn ovacionet e sh\u00ebmtuara t\u00eb tifoz\u00ebve partiak\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vendet e tjera num\u00ebrimi kryhet n\u00eb qendr\u00ebn e votimit. N\u00eb ndryshim nga bota demokratike, identifikimi i votuesve, p\u00ebrmes biometris\u00eb, damkosjes me boj\u00eb dhe masave t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb etikisht irritues e paragjykues dhe ekonomikisht tmerr\u00ebsisht i shtrenjt\u00eb dhe plot\u00ebsisht i pajustifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>E si mund t\u00eb presim nj\u00eb produkt normal si gjith\u00eb bota nga zgjedhjet, kur ato i b\u00ebjm\u00eb si askush tjet\u00ebr? P\u00ebrve\u00e7 m\u00ebnyr\u00ebs se si organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet, a ka ndonj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me p\u00ebrmbajt\u00ebn e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb po. N\u00eb Shqip\u00ebri voton pakica dhe si rrjedhoj\u00eb pakica qeveris\u00eb. Kjo gjendje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem themelor kushtetues. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm se pasaport\u00ebn shqiptare sot e mbajn\u00eb mbi 4,5 milion\u00eb qytetar\u00eb, gjysma e t\u00eb cil\u00ebve jeton jasht\u00eb vendit n\u00eb pamund\u00ebsi reale p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje. Diaspora shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb problem, por nj\u00eb potencial jetik i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb substanciale e identitetit t\u00eb vendit. Pa diaspor\u00ebn, demokracia shqiptare nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e plot\u00ebsuar. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen t\u00eb thuhet p\u00ebr ekonomin\u00eb, kultur\u00ebn etj.. \u00cbsht\u00eb shpenzuar tashm\u00eb e gjith\u00eb propaganda dhe retorika boshe lidhur me votimin e k\u00ebsaj gjysme t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Madje dhe Gjykata Kushtetuese i ka shkruar disa fraza t\u00eb thata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga spiralja e retorik\u00ebs boshe, t\u00eb dal\u00eb boje tashm\u00eb, mendoj se ka ardhur koh\u00eb p\u00ebr dy vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: S\u00eb pari, diaspora duhet t\u00eb fitoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb votuar aty ku \u00ebsht\u00eb. S\u00eb dyti, dhe kjo \u00ebsht\u00eb kryesorja, diaspora duhet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr veten dhe jo p\u00ebr ne. Q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo, mendoj se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb hap\u00eb dyert p\u00ebr diaspor\u00ebn. Asaj i duhet dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr substancial dhe jo simbolik mandatesh, ashtu si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera me diaspora t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. T\u00eb pakt\u00ebn 40 p\u00ebr qind e mandateve, aq sa \u00ebsht\u00eb madh\u00ebsia e diaspor\u00ebs n\u00eb raport me numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb, duhet t\u2019i p\u00ebrkasin asaj. Ne na duhen zona zgjedhore t\u00eb dedikuara n\u00eb vendet me p\u00ebrqendrimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb diaspor\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 zonave t\u00eb njohura zgjedhore t\u00eb vendit, na duhen edhe zona t\u00eb reja zgjedhore me emra t\u00eb till\u00eb si Itali, Greqi, Gjermani, Angli, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Kanada, etj., n\u00eb t\u00eb cilat kandidojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vet\u00eb diaspor\u00ebs. Natyrisht q\u00eb kalimi i mandateve n\u00eb diaspor\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me reduktimin e tyre brenda vendit, p\u00ebr t\u00eb mos shtuar mandate t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur t\u00eb krijohen kushte p\u00ebr votimin e diaspor\u00ebs aty ku ajo \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj, mund t\u00eb besojm\u00eb se kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb demokracis\u00eb. Ashtu sikund\u00ebr diaspora ka shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga rr\u00ebnimi ekonomik pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, po ashtu ajo mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb demokracin\u00eb e saj, p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes aktive n\u00eb jet\u00ebn politike. Ashtu sikund\u00ebr pranojm\u00eb parat\u00eb e diaspor\u00ebs k\u00ebtu, po ashtu duhet t\u00eb pranojm\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb q\u00eb ajo d\u00ebrgon n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Diaspora nuk duhet vet\u00ebm t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr ne, por edhe t\u00eb marr\u00eb vendime. Votat e rreth dy milion\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs do t\u00eb ishin oksigjeni i munguar i zgjedhjeve tona t\u00eb vobekta dhe t\u00eb molepsura nga meskiniteti dhe primitivizmi. Vota e qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs do t\u2019u jepte zgjedhjeve tona legjitimitetin e munguar demokratik dhe numerik. Me at\u00eb vot\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb arrihej edhe masa e domosdoshme kritike p\u00ebr t\u00eb shpresuar cil\u00ebsi nga procesi demokratik.<\/p>\n<p><strong>A vendosi krimi rezultatin e 14 majit? A besoni se bandat ushtruan kontroll mbi vot\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ne pat\u00ebm zgjedhje korrekte, sipas sistemit zgjedhor q\u00eb kemi. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur kur d\u00ebgjon deklaratat euforike t\u00eb drejtuesve politik\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e fituara, n\u00eb m\u00ebngjesin e t\u00eb Diel\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh mallkimet e tyre p\u00ebr vjedhjet t\u00eb H\u00ebn\u00ebn. Zgjedhjet nuk mund t\u00eb vidhen t\u00eb Diel\u00ebn n\u00eb dark\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse duam t\u00eb jemi t\u00eb ndersh\u00ebm me veten, duhet t\u00eb pranojm\u00eb se joshja p\u00ebr t\u2019u zgjedhur tek ne \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb identifikohen motive racionale, t\u00eb cilat mund t\u00eb justifikojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e hatashme p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryetar bashkie n\u00eb ndonj\u00eb provinc\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Duket m\u00eb shum\u00eb se absurd st\u00ebrmundimi i shum\u00ebkujt p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u201csh\u00ebrb\u00ebtor i popullit\u201d n\u00eb nj\u00eb post me pag\u00eb krejt modeste. N\u00eb zgjedhje nuk marrin pjes\u00eb bandat, por partit\u00eb. Ndaj ne duhet ta drejtojm\u00eb krejt v\u00ebmendjen ton\u00eb drejt sistemit zgjedhor dhe partive p\u00ebr \u00e7do paudh\u00ebsi q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb zgjedhje. Bandat n\u00eb rastin e zgjedhjeve mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p><strong>A kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb industri t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kemi vet\u00ebm blerje t\u00eb vot\u00ebs, por edhe shitje t\u00eb saj. Pra kemi dy pal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces: shit\u00ebsit nga nj\u00ebra an\u00eb dhe bler\u00ebsit nga ana tjet\u00ebr. N\u00ebse do t\u00eb pranonim q\u00eb kemi nj\u00eb industri t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, do t\u00eb duhet t\u00eb besojm\u00eb se shumica e votuesve e shesin at\u00eb. Un\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebje nuk i besoj. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb mohoj pranin\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb k\u00ebtij fenomeni. Ekzistojn\u00eb shit\u00ebsit dhe bler\u00ebsit, ku t\u00eb par\u00ebt dominojn\u00eb n\u00eb numra. Shit\u00ebsit jan\u00eb qytetar\u00ebt, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi shtetasit, pasi qytetar\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe nuk e shesin dinjitetin p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb. Q\u00eb t\u00eb reduktojm\u00eb p\u00ebrmasat e shitjes s\u00eb vot\u00ebs duhet t\u00eb \u201creduktojm\u00eb\u201d numrin e shtetasve dhe t\u00eb shtojm\u00eb at\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundimshme dhe k\u00ebrkon koh\u00eb e edukim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Si rregull, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb partit\u00eb politike, gj\u00eb q\u00eb tek ne duket pa shum\u00eb gjasa p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, do t\u00eb duhet q\u00eb institucionet dhe shoq\u00ebria t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Bler\u00ebsit e vot\u00ebs jan\u00eb partit\u00eb politike. Dekurajimi i blerjes k\u00ebrkon kontroll t\u00eb financave t\u00eb tyre. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miraton me rit\u00ebm fabrike ligje voluminoze p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji q\u00eb duhet t\u00eb rregulloj\u00eb partit\u00eb politike \u00ebsht\u00eb i vitit 2000, me disa ndryshime kozmetike m\u00eb von\u00eb. N\u00eb ato shtat\u00eb apo tet\u00eb faqet e tij, ky ligj nuk rregullon pothuajse asgj\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb partit\u00eb politike, praktikisht jasht\u00eb ndoshta dhe mbi ligjin, si grupime t\u00eb v\u00ebrteta interesi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato duhet t\u00eb jen\u00eb bart\u00ebset kryesore t\u00eb sistemit politik e kushtetues t\u00eb vendit, me rregulla dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qarta dhe t\u00eb vendosura n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00eb kontrolli rigoroz ligjor dhe institucional. P\u00ebr t\u00eb dekurajuar blerjen e vot\u00ebs, partit\u00eb politike edhe duhet t\u00eb zvog\u00eblohen. Shqip\u00ebria e vog\u00ebl ka parti anomalisht t\u00eb m\u00ebdha. Krahasuar, p\u00ebr shembull me Gjermanin\u00eb, Shqip\u00ebria ka rreth 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb partie p\u00ebr frym\u00eb. Ky nivel i lart\u00eb i rreshtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb parti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i konsideruesh\u00ebm q\u00eb shum\u00ebfishon si nevoj\u00ebn ashtu dhe mund\u00ebsin\u00eb e partive p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota. Nj\u00eb parti demokratisht e sh\u00ebndetshme nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb, por ajo q\u00eb ka shum\u00eb votues. Ne duhet t\u00eb synojm\u00eb parti t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>A po rrezikohet asgj\u00ebsimi i vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nga krimi ordiner deri te krimi shtet\u00ebror?<\/strong><\/p>\n<p>Rreziku kryesor p\u00ebr lirin\u00eb e vot\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb krimi, por numrat e reduktuar t\u00eb votuesve, t\u00eb cil\u00ebt i leht\u00ebsojn\u00eb tentativat kriminale. Pa dyfishimin e numrit t\u00eb votuesve, p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes s\u00eb diaspor\u00ebs, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb kemi shpres\u00eb p\u00ebr vot\u00eb realisht t\u00eb lir\u00eb. Votuesit e k\u00ebtush\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb rreshtuar. Mbi 300 mij\u00eb syresh jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb partish. N\u00ebse k\u00ebtyre u shtojm\u00eb dhe familjar\u00ebt, rezulton se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e votave t\u00eb brendshme jan\u00eb t\u00eb deklaruara. Sa m\u00eb pak votues t\u00eb kemi, aq m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe blerja kriminale e vot\u00ebs s\u00eb tyre. P\u00ebrpjekjet e krimit mund t\u00eb mposhten vet\u00ebm p\u00ebrmes masivitetit t\u00eb vot\u00ebs dhe, para s\u00eb gjithash, vot\u00ebs s\u00eb pandikueshme t\u00eb diaspor\u00ebs, prej t\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb shpresohet nj\u00eb ndryshim substancial pozitiv. P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb disi m\u00eb thjesht: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb blesh disa mij\u00ebra vota dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb blesh miliona t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>Ka t\u00eb drejt\u00eb opozita kur thot\u00eb se ka miq\u00ebsi t\u00eb qeveritar\u00ebve me kriminel\u00ebt\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi un\u00eb nuk i kushtoj ndonj\u00eb v\u00ebmendje asaj q\u00eb thot\u00eb opozita sot. Tek opozita, ashtu sikund\u00ebr edhe qeveria, ndjek m\u00eb shum\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebhet dhe jo at\u00eb q\u00eb thuhet. Historikisht k\u00ebtu tek ne ekziston nj\u00eb keqkuptim dramatik p\u00ebr rolin e opozit\u00ebs. Duket se, edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb saj, ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb kryej\u00eb rolin e nj\u00eb \u201cprokurori politik\u201d, duke akuzuar publikisht qeverin\u00eb, pa arritur kurr\u00eb ndonj\u00eb sukses real n\u00eb terren. P\u00ebrqendrimi i opozit\u00ebs n\u00eb akuzat mediatike dhe artikulimi i pand\u00ebrprer\u00eb i nj\u00eb perceptimi sikur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pushtuar nga krimi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e lufton krimin, por vet\u00ebm sa krijon nj\u00eb mjegull, nj\u00eb lloj \u201cinflacioni\u201d t\u00eb vet\u00eb perceptimit publik p\u00ebr krimin, duke i krijuar k\u00ebtij t\u00eb fundit nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm veprimtarie.<\/p>\n<p>Lidhjet e krimit me pushtetin i luftojn\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit dhe drejt\u00ebsia dhe jo opozita. Ajo ka tjet\u00ebr mision. Opozita nuk \u00ebsht\u00eb prokuroria alternative politike, por alternativa politike e vendit. Ajo duhet ta l\u00ebr\u00eb akuz\u00ebn n\u00eb dor\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe kompetenc\u00ebn profesionale dhe t\u00eb merret me thelbin e misionit t\u00eb saj. Ajo duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb model politik qeverisjeje alternativ. Sigurisht q\u00eb kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se sa artikulimi i akuzave mediatike. Nd\u00ebrtimi i modelit k\u00ebrkon vizion politik, projekte politike bind\u00ebse dhe udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb q\u00eb krijojn\u00eb besim. E n\u00ebse opozita e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kaq shum\u00eb gj\u00ebra, le t\u00eb b\u00ebj\u00eb minimumin: t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb demonstrojn\u00eb qart\u00eb vlera demokratike dhe integritet t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb vendoset nj\u00eb kontroll i plot\u00eb i territorit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe trafiqeve?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i sigurt n\u00eb kuptimin e parametrave kryesor\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike. Nuk besoj se e teproj t\u00eb them se vendi yn\u00eb ka parametra siguris\u00eb t\u00eb krahasueshme me mesataret e Evrop\u00ebs. Megjithat\u00eb nj\u00eb problem serioz vendi e ka. Ky \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar, i cili nuk perceptohet automatikisht p\u00ebrmes indikator\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb publike. Ai, si rregull, nuk duket dhe nuk jep ndonj\u00eb impakt dramatik n\u00eb sigurin\u00eb publike sot. Impakti i tij \u00ebsht\u00eb i ngadalsh\u00ebm dhe do t\u00eb ndihet nes\u00ebr apo pasnes\u00ebr, kur t\u00eb jet\u00eb von\u00eb p\u00ebr ta luftuar e v\u00ebn\u00eb n\u00eb kontroll. Krimi i organizuar nuk k\u00ebrkon dhe nuk b\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht luft\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai k\u00ebrkon qet\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb investuar dhe p\u00ebr t\u00eb shijuar produktet e bizneseve kriminale. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja p\u00ebrse krimi i organizuar mund t\u00eb zhvillohet edhe n\u00eb kushte optimale t\u00eb siguris\u00eb publike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u2019u fokusuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb front t\u00eb paduksh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin m\u00eb shum\u00eb se sa polic\u00ebt konvencional\u00eb, nevojiten hetues t\u00eb nj\u00eb kategorie t\u00eb panjohur p\u00ebr policin\u00eb dhe organet tona t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb front duhet t\u00eb angazhohen financier\u00eb, ekonomist\u00eb, informaticien\u00eb, programues, jurist\u00eb e specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm. Lufta kund\u00ebr krimit n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb front t\u00eb madh. Ai \u00ebsht\u00eb fronti i financave, pastrimit t\u00eb parave dhe investimeve nga parat\u00eb kriminale. Aty duhet t\u00eb angazhohen burimet dhe p\u00ebrpjekjet kryesore.<\/p>\n<p><strong>A ka krimi burime t\u00eb forta ekonomike dhe politike nga ku ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha? Nga e merr fuqin\u00eb\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse lufta nuk p\u00ebrqendrohet n\u00eb frontin q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, burimet financiare dhe ekonomike t\u00eb krimit vet\u00ebm sa do t\u00eb forcohen dhe qarkullimi i paras\u00eb kriminale n\u00eb kanalet normale zyrtare do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive nj\u00ebfar\u00eb \u201clegjitimimi\u201d si t\u00eb paras\u00eb ashtu dhe t\u00eb vet\u00eb krimit. Pasojat eventuale t\u00eb k\u00ebtij \u201clegjitimimi\u201d t\u00eb krimit do t\u00eb ishin katastrofike p\u00ebr t\u00eb ardhmen, edhe pse sot p\u00ebr ndok\u00ebnd paraja kriminale mund t\u00eb duket let\u00ebr e pafajshme, thjesht nj\u00eb mjet i financiar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z. Lleshaj, pse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb kategorin\u00eb e regjimeve hibride me demokraci n\u00eb tranzicion? Nj\u00eb vend nuk b\u00ebhet demokratik duke nd\u00ebrruar disa tabela. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar te ne e mor\u00ebn shum\u00eb thjesht k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e demokracis\u00eb, si nj\u00eb pun\u00eb mbishkrimesh. Fjal\u00ebn komunist e z\u00ebvend\u00ebsuan, sipas rastit, me demokrat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47310,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-47309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47309\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}