{"id":47539,"date":"2023-06-01T17:52:27","date_gmt":"2023-06-01T17:52:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47539"},"modified":"2023-06-01T17:52:27","modified_gmt":"2023-06-01T17:52:27","slug":"video-skandal-e-mbushjes-se-kutive-te-votimit-ne-kucove-nga-regjimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/01\/video-skandal-e-mbushjes-se-kutive-te-votimit-ne-kucove-nga-regjimi\/","title":{"rendered":"Video-skandal e mbushjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb nga regjimi"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Tedi Blushi,\u00a0denoncoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte krimin elektoral n\u00eb Bashkin\u00eb e Ku\u00e7ov\u00ebs, ku sipas tij kandidati i Rilindjes ka vjedhur mandatin.<\/p>\n<p>Blushi publikoi edhe pamje nga kamerat e siguris\u00eb t\u00eb KZAZ-ve n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, ku sipas tij faktohet se si makineria kriminale e qeveris\u00eb mbush kutit\u00eb me flet\u00eb votimi nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se provat jan\u00eb flagrante, dhe krimi zgjedhor nuk mund t\u00eb mbyllet pa nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, m\u00eb 14 Maj, \u00ebsht\u00eb konsumuar nj\u00eb krim i tmerrsh\u00ebm shtet\u00ebror dhe elektoral.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb filmike e pakund\u00ebrshtueshme, e b\u00ebr\u00eb s\u00eb fundmi publike, v\u00ebrteton faktin trondit\u00ebs dhe denoncimin e hersh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb se Bashkia e Ku\u00e7ov\u00ebs \u00ebsht\u00eb grabitur nga narkoshteti dhe se kandidati i \u201cRilindjes\u201d nuk i ka fituar zgjedhjet por e ka vjedhur mandatin.<\/p>\n<p>Kjo video e marr\u00eb nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb KZAZ-s\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb tregon qart\u00ebsisht se si makineria kriminale e \u201cRilindjes\u201d mbush kutit\u00eb me flet\u00eb votimi q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb dhe se num\u00ebruesit n\u00eb fakt nuk kan\u00eb lexuar vullnetin e zgjedh\u00ebsve por t\u00eb partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p>Kasaphana elektorale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb se kurr\u00eb dhe mjafton edhe kjo prov\u00eb ekstra q\u00eb jo vet\u00ebm SPAK dhe drejt\u00ebsia t\u00eb vihet n\u00eb l\u00ebvizje por q\u00eb zgjedhjet n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb t\u00eb mos pranohen.<\/p>\n<p>Prova m\u00eb flagrante se k\u00ebto nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohen dhe ky krim elektoral nuk mund t\u00eb mbyllet pa Nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia shqiptare duhet t\u00eb veproj\u00eb menj\u00ebher\u00eb pasi heshtja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb manipulim t\u00eb faktuar n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, si n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, e b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe bashk\u00ebfajtore n\u00eb kasaphan\u00ebn zgjedhore, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn q\u00eb vendi ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb pluraliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt se \u00e7do moment i procesit zgjedhor n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb ka qen\u00eb i manipuluar, i kompromentuar dhe n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kodit Zgjedhor, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme dhe mb\u00ebshtetur mbi vullnetin e tyre, Kryetarin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Ku\u00e7ova \u00ebsht\u00eb sot shembulli m\u00eb i qart\u00eb i konsumimit t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb krimeve elektorale, t\u00eb cilat po ua risjellim edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje:<\/p>\n<p>1) S\u00eb pari, ambjenti i num\u00ebrimit n\u00eb Bashkin\u00eb e Ku\u00e7ov\u00ebs ishte i ndar\u00eb n\u00eb dy dhoma, ku nj\u00ebra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandri\u00e7uar dhe q\u00eb p\u00ebrmbante shum\u00eb materiale t\u00eb tjera. N\u00eb t\u00eb gjendet edhe sot nj\u00eb der\u00eb lidh\u00ebse e fsheht\u00eb me ambjentet e shkoll\u00ebs p\u00ebrkarshi, e cila nuk u mbyll gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit. Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb vazhduara t\u00eb an\u00ebtares son\u00eb t\u00eb KZAZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur der\u00ebn, kjo gj\u00eb nuk u pranua nga pjes\u00eb tjet\u00ebr e KZAZ-s\u00eb;<\/p>\n<p>2) Nj\u00eb tjet\u00ebr fakt, \u00ebsht\u00eb njollosja e q\u00ebllimshme me boj\u00eb vule, e shum\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit p\u00ebr Kryetar Bashkie n\u00eb kutit\u00eb e qytetit, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb votat t\u00eb pavlefshme;<\/p>\n<p>3) N\u00eb 2 kuti t\u00eb qytetit, konkretisht n\u00eb QV-n\u00eb nr. 3516 (Vod\u00ebz) dhe 3528\/1 (Teknikumi), pati mosp\u00ebrputhje vulash sigurie, t\u00eb konstatuara nga Grupi i Num\u00ebrimit t\u00eb Votave dhe t\u00eb kontestuara nga an\u00ebtarja e koalicionit Bashk\u00eb Fitojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup num\u00ebrimi;<\/p>\n<p>4) Kamera e siguris\u00eb (e cila n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ishte vet\u00ebm nj\u00eb, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjith\u00eb ambjenti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fush\u00ebpamje mbi tavolin\u00ebn 5 t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>5) Skandaloze ka qen\u00eb situata n\u00eb Lumas, ku personat e paraqitur p\u00ebr t\u00eb votuar nuk ishin ata q\u00eb paraqiteshin n\u00eb kartat e ID. Ky fakt \u00ebsht\u00eb konstatuar nga komisioneri i \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d n\u00eb QV nr. 3417, n\u00eb fshatin Krek\u00ebz, i cili ka mbajtur sh\u00ebnimet p\u00ebrkat\u00ebse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb paraqitur nga persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr votim, ndodhen jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili \u00ebsht\u00eb depozituar edhe n\u00eb kall\u00ebzimin ton\u00eb n\u00eb SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i dat\u00eblindjes 11.02.1985, \u00ebsht\u00eb larguar drejt Greqis\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 27.02.2023;<\/p>\n<p>6) Fakt skandaloz \u00ebsht\u00eb ai i votimit n\u00eb grup, t\u00eb cilat jan\u00eb provuar me foto nga v\u00ebzhguesit tan\u00eb ;<\/p>\n<p>7) Nj\u00eb tjet\u00ebr fakt \u00ebsht\u00eb ai i votimit jasht\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, \u00e7\u2019ka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur n\u00eb Qv-n\u00eb nr. 3527 dhe 3527\/1, Kopshti Nr. 3;<\/p>\n<p>8) Nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb e manipulimit t\u00eb procesit \u00ebsht\u00eb vula e Kryetarit t\u00eb QV-s\u00eb nr. 3504, n\u00eb Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve t\u00eb votimit n\u00eb kuti, por \u00ebsht\u00eb fshehur nga Kryetari i KZAZ-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti tjet\u00ebr, \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vul\u00eb, ka ardhur me zarf t\u00eb vulosur nga Ministria e Brendshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e materialeve zgjedhore, \u00ebsht\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Denoncimi i masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb ndodhur m\u00eb 14 Maj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision patriotik pa kthim, deri n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe instalimin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb institucionit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=322&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flefter.maliqi%2Fvideos%2F135872029456454%2F&amp;show_text=false&amp;width=560&amp;t=0\" width=\"560\" height=\"322\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Tedi Blushi,\u00a0denoncoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte krimin elektoral n\u00eb Bashkin\u00eb e Ku\u00e7ov\u00ebs, ku sipas tij kandidati i Rilindjes ka vjedhur mandatin. Blushi publikoi edhe pamje nga kamerat e siguris\u00eb t\u00eb KZAZ-ve n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, ku sipas tij faktohet se si makineria kriminale e qeveris\u00eb mbush kutit\u00eb me flet\u00eb votimi nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47518,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-47539","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47539","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47539"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47539\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}