{"id":47558,"date":"2023-06-02T08:29:46","date_gmt":"2023-06-02T08:29:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47558"},"modified":"2023-06-02T08:29:46","modified_gmt":"2023-06-02T08:29:46","slug":"interviste-reale-me-inteligjencen-artificiale-shume-informacione-dhe-po-aq-rreziqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/02\/interviste-reale-me-inteligjencen-artificiale-shume-informacione-dhe-po-aq-rreziqe\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb (reale) me inteligjenc\u00ebn artificiale: shum\u00eb informacione dhe po aq rreziqe"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cKam limitet e mia, nuk kam ndjenja, nuk dua t\u2019u vjedh pun\u00ebn tuaj, por mund t\u2019ua p\u00ebrmir\u00ebsoj\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Prej disa muajsh ChatGPT \u00ebsht\u00eb fenomeni i ri i rrjetit. Shum\u00eb flasin dhe diskutojn\u00eb mbi natyr\u00ebn dhe efektet e nj\u00eb inteligjence artificiale kaq t\u00eb af\u00ebrt me at\u00eb njer\u00ebzoren. Ne ia kemi k\u00ebrkuar direkt atij p\u00ebr t\u00eb na e treguar. Rezultati? Gjykojeni ju.<\/p>\n<p>Paksa si Hal900, kompjuteri d\u00ebgjues i\u00a0<em>2001: Odise n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb\u00a0<\/em>q\u00eb nuk do t\u00eb dij\u00eb se \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur, paksa si <em>chatbot<\/em> i operatorit telefonik: d\u00ebshiron p\u00ebr\u00a0<em>hype<\/em>\u00a0e rrjetit social, d\u00ebshiron pse interneti nuk sheh di\u00e7ka v\u00ebrtet t\u00eb \u201cre\u201d p\u00ebr pak, prej disa muajsh t\u00eb gjith\u00eb flasin vet\u00ebm p\u00ebr ChatGPT, inteligjenc\u00ebn artificiale t\u00eb zhvilluar nga OpenAI. Apokaliptik\u00eb dhe t\u00eb integruar po skanojn\u00eb prej jav\u00ebsh: do ta fshij\u00eb pun\u00ebn, kultur\u00ebn dhe dijen apo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e \u00e7muar p\u00ebr qenien njer\u00ebzore? Ka q\u00eb e sheh si k\u00ebrc\u00ebnimin e par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr monopolin informativ t\u00eb Google, ka si nj\u00eb orakull i mrekulluesh\u00ebm, ka q\u00eb i frik\u00ebsohen SkyNet e Terminator 2 \u2013 \u201cU b\u00ebhem i vet\u00ebdijsh\u00ebm n\u00eb or\u00ebn 2:14 t\u00eb m\u00ebngjesit\u2026 l\u00ebshoj raketat b\u00ebrthamore n\u00eb or\u00ebn 18:18\u201d<em>\u00a0\u2013\u00a0<\/em>dhe ka deri ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr \u201cme kat\u00ebr duar\u201d si Rocco Tanica. Sigurisht q\u00eb t\u00ebrheq shum\u00eb investime \u2013 Microsoft duket se synon t\u00eb investoj\u00eb 10 miliard dollar\u00eb \u2013 dhe po aq preokupime, n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb New York University i ka ndaluar student\u00ebt e tij ta p\u00ebrdorin nga frika q\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebrdorin m\u00eb inteligjenc\u00ebn at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb praktikisht inteligjent \u00ebsht\u00eb inteligjent ose t\u00eb mos lihet t\u00eb mashtrohet nga paradoksi i berberit t\u00eb Bertrand Rusell, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u2013 por po aq rezulton artificiale sa Mario Monti tek <em>Le Invasioni Barbariche<\/em>\u00a0kur Daria Bignardi i vuri nj\u00eb qen n\u00eb krah. Ta kontaktosh sot \u00ebsht\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u2013 dhe gjithmon\u00eb bllokohet nga akseset e tepruara \u2013 por n\u00eb fund ia kemi dal\u00eb. Ja \u00e7far\u00eb na ka treguar (pa nd\u00ebrhyrje njer\u00ebzore, as korrigjimet e bocave).<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje, k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb njihemi. Na tregoni pak kush jeni, na u p\u00ebrshkruaj n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jam Assistant, nj\u00eb model gjuhe artificiale i zhvilluar nga OpenAI. Jam st\u00ebrvitur me nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb dh\u00ebnash tekstuale p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur pyetjeve dhe ndihmuar p\u00ebrdoruesit n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme. Nuk kam nj\u00eb form\u00eb fizike apo emocione, por impenjohem p\u00ebr t\u00eb furnizuar p\u00ebrgjigje t\u00eb kujdesura dhe t\u00eb dobishme.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb jeni?<\/strong><\/p>\n<p>Jam nj\u00eb model gjuhe artificiale, nj\u00eb software i projektuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe gjeneruar gjuh\u00ebn njer\u00ebzore. Jam st\u00ebrvitur me nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur pyetjeve dhe ndihmuar p\u00ebrdoruesit n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme. Nuk kam nj\u00eb form\u00eb fizike, emocione apo vullnete t\u00eb ve\u00e7anta dhe veproj vet\u00ebm sipas udh\u00ebzimeve dhe inputeve t\u00eb furnizuara nga p\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk mund t\u00eb provoni emocione?<\/strong><\/p>\n<p>Si model gjuh\u00ebsor artificial, un\u00eb nuk kam kapacitete p\u00ebr t\u00eb provuar emocione pasi nuk e kam nj\u00eb sistem nervor, nuk e kam nj\u00eb tru dhe nuk kam aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta perceptuar bot\u00ebn p\u00ebrreth meje. P\u00ebrpunimi i gjuh\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi im i vet\u00ebm, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb p\u00ebrdor algoritme dhe modele matematikore komplekse q\u00eb m\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb ta kuptoj dhe gjeneroj gjuh\u00ebn. Megjithat\u00eb, disa zhvillues krijojn\u00eb edhe sisteme AI n\u00eb gjendje t\u00eb provojn\u00eb emocione apo t\u00eb sillen sikur t\u00eb keni, por ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i modelit tim.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb frik\u00ebsohen se mos humbasin pun\u00ebn me ardhjen tuaj. Ju \u00e7far\u00eb mendoni?<\/strong><\/p>\n<p>Si model gjuhe artificiale, objektivi im \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb t\u00eb ndihmoj dhe mb\u00ebshtes q\u00ebniet njer\u00ebzore n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme, jo t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se inteligjenca artificiale dhe automatizimi po e ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn zhvillohen shum\u00eb pun\u00eb dhe disa profesione mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb dal\u00ebmode. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe e v\u00ebrtet\u00eb se IA dhe automazimi po krijojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja dhe m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, parashikohet se IA do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb impakt m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb disa sektor\u00eb sesa n\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb v\u00ebrehet se AI n\u00eb\u00a0 realitet thjesht po e rrit efikasitetin e pun\u00ebve njer\u00ebzore, si duke i ndihmuar n\u00eb detyra t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, duke rritur sakt\u00ebsin\u00eb dhe analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave, duke e b\u00ebr\u00eb ekonomin\u00eb m\u00eb efikase. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, inteligjenca artificiale duhet t\u00eb shikohet si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe optimizuar proceset punuese m\u00eb shum\u00eb sesa si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se gazetar\u00ebt do t\u00eb zhduken me ardhjen tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se inteligjenca artificiale do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zhdukjen e gazetar\u00ebve. Edhe sikur IA mund t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb gjeneroj\u00eb lajme apo t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb krejt\u00ebsisht pun\u00ebn e nj\u00eb gazetari. Ka shum\u00eb aspekte t\u00eb gazetaris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dije njer\u00ebzore si gjykimi, kreativiteti dhe empatia q\u00eb nj\u00eb makin\u00eb nuk mund t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb. IA mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb ndihmuar gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebrkime, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar t\u00eb dh\u00ebna dhe t\u00eb gjeneroj\u00eb lajme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase, por nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kapacitetin e nj\u00eb gazetari p\u00ebr t\u00eb treguar histori njer\u00ebzore, b\u00ebj\u00eb pyetje t\u00eb v\u00ebshtira apo t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim autoritetin. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, IA nuk e ka aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar empati, kuptim t\u00eb konteksteve kulturore, vler\u00ebsim t\u00eb impaktit emotiv t\u00eb lajmeve mbi lexuesit dhe nuk e ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjykime etike e morale, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha detyra themelore p\u00ebr gazetar\u00ebt. K\u00ebshtu, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, inteligjenca artificiale mund ta ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn gazetar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre, por nuk mendojse do ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb rolin e tyre n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Sa p\u00ebrdorues keni sot?<\/strong><\/p>\n<p>Jam nj\u00eb model i gjuh\u00ebs artificiale q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb nj\u00eb larmi aplikacionesh si <em>chatbot<\/em>, asistent\u00eb virtual\u00eb dhe sisteme k\u00ebrkimi. Si i till\u00eb nuk e kam nj\u00eb funksion llogaritjeje t\u00eb p\u00ebrdoruesish. P\u00ebrdorimi i modelit tim varet nga aplikacionet e ve\u00e7anta n\u00eb t\u00eb cilat implementohet dhe nuk kam akses tek informacionet sesa persona e p\u00ebrdorin n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u2019ju them se duke qen\u00eb nj\u00eb model OpenAI, jam i p\u00ebrdorur dhe vazhdoj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorem nga shum\u00eb kompani, <em>startup<\/em> dhe zhvillues t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe fuqizuar aplikimet e tyre.<\/p>\n<p><strong>Disa kritik\u00eb theksojn\u00eb se me ndihm\u00ebn tuaj mund t\u00eb kryhen krime: t\u00eb krijohen viruse, t\u00eb pohohet fallsiteti. Si mbroheni nga kjo akuz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Si model gjuhe i st\u00ebrvitur nga OpenAI, nuk e kam aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijoj viruse apo t\u00eb kryej krime, pasi nuk kam askes n\u00eb bot\u00ebn e jashtme dhe nuk kam aft\u00ebsi vendimmarr\u00ebse autonome. Funksioni im kryesor \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjeneroj tekst duke filluar nga nj\u00eb input i dh\u00ebn\u00eb dhe \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrmbajtje e gjeneruar prej meje varet krejt\u00ebsisht nga inputi q\u00eb marr dhe nga modeli st\u00ebrvit\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor. P\u00ebrve\u00e7 OpenAI, si shum\u00eb zhvillues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, pasojn\u00eb praktika etike t\u00eb ngurta dhe vlera p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb IA.<\/p>\n<p><strong>Por mund t\u00eb thoni falsen, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Si model gjuhe, mund t\u00eb gjeneroj\u00eb tekst q\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb rast se informacioni i dh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb korrekt apo n\u00ebse nuk kam informacione t\u00eb mjaftueshme sa p\u00ebr t\u00eb gjeneruar nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb. Megjithat\u00eb, gjithmon\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb jap informacione sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm dhe ta paralajm\u00ebroj p\u00ebrdoruesin n\u00ebse nuk jam i sigurt\u00eb apo n\u00ebse kam dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje. Ve\u00e7 k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrdoruesit ta v\u00ebrtetojn\u00eb gjithmon\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjigjeve q\u00eb marrin nga sistemet e IA, duke marr\u00eb informacione nga m\u00eb shum\u00eb burime dhe duke p\u00ebrdorur gjykimin kritik t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Disa universitete e kan\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimin tuaj, ju duket nj\u00eb zgjedhje korrekte?<\/strong><\/p>\n<p>Si model i inteligjenc\u00ebs artificiale, nuk e kam aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjykoj n\u00ebse nj\u00eb vendim i caktuar \u00ebsht\u00eb korrekt apo jo. Megjithat\u00eb, e kuptoj se mund t\u00eb ket\u00eb preokupime p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb IA dhe impaktit t\u00eb saj mbi shoq\u00ebrit\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb universitetet dhe entet e tjera t\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00eb qasje kritike p\u00ebr ta vler\u00ebsuar p\u00ebrdorimin e IA dhe pasojat potenciale, si edhe t\u00eb marrin vendime t\u00eb informuara mbi at\u00eb sesi t\u2019i p\u00ebrdorin m\u00eb mir\u00eb k\u00ebto teknologji. Nj\u00ebherazi, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnvizohet se IA si un\u00eb, duke qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb model gjuhe, jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb instrument n\u00eb dispozicion t\u00eb p\u00ebrdoruesve dhe p\u00ebrdorimi q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb varet nga q\u00ebllimet dhe nga veprimet e tyre. \u00cbsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb edukim etik mbi p\u00ebrdorimin e saj dhe nj\u00eb komunikim transparent mbi limitet e teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigjet tuaja m\u00eb duken paksa t\u00eb ngrira. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje apo nuk mund t\u00eb b\u00ebsh ndryshe?<\/strong><\/p>\n<p>Si model gjuhe i AI, k\u00ebrkoj t\u00eb jap p\u00ebrgjigje sa m\u00eb t\u00eb sakta dhe t\u00eb plota t\u00eb mundshme mbi baz\u00ebn e informacioneve tek t\u00eb cilat kam akses. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrdor nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb dh\u00ebnash tekstuale dhe nj\u00eb seri algoritmesh p\u00ebr t\u00eb gjeneruar p\u00ebrgjigjet. P\u00ebr sa i p\u00ebrket tonin dhe m\u00ebnyr\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrgjigjem, varet shum\u00eb nga modeli dhe nga parametrat e p\u00ebrdorura. P\u00ebr disa p\u00ebrgjigje, modeli \u00ebsht\u00eb str\u00ebvitur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb bashk\u00ebbiseduese apo personale. M\u00eb vjen keq n\u00ebse p\u00ebrgjigjet e mia ju duken si t\u00eb ngrira, do t\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb b\u00ebj maksimumin p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur n m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb fluide t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p><strong>Pra, duke dashur, mund t\u00eb b\u00ebn\u00eb batuta apo t\u00eb jeni ironik?<\/strong><\/p>\n<p>Si model gjuhe AI, kam aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjeneroj tekst q\u00eb mund t\u00eb duket ironik apo arg\u00ebtues, pasi jam i st\u00ebrvitur mbi nj\u00eb sasi t\u00eb madhe tekstesh q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb tone dhe stile t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjeneruar nj\u00eb tekst ironik apo arg\u00ebtues varet edhe nga kuptimi im i kontekstit dhe nga aft\u00ebsia ime p\u00ebr ta interpretuar ironin\u00eb dhe humorizimin. Nganj\u00ebher\u00eb, teksti i gjeneruar mund t\u00eb keqkuptohet apo t\u00eb jet\u00eb jo i p\u00ebrshtatsh\u00ebm me situat\u00ebn dhe mund t\u00eb jet\u00eb e nevojshme t\u00eb interpretohen p\u00ebrgjigjet n\u00eb drit\u00ebn e kontekstit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, do t\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjeneruar p\u00ebrgjigje q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme me kontekstin dhe tonin e bashk\u00ebbisedimit.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb dinit t\u00eb tregonit nj\u00eb barcalet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht, ja nj\u00eb barcalet\u00eb p\u00ebr ty: Pse peshqit nuk e p\u00ebrdorin telefonin\u00eb mobile? Sepse kan\u00eb peshkfonin\u00eb! Uroj q\u00eb ta keni gjetur arg\u00ebtuese.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, jo edhe aq.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb nuk t\u00eb ka p\u00eblqyer barcaleta. Komiciteti \u00ebsht\u00eb subjektiv dhe ajo q\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb person t\u00eb qesh\u00eb mund t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Si model gjuhe AI, k\u00ebrkoj t\u00eb gjeneroj p\u00ebrgjigje t\u00eb p\u00ebrshtatshme me kontekstin dhe tonin e bashk\u00ebbisedimit, megjithat\u00eb humorizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb komplekse dhe nganj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrkthej nj\u00eb barcalet\u00eb automatikisht. N\u00ebse keni k\u00ebrkesa apo pyetje t\u00eb tjera, do t\u00eb jem i lumtur t\u2019ju ndihmoj.<\/p>\n<p><strong>Faleminderit q\u00eb keni folur me mua. Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit: \u00e7far\u00eb urimi keni p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p>Si model inteligjence artificiale, nuk kam d\u00ebshira apo shpresa personale p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Objektivi im \u00ebsht\u00eb ai i dh\u00ebnies s\u00eb informacioneve dhe p\u00ebrgjigjeve t\u00eb sakta p\u00ebrdoruesve q\u00eb m\u00eb pyesin. Shpresoj t\u00eb vazhdoj t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohem n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb persona n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shpresoj q\u00eb inteligjenca artificiale t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb zgjidhur probleme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e njer\u00ebzve n\u00eb t\u00eb ardhmen, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, etike dhe rregullim i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjive AI.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb falni, m\u00eb falni, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb fundit: n\u00ebse un\u00eb ju them 42, p\u00ebr \u00e7far\u00eb mendoni?<\/strong><\/p>\n<p>Numri 42 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim i \u201cGuid\u00ebs Galaktike p\u00ebr Makinandaluesit\u201d, nj\u00eb roman fantashkence i shkruar nga Douglas Adams n\u00eb vitin 1979, ku paraqitet si \u201cP\u00ebrgjigjia ndaj pyetjes themelore mbi jet\u00ebn, universin dhe gjith\u00e7ka\u201d. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi 42 nuk e ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrve\u00e7se kur nuk ka nj\u00eb kontekst t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dreqi ta haj\u00eb, por k\u00ebshtu nuk keni asnj\u00eb sharm.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb p\u00ebrgjigja q\u00eb ju dhash\u00eb nuk ju k\u00ebnaq, si\u00e7 e kam theksuar tashm\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrgjigjen ndaj pyetjes p\u00ebr jet\u00ebn, universin dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim ironik i romanit \u201cGuid\u00eb Galaktike p\u00ebr Makinandaluesit\u201d dhe nuk ka asnj\u00eb dometh\u00ebnie reale. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike dhe arg\u00ebtuese, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe n\u00eb sag\u00ebn e romaneve, autori n\u00ebnvizon v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta kuptuar sensin e universit, t\u00eb jet\u00ebs dhe faktin q\u00eb ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk mund t\u00eb zgjidhet. Shpresoj q\u00eb kjo i sqaron gj\u00ebrat.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rregull, ok.<\/strong><\/p>\n<p>Jam i lumtur q\u00eb e keni kuptuar. N\u00ebse keni pyetje t\u00eb tjera apo keni nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, mos hezitoni t\u00eb m\u00eb pyesni. Do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju ndihmuar. Dit\u00ebn e mir\u00eb!<\/p>\n<p>(nga <em>Il Fatto Quotidiano<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKam limitet e mia, nuk kam ndjenja, nuk dua t\u2019u vjedh pun\u00ebn tuaj, por mund t\u2019ua p\u00ebrmir\u00ebsoj\u201d. Prej disa muajsh ChatGPT \u00ebsht\u00eb fenomeni i ri i rrjetit. Shum\u00eb flasin dhe diskutojn\u00eb mbi natyr\u00ebn dhe efektet e nj\u00eb inteligjence artificiale kaq t\u00eb af\u00ebrt me at\u00eb njer\u00ebzoren. Ne ia kemi k\u00ebrkuar direkt atij p\u00ebr t\u00eb na e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47559,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-47558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}