{"id":47614,"date":"2023-06-02T16:44:24","date_gmt":"2023-06-02T16:44:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47614"},"modified":"2023-06-02T16:44:24","modified_gmt":"2023-06-02T16:44:24","slug":"bugajski-serbia-mund-te-krijoje-konflikt-te-gjere-nese-merr-pergjigje-te-dobet-nga-uashingtoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/02\/bugajski-serbia-mund-te-krijoje-konflikt-te-gjere-nese-merr-pergjigje-te-dobet-nga-uashingtoni\/","title":{"rendered":"Bugajski: Serbia mund t\u00eb krijoj\u00eb konflikt t\u00eb gjer\u00eb n\u00ebse merr p\u00ebrgjigje t\u00eb dob\u00ebt nga Uashingtoni"},"content":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit, Janusz Bugajski, ka th\u00ebn\u00eb se presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq posedon disa mjete p\u00ebr t\u00eb provokuar konflikte brenda Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mobilizuar publikun kund\u00ebr armiqve t\u00eb huaj t\u00eb supozuar. Sipas tij, dhuna e fundit nga bandat e organizuara kund\u00ebr Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lajm\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb konflikt m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb krijuar nga Beogradi n\u00ebse Vu\u00e7iq merr nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb dob\u00ebt nga Uashingtoni.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim autorial p\u00ebr Istagran, analisti vler\u00ebson se demonstratat masive n\u00eb Beograd dhe reagimet e frikshme t\u00eb qeveris\u00eb Vu\u00e7iq, tregojn\u00eb se Serbia mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb revolucioni politik, shkruan KosovaPress.<\/p>\n<p>\u201cPas vitesh t\u00eb kontrolleve shtr\u00ebnguese t\u00eb regjimit, korrupsionit masiv zyrtar, dhe gjuh\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb urrejtjes mediatike, publiku serb m\u00eb n\u00eb fund po zgjohet nga hutimi i tij. Megjithat\u00eb, rezultatet e revolt\u00ebs paq\u00ebsore publike mbeten t\u00eb pasigurta dhe mund t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb dhun\u00ebn si n\u00eb Serbi ashtu edhe n\u00eb rajon m\u00eb gjer\u00eb. Regjimet jodemokratike jan\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Regjimet kuazi-autoritare kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb brishtat, si\u00e7 kemi filluar t\u00eb shohim n\u00eb Serbi. Demokracit\u00eb v\u00ebrtet pluraliste mund t\u00eb rrotullojn\u00eb partit\u00eb dhe lider\u00ebt, nd\u00ebrsa sistemet plot\u00ebsisht autoritare ose totalitare mund t\u00eb shtypin t\u00eb gjitha mospajtimet, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore, si\u00e7 shohim n\u00eb Rusi dhe Bjellorusi. Por sistemi gjysm\u00eb-autoritar q\u00eb ende lejon partit\u00eb rivale dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile t\u00eb funksionojn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i preksh\u00ebm ndaj kryengritjeve si\u00e7 e pam\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebrpara reform\u00ebs demokratike n\u00eb vitin 2014\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit ka vler\u00ebsuar po ashtu se skenari aktual ose mund t\u00eb mbetet paq\u00ebsor ose t\u00eb kthehet i dhunsh\u00ebm, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb faktit n\u00ebse Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikoj\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>\u201cQeveria mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shtyp\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb protestat, por n\u00ebse ato zgjerohen me k\u00ebrkesa konkrete politike, mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe nj\u00eb skenar i dhunsh\u00ebm. Kjo b\u00ebhet m\u00eb e mundshme n\u00ebse regjimi refuzon t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhje konkurruese dhe ruan mb\u00ebshtetjen e aparatit t\u00eb siguris\u00eb dhe policis\u00eb. Revolta fillimisht paq\u00ebsore e Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2014 u p\u00ebrball me dhun\u00ebn shtet\u00ebrore dhe mbi nj\u00ebqind protestues u vran\u00eb nga forcat e siguris\u00eb. Vu\u00e7iq tani po p\u00ebrpiqet me d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb provoj\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb ende popullor duke organizuar mitingjet e tij masive n\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb koh\u00ebs komuniste kur pun\u00ebtor\u00ebt nuk kishin zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb merrnin pjes\u00eb. Ai gjithashtu po nxit armiq\u00ebsi dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb diskreditoj\u00eb opozit\u00ebn demokratike duke pretenduar se \u2018sh\u00ebrbimet e huaja t\u00eb inteligjenc\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb pas protestave\u2019\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Ai ka paralajm\u00ebruar se tubimet e Vu\u00e7iqit mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Millosheviqit n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990, ku fjalimet e zem\u00ebruara nxit\u00ebn ndarjet etnike q\u00eb kontribuan n\u00eb r\u00ebnien e dhunshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe vrasjet masive t\u00eb civil\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb plejad\u00ebn aktuale rajonale, Vuqi\u00e7 posedon disa mjete p\u00ebr t\u00eb provokuar konflikte brenda Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mobilizuar publikun kund\u00ebr armiqve t\u00eb huaj t\u00eb pretenduar. Dhuna e fundit nga bandat e organizuara kund\u00ebr Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lajm\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb konflikt m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb krijuar nga Beogradi n\u00ebse Vu\u00e7iq merr nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb dob\u00ebt nga Uashingtoni\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bugajski.<\/p>\n<p>Sipas tij, edhe Moska do t\u00eb luante nj\u00eb rol n\u00eb kriz\u00ebn q\u00eb, si\u00e7 tha ai, po shpaloset.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zyrtar\u00ebt rus\u00eb revolucionet popullore jan\u00eb fenomen negativ i imponuar nga sh\u00ebrbimet speciale amerikane. Dhe n\u00ebse rezultatet k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb t\u00eb kulmojn\u00eb me reformat demokratike dhe integrimin per\u00ebndimor, at\u00ebher\u00eb kryengritja paq\u00ebsore duhet t\u00eb shuhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kremlini t\u00eb mos humbas\u00eb nj\u00eb aleat tjet\u00ebr. \u00c7do qeveri q\u00eb \u00ebsht\u00eb miq\u00ebsore me Rusin\u00eb, por sfidohet nga opozita e p\u00ebrhapur publike, p\u00ebrshkruhet automatikisht si viktim\u00eb e &#8220;Per\u00ebndimit kolektiv&#8221; dhe duhet t\u00eb ndihmohet p\u00ebr t&#8217;u kapur pas pushtetit.<\/p>\n<p>&#8220;Ndryshe nga Ukraina, Serbia nuk p\u00ebrballet me nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb mundshme ushtarake ruse p\u00ebr t\u00eb shtypur demokratizimin dhe integrimin evropian. Megjithat\u00eb, sh\u00ebrbimet ruse dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre lokal\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb grupe t\u00eb ndryshme radikale nacionaliste, mund t\u00eb organizojn\u00eb provokime p\u00ebr t\u00eb destabilizuar vendin. Kaosi i brendsh\u00ebm n\u00eb Serbi dhe konfliktet e armatosura n\u00eb Kosov\u00eb, Bosnj\u00eb, dhe Mal t\u00eb Zi, do t\u00eb ishin zgjidhja e dyt\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kremlinin n\u00ebse nj\u00eb regjim miq\u00ebsor n\u00eb Beograd rrezikohet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. Do t\u00eb ndihmonte gjithashtu n\u00eb largimin e v\u00ebmendjes nga lufta e d\u00ebshtuar n\u00eb Ukrain\u00eb dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimi i trazirave t\u00eb brendshme n\u00eb vet\u00eb Rusin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb shkrimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, ai ka shtuar se p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb spirale t\u00eb dhun\u00ebs rajonale, nj\u00eb mesazh i qart\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebrgohet nga Uashingtoni se ai mb\u00ebshtet aspiratat e popullit serb dhe do t\u00eb mbroj\u00eb plot\u00ebsisht integritetin e fqinj\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja e fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjedhje t\u00eb ndershme n\u00eb Serbi mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb sigurimin e nj\u00eb qeverie proper\u00ebndimore q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb lidhjet korruptive t\u00eb Beogradit me Mosk\u00ebn dhe do t\u00eb revokoj\u00eb \u00e7do ambicie rajonale ekspansioniste. Pa nj\u00eb revolucion t\u00eb suksessh\u00ebm demokratik n\u00eb Serbi, Ballkani do t\u00eb p\u00ebrballet me perspektiv\u00ebn e p\u00ebrshkall\u00ebzimit q\u00eb nuk mund t\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzohet m\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ndryshe, situata n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb tensionuar t\u00eb premten e 26 majit kur kryetar\u00ebt e betuar u detyruan t\u00eb fut\u00ebn n\u00eb zyrat e tyre t\u00eb pun\u00ebs n\u00ebn asistenc\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e protestave t\u00eb dhunshme, jan\u00eb plagosur gjasht\u00eb polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe 30 ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb serb\u00ebt kan\u00eb sulmuar edhe Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb kritikuar Kosov\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e tensioneve me Serbin\u00eb, derisa anuluan edhe pjes\u00ebmarrjen e vendit n\u00eb nj\u00eb st\u00ebrvitje ushtarake t\u00eb NATO-s \u201cDefender 23\u201d, pasi Prishtina refuzoi t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb kryetar\u00ebt e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb sinjal p\u00ebr tejkalim t\u00eb situat\u00ebs u pa tek t\u00eb enjten, kur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se me kryeministrin Albin Kurti kishin nj\u00eb takim produktiv dhe se kishin biseduar p\u00ebr marr\u00ebveshjen baz\u00eb me Serbin\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kreu i ekzekutivit tha se jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit, Janusz Bugajski, ka th\u00ebn\u00eb se presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq posedon disa mjete p\u00ebr t\u00eb provokuar konflikte brenda Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mobilizuar publikun kund\u00ebr armiqve t\u00eb huaj t\u00eb supozuar. Sipas tij, dhuna e fundit nga bandat e organizuara kund\u00ebr Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe trupave t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47441,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-47614","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47614\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}