{"id":47624,"date":"2023-06-02T17:34:53","date_gmt":"2023-06-02T17:34:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47624"},"modified":"2023-06-02T17:34:53","modified_gmt":"2023-06-02T17:34:53","slug":"birn-vendimi-per-mandatin-e-xhackes-zvarritje-pas-zvarritjesh-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/02\/birn-vendimi-per-mandatin-e-xhackes-zvarritje-pas-zvarritjesh-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"BIRN: Vendimi p\u00ebr mandatin e Xha\u00e7k\u00ebs, zvarritje pas zvarritjesh n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Legjislacionit vendosi t\u00eb premten q\u00eb t\u2019i jepte 3 jav\u00eb koh\u00eb nj\u00eb eksperti t\u00eb k\u00ebrkuar nga mazhoranca q\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pasi kjo gjykat\u00eb shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb bllokuar d\u00ebrgimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb mocionit p\u00ebr papajtueshm\u00ebri t\u00eb mandatit p\u00ebr ministren e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Olta Xha\u00e7ka.<\/p>\n<p>Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Lolo\u00e7i, nj\u00eb profesor i s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, pranoi detyr\u00ebn nga Kuvendi dhe k\u00ebrkoi 3 jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb raport mbi dy vendimet e Kushtetueses t\u00eb marra n\u00eb janar. Por angazhimi i tij u kund\u00ebrshtua nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, q\u00eb e cil\u00ebsuan vendimin e shumic\u00ebs parlamentare nj\u00eb tallje me ekspertin dhe me Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe nj\u00eb synim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kolegen e tyre nga heqja e mandatit t\u00eb deputetit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zvarritje e procesit p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pas nj\u00eb mbledhjeje n\u00eb mars ku PS ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr vendimet dhe n\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr n\u00eb fillim t\u00eb prillit k\u00ebrkoi ndihm\u00ebn e ekspert\u00ebve.\u00a0 Por Felaj, u justifikua me faktin se Kuvendi nuk ishte mbledhur gjat\u00eb muajit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Deputeti Gazmend Bardhi tha se zvarritja ishte e q\u00ebllimshme dhe akuzoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejtuesen e k\u00ebshillit, Ermonela Felaj p\u00ebr mosthirrjen e mbledhjes p\u00ebr 2 muaj.<\/p>\n<p>\u201cEksperti \u00ebsht\u00eb i juaji, ne s\u2019kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar vendimet,\u201d iu drejtua ai koleg\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs, duke shtuar se, se kjo rrug\u00eb e zgjedhur prej tyre ishte nj\u00eb sfid\u00eb ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm e quajti k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kuvendit edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se \u201cnuk mund t\u00eb b\u00ebhet interpretim i vendimeve t\u00eb GJK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Eksperti Lolo\u00e7i tha se nuk kishte asnj\u00eb konflikt interesi me pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb procesin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe se do t\u00eb b\u00ebnte detyr\u00ebn e tij e do t\u00eb kthente p\u00ebrgjigjet sipas opinionit t\u00eb tij p\u00ebr pyetjet q\u00eb do t\u2019i drejtonin deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes nga PS, Klotilda Bushka, shtroi nj\u00eb dyzin\u00eb pyetjesh t\u00eb cilat lidheshin kryesisht me detyrat q\u00eb i lindnin Kuvendit\u00a0 nga leximi i dy vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00a0dhe n\u00ebse ishte e arsyeshme q\u00eb p\u00ebr zbatimin e tyre, do t\u00eb nevojiteshin amendime ligjore apo n\u00eb rregulloren e Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cJu garantoj q\u00eb askush nuk do ta p\u00ebrdor\u00eb ekspertiz\u00ebn tuaj p\u00ebr arsye politike,\u201d iu drejtua ajo Lolo\u00e7it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Bardhi e pyeti ekspertin n\u00ebse kishte pasur raste m\u00eb par\u00eb kur Kuvendi kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim zbatimin e vendimeve t\u00eb Kushtetueses.<\/p>\n<p>T\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy grupime, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs b\u00ebn\u00eb dy k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshme p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Xha\u00e7k\u00ebs, pasi bashk\u00ebshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Ga\u00e7i, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e p\u00ebrdorimit t\u00eb brigjeve n\u00eb Dh\u00ebrmi. Pasi mazhoranca votoi kund\u00ebr d\u00ebrgimit t\u00eb papajtueshm\u00ebrin\u00eb s\u00eb mandatit n\u00eb Kushtetuese, t\u00eb dyja grupimet iu drejtuan me k\u00ebrkesa t\u00eb ve\u00e7anta k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Gjykata vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e 1\/10 s\u00eb deputet\u00ebve dhe riktheu \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Kuvend duke i cil\u00ebsuar antikushtetuese vendimet e mazhoranc\u00ebs. N\u00eb vendimin tjet\u00ebr GJK pushoi k\u00ebrkes\u00ebn e 1\/5 s\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin trajtimin n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebr papajtueshm\u00ebrin\u00eb e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt q\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje gjykat\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Legjislacionit vendosi t\u00eb premten q\u00eb t\u2019i jepte 3 jav\u00eb koh\u00eb nj\u00eb eksperti t\u00eb k\u00ebrkuar nga mazhoranca q\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pasi kjo gjykat\u00eb shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb bllokuar d\u00ebrgimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb mocionit p\u00ebr papajtueshm\u00ebri t\u00eb mandatit p\u00ebr ministren e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Olta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47625,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-47624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47624\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}