{"id":48158,"date":"2023-06-09T21:02:21","date_gmt":"2023-06-09T21:02:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48158"},"modified":"2023-06-09T21:02:45","modified_gmt":"2023-06-09T21:02:45","slug":"skema-rama-dhe-vucic-per-te-qendruar-ne-pushtet-nyt-lidhje-me-vrases-dhe-trafikante-droge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/09\/skema-rama-dhe-vucic-per-te-qendruar-ne-pushtet-nyt-lidhje-me-vrases-dhe-trafikante-droge\/","title":{"rendered":"Skema Rama-Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet: NYT: Lidhje me vras\u00ebs dhe trafikant\u00eb droge"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb filllim t\u00eb muajit maj, revista javore e gazet\u00ebs Nju Jork Tajms, botoi nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb mbi presidentin e Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb p\u00ebrmbante holl\u00ebsi mbi dyshimet p\u00ebr lidhjet e tij me nj\u00eb grup kriminal, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit po ndiqen penalisht n\u00ebn akuzat p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh, p\u00ebrfshir\u00eb trafik droge dhe vrasje. Artikulli t\u00ebrhoqi v\u00ebmendje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, ku rrjete t\u00eb gazetaris\u00eb investigative kan\u00eb raportuar m\u00eb par\u00eb mbi dyshime t\u00eb ngjashme, t\u00eb cilat zoti Vu\u00e7i\u00e7 i ka mohuar.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit nuk pranoi t\u00eb komentonte mbi besueshm\u00ebrine e pretendimeve q\u00eb ngriheshin n\u00eb artikullin e Nju Jork Times-it, megjithat\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Departamentit t\u00eb Shtetit e shp\u00ebrndau lajmin n\u00eb rrjetin e tij social. Dyshimet e ngritura n\u00eb artikull u shtruan edhe gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb Kongresin e Shteve t\u00eb Bashkuara mbi Ballkanin Per\u00ebndimor, muajin e kaluar. Megjithat\u00eb, analist\u00ebt e pavarur i shprehin hapur mendimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb artikull trondit\u00ebs dhe i tmerrsh\u00ebm, q\u00eb zyrtart\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb lidhur me grupet kriminale. Mendoj se e kemi par\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe n\u00eb mjaft v\u00ebnde t\u00eb tjera, kjo nd\u00ebrthurje mes qeverive autoritare dhe rrjeteve kriminale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje\u201d, tha p\u00ebr sh\u00ebrbimin serb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Gary Kalman, drejtor ekzekutiv i organizat\u00ebs Transparency International n\u00eb Shtetet e Bashkuara. \u201c\u00cbsht\u00eb e tmerrshme. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb keq\u201d, thot\u00eb Susan Rose-Ackerman profesore e ligjit dhe shkencave politike n\u00eb universitetin \u201cYale\u201d dhe bashk\u00ebautore e librit \u201cKorrupsion dhe Qeverisje\u201d.<\/p>\n<p>Ajo i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se lidhjet mes njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe krimit t\u00eb organizuar, krijojn\u00eb nj\u00eb form\u00eb ekstreme t\u00eb korrupsionit politik. Sipas artikullit t\u00eb Nju Jork Times-it, lidhjet e policis\u00eb me grupin kriminal q\u00eb drejtohej nga huligani i futbollit, Veljko Belivuku, ishin t\u00eb dokumentuara. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb artikull shkruhet se, \u201cnuk ka shum\u00eb dyshime se Belivuku dhe grupi i tij jan\u00eb n\u00eb burg pasi EUROPOL-i arriti t\u00eb d\u00ebshifronte aplikacionin p\u00ebr mesazhe telefonike \u2018Sky \u2013 ECC\u2019, t\u00eb cilin ata e p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb komunikuar\u201d.<\/p>\n<p>Autori i artikullit, gazetari Robert F. Worth shkruante se Belivuku kishte d\u00ebshmuar n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore \u201cse banda e tij ishte organizuar p\u00ebr nevojat dhe me urdh\u00ebr t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it\u201d. Mes t\u00eb tjerash ai vinte n\u00eb dukje se grupi kishte frik\u00ebsuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb zotit Vu\u00e7i\u00e7 dhe kishte parandaluar tifoz\u00ebt n\u00eb ndeshjet e futbollit, q\u00eb t\u00eb l\u00ebshonin thirrje kund\u00ebr zotit Vu\u00e7i\u00e7. Gazetari thot\u00eb se ishte skeptik q\u00eb Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb mos kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb atyre q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ky grup duke qen\u00eb se zoti Vu\u00e7ic \u201cushtron tani thuajse kontroll t\u00eb plot\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs publike\u201d n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><strong>Konteksti nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong><br \/>\nZoti Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs q\u00eb nga vitet \u201890. Ai ka sh\u00ebrbyer si minist\u00ebr i Informacionit n\u00eb qeverin\u00eb e Slobodan Miloshevi\u00e7it, ku ai drejtoi sulme t\u00eb ashpra ndaj shtypit dhe mb\u00ebshteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike kriminel\u00ebt serb\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. Forca e tij politike, Partia P\u00ebrparimtare Serbe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh, periudh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ai ka mbajtur gjithashtu edhe detyr\u00ebn e kryeministrit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr media t\u00eb zotit Vu\u00e7i\u00e7 nuk pranuan k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr komente t\u00eb d\u00ebrguar nga gazetari Worth, por gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr televizionin pro qeveritar Happy Tv n\u00eb Serbi, zoti Vu\u00e7i\u00e7 tha se \u201cartikulli absurd i Nju Jork Times-it ishte i porositur\u201d dhe se ai e kuptonte se ishte nj\u00eb mesazh pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb mbahet dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Sebis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Serbia n\u00eb vitin 2008, por kjo e fundit nuk e ka njohur kurr\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e di si punojn\u00eb ata, CIA po b\u00ebhet gati, CIA t\u00eb sheh dhe n\u00ebse nuk je i mir\u00eb dhe i d\u00ebgjuesh\u00ebm, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi\u201d, tha zoti Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u2018Happy TV\u2019. Prej vitesh, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb e zakonshme q\u00eb autoritetet serbe t\u00eb paraqesin \u00e7do kritik\u00eb si tradh\u00ebti, komplot kund\u00ebr vendit, ose komplot p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur qeverin\u00eb. Si gazetari Worth edhe redaksia e gazet\u00ebs Nju Jork Times i hodh\u00ebn posht\u00eb k\u00ebto akuza. Analist\u00ebt q\u00eb biseduan me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs vun\u00eb n\u00eb dukje se aspekti m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i artikullit ishte fakti se ishte publikuar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, n\u00eb nj\u00eb media me integritet dhe q\u00eb ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb lexuesish.<\/p>\n<p>\u201cArtikulli dha nj\u00eb tabllo t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it dhe qeveris\u00eb t\u00eb tij, duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrderisa publikohet n\u00eb Nju Jork Times\u201d, tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Tanya Domi, profesore n\u00eb Shkoll\u00ebn p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Publike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Kolumbias. \u201cT\u00eb gjith\u00eb mund ta lexojn\u00eb artikullin\u201d. <\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb Serbia nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm p\u00ebr Shtetet e Bashkuara?<\/strong><br \/>\n\u201cA \u00ebsht\u00eb ky artikull i besuesh\u00ebm\u201d, e pyeti senatori Bob Menendez K\u00ebshilltarin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit Derek Chollet, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb komisionit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb t\u00eb Senatit mbi angazhimin amerikan ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor, duke iu referuar Nju Jork Times-it.<\/p>\n<p>\u201cBesojm\u00eb se po. Nuk mund t\u00eb flas mbi detaje t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb artikullit, por absolutisht ka shum\u00eb korrupsion\u201d, u p\u00ebrgjigj zoti Chollet, nd\u00ebrsa n\u00eb krah t\u00eb tij q\u00ebndronte z\u00ebvend\u00ebs ndihm\u00ebs sekretari i Departamentit Amerik\u00ebn t\u00eb Shtetit, Gabriel Escobar. \u201cAt\u00ebher\u00eb cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb reale, q\u00eb Serbia, me nj\u00eb sfond t\u00eb till\u00eb, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm?, \u2013 pyeti zoti Menendez.<\/p>\n<p>\u201cPo e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb duke ditur t\u00eb gjitha problemet dhe po mbajm\u00eb p\u00ebrgjigj\u00ebs zotin Vu\u00e7i\u00e7 dhe koleg\u00ebt e tij p\u00ebr korrupsionin, p\u00ebr sjelljen dhe veprimtarin\u00eb e tyre\u201d, tha zoti Chollet, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Por n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin boshnjak t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Kurt Bassuener nga K\u00ebshilli i Politikave t\u00eb Demokratizimit, vuri n\u00eb dukje se Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb v\u00ebn\u00eb sanksione p\u00ebr korrupsion ndaj asnj\u00eb zyrtari t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb zotit Vu\u00e7i\u00e7, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vendet fqinje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb ata iu shmang\u00ebn \u00e7\u00ebshtjes\u201d, tha zoti Bassuener, duke iu referuar zyrtar\u00ebve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit. \u201cAta nuk u mor\u00ebn me thelbin e atyre q\u00eb ngrihen n\u00eb t\u00eb. Dhe mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb ulja e tensioneve n\u00eb rajon\u201d. Zonja Domi beson se Shtetet e Bashkuara dhe Per\u00ebndimi po ndjekin iden\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb faktor q\u00ebndrueshm\u00ebrie n\u00eb rajon\u201d. Por n\u00ebse synimi i k\u00ebsaj politike ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb afroj\u00eb Serbin\u00eb me Per\u00ebndimin dhe ta largoj\u00eb nga Rusia, ajo thot\u00eb se nuk ka prova se nj\u00eb strategji e till\u00eb mund t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia esht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb paktat vende n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb dhe n\u00eb vend ka ndenja t\u00eb forta pro-ruse. Zoti Kalman nga organizata Transparency International thot\u00eb se strategjia e Uashingtonit ndaj Serbis\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u201cMendoj se ekziston mund\u00ebsia q\u00eb SHBA, duke pasur parasysh rolin e Serbis\u00eb, mund t\u00eb ushtroj\u00eb trysni p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gj\u00ebrat atje,\u201d \u2013 thot\u00eb ai. \u201cDeri n\u00eb cil\u00ebn pik\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ushtrojn\u00eb presion dhe jan\u00eb apo jo t\u00eb shqet\u00ebsuar nga aleancat, q\u00eb qeveria serbe mund t\u00eb krijoj\u00eb me vende q\u00eb paraqesin shqet\u00ebsim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Uashingtoni t\u00eb t\u00ebrhiqet, k\u00ebt\u00eb nuk di ta them\u201d, \u2013 u shpreh zoti Kalman. \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb filllim t\u00eb muajit maj, revista javore e gazet\u00ebs Nju Jork Tajms, botoi nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb mbi presidentin e Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb p\u00ebrmbante holl\u00ebsi mbi dyshimet p\u00ebr lidhjet e tij me nj\u00eb grup kriminal, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit po ndiqen penalisht n\u00ebn akuzat p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh, p\u00ebrfshir\u00eb trafik droge dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-48158","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48158\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}