{"id":48217,"date":"2023-06-12T09:49:54","date_gmt":"2023-06-12T09:49:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48217"},"modified":"2023-06-12T09:49:54","modified_gmt":"2023-06-12T09:49:54","slug":"umberto-pizzi-tek-gorbaciovi-dhe-sabin-fotografova-driten-lady-diana-recitonte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/12\/umberto-pizzi-tek-gorbaciovi-dhe-sabin-fotografova-driten-lady-diana-recitonte\/","title":{"rendered":"Umberto Pizzi: \u201cTek Gorba\u00e7iovi dhe Sabin fotografova drit\u00ebn. Lady Diana? Recitonte\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Emocioni i fotografimit t\u00eb Berlinguer, fotot e vjedhura Gianni Agnelli dhe arti i portretizimit me objektiv shikime, l\u00ebvizje dhe ato q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb brenda vetes. Intervist\u00eb me sovranin e fotograf\u00ebve roman\u00eb.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse midis vdekjes s\u00eb Gorba\u00e7iovit dhe p\u00ebrvjetorit t\u00eb 25 t\u00eb Lady Diana flisni me Umberto Pizzi, sovran i fotograf\u00ebve roman\u00eb, 60 vite zanat dhe 85 vite mosh\u00eb, dy pyetje i keni tashm\u00eb gati. N\u00eb arkivin e tij, pjes\u00ebrisht online dhe t\u00eb deklaruar \u201cpasuri me interes kulturor\u201d, si t\u00eb Gorba\u00e7iovit, ashtu edhe t\u00eb Lady Diana, ka shum\u00eb fotografi, por natyrisht jan\u00eb edhe syt\u00eb e autorit pasi nj\u00eb \u201cmendimtar profesionist\u201d, si\u00e7 e quan veten Pizzi, e zgjedh vet\u00eb sesi t\u00eb lexohet personazhi i pavdek\u00ebsuar. N\u00ebse midis fytyrave teke apo \u00e7ifte, m\u00eb shum\u00eb, duke qen\u00eb me shije si nj\u00eb pjat\u00eb e mrekullueshme makaronash\u00a0biseda me t\u00eb, ndodh se kush e interviston Pizzi e v\u00eb n\u00eb zjarr manierizmin roman (<em>so easy<\/em>) dhe l\u00eb t\u00eb sfumuar \u201cmendimtarin profesionist\u201d. Le t\u00eb provojm\u00eb t\u00eb mos m\u00ebkatojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa her\u00eb e keni fotografuar Gorba\u00e7iovin?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb. Emetonte besim, nga nj\u00eb drit\u00eb e caktuar n\u00eb sy kuptoje se ishte njeri i mir\u00eb. Flas si shok q\u00eb ka mbetur shok, por nuk e ka ekzaltuar kurr\u00eb Bashkimin Sovjetik: Gorba\u00e7iovi pati merit\u00ebn t\u00eb mbyllte nj\u00eb realitet eksploziv, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb katastrofe, pasi e donte v\u00ebrtet popullin e tij. Qe nj\u00eb njeri q\u00eb dha shpres\u00eb. Prandaj p\u00ebr vdekjen e tij jam i trishtuar. E konsideroj veten nj\u00eb fotograf antropolog, n\u00eb kuptimin q\u00eb i studioj njer\u00ebzit dhe kam k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb t\u00eb kuptoj se k\u00eb kisha p\u00ebrpara objektivit.<\/p>\n<p><strong>Kam par\u00eb akoma sesa mall\u00ebngjim ka duke kujtuar Lady Diana? \u00c7far\u00eb thot\u00eb fotografi antropolog?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb gazet\u00eb gjermane m\u00eb dha detyr\u00ebn, e paguar shum\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ndiqja teksa jahti \u201cBritannia\u201d sh\u00ebtiste anemban\u00eb Italis\u00eb. E studiova thell\u00ebsisht dhe thash\u00eb se jetoi, edhe mir\u00eb, jet\u00ebn q\u00eb donte. Nuk mu duk nj\u00eb njeri i v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb njeri q\u00eb recitonte pjes\u00ebn e saj dhe i ngjitej shum\u00eb paras\u00eb. Vet\u00ebm kur qen\u00eb n\u00eb mes f\u00ebmij\u00ebt e perceptoja spontane dhe v\u00ebrtet t\u00eb emocionuar. Kur pas vdekjes thuajse e shenjt\u00ebruan, mbeta dhe mbetem paksa dyzues.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb personazhet karizmatike?<\/strong><\/p>\n<p>Ata q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb caktuar. P\u00ebr shembull, Rita Levi Montalcini. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7anti q\u00eb nuk buron nga sugjestionimi. Po ju rr\u00ebfej nj\u00eb episod: shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb Montedison organizoi nj\u00eb mbr\u00ebmje gala n\u00eb Teatro dell\u2019Opera ku ishte v\u00ebrtet e gjith\u00eb bota, nga Craxi tek Pavarotti. M\u00eb pas hasa midis turm\u00ebs nj\u00eb zot\u00ebri t\u00eb shkurt\u00ebr, me flok\u00ebt e bardh\u00eb dhe nj\u00eb kostum mbr\u00ebmjeje q\u00eb m\u2019u duk paksa i rr\u00ebgjuar. Nuk e kisha as iden\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se kush ishte, por emetonte drit\u00eb. At\u00ebhere pyeta: ishte Alberto Sabin, zbuluesi i vaksin\u00ebs kund\u00ebr poliomielitit.<\/p>\n<p><strong>Po lider\u00ebt politike?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb emociononte Berlinguer. I b\u00ebra nj\u00eb foto t\u00eb famshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk mora asnj\u00eb liret\u00eb pasi ia dhurova. Nj\u00eb dit\u00eb e pash\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga spitali San Giacomo n\u00eb Via di Ripetta ku kishte shkuar t\u00eb takonte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e tij, Antonio Tat\u00f2, dhe e ndoqa nga larg. I ardhur n\u00eb Piazza Augusto Imperatore u ndal p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur tre pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb qen\u00eb duke pushuar, me karroc\u00ebn, paninet, pajisjet. Qe nj\u00eb sekuenc\u00eb eomicionuese. E b\u00ebra foton me teleobjektiv.<\/p>\n<p><strong>Midis politikan\u00ebve t\u00eb tanish\u00ebm, si fotograf, kush ju emocionon m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kam fotografuar Republik\u00ebn e Par\u00eb, t\u00eb Dyt\u00eb dhe t\u00eb Tret\u00eb, besoj gjithmon\u00eb me ndershm\u00ebri, por tani personazhe karizmatik\u00eb nuk shoh edhe aq shum\u00eb. Ka nj\u00eb shfryrje. Gara p\u00ebr karriken. Duan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb di\u00e7ka, kur n\u00eb fakt nuk jan\u00eb, por p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fotografuar edhe kur shtiren q\u00eb jo.<\/p>\n<p><strong>Si lind nj\u00eb portret i mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kur hyra n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb, cilidoqoft\u00eb eventi, m\u00eb par\u00eb b\u00ebj nj\u00eb xhiro. Nuk filloj ta shkrep si i \u00e7mendur. E kuptoj ndjenj\u00ebn e evenimentit, studioj personazhet, gjej \u00e7iftet e duhura. Fotografia nuk \u00ebsht\u00eb ajo e turistit q\u00eb rrok smartfonin dhe e shkrep, edhe pse p\u00ebr nj\u00eb ndjenj\u00eb faji mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb kap\u00eb nj\u00eb imazh to jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Fotografia nuk \u00ebsht\u00eb improvizim, por mendimi i atij q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb. \u00cbsht\u00eb rezultati i asaj q\u00eb sheh ti n\u00ebp\u00ebrmjet objektivit dhe i asaj q\u00eb ka brenda njeriu q\u00eb fotografon, duhet ta nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga shikimet, nga l\u00ebvizjet, nga veshjet. N\u00eb rast se je nj\u00eb njeri bosh, nuk b\u00ebn kurr\u00eb fotografi, por qeramika. Un\u00eb i quaj qeramika.<\/p>\n<p><strong>Ju keni qen\u00eb edhe autor i paparacimeve t\u00eb lodhshme. Kush reagonte m\u00eb mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Gianni Agnelli, t\u00eb cilit tre apo kat\u00ebr her\u00eb ia kam b\u00ebr\u00eb\u2026 por pa k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb q\u00eb t\u2019ia shes fotot n\u00eb vend se t\u00eb gazetave. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje moraliteti. Megjithat\u00eb, kur e takoja, flisnim qet\u00ebsisht. Her\u00ebn e fundit e pash\u00eb n\u00eb St. Moritz me t\u00eb shoqen, kishte nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb fashuar sepse ishte kafshuar nga qeni\u00a0 i tij. P\u00ebrpara se ta fotografoja, e pyeta n\u00ebse mund t\u2019i hiqte syzet e skive dhe ai pranoi. E kujtoj se biseduam gjat\u00eb p\u00ebr karakterin e keq t\u00eb Enzo Ferrari\u2026 Pra, kjo pun\u00eb t\u00eb m\u00ebson sesi t\u2019i trajtosh njer\u00ebzit. Me dik\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb: kur takohesha me Andreotti, e imponoja gjithmon\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn time me shum\u00eb pyetje. Nuk emocionohej kurr\u00eb, por ishte kureshtar.<\/p>\n<p><strong>Po paparac mund t\u00eb thuhet?<\/strong><\/p>\n<p>Po t\u00eb duash, por \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebmtuar. Sikur t\u2019ju thoja se ju jeni nj\u00eb gazetaruc.<\/p>\n<p><strong>K\u00eb do t\u00eb donit t\u00eb fotografonit?<\/strong><\/p>\n<p>Che Guevara. Do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente ta ndiqja n\u00eb Bolivi. Ia kam premtuar: jam nj\u00eb shok.<\/p>\n<p>(nga <em>Il Foglio<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emocioni i fotografimit t\u00eb Berlinguer, fotot e vjedhura Gianni Agnelli dhe arti i portretizimit me objektiv shikime, l\u00ebvizje dhe ato q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb brenda vetes. Intervist\u00eb me sovranin e fotograf\u00ebve roman\u00eb.\u00a0 N\u00ebse midis vdekjes s\u00eb Gorba\u00e7iovit dhe p\u00ebrvjetorit t\u00eb 25 t\u00eb Lady Diana flisni me Umberto Pizzi, sovran i fotograf\u00ebve roman\u00eb, 60 vite zanat dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48218,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-48217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}