{"id":48287,"date":"2023-06-12T20:04:03","date_gmt":"2023-06-12T20:04:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48287"},"modified":"2023-06-12T20:04:03","modified_gmt":"2023-06-12T20:04:03","slug":"vetem-nje-vit-pas-krijimit-evropa-tani-fiton-zgjedhjet-ne-malin-e-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/12\/vetem-nje-vit-pas-krijimit-evropa-tani-fiton-zgjedhjet-ne-malin-e-zi\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebm nj\u00eb vit pas krijimit, &#8220;Evropa tani&#8221; fiton zgjedhjet n\u00eb malin e Zi"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Evropa Tani (PES) e Malit t\u00eb Zi fitoi 25.5% t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 11 qershorit (23 mandate), sipas rezultateve paraprake t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Monitorim dhe K\u00ebrkim (CEMI).<\/p>\n<p>Partia pro-evropiane Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS), e cila udh\u00ebhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% t\u00eb votave (21 mandate). Aleanca konservatore p\u00ebr t\u00eb Ardhmen e Malit t\u00eb Zi, e udh\u00ebhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7% (13 mandate). Sondazhet para votimeve ishin t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me rezultatet preliminare.<\/p>\n<p>Sipas CEMI-t, nj\u00eb koalicion tjet\u00ebr pro-BE-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin Partin\u00eb Demokratike dhe L\u00ebvizjen URA t\u00eb kryeministrit n\u00eb largim, Dritan Abazoviq, doli n\u00eb vendin e kat\u00ebrt me 12.3% t\u00eb votave (11 mandate).<\/p>\n<p>Millojko Spajiq, lider i list\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes Evropa Tani (PES), n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb par\u00eb paszgjedhor deklaroi se ishte nj\u00eb fitore e madhe p\u00ebr partin\u00eb e tij, e cila nga nj\u00eb parti joparlamentare, u shnd\u00ebrrua n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb vit. Ai theksoi se n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb koalicion me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve dhe L\u00ebvizjen Qytetare Ura t\u00eb Dritan Abazoviq. \u201cNe presim q\u00eb qeveria t\u00eb formohet sa m\u00eb shpejt, do t\u00eb flasim me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndajn\u00eb vlera si tonat. Ne do t\u00eb formojm\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re pro-evropiane\u201d, tha Spajiq.<\/p>\n<p>P\u00ebr 81 ul\u00ebset e Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi garuan 15 parti dhe koalicione. T\u00eb drejt\u00eb vote kishin 542.468 qytetar\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb para, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje votuan rreth 56 p\u00ebr qind e votueseve me t\u00eb drejt\u00eb vote. Sipas Qendr\u00ebs p\u00ebr Tranzicion Demokratik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, shifra paraqet r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb votuesve p\u00ebr 20 p\u00ebr qind, krahasuar me zgjedhjet e m\u00ebparshme parlamentare t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p><strong>Gar\u00e7eviq: Mali i Zi po hyn n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jostabiliteti politik<\/strong><\/p>\n<p>Mali i Zi po hyn n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jostabiliteti politik dhe do t\u00eb duhen edhe disa zgjedhje derisa situata t\u00eb stabilizohet, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb profesori nga Universiteti i Bostonit, Vesko Gar\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Sipas Gar\u00e7eviqit, i vetmi koalicion i q\u00ebndruesh\u00ebm do t\u00eb ishte ai i formuar nga L\u00ebvizja Evropa Tani dhe koalicioni i mbledhur rreth Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve, \u201cpor \u00ebsht\u00eb e diskutueshme n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e mundur\u201d. Si nj\u00eb variant tjet\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs, profesor Gar\u00e7eviq sheh nj\u00eb qeveri t\u00eb pakic\u00ebs t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga L\u00ebvizja Evropa Tani dhe partit\u00eb e pakicave komb\u00ebtare, me mb\u00ebshtetjen e koalicionit rreth Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Opsioni i tret\u00eb, teknikisht, p\u00ebr Gar\u00e7eviqin, mund t\u00eb jet\u00eb L\u00ebvizja Evropa Tani dhe L\u00ebvizja Ura e kryeministrit t\u00eb deritanish\u00ebm, Dritan Abazoviq. Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Malit t\u00eb Zi, Filip Axhiq, tha se dita e zgjedhjeve kaloi si n\u00eb \u2018shtetet m\u00eb t\u00eb zhvilluara demokratike\u2019.<\/p>\n<p>Presidenti i Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, tha se pret q\u00eb Qeveria e re t\u00eb formohet shpejt, \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin elektoral t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d. Millatoviq tha se Qeveria e re duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn e reformave dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb standardin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, sundimin e ligjit dhe p\u00ebrshpejtimin e integrimit evropian. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ish-presidenti i Malit t\u00eb Zi, Millo Gjukanoviq, n\u00eb nj\u00eb deklarim p\u00ebr media gjat\u00eb dit\u00ebs, tha se pret q\u00eb Qeveria n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb formohet sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi tre vjet q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb konfuze, \u00ebsht\u00eb pothuajse e pashmangshme n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do njeriu, \u00e7do vendi, nj\u00eb faz\u00eb normale dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Mendoj se fotografia tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pastruar pjes\u00ebrisht, mendoj se do ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb formojn\u00eb qeveri\u201d, tha Gjukanoviq. Partit\u00eb dhe koalicionet kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb premtime t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, paga dhe pensione m\u00eb t\u00eb larta, blerje t\u00eb favorshme t\u00eb banesave dhe rritje t\u00eb p\u00ebrfitimeve sociale.<\/p>\n<p><strong>Pse ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebto zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare mund t\u2019i japin fund nj\u00eb krize politike gati trivje\u00e7are n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku dy qeveri u rr\u00ebzuan p\u00ebrmes mocioneve t\u00eb mosbesimit. Rezultati i zgjedhjeve mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb qeveri funksionale, t\u00eb cil\u00ebn Mali i Zi nuk e ka thuajse q\u00eb nga prilli i vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialist\u00ebve, asokohe e udh\u00ebhequr nga Millo Gjukanoviq, humbi n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Media t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe analist\u00ebt politik\u00eb, dit\u00ebve t\u00eb fundit, than\u00eb se k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb jen\u00eb vendimtare edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Malit t\u00eb Zi, pasi votuesit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur partit\u00eb dhe koalicionet \u2013 disa p\u00ebrkrah\u00ebse t\u00eb Per\u00ebndimit, t\u00eb tjerat p\u00ebrkrah\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb, apo Rusis\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e para parlamentare n\u00eb 30 vjet\u00ebt e fundit, n\u00eb t\u00eb cilat nuk merr pjes\u00eb ish-presidenti i Malit t\u00eb Zi, Millo Gjukanoviq, i cili humbi n\u00eb zgjedhjet presidenciale q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb muajin prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Paraprakisht, m\u00eb 16 mars, tre dit\u00eb para se t\u00eb zhvillohej rundi i par\u00eb i zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviq shp\u00ebrndau Parlamentin dhe caktoi zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, duke p\u00ebrmendur trazirat e vazhdueshme brenda Qeveris\u00eb dhe munges\u00ebn e p\u00ebrparimit drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Zgjedhjet e 11 qershorit ishin zgjedhjet e 12-ta parlamentare q\u00eb nga futja e sistemit shum\u00ebpartiak dhe t\u00eb gjashtat q\u00eb nga pavar\u00ebsimi i Malit t\u00eb Zi n\u00eb vitin 2006. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s q\u00eb nga viti 2017 dhe kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE q\u00eb nga fundi i vitit 2012. Mali i Zi hapi t\u00eb 33 kapitujt e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE \u2013 t\u00eb fundit n\u00eb qershor 2020 \u2013 dhe mbylli tre.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb kan\u00eb premtuar partit\u00eb politike?<\/strong><\/p>\n<p>Lideri i L\u00ebvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore ka qen\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb dh\u00ebnien e premtimeve sa i takon rritjes s\u00eb pag\u00ebs mesatare, t\u00eb cil\u00ebn ai premtoi se do ta b\u00ebj\u00eb 1.000 euro. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr pag\u00ebn minimale tha se do t\u00eb jet\u00eb 700 euro. E po ashtu premtoi rritje t\u00eb pensionit minimal n\u00eb 450 euro. Si\u00e7 shpjegoi ai, parakusht p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb konsolidimi fiskal nj\u00ebvje\u00e7ar dhe reduktimi i shpenzimeve joproduktive deri n\u00eb 200 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Koalicioni i udh\u00ebhequr nga DPS-ja, n\u00eb krye me Danijell Zhivkoviqin, premtoi rritje t\u00eb pag\u00ebs bruto p\u00ebr 50 p\u00ebr qind dhe pension minimal prej 350 eurosh. P\u00ebr rritjen e pagave ka folur edhe Millan Knezheviq, i cili udh\u00ebheq dy parti nga Fronti Demokratik pro-serb. Edhe L\u00ebvizja p\u00ebr Ndryshim, e cila deri von\u00eb ishte pjes\u00eb e Frontit Demokratik, premtoi se paga mesatare, n\u00ebse do t\u00eb ishte pjes\u00eb e Qeveris\u00eb, do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se 1.000 euro dhe pensioni mesatar do t\u00eb ishte 700 euro.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Evropa Tani (PES) e Malit t\u00eb Zi fitoi 25.5% t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 11 qershorit (23 mandate), sipas rezultateve paraprake t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Monitorim dhe K\u00ebrkim (CEMI). Partia pro-evropiane Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS), e cila udh\u00ebhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48288,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-48287","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48287"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48287\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}