{"id":48308,"date":"2023-06-13T08:39:04","date_gmt":"2023-06-13T08:39:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48308"},"modified":"2023-06-13T08:39:04","modified_gmt":"2023-06-13T08:39:04","slug":"agonia-e-plote-e-financave-vendore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/13\/agonia-e-plote-e-financave-vendore\/","title":{"rendered":"Agonia e plot\u00eb e financave vendore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimet e projektligjit \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.68\/2017, \u201cP\u00ebr financat e vet\u00ebqeverisjes vendore\u201d, duhen votuar, edhe pse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ndikimi pozitiv i tyre do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i pak\u00ebt, gati nul, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb reform\u00ebs vendore, t\u00eb cil\u00ebn e mor\u00ebt p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb vitin 2014 dhe e lat\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.<br \/>\nLidhja e fort\u00eb nd\u00ebrmjet financave t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb pushtetit vendor dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve baz\u00eb ndaj qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr standardin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nFinancat vendore sot jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb rreziksh\u00ebm, me detyrimet e prapambetura t\u00eb shum\u00eb bashkive t\u00eb rritura k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb kryer investime publike. Reforma territoriale ka ngecur, s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb financave vendore. Kjo e fundit paraqet problemet e mprehta t\u00eb m\u00ebposhtme:<br \/>\n1. N\u00eb dhjet\u00eb vjet drejtim t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb bashkive t\u00eb vendit, me 4 vitet e fundit n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb 60 nga 61 bashkit\u00eb e vendit, ju i keni shkat\u00ebrruar financat vendore. Keni zhytur nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e bashkive n\u00eb borxhe pa mund\u00ebsi kthimi. Ato ndodhen shum\u00eb pran\u00eb gjendjes s\u00eb falimentit;<br \/>\n2. Sot te 61 bashkite jane ne gjendje te sigurojne mesatarisht vetem 37 perqind te fondeve qe u duhen per te qeverisur. Varesia e tyre ndaj fondeve te pushtetit qendror me 63 perqind te shumave qe ju duhen, eshte e madhe dhe ne shume bashki percaktuese. Sot, mbi 70 p\u00ebrqind e t\u00eb ardhurave vendore shkon p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pun\u00eb punonj\u00ebsit e bashkive dhe p\u00ebr shpenzimet operative. Ju poavaresine ne leter te pushtetit vendor e keni shnderuar ne nje varesi te plote \u201cde facto\u201d ndaj fondeve te pushtetit qendror.<br \/>\n3. Sot, tre t\u00eb kat\u00ebrtat e bashkive n\u00eb qeverisjen tuaj kan\u00eb var\u00ebsi absolute nga fondet e pushtetit qendror, duke mos p\u00ebrfituar asgj\u00eb nga shanset e autonomis\u00eb vendore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dubluar plot\u00ebsisht funksionet e investimeve kapitale p\u00ebr bashkit\u00eb, duke ofruar projekte dhe dh\u00ebn\u00eb tendera p\u00ebr interesat e oligark\u00ebve t\u00eb sektit n\u00eb qeverisje.<br \/>\n4. 15 nga t\u00eb 61 bashkit\u00eb e vendit jan\u00eb t\u00eb zhytura n\u00eb borxhe t\u00eb pakthyeshme, ose shum\u00eb pran\u00eb falimentit. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, 25 p\u00ebrqind e pushtetit vendor sot nuk ka para p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet e prapambetura, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 60-80 p\u00ebrqind t\u00eb buxhetit t\u00eb tyre vjetor.Ne teresi, jan\u00eb 22 bashki, ose m\u00eb shum\u00eb e nj\u00eb e treta e bashkive t\u00eb vendit, me probleme t\u00eb m\u00ebdha financiare t\u00eb menaxhimit t\u00eb tyre.<br \/>\n5. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, totali i detyrimeve t\u00eb pakthyera q\u00eb bashkit\u00eb kan\u00eb akumuluar ndaj t\u00eb tret\u00ebve arriti n\u00eb vler\u00ebn 7.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose mbi 72 milion\u00eb euro. Ende nuk dihet niveli i detyrimeve t\u00eb reja t\u00eb akumuluara n\u00eb periudh\u00ebn janar-maj 2023, pes\u00ebmujori i investimeve t\u00eb ethshme elektorale, pa siguruar as 20 p\u00ebrqind t\u00eb fondit baz\u00eb p\u00ebr kryerjen e tyre!<br \/>\n6. Krahas dublimit t\u00eb padrejt\u00eb dhe abuziv t\u00eb investimeve kapitale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, shum\u00eb nga bashkit\u00eb jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi serioze ekonomike dhe n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kryer investime themelore p\u00ebr qytetar\u00ebt e tyre. Niveli dhe cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve q\u00eb qytetar\u00ebt marrin nga bashkit\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb rrisin \u00e7do vit stafet e tyre, p\u00ebr t\u00eb akomoduar patronazhist\u00ebt dhe \u201caktivist\u00ebt\u201d e sektit n\u00eb qeverisje. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2022, numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i punonj\u00ebsve t\u00eb 60 bashkive t\u00eb drejtuara nga socialist\u00ebt u rrit me 9.3 p\u00ebrqind, n\u00eb krahasim me vitin 2021, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rritja ekonomike mesatare e tyre nuk ishte m\u00eb shum\u00eb se 2 p\u00ebrqind! Ju keni fryr\u00eb stafet e bashkive q\u00eb qeverisni, edhe pse n\u00eb 10 vitet e fundit, popullsia e vendit \u00ebsht\u00eb tkurrur me 20 p\u00ebrqind, pasi 600 mij\u00eb vet\u00eb jan\u00eb larguar n\u00eb emigracion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtesa natyrore e popullsis\u00eb ka qen\u00eb af\u00ebr zeros.<br \/>\n7. Ju u tall\u00ebt me bashkit\u00eb dhe administrimin financiar t\u00eb tyre, kur n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, fol\u00ebt p\u00ebr caktimin e nj\u00eb administratori p\u00ebr bashkit\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare. Deri tani asgj\u00eb nuk keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebrse?<br \/>\n8. Ju u tall\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me bashkit\u00eb dhe problemet e tyre t\u00eb m\u00ebdha financiare, kur n\u00eb aktin normativ t\u00eb 3 dhjetorit 2021, dhat\u00eb vet\u00ebm 500 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e borxheve t\u00eb bashkive, ose sa 7 p\u00ebrqind e totalit t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara t\u00eb pushtetit vendor!<br \/>\n9. Ju nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr bashki t\u00eb sh\u00ebndetshme financiarisht, q\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb komuniteteve t\u00eb tyre, pasi p\u00ebr \u00e7do investim kapital n\u00eb nivel vendor, p\u00ebrdorni sh\u00ebrb\u00ebtorin e bindur t\u00eb sektit qeverises, Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit. Bashkit\u00eb ju duhen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar patronazhist\u00ebt dhe \u201caktivist\u00ebt\u201d tuaj, sa her\u00eb zhvillohen zgjedhje. Jo rast\u00ebsisht n\u00eb gar\u00ebn e fundit zgjedhore t\u00eb 14 majit 2023, e gjith\u00eb fushata juaj u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb ashtuquajturin Lider Global, nd\u00ebrsa keni hequr v\u00ebmendjen, sfumuar, denigruar dhe gati zeruar personalitetet e 61 kandidat\u00ebve tuaj p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish.<br \/>\n10. Ju nuk ju intereson shlyerja e borxheve t\u00eb akumulara nga bashkit\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb tyre financiare, pasi kjo k\u00ebrkon reform\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb financat vendore dhe shk\u00ebputjen e bashkive nga tutela financiare e pushtetit qendror. Juve ju duhen bashkit\u00eb dele t\u00eb bindura.<br \/>\nxxx<br \/>\nJu krijuat bashki t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha, t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u administruar dhe praktikisht me mision t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019i mir\u00ebmenaxhuar financiarisht ato. N\u00ebn qeverisjen tuaj, reforma territoriale dhe administrative, s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb financave vendore, jan\u00eb n\u00eb agoni t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ Ndryshimet e projektligjit \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.68\/2017, \u201cP\u00ebr financat e vet\u00ebqeverisjes vendore\u201d, duhen votuar, edhe pse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ndikimi pozitiv i tyre do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i pak\u00ebt, gati nul, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb reform\u00ebs vendore, t\u00eb cil\u00ebn e mor\u00ebt p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-48308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48308"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48308\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}