{"id":48443,"date":"2023-06-14T08:32:06","date_gmt":"2023-06-14T08:32:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48443"},"modified":"2023-06-14T08:32:06","modified_gmt":"2023-06-14T08:32:06","slug":"rama-i-sherben-serbise-per-ndarjen-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/14\/rama-i-sherben-serbise-per-ndarjen-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Rama i sh\u00ebrben Serbis\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Petrit VASILI<\/strong><\/p>\n<p>Projekti i ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve \u00ebsht\u00eb lobuar shum\u00eb fort nga Serbia si objektiv i pandryshuar i saj dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur me t\u00eb gjitha fuqit\u00eb nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Ky projekt q\u00eb u diskreditua dhe u bllokua pjeserisht tre vjet me par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndaluar, por thjesht \u00ebsht\u00eb ridimensionuar, ka ndryshuar strategji dhe instrumentet e tij.<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt tij ishte Ballkani i Hapur, hap kaq i diskredituar haptas anti Kosov\u00eb ku roli i Edi Ram\u00ebs ishte thell\u00ebsisht negativ dhe proserb.<\/p>\n<p>Hapi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht Asociacioni i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar tek projekti baz\u00eb i Beogradit p\u00ebr ndarjen dhe shk\u00ebmbimin e territoreve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtoni se \u00e7far\u00eb thoshte me shum\u00eb qart\u00ebsi Sonja Biserko Kryetarja e Komitetit te Helsinkit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb dy vjet m\u00eb par\u00eb dhe pik\u00ebrisht n\u00eb n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p>Sonja Biserko: &#8220;Sigurisht, sepse gjith\u00e7ka varet nga m\u00ebnyra se si Beogradi e interpreton nj\u00eb Asociacion t\u00eb till\u00eb. Tendenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb status si Republika Srpska, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr jofunksional n\u00eb fqinj\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb metodologji shum\u00eb e ngjashme me at\u00eb ruse, e cila destabilizon \u201cfqinjin i ngusht\u00eb\u201d p\u00ebrmes pakicave ruse n\u00eb ato vende&#8221;.<\/p>\n<p>Pra formimi i nj\u00eb Republika Srbska n\u00eb Kosov\u00eb dhe realisht dezintegrimi e relativizimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb plani i pandryshuar i Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Po ashtu Sonja Biserko vazhdon lidhur me incidentet q\u00eb ndodhen n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs dy vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sonja Biserko: &#8220;Incidentet n\u00eb veri jan\u00eb provokim dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Prishtin\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse. Veriu kontrollohet nga serb\u00ebt, ose m\u00eb sakt\u00eb nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Sonja Biserko: &#8220;Gjith\u00e7ka tregon se barrikadat jan\u00eb organizuar nga Beogradi. Fatkeq\u00ebsisht, serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e rrept\u00eb t\u00eb Beogradit dhe ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb interesat e tyre. Ata jan\u00eb t\u00eb instrumentalizuar p\u00ebr interesat e Beogradit q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me interesat e tyre&#8221;.<\/p>\n<p>Sot pas dy vitesh rip\u00ebrseritet sakt\u00ebsisht i nj\u00ebjti skenar dhune n\u00eb funksion t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit plan t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr ndarjen dhe shk\u00ebmbimin e territoreve t\u00eb Kosoves.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 ka nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb t\u00eb moszbatimit dhe bllokimit t\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura, por t\u00eb pafirmosura prej tij, p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb.<\/p>\n<p>Faj\u00ebsimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manov\u00ebr shum\u00eb e trash\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb planit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh kundra Kosov\u00ebs sot do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh me bandat kriminale t\u00eb telekomanduara nga Beogradi.<\/p>\n<p>Se kush \u00ebsht\u00eb fajtori, provokatori, dhunuesi edhe i KFOR-it, ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Aleksander Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Rama thjesht po sh\u00ebrben si nj\u00eb renegat, q\u00eb p\u00ebrdoret me regji n\u00eb funksion t\u00eb planeve t\u00eb ndarjes ku ka qen\u00eb pjes\u00eb aktive prej vitesh dhe kjo \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga Karl Bild, Sonja Biserko, Vuk Jeremi\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2018, ish-Kryeministri i Suedis\u00eb Carl Bildt kishte shkruar p\u00ebr \u00cbashingon Post se Kryeministri Rama i kishte th\u00ebn\u00eb se ishte dakord me iden\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit t\u00eb Helsinkit n\u00eb Serbi, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb tetor 2018 se Vu\u00e7i\u00e7 dhe Rama ishin marr\u00eb vesh n\u00eb Nish p\u00ebr planin e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ish-Ministri serb Vuk Jeremi\u00e7 kishte denoncuar treshen Vu\u00e7i\u00e7-Rama-Tha\u00e7i p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan dhe p\u00ebr lobimin p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj veprimet e Ram\u00ebs, p\u00ebrfshi anullimin e mbledhjes se dy Qeverive Shqip\u00ebri Kosov\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 14 qershor si dhe klithmat e tij per sanksione kund\u00ebr Kosov\u00ebs, jan\u00eb vazhdim i t\u00eb nj\u00ebjtit skenar t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb ndarjes dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve t\u00eb Kosov\u00ebs, por me forma t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Petrit VASILI Projekti i ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve \u00ebsht\u00eb lobuar shum\u00eb fort nga Serbia si objektiv i pandryshuar i saj dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur me t\u00eb gjitha fuqit\u00eb nga Edi Rama. Ky projekt q\u00eb u diskreditua dhe u bllokua pjeserisht tre vjet me par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndaluar, por thjesht \u00ebsht\u00eb ridimensionuar, ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33294,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-48443","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48443"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48443\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}