{"id":48858,"date":"2023-06-17T09:37:25","date_gmt":"2023-06-17T09:37:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48858"},"modified":"2023-06-17T09:37:25","modified_gmt":"2023-06-17T09:37:25","slug":"polonia-amerikane-eshte-pyka-midis-ne-ruseve-dhe-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/17\/polonia-amerikane-eshte-pyka-midis-ne-ruseve-dhe-europes\/","title":{"rendered":"Polonia amerikane \u00ebsht\u00eb pyka midis ne rus\u00ebve dhe Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb vitet e fundit Varshava i ka sabotuar mjesht\u00ebrisht raportet ruso \u2013 europiane, duke theksuar rusofobin\u00eb e Lindjes dhe duke p\u00ebrk\u00ebdhelur atlantizmin e Uashingtonit. P\u00ebrdorimi i miteve historike. Rasti i munguar i <em>reset<\/em> dhe sakt\u00ebsia logjike e Lordit Ismay. T\u00eb rifillohet nga Ukraina?<\/strong><\/p>\n<p>Perceptimi reciprok i rus\u00ebve dhe polak\u00ebve historikisht \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh mitesh, sugjestionimesh letrare dhe stereotipesh. N\u00eb Poloni mitet komb\u00ebtare nuk ushqejn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vizion iracional. Ato lidhur me Rusin\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe komponente the\u00ebb\u00ebsore e vet\u00ebperceptimit dhe e identiteteve komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim ekzistenc\u00ebs s\u00eb kombit polak dhe paraqitur historin\u00eb si luft\u00eb titanike midis s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, midis bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe imperializmit. N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt, polak\u00ebt duhej t\u00eb akordoheshin me iden\u00eb e t\u00eb q\u00ebnit vet\u00ebm nj\u00eb vend me dimensione t\u00eb mesme t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. Miti rus lidhur me Polonin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb: kufizohet p\u00ebr ta shpjeguar politik\u00ebn n\u00eb termat e rusofobis\u00eb, nj\u00eb fiksim iracional mbi momentet m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb polake dhe mbi frik\u00ebn konstante t\u00eb qasjeve t\u00eb sotme reciproke p\u00ebr forc\u00ebn e fqinjit t\u00eb tij lindor, por ndoshta miti m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ideja se vet\u00eb mitet jan\u00eb burimi kryesor, t\u00eb cilat n\u00eb fakt diktohen edhe nga shtytje fuqimisht racionale. Polak\u00ebt nuk e kan\u00eb krejt\u00ebsisht gabim kur e shohin historin\u00eb e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet prizmit t\u00eb luft\u00ebs dhe vuajtjes. N\u00eb shum\u00eb raste formimi i nj\u00eb identiteti komb\u00ebtar dhe i shprehjes relative statutore kalon n\u00ebp\u00ebrmjet luft\u00ebrash dhe revolucionesh. K\u00ebshtu revolucioni holandez, trazirat ruse t\u00eb fillimit t\u00eb \u2018600, Lufta 30 Vje\u00e7are n\u00eb Gjermani. Identiteti polak mori form\u00eb nga fundi i shekullit t\u00eb XVIII, paradoksalisht pas humbjes, humbjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mbi nj\u00eb shekull dhe rebelimeve t\u00eb d\u00ebshtuara n\u00eb at\u00eb t\u00eb m\u00ebpas\u00ebm. N\u00eb fillimet e \u2018900 patriot\u00ebt polak\u00eb jetonin n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb \u00ebufte q\u00eb futi n\u00eb zjarr t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonin pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ideja q\u00eb fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb shembeshin dukej jorealiste, por ishte e justifikuar. Pas val\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjeve s\u00eb m\u00ebpasme nga Paqja e Versaj\u00ebs dhe me 14 Pikat e Wilson, qen\u00eb dy qasjet n\u00eb raportet me Rusin\u00eb: promoteizmi dhe teoria e Roman Dmowski mbi p\u00ebrbashk\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb popujve sllav\u00eb. T\u00eb dy e injoronin realitetin mbizot\u00ebrues. E para bazohej faktikisht mbi pashmangshmir\u00ebn e supozuar t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjeje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ish cariste dhe i caktonte nj\u00eb rol ky\u00e7 aspiratave indipendentiste ukrainase dhe kaukaziane. E dyta shikonte tek Bashkimi Sovjetik vazhdimin natyral t\u00eb Rusis\u00eb historike dhe n\u00eb gjermanizmin armikun natyral t\u00eb bot\u00ebs sllave. P\u00ebrfaq\u00ebsime t\u00eb tilla e mistifikonin realitetin, por ju p\u00ebrgjigjeshin dy nevojave ideologjike: akreditimi i ides\u00eb s\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtave historike dhe nevoja pasuese p\u00ebr Polonin\u00eb q\u00eb ta ndjek\u00eb nj\u00eb siguri t\u00eb saj. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur politika e jashtme polake n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe vendosej nga Moska, k\u00ebto koncepte u desh q\u00eb t\u00eb viheshin menjan\u00eb. Megjithat\u00eb, midis diaspor\u00ebs polake prometeizmi prosperoi me Jerzy Giedroyc q\u00eb n\u00eb kulmin e fuqis\u00eb sovjetike teorizonte pavar\u00ebsin\u00eb e ardhshme t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe Bjellorusis\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur marr\u00ebveshje n\u00eb prizmin antirus dhe antiperandorak. Fundi i Bashkimit Sovjetik i dha k\u00ebsaj teorie nj\u00eb aureol\u00eb profetike dhe kontribuoi q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb baz\u00ebn e gjeopolitik\u00ebs aktuale polake. Mendimi i Giedroyc u botua nga ish ministri i Jasht\u00ebm dhe intelektuali influent Adam Daniel Rotfeld dhe n\u00eb mesin e viteve \u20182000 b\u00ebri shfaqjen e tij n\u00eb dokumentat zyrtare. P\u00ebr shum\u00eb u b\u00eb nj\u00eb shpjegim i thjesht\u00eb dhe thuajse universal i q\u00ebllimeve dhe i metodave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme polake: nj\u00eb kurth analitik pasi antihistorike, si konceptimi fillestar i saj.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik, por sidomos pas hyrjes n\u00eb NATO, politikan\u00ebt polak\u00eb kan\u00eb filluar ta konsiderojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish sovjetike si sfer\u00eb t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb tyre. Polonia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb idhtare e palodhshme e integrimit euroatlantik t\u00eb republikave ish sovjetike, duke marr\u00eb pjes\u00eb aktivisht n\u00eb skema t\u00eb ndryshme bashk\u00ebpunimi q\u00eb p\u00ebrjashtonin Rusin\u00eb. N\u00eb k\u00eb\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lider\u00ebt polak\u00eb synonin t\u00eb pozicionoheshin n\u00eb favor t\u00eb marr\u00ebveshjeve me partner\u00ebt euroatlantik\u00eb duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah aft\u00ebsi dhe nj\u00eb sfer\u00eb t\u00eb saj t\u00eb influenc\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebnte Varshav\u00ebn aktor t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn lindore t\u00eb NATO dhe Bashkimit Europian. Kjo ia mbylli der\u00ebn financimeve dhe ngrirjen e dosjeve, krijoi raporte speciale midis elitave ish sovjetike dhe siguroi trajtime preferenciale, por nj\u00eb qasje e ngjashme ishte e mundur vet\u00ebm n\u00ebse n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish sovjetike marr\u00ebdh\u00ebniet midis Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit qen\u00eb konfliktuale apo aq m\u00eb pak konkurruese. N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt pozicioni polak do t\u00eb erodohej, nd\u00ebrsa fuqit\u00eb e m\u00ebdha e europiane do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga raportet me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve ruso \u2013 polake figuron nj\u00eb faz\u00eb e shkurt\u00ebr normalizimi ose t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb shtytje e shtirur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar. Kjo faz\u00eb pasoi kriz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb madhe bilaterale nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb: nd\u00ebrhyrja e NATO n\u00eb Jugosllavi n\u00eb fundin e viteve \u201990. Ardhja n\u00eb pushtet e Vladimir Putinit faktikisht e ndryshoi situat\u00ebn. Lideri rus shikohej me favor n\u00eb Per\u00ebndim dhe, p\u00ebr t\u00eb mos u eklipsuar nga kryeministri britanik Tony Blair dhe nga kancelari gjerman Gerhard Schr\u00f6der, presidenti polak Aleksander Kwasniewski provoi t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb raport personal t\u00eb mir\u00eb me Putinin. Kontakti direkt midis t\u00eb dyve u stabilizua n\u00eb nj\u00eb samit n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2000, por normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve do t\u00eb diskutohej m\u00eb pas. P\u00ebrcaktues qe \u00e7tensionimi ruso \u2013 amerikan pas atentateve t\u00eb 11 shtatorit 2001. P\u00ebrtej dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb sfond, marr\u00ebdh\u00ebniet ruso \u2013 amerikane qen\u00eb katalizatori i inciativave t\u00eb Varshav\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Lider\u00ebt polak\u00eb u desh q\u00eb t\u00eb pyesnin mbi rolin e ndryshuar t\u00eb vendit t\u00eb tyre n\u00eb qasjen amerikane, mbi zhvillimet n\u00eb kontekstin europian dhe n\u00eb raportet me Mosk\u00ebn. Jo pa debate t\u00eb ashpra midis studiuesve dhe vendimmarr\u00ebsve, atyre ju desh t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin raportet me Rusin\u00eb. Nj\u00eb zhvillim i till\u00eb eci pozitivisht n\u00eb Polononi, megjith\u00ebse analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm parashikonin r\u00ebnien nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendit n\u00eb rastim e nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Rusi \u2013 Per\u00ebndim. Pasoja e par\u00eb e favorshme ishte largimi i k\u00ebrc\u00ebnimit rus dhe mund\u00ebsit\u00eb ekonomike, deridiku t\u00eb paqarta, q\u00eb i hapeshin Varshav\u00ebs. Skenari m\u00eb i keq, n\u00eb optik\u00ebn polake, ishte n\u00eb fakt q\u00eb Moska ishte plot\u00ebsisht e integruar n\u00eb mekanizmat e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar pa hequr nga qasja dhe politika perandorake. Prandaj p\u00ebrkufizimi i vij\u00ebs polake ishte i lidhur me zhvillimet e shtet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb ruse. P\u00ebr Varshav\u00ebn reagimi modest i Kremlinit ndaj ekspansionit t\u00eb NATO ishte tregues i transformimeve t\u00eb thella n\u00eb zhvillim n\u00eb mentalitetin e drejtuesve rus\u00eb.<\/p>\n<p>Vizita e Kwasniewski n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb tetorin e 2001 luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e raporteve bilaterale. \u201cPravda\u201d e p\u00ebrcolli n\u00eb nj\u00eb artikull me titullin \u00abPutin dhe Kwasniewski flasin gjuh\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb\u00bb. Takimi qe m\u00eb miq\u00ebsori i 10 viteve t\u00eb fundit dhe qe i mbrujtur me pragmatiz\u00ebm. T\u00eb pakt\u00ebn kur n\u00ebnvizohej nga ana ruse, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangej Kwasniewski t\u00eb kritikohej p\u00ebr kontaktet miq\u00ebsore me Rusin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Putini paraqitej si lider me orientim europian dhe praktikisht ishte i till\u00eb, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb shk\u00eblqyer tek polak\u00ebt. Pas vizit\u00ebs n\u00eb Varshav\u00eb n\u00eb 2002 Putin i figuronte midis politikan\u00ebve m\u00eb popullor\u00eb n\u00eb Poloni, i dyti vet\u00ebm pas presidentit amerikan George W. Bush. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr elit\u00ebn polake siguria komb\u00ebtare dhe bashk\u00ebpunimi me Rusin\u00eb varej edhe nga zhvillimi i demokracis\u00eb ruse dhe nga adoptimi i vlerave europiane nga ana e Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00ebn profilin ekonomik retorika miq\u00ebsore nuk prodhoi pasoja praktike. Zhvillimi i pak\u00ebt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomiko \u2013 treg\u00ebtare e shtyu ambasadorin rus n\u00eb Poloni, Nikolaj Afanasevskij, mbajti n\u00eb shkurtin e 2003 nj\u00eb diskutim kritik p\u00ebrpara Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm dhe Integrimit Europian t\u00eb parlamentit polak. Ankesa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kishin t\u00eb b\u00ebnin me ngurrimin e bizneseve dhe politik\u00ebs polake p\u00ebr ta zgjeruar bashk\u00ebpunimin ekonomik, duke u fortifikuar prapa kufizimeve t\u00eb Brukselit. Ishte n\u00eb interesin e Varshav\u00ebs shtyrja e \u00e7do mar\u00ebrveshjeje derikur t\u00eb mos hynte n\u00eb Bashkimin Europian, p\u00ebr t\u00eb negociuar m\u00eb pas me Mosk\u00ebn nga nj\u00eb pozicion force m\u00eb t\u00eb madhe. Bashk\u00ebpunimi ekonomik bilateral i mbushte komunikatat e drejtuera homologes ruse, por nuk u p\u00ebrkthye kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb afatgjat\u00eb, n\u00eb ndryshim nga bashk\u00ebpunimi me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb axhende pozitive dhe t\u00eb prekshme midis dy vendeve, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes mbesin k\u00ebshtu vet\u00ebm akuzat historike dhe \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb polake.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite opinioni publik polak ka mbetur i fiksuar mbi tem\u00ebn e fajeve historike t\u00eb Rusis\u00eb. Duke shpresuar n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb, Putini b\u00ebn nj\u00eb hap t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrpara: \u00abDuhet t\u00eb them ndershm\u00ebrisht se Bashkimi Sovjetik provoi ta dominoi Europ\u00ebn Lindore dhe territore t\u00eb tjera\u00bb, deklaroi ai. \u00abKjo nuk i solli p\u00ebrfitim as vendit ton\u00eb, as partner\u00ebve ngurrues, por kjo \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i rivendosur marr\u00ebdh\u00ebniet ruso \u2013 polake\u00bb. Puna e grupit ruso \u2013 polak mbi \u00e7\u00ebshtjet komplekse do t\u00eb duhet t\u00eb plazmonte nj\u00eb vizion konsensual mbi t\u00eb kaluar\u00ebn historike. I ngritur n\u00eb 2002, ishte integruar nga historian\u00eb dhe politolog\u00eb t\u00eb t\u00eb dy vendeve. Megjithat\u00eb punoi vet\u00ebm sporadikisht, kur i stimuluar nga t\u00eb dy qeverit\u00eb dhe n\u00eb fund pala ruse maturoi p\u00ebrshtypjen se objektivi i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebn polak Rotfeld, nga ku ishte nisur iniciativa, ndoshta p\u00ebr t\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr formulimin dhe publicizimin e kritikave Mosk\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente. Q\u00eb t\u00eb ishte efektivisht k\u00ebshtu apo jo, rezultati final qe ky. Mund\u00ebsia e avancimit t\u00eb nj\u00eb axhende pozitive nuk u shfryt\u00ebzuan, megjith\u00ebse modernizimi i Polonis\u00eb n\u00eb shekujt e XIX dhe XX ndoshta varej n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga raportet e ngushta me Rusin\u00eb. Ndodhia tregon qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb dialogohet mbi t\u00eb ardhmen sesa mbi t\u00eb kaluar\u00ebn, pasi n\u00eb \u00e7do rast formulimi i ankesave historike sigurisht q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret. Mbetet pik\u00ebpyetja: pse pas nj\u00eb faze normalizimi t\u00eb shpejt\u00eb raportet me Polonin\u00eb kthehen e prishen? Mbi t\u00eb gjitha pse jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar raportet Rusi \u2013 Shtete t\u00eb Bashkuara, fillimisht p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb Kremlinit mbi luft\u00ebn n\u00eb Irak. Pastaj qen\u00eb tensionet e krijuara nga mb\u00ebshtetja per\u00ebndimore ndaj \u00abrevolucioneve me ngjyra\u00bb, t\u00eb cilat i pasuan f\u00ebrkimet mbi vendosjen n\u00eb Poloni dhe Republik\u00ebn \u00c7eke e sistemeve t\u00eb mbrojtjes raketore amerikane. Konsistenca e pak\u00ebt e lidhjeve ruso \u2013 polake b\u00ebnte q\u00eb k\u00ebto raporte t\u00eb vareshin nga raportet me vendet e treta. Integrimi n\u00eb rritje i Polonis\u00eb n\u00eb rrjetin amerikan t\u00eb aleancave (NATO) dhe n\u00eb Bashkimin Europian, me kufizimet relative, kusht\u00ebzonte Varshav\u00ebn duke influencuar negativisht mbi raportet e saj me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>Qysh at\u00ebhere Rusia dhe Polonia nuk kan\u00eb pasur m\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb prgmatike mbi t\u00eb cilat t\u00eb krijonin lidhje bilaterale. Drejtuesit ruso kan\u00eb gjetur si m\u00eb konveniente t\u2019i zgjidhin nyjet lidhur me Polonin\u00eb dhe vendet e tjera t\u00eb rajonit me Shtetet e Bashkuara dhe Europ\u00ebn Per\u00ebndimore m\u00eb shum\u00eb se me direkt t\u00eb interesuarit. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb vitet \u201990, kur u planifikuar zgjerimi i NATO; idem 10 vite m\u00eb pas, kur u diskutua instalimi i sistemit raketor amerikan n\u00eb Poloni dhe n\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke; k\u00ebshtu edhe m\u00eb von\u00eb, kur Rusia dhe Gjermania vendos\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb gazsjell\u00ebsin Nord Stream n\u00eb Detin Balltik. Drejtuesit rus\u00eb perceptonin se vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme merreshin n\u00eb Uashington dhe se elita polake ishte hiperatlantiste, m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb amerikan\u00ebt. Kjo ide ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb korrekte, por nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb oportune t\u00eb veprohet unikisht mbi baz\u00ebn e nj\u00eb nuhatjeje t\u00eb duhur. Duke refuzuar kontaktin pak premtues me Varshav\u00ebn, Moska faktikisht e ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e vendosjes s\u00eb nj\u00eb dialogu t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb polake.<\/p>\n<p>Transformimi i mitit polak mbi proceset dhe problemet e hap\u00ebsir\u00eb passovjetike n\u00eb influenc\u00ebn e prekshme q\u00eb ndodhi n\u00eb 2008. N\u00eb koh\u00ebn e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm polak Rados\u0142aw Sikorski paraqitet Partneriteti Lindor, nga ku Polonia do t nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitim nga sa u imagjinua fillimisht. Pas 5 dit\u00ebve luft\u00eb midis Rusis\u00eb dhe Gjeorgjis\u00eb, shum\u00eb republika ish sovjetike filluan\u00eb t\u00eb konsolidojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Per\u00ebndimin, megjith\u00ebse ky i fundit nuk do ta ndihmonte presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili. N\u00eb Bruksel Polonia shtyu edhe p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb kufijt\u00eb lindor\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian: logjik, duke qen\u00eb se resurset deri m\u00eb tani m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ato t\u00eb destinuara Mesdheut dhe mungesa e nj\u00eb qasjeje t\u00eb koncertuar n\u00eb Lindje. Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me sens unik Partneriteti Lindor nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebrfshir\u00ebs: Europa nuk pranonte terma t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb vetave, duke e p\u00ebrjashtuar Rusin\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet me vendet partnere dhe duke theksuar integrimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb disa prej tyre n\u00eb sistemin euroatlantik. Polonia provoi q\u00ebllimisht ta forconte imazhin e Partneritetit Lindor si projekt antirus q\u00eb synonte t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb konkurrueshme pjes\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ish sovjetike. Kjo ia rriti r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb si vend ky\u00e7 n\u00eb an\u00ebn linfore t\u00eb NATO dhe Bashkimit Europian, por prodhoi efekte shkat\u00ebrruese n\u00eb raportet midis Rusis\u00eb dhe Europ\u00ebs. Ama Varshava nuk vuajti, pasi raportet e saj me Mosk\u00ebn tashm\u00eb qen\u00eb kompromentuar.<\/p>\n<p>Nga fillimvitet \u201910 e k\u00ebtij shekulli lidhjet midis Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit kan\u00eb ardhur duke i p\u00ebrkeq\u00ebsuar pas tentativ\u00ebs s\u00eb <em>reset<\/em>. Pjes\u00ebrisht prej reagimit per\u00ebndimor ndaj rikthimit t\u00eb Putini n\u00eb presidenc\u00eb dhe prej substanc\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb afrimit t\u00eb tentuar. Pavar\u00ebsisht ar\u00ebsyeve, dob\u00ebsimi i raporteve Rusi \u2013 Per\u00ebndim duhet inkuadruar n\u00eb tentativ\u00ebs s\u00eb periudh\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb distancimit midis Rusis\u00eb dhe Europ\u00ebs. Ky proces ka pushtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shekullit t\u00eb XX, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb 1989 me \u00abrevolucionet e kadifenjta\u00bb n\u00eb vendet e ish bllokut socialist dhe ka arritur apogjeun n\u00eb konfrontimin midis Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit mbi Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Humbja e interesit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Europ\u00ebn nga ana ruse ka qen\u00eb graduale dhe e paperceptueshme p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ky proces mb\u00ebshtetet mbi premisa objektive: r\u00ebnia e fuqive europiane pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe delokonizimi, r\u00ebnia e pesh\u00ebs s\u00eb tyre ekonomike dhe demografike n\u00eb nivel bot\u00ebror, reduktimi paralel i gjurm\u00ebs s\u00eb tyre ushtarake. N\u00eb n\u00ebntorin e 2003, kur marr\u00ebdh\u00ebniet ruso \u2013 polake qen\u00eb ndoshta n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tyre, presidenti polak Kwasniewski i deklaroi s\u00eb p\u00ebrditshmes ruse \u201cIzvestija\u201d: \u00abN\u00ebse imagjinoj Rusin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian? Sigurisht. Ama pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse lider\u00ebt rus\u00eb e imagjinojn\u00eb vendin e tyre n\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb bashkuar. Nuk e di p\u00ebrgjigjen\u00bb. Problemi nuk q\u00ebndronte vet\u00ebm n\u00eb rimendimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Europ\u00ebn; ishte m\u00eb e thell\u00eb. N\u00eb linj\u00eb parimore, faktikisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb t\u00eb mendohet pjes\u00eb e di\u00e7kaje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb globale. Ky vizion nuk \u00ebsht\u00eb frut megalominie, por i kombinimit midis dimensioneve dhe i prekshm\u00ebrive t\u00eb perceptuara, i nj\u00eb ndryshimi t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb prioriteteve dhe vlerave n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndryshon. E megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet roli i atlantizmit, i Amerik\u00ebs dhe i aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e raporteve. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pretendohet se \u00abnj\u00eb Europ\u00eb nga Br\u0117st n\u00eb Vladivostok\u00bb, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb me fjal\u00ebt e De Gaulle, \u00ebsht\u00eb e pamundur; tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i lidhjeve, p\u00ebrfshi kanalet e komunikimit. Polonia e ka kaluar k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim p\u00ebrpara vendeve t\u00eb tjera dhe ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb me q\u00ebllinm q\u00eb raportet ruso \u2013 europiane t\u00eb reduktoheshin n\u00eb minimum. Politika polake paraqet sfumatura. Nd\u00ebrsa presidenti polak Lech Kaczynski ishte m\u00eb antirusi i amerikan\u00ebve, pas vdekjes s\u00eb tij dyshja e formuar nga kryeministri Donald Tusk dhe nga presidenti Bronis\u0142aw Komorowski ishte e p\u00ebrq\u00ebndruar mbi interesat europiane t\u00eb Polonis\u00eb dhe e prirur ndaj nj\u00eb pragmatizmi t\u00eb caktuar n\u00eb raportet me Mosk\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e njohur edhe se ministri i Jasht\u00ebm polak i koh\u00ebs, Rados\u0142aw Sikorski, nuk i kishte n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb madhe raportet me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar Polonin\u00eb t\u00eb posht\u00ebruar dhe t\u00eb shformuar. Kjo prodhoi politika m\u00eb besnike ndaj Brukselit dhe Berlinit, me diversifikim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb lidhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e dekad\u00ebs s\u00eb kaluar, dinamikat gjeopolitike t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs passovjetike p\u00ebsuan nj\u00eb p\u00ebrshpejtim. Pas grushtit t\u00eb shtetit n\u00eb Kiev fillon nj\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Rusia rreshtohet. D\u00ebshira ruse p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb raport konsensual me Per\u00ebndimin nuk venitet, por pushon s\u00eb q\u00ebni nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vet\u00ebvete. N\u00eb marsin e 2014 Krimeja b\u00ebhet pjes\u00eb e Rusis\u00eb dhe n\u00eb maj krijohet Unioni Ekonomik Euraziatik (UEE). Kjo nuk duhet par\u00eb si ekspansioniz\u00ebm, por si tentativ\u00eb p\u00ebr ta ndalur shp\u00ebrb\u00ebrjen e hap\u00ebsir\u00ebs ish sovjetike duke i ruajtur t\u00eb pakt\u00ebn disa interesa komb\u00ebtare ruse. Thuajse nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb vitin 2015 partia Ligj dhe Drejt\u00ebsi e kryesuar nga Jaros\u0142aw Kaczynski shkon n\u00eb qeveri n\u00eb Poloni. P\u00ebr shum\u00eb aspekte drejtuesit e rinj polak\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me ata rus\u00eb: t\u00eb dy parap\u00eblqejn\u00eb ruajtjen e vlerave tradicionale dhe i japin nj\u00eb vend qendror n\u00eb religjionin e shoq\u00ebris\u00eb, pra adoptojn\u00eb masa q\u00eb tentojn\u00eb t\u2019u ngjajn\u00eb. Diferenca e madhe makroskopike \u00ebsht\u00eb raporti me Shtetet e Bashkuara, megjithat\u00eb gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Donald Trump, t\u00eb pakt\u00ebn fillimisht, disa analist\u00eb rus\u00eb nuk e p\u00ebrjashtuan mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb normalizimin ruso \u2013 polak mbi fatin e t\u00eb supozuarit \u00e7tensionim t\u00eb raporteve midis Mosk\u00ebs dhe Uashingtonit. Nj\u00eb rezultat jo i privuar nga paradokset, duke par\u00eb rusofobin\u00eb e ekzekutivit polak.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e m\u00ebpasme, bashk\u00eb me disa prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Uashingtonit n\u00eb Europ\u00eb, Varshava merr nj\u00eb pozicion krejt\u00ebsisht intransigjent kundrejt Rusis\u00eb: nj\u00eb pozicion q\u00eb synon t\u00eb prish\u00eb t\u00eb gjitha kanalet e komunikimit. Me kalimin e koh\u00ebs p\u00ebrpjekja nuk b\u00ebhet edhe aq p\u00ebr ta izoluar Rusin\u00eb, gj\u00eb e pamundur, sesa p\u00ebr ta izoluar Europ\u00ebn dhe jo vet\u00ebm nga Moska. Merret deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt e shtatorit 2019 mbi sigurin\u00eb e rrjeteve 5G e firmosur nga z\u00ebvend\u00ebspresidenti Michael Pence dhe nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki, q\u00eb e ndalonte kinezen Huawei. Sipas Pence, dokumenti duhej t\u00eb ishte \u00abshembull jetik p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs\u00bb. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb Varshava ka varrosur furnizimet e m\u00ebtejshme t\u00eb gazit rus p\u00ebr Europ\u00ebn, duke kontribuar n\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb rritje amerikane n\u00eb aferat energjitike europiane. D\u00ebmtimi i Nord Stream n\u00eb shtatorin e 2022 \u00ebsht\u00eb perceptuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb vende t\u00eb ndryshme europiane, por vet\u00ebm n\u00eb Poloni ka qen\u00eb motiv g\u00ebzimi. Ish kryeministri \u2013 sot parlamentar \u2013 Sikorski \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb t\u2019i falenderoj\u00eb publikisht Shtetet e Bashkuara p\u00ebr sabotimin. K\u00ebrkesat polake p\u00ebr sanksione ndaj Rusis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra se ato t\u00eb qeverive t\u00eb tjera europiane. Natyrisht q\u00eb kjo nuk ia ka sjell\u00eb t\u00eb mira Europ\u00ebs, duke kontribuar n\u00eb kanibalizimin e saj nga ana e Uashingtonit. P\u00ebrfitimet p\u00ebr Polonin\u00eb jan\u00eb faktikisht evidente: pas Brexit ajo \u00ebsht\u00eb ndoshta partnerja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shtetet e Bashkuara n\u00eb Bashkimin Europian apo gjith\u00ebsesi m\u00eb e besueshmja. Pra mund t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb dob\u00ebsin\u00eb e procesit vendimmarr\u00ebs europian p\u00ebr ngadal\u00ebsimin e proceseve, sidomos n\u00eb sektorin ushtarak ky synon ta rris\u00eb bashk\u00ebpunimin e saj me Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim Varshava ka mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh nga sa do t\u2019i mund\u00ebsonte masa e saj, duke q\u00ebndruar plot\u00ebsisht sovrane megjith\u00ebse duke ju g\u00ebzuar integrimit europian dhe pa frik\u00ebn se interesat e saj jan\u00eb kompromentuar nga Brukseli. Edhe n\u00eb situat\u00ebn aktuale \u00ebsht\u00eb historia europiane, m\u00eb shum\u00eb se ajo ruse, q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi v\u00ebrtet p\u00ebr Polonin\u00eb, e cila vazhdon t\u00eb operoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshkruar nga Sekretari i par\u00eb i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO, britaniku Hastings Ismay: \u00abT\u00eb mbaj\u00eb rus\u00ebt jasht\u00eb, amerikan\u00ebt brenda dhe gjerman\u00ebt posht\u00eb\u00bb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, perceptohet nga Rusia si k\u00ebrc\u00ebnim absolut ndaj interesave t\u00eb veta, i shtohet nj\u00eb tjet\u00ebr: Moska e di q\u00eb Polonia vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb fuqimisht nj\u00eb konfrontim direkt ushtarak me Rusin\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ardhmja e Ukrain\u00ebs b\u00ebhet themelore. Sipas Sikorski, n\u00eb fillimin e operacionit ushtarak rus n\u00eb Ukrain\u00eb drejtuesit polak\u00eb hezitonte p\u00ebrball\u00eb ndarjes s\u00eb mundshme t\u00eb vendit n\u00ebse vet\u00eb shtet\u00ebsia e t\u00eb nj\u00ebjtit nuk mund t\u00eb garantohej. Duke pranuar se ky opsion \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor dhe i pranuesh\u00ebm, t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb takimi mbi t\u00eb ardhmen e territorit ukrainas.<\/p>\n<p>(nga <em>Limes<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitet e fundit Varshava i ka sabotuar mjesht\u00ebrisht raportet ruso \u2013 europiane, duke theksuar rusofobin\u00eb e Lindjes dhe duke p\u00ebrk\u00ebdhelur atlantizmin e Uashingtonit. P\u00ebrdorimi i miteve historike. Rasti i munguar i reset dhe sakt\u00ebsia logjike e Lordit Ismay. T\u00eb rifillohet nga Ukraina? Perceptimi reciprok i rus\u00ebve dhe polak\u00ebve historikisht \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48859,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-48858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48858\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}