{"id":49579,"date":"2023-06-24T16:42:36","date_gmt":"2023-06-24T16:42:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49579"},"modified":"2023-06-24T16:42:36","modified_gmt":"2023-06-24T16:42:36","slug":"ashtu-sic-e-shembi-me-pabesi-ashtu-nisi-punen-per-ta-cuar-deri-ne-fund-krimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/24\/ashtu-sic-e-shembi-me-pabesi-ashtu-nisi-punen-per-ta-cuar-deri-ne-fund-krimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Ashtu si\u00e7 e shembi me pabesi, ashtu nisi pun\u00ebn p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund krimin e tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Alba KEPI<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 e shembi me pabesi e agtesivitet kriimineli, ashtu dhe nisi pun\u00ebn p\u00ebr ta cuar deri n\u00eb fund krimin e tij sic ka b\u00eare me gjith\u00eb Tiran\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb, historin\u00eb e identitetin e k\u00ebtoj qyteti.<br \/>\nNj\u00eb nga aksionet e para pak or\u00eb pasi festoi mes p\u00earfaq\u00ebsuesve t\u00eb fes\u00eb, diplomat\u00eb e l\u00ebpir\u00ebxhinj t\u00eb tij, Kryetari i Bashkis\u00eb b\u00ebri at\u00eb q\u00eb njeh m\u00eb mir\u00eb; p\u00eardorimin e rusp\u00ebs, p\u00ear shkat\u00ebrrimin e cdo gjurme arti, kulture, historie t\u00eb k\u00ebtij kryeqyteti shekullor\u00eb e vend banimi i 1 milion\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sheshi i teatrit blon nga zhurma e ruspave pak metra larg selive institucionale, diplomatike, institutit t\u00eb kultur\u00ebs italiane e banor\u00ebve, q\u00eb hallet i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ecin me kok\u00eb ul e t\u00eb flasin me vete.<br \/>\nPak metra me posht\u00eb mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qytetit Sahati r\u00ebnkon nga kullat e miqve t\u00eb KM, me themele q\u00eb vec zem\u00ebrgjer\u00ebsia e tok\u00ebs e mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Arroganca, autokracia e pabesia \u00ebsht\u00eb diabolike si ajo e pak or\u00ebve m\u00eb par\u00eb kur as betimin nuk b\u00ebri sic e k\u00ebrkon ligji.<br \/>\nK\u00ebshilltar\u00ebve opozitar\u00eb nuk iu la asnj\u00eb mund\u00ebsi mes 20 k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb qarkut, e as iu pranuan denoncimet e tyre proceduriale.<\/p>\n<p>Qytetin tim po e zhduk perdorimi, nga ai me mediokri per nje like e deri tek aktet shkaterruese miliardere!<\/p>\n<p>Kam nje pyetje qe nuk po i gjej pergjigje. Teatri u be kauza e per muaj me radhe u mbrojt nga artistet, por me shume nga qytetar\u00ebt.<br \/>\nTeatri u shemb por kauza mbeti.<\/p>\n<p>Pak metra larg teatrit po konsumohet e njejta tragjedi urbane, arkitektonike, shpirterore, e me e eger se ajo e Teatrit. Po i vihet kamza historise se nje qyteti e gurethemeleve te ekzistences se tij qe prej 1614. Teatri u ruajt dite e nate nga qytetare e artiste.<\/p>\n<p>Ne llamarinat qe kane rrethu qendren e Tiranes, sot ata artiste e qytetare kalojne cdo ore ashtu me nostalgjine e kauzes se djeshme e harresen e kauzes se sotme&#8230; E kote te besh pyetje&#8230;<br \/>\nTema e dites; Ne rrenojat e koshiences!<\/p>\n<p>M\u00eb thuaj cfar\u00eb ka t\u00eb bukur qyteti yt e pse duhet ta vizitoj?<br \/>\nTirana, (la mia citt\u00e0) e pyetje qe nuk dija si t&#8217;i p\u00ebrgjigjesha!<\/p>\n<p>N\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb post &#8217;90 vizitor\u00eb e turist\u00eb ishin kurioz t\u00eb shihnin lagjen ku jetoj p\u00ebr mbi 40 vite buroja e diktatur\u00ebs, vilat moderne grabitur e vjedhur me gjith\u00eb oriendi, objekte e veshje pronar\u00ebve, banor\u00eb t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Sot askush nuk ka m\u00eb kuriozitet p\u00ebr to. Disa prej vilave jan\u00eb ende n\u00ebn shtet\u00ebzim e p\u00ebrdoren p\u00ebr evente qeveritare e menaxhohen nga njer\u00ebz besnik\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb ish nomeklatur\u00ebs diktatoriale.<\/p>\n<p>Po post &#8217;90 kurioziteti i vizitor\u00ebve ishte t\u00eb njihte se ky popull kishte jetuar 45 vite lidhur me tela me gj\u00ebmba e se si fshehurazi kalonin kufijt\u00eb e shpesh mbeteshin viktim\u00eb. Sot vazhdojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb fshehurazi kufijt\u00eb, nga mali, deti, kanalet ujore e tok\u00ebsore vec p\u00ebr t&#8217;u larguar.<\/p>\n<p>Po post &#8217;90 turist\u00ebt befasoheshin nga numri i madh i kioskave, lokaleve noturne, moderne shum\u00eb ngjyr\u00ebshe hallakatur n\u00eb cdo cep t\u00eb qyteti e me mi\u00ebjra t\u00eb rinj plot jet\u00eb e zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>Sot kioskat jan\u00eb shembur e n\u00eb vend t\u00eb tyre jan\u00eb ngritur pallate betoni 20, 30. 40 kat\u00ebshe e baret kioska jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me restorante e lokale luksi n\u00eb katet e larta t\u00eb tyre. T\u00eb rinj ka pak e ata q\u00eb jan\u00eb mjaftohen me nj\u00eb kafe t\u00eb gjat\u00eb o me byrek t\u00eb bler\u00eb tek dyqani i lagjes.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fillim shekullin e ri, qyteti im joshte p\u00ebr historin\u00eb e tij t\u00eb panjohur, arkitektur\u00ebn e vecant\u00eb projektuar nga arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb italian\u00eb, ku rrug\u00ebt arterie t\u00eb qytetit lidheshin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vetme Sahati e projeksioni viziv i bashkonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simetrike t\u00eb gjitha me kulmimin tek korpusi q\u00ebndror universitar.<\/p>\n<p>Sot rrug\u00ebt jan\u00eb ngushtuar e shtr\u00ebmb\u00ebruar. Sahati nuk shihet m\u00eb e arkitektura italiane i ngjan nj\u00eb xhungle shkurrash e gur\u00ebsh si t\u00eb hedhura nga nj\u00eb fortun\u00eb qiellore p\u00ebr t\u00eb zhdukur cdo rregull civil, gjurm\u00eb, kujtes\u00eb e ekzistenc\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>U kujtova t&#8217;u flas p\u00ebr historin\u00eb, Tirana ky qytet dokumentuar qysh m\u00eb 1418 n\u00eb arkivat veneciane, do t\u00eb kishte nj\u00eb motiv t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta vizituar me pikat historike turistike, muzet\u00eb, arkivat publike, d\u00ebshmit\u00eb arkeologjike t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Por sot qyteti im ka konservuar e muzeuar vet\u00ebm kujtes\u00ebn e objekteve t\u00eb turpit komunist.<\/p>\n<p>Mendova se ushqimi, gatimi, tradita kulinare, prodhimet ekselente Made in Albania do t\u00eb ishin nj\u00eb p\u00ebrgjigje bind\u00ebse. Por kudo gatuhet alla italiana, alla turke, alla greke, alla sushi e produktet shqiptare limitohen n\u00eb marka pijesh e emra pjata guzhier\u00ebsh q\u00eb investojn\u00eb vec p\u00ebr PR e tyre. Asgj\u00eb origjinale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb marketingut komb\u00ebtar e joshje p\u00ebr t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Ah thashe pse jo tradita, etnologjia, muzika, kostumografia, artizanati, stili i jet\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve, arti e zakonet do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjedhje unike p\u00ebr qytetin tim. Por muzeu i or\u00ebve pran\u00eb Sahatit qe shembur, Muzeu i Institutit t\u00eb Folklorit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb ku shesin rrobat e gabit, teatri nuk \u00ebsht\u00eb me, pazari a vjet\u00ebr n\u00eb vend shitje qoftesh, e perimesh p\u00ebr pasanik\u00eb.<\/p>\n<p>Guri i fundit q\u00eb luaja me autokoshienc\u00ebn, ishin banor\u00ebt vendali, autokton\u00ebt e hersh\u00ebm. Por nuk po i gjej m\u00eb. T\u00eb lodhur e t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga harresa e shtetit, jetojn\u00eb me kujtimet e fotografive t\u00eb vjetra e tundjekokat e atyre q\u00eb i p\u00ebrdorin p\u00ebr vot\u00eb politike.<\/p>\n<p>M\u00eb thuaj cfar\u00eb ka t\u00eb bukur qyteti yt e pse duhet ta vizitoj? Ose p\u00ebr cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm q\u00eb e dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n<p>Ah m\u00eb n\u00eb fund, e faleminderit p\u00ebr ndihm\u00ebn.<br \/>\nQyteti \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm se mundi t\u00eb shkat\u00ebrroj p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr , as 3 dekada, gjithcka q\u00eb ishte trash\u00ebguar me dinjitet e vler\u00eb identifikuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr me pak se 30 vite u zhduk ajo q\u00eb as luftrat otomane, fashiste, naziste e komuniste nuk ja arrit\u00ebn dot.<br \/>\nJa zhduku egoizmi, paaft\u00ebsia, krimi mafioz, antipatriotizmi, antivlera e nj\u00eb modeli shoq\u00ebror q\u00eb promovon vjedhjen, p\u00ebrfitimin, shkat\u00ebrrimin n\u00eb kompromis me politik\u00ebn, g\u00ebnjeshtr\u00ebn, nepotizmin, rekomandimin e p\u00ebrfitimin personal pa mund, pa merit\u00eb deri n\u00eb zhb\u00ebrjen e dinjtetit t\u00eb qytetit e t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Qytetin tim po e zhduk perdorimi, nga me mediokri per nje like deri tek ato me kosto shkaterruese miliardere!<\/p>\n<p>Tirana la mia citt\u00e0!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba KEPI Ashtu si\u00e7 e shembi me pabesi e agtesivitet kriimineli, ashtu dhe nisi pun\u00ebn p\u00ebr ta cuar deri n\u00eb fund krimin e tij sic ka b\u00eare me gjith\u00eb Tiran\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb, historin\u00eb e identitetin e k\u00ebtoj qyteti. Nj\u00eb nga aksionet e para pak or\u00eb pasi festoi mes p\u00earfaq\u00ebsuesve t\u00eb fes\u00eb, diplomat\u00eb e l\u00ebpir\u00ebxhinj t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":26819,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-49579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}