{"id":49748,"date":"2023-06-27T08:59:58","date_gmt":"2023-06-27T08:59:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49748"},"modified":"2023-06-27T08:59:58","modified_gmt":"2023-06-27T08:59:58","slug":"me-penguan-te-marr-detyren-beleri-rama-kerkon-te-tjetersoje-rezultatin-e-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/27\/me-penguan-te-marr-detyren-beleri-rama-kerkon-te-tjetersoje-rezultatin-e-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"M\u00eb penguan t\u00eb marr detyr\u00ebn, Beleri: Rama k\u00ebrkon t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb rezultatin e zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i zgjedhur i Himar\u00ebs Fredi Beleri nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e konstituimit t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga qelia, ai shprehet se pavar\u00ebsisht se ka k\u00ebrkuar leje, ajo i \u00ebsht\u00eb refuzuar. Beleri thekson se pas sulmit nga Edi Rama, sot \u00ebsht\u00eb penguar t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn duke tjet\u00ebrsuar p\u00ebr momentin rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i sigurt se s\u00eb shpejti bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare si BE dhe SHBA, do t\u00eb mbrojn\u00eb parimet dhe vlerat e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar k\u00ebshilltar\u00eb, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Sot, n\u00eb dit\u00ebn e marrjes s\u00eb detyr\u00ebs si kryetar i Bashkis\u00eb Himar\u00eb, megjith\u00ebse k\u00ebrkova leje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit 2023, ma refuzuan. Pas sulmit shpif\u00ebs dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama n\u00eb jav\u00ebn e fundit zgjedhore, arrestimit tim t\u00eb paligjsh\u00ebm dy dit\u00eb para gar\u00ebs zgjedhore, paraburgimit tim p\u00ebr 45 dit\u00eb, sot m\u00eb penguan t\u00eb marr detyr\u00ebn duke tjet\u00ebrsuar p\u00ebr momentin, rezultatin e zgjedhjeve. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, un\u00eb ende besoj n\u00eb fuqin\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb ende besoj n\u00eb fuqin\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs dhe virtytit. Sulmi i paprecedent\u00eb dhe 45 dit\u00ebt e paraburgimit tim t\u00eb padrejt\u00eb nuk e ndryshojn\u00eb besimin tim t\u00eb thell\u00eb te demokracia, te t\u00eb drejtat, institucionet dhe pik\u00eb s\u00eb pari te qytetar\u00ebt. Besoj dhe ju ftoj t\u00eb besoni dhe ju se ky kalvar nuk do t\u00eb ket\u00eb kryq\u00ebzim. Shpresoj q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb lirsh\u00ebm dhe t\u00eb veprojn\u00eb me virtyt. Prandaj ju k\u00ebrkoj t\u00eb tregoni durim, besim n\u00eb demokraci dhe n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb at\u00eb q\u00eb mbrojt\u00ebt me vot\u00ebn tuaj. Sepse m\u00eb 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs atyre q\u00eb treguan trim\u00ebri, por edhe mir\u00ebkuptoj ata q\u00eb u n\u00ebnshtruan presionit. Por ju premtoj se p\u00ebr mua nuk ka fitues dhe humb\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Himar\u00ebs dhe un\u00eb si kryebashkiak, i pari mes t\u00eb barabart\u00ebve, do t\u00eb marshojm\u00eb t\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, duke mbrojtur Demokracin\u00eb dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut. Personalisht marr forc\u00eb nga forca juaj dhe duroj, si nj\u00eb qytetar q\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb mbroj\u00eb idet\u00eb e tij p\u00ebr liri, demokraci dhe n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb dhe t\u00eb kujdeset p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb vuan apo k\u00ebrc\u00ebnohet. Jam i sigurt se s\u00eb shpejti bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb mbroj\u00eb parimet dhe vlerat e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Sepse mbi t\u00eb gjitha sot nj\u00eb kryetar bashkie i zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, nj\u00eb qytetar pjes\u00ebtar i minoritetit, u pengua t\u00eb merrte detyr\u00ebn. Sepse sot u konfirmua synimi i kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb popullit, demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe nga ky cep i Evrop\u00ebs, i drejtohem lidershipit t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bashkimit Evropian dhe t\u00eb gjitha Kombeve q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. U drejtohem t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cil\u00ebt sipas kompetenc\u00ebs s\u00eb tyre mbrojn\u00eb dhe ruajn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut, drejt\u00ebsin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, duke u k\u00ebrkuar t\u00eb mbrojn\u00eb jo Fredi Belerin, as pjes\u00ebtar\u00ebt e minoritetit etnik 2 grek n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, as shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb zgjodh\u00ebn, jo demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, POR, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur historin\u00eb e tyre dhe pik\u00ebs\u00ebpari t\u00eb ardhmen e tyre. Sepse n\u00ebse t\u00eb drejtat e njeriut dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs do t\u00eb lihen n\u00eb fatin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb cep, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb demokracia do t\u00eb mposhtet, at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb jen\u00eb mposhtur dhe do t\u00eb jet\u00eb mposhtur morali q\u00eb jan\u00eb betuar t\u00eb mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe parimeve demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim kolektiv dhe jo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e nj\u00ebanshme. Dhe Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara edhe Presidenti i Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar edhe krer\u00ebt e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, ose kryetari i \u00e7do cepi t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore mbrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn demokraci, t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb drejta t\u00eb njeriut, t\u00eb nj\u00ebjtin shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Prandaj u k\u00ebrkoj q\u00eb ti kushtojn\u00eb vem\u00ebndje paraburgimit dhe aktakuz\u00ebs ndaj kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebtu, si dhe n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb planetit, humbet beteja, at\u00ebher\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb humbas\u00eb edhe lufta. Por beteja do t\u00eb jepet dhe do t\u00eb fitohet dhe dita kur un\u00eb do t\u00eb lirohem dhe do t\u00eb marr detyrat q\u00eb m\u00eb keni caktuar, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e guximshme n\u00eb histori ndryshe nga e sotmja q\u00eb \u00ebsht\u00eb turp\u00ebruese p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe zhg\u00ebnjyese p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i zgjedhur i Himar\u00ebs Fredi Beleri nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e konstituimit t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga qelia, ai shprehet se pavar\u00ebsisht se ka k\u00ebrkuar leje, ajo i \u00ebsht\u00eb refuzuar. Beleri thekson se pas sulmit nga Edi Rama, sot \u00ebsht\u00eb penguar t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn duke tjet\u00ebrsuar p\u00ebr momentin rezultatin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49749,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-49748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}