{"id":49812,"date":"2023-06-27T18:37:45","date_gmt":"2023-06-27T18:37:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49812"},"modified":"2023-06-27T18:38:08","modified_gmt":"2023-06-27T18:38:08","slug":"albin-kurti-e-ka-vene-ne-krize-sistemin-rama-thaci-vucic-partnere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/27\/albin-kurti-e-ka-vene-ne-krize-sistemin-rama-thaci-vucic-partnere\/","title":{"rendered":"Albin Kurti e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb kriz\u00eb sistemin Rama-Tha\u00e7i-Vu\u00e7i\u00e7-Partner\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Fatos LUBONJA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, ekziston ideja se Edi Rama \u00ebsht\u00eb aq i fuqish\u00ebm sa vendos vet\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Por a \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu? Po t\u00eb pranojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi nj\u00eb pyetjeje tjet\u00ebr: ku q\u00ebndron fuqia e tij?<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb baz\u00ebn e pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs mendoj se kjo q\u00ebndron n\u00eb rolin e tij si mediator midis kat\u00ebr pushtetesh, q\u00eb, figurativisht, do t\u2019i krahasoja me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt e poltron\u00ebs piramidale t\u00eb pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs: pushteti ekonomik i t\u00eb ashtuquajturve oligark\u00eb; pushteti i krimit t\u00eb organizuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb investuesi kryesor sot n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare; pushteti mediatik ku kan\u00eb investuar nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb par\u00ebve dhe t\u00eb dyt\u00ebve; dhe, s\u00eb fundi, por ndoshta m\u00eb vendimtari: pushteti i atyre q\u00eb i quajm\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, SHBA dhe BE. Kuptohet se k\u00ebto kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb kan\u00eb gishta, thonj, kthetra e thundra t\u00eb shumta interesash klientelare t\u00eb ngulura n\u00eb baz\u00ebn e piramid\u00ebs, d.m.th. n\u00eb ekonomin\u00eb, n\u00eb politik\u00ebn dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>E pra Rama q\u00ebndron sot i vet\u00ebm si autokrat n\u00eb maj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj piramide sepse deri tani \u00ebsht\u00eb treguar mediatori m\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb harmonizuar e konverguar interesat e k\u00ebtyre kat\u00ebr pushteteve, duke i bindur, me fjal\u00ebt dhe veprat e tija, se ai u sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb se kushdo t\u00eb kat\u00ebrve, madje se, se sikur ai t\u00eb bjer\u00eb, kjo do t\u00eb ishte edhe r\u00ebnie e interesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Loja q\u00eb ai po b\u00ebn me nd\u00ebrhyrjet n\u00eb kriz\u00ebn Kosov\u00eb-Serbi nuk mund t\u00eb kuptohet jasht\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij mediatori p\u00ebr t\u00eb ruajtur e fuqizuar kat\u00ebr pushtetet q\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb ndenj\u00ebsen e poltron\u00ebs. N\u00eb momentin aktual\u00a0 ai po punon m\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb rritur besimin ndaj tij te SHBA dhe BE, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb kuadrin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb qet\u00ebsi dhe stabilitet n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb disa l\u00ebshime Vu\u00e7i\u00e7it pa\u00e7ka se k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ai po punon nj\u00ebher\u00ebsh edhe p\u00ebr interesat e lidhura me tre k\u00ebmb\u00ebt e brendshme q\u00eb tek Rama shohin jo vet\u00ebm p\u00ebrfitimet e tyre t\u00eb paligjshme n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, por edhe garantin q\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb ky sa m\u00eb i fort\u00eb i mbron edhe nga ndonj\u00eb goditje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst mendoj se, p\u00ebrtej retorikave t\u00eb mbushura me shqet\u00ebsimin p\u00ebr interesat e Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, puna q\u00eb Rama po b\u00ebn me nd\u00ebrhyrjet e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb dob\u00ebsimit n\u00eb mos eliminimit nga skena politike t\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti. Pse k\u00ebshtu? P\u00ebr t\u00eb shpjeguar k\u00ebt\u00eb nuk mjafton ideja e disave se Kurti \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr Ram\u00ebn pasi nuk ka ndaj tij komplekset e inferioriteti q\u00eb kishte Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas meje kjo ndodh pasi Kurti paraqet nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr shtrirjen e pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb krejt bot\u00ebn shqiptare, me \u00e7ka nuk duhet t\u00eb kuptojm\u00eb thjesht pushtetin e Ram\u00ebs, por shtrirjen n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb sistemit kat\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb cilin fola m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Se si dhe pse Kurti \u00ebsht\u00eb penges\u00eb ndaj tre k\u00ebmb\u00ebve shqiptare t\u00eb k\u00ebtij sistemi q\u00eb kan\u00eb deg\u00ebzime edhe n\u00eb Kosov\u00eb, madje edhe n\u00eb Serbi, kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb? S\u00eb pari ai e ka marr\u00eb pushtetin duke luftuar klas\u00ebn ekonomike politike q\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me Ram\u00ebn, ka punuar p\u00ebr modelin e tre k\u00ebmb\u00ebve shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. S\u00eb dyti, me m\u00ebnyr\u00ebn se si po qeveris deri tani, oligark\u00ebt nuk e po e b\u00ebjn\u00eb dot p\u00ebr vete, por po i ka kund\u00ebr s\u00ebbashku me mediat e tyre. Gjithashtu, duket se ai nuk ka lidhje as me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Pyetja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: po pse t\u00eb ket\u00eb kund\u00ebr partner\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt presupozohet se duhet ta mb\u00ebshtesin duke pasur parasysh se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrmve? S\u00eb pari, sepse, si\u00e7 e tregoi edhe kriza e rr\u00ebzimit t\u00eb tij gjat\u00eb pandemis\u00eb nga amerikan\u00ebt, raporti i tij me ta nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sipas modelit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku politikan\u00ebt, midis t\u00eb cil\u00ebve shk\u00eblqen Rama, ven\u00eb gjithmon\u00eb interesat e partner\u00ebve para atyre t\u00eb shqiptar\u00ebve (le t\u00eb kujtojm\u00eb vet\u00ebofrimin p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb arm\u00ebt kimike, muhaxhedin\u00ebt, afgan\u00ebt, zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kufirit detar duke k\u00ebnaqur Greqin\u00eb, dh\u00ebnien s\u00eb fundi t\u00eb ujit shqiptar Italis\u00eb etj. etj.).<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, sepse ambasador\u00ebt nuk duket se e kan\u00eb aq t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sillen me Kurtin si guvernator\u00eb q\u00eb e trajtojn\u00eb kryeministrin shqiptar si ambasadorin e tyre, \u00e7ka u ka rezultuar m\u00eb komode e ndoshta edhe m\u00eb fitimprur\u00ebse me paraardh\u00ebsit e Kurtit, e prandaj parap\u00eblqejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ata. Dhe, po ashtu, \u2013 k\u00ebt\u00eb po e them p\u00ebr provokim \u2013 nuk u rezulton t\u00eb jet\u00eb i korruptuar, apo i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb ta shantazhojn\u00eb me burg apo me non-grata.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb fundit, Kurti, ose p\u00ebr shkak se k\u00ebrkon t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faqe t\u00eb historis\u00eb shqiptare ose thjesht p\u00ebr shkak se, duke pasur kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmenda, po e mb\u00ebshtet pushtetin n\u00eb politika q\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb votuesit kosovar, \u2013 prandaj dikush i quan populiste, \u2013 q\u00eb i japin p\u00ebrpar\u00ebsi interesave shqiptare p\u00ebr nj\u00eb shtet sa m\u00eb funksional dhe sa m\u00eb dinjitoz n\u00eb raport me Serbin\u00eb, por edhe me partner\u00ebt. Kjo zgjedhje duket se e ka armiq\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebmb\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb poltron\u00ebs s\u00eb mediatorit t\u00eb kat\u00ebr k\u00ebmb\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe ja ku k\u00ebtij t\u00eb fundit i shfaqet edhe nj\u00eb her\u00eb rasti p\u00ebr ta nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrshtar. N\u00eb diskurset e tij lidhur me kriz\u00ebn ai p\u00ebrmend vazhdimisht\u00a0 shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr rrezikimin dramatik q\u00eb po i b\u00ebn Kurti interesave t\u00eb Kosov\u00ebs. Por nuk mund t\u00eb mos ngrihen disa pyetjet rreth sinqeritetit t\u00eb k\u00ebtij diskursi? Pse ai nuk e mbron Kurtin n\u00eb syt\u00eb e partner\u00ebve duke u kujtuar atyre\u00a0 politikat e tij p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar shtetin e Kosov\u00ebs nga kapja \u2013 aq m\u00eb tep\u00ebr duke pasur parasysh se \u00e7far\u00eb zhurme ka b\u00ebr\u00eb, s\u00eb bashku me ambasador\u00ebt amerikan\u00eb dhe britanik\u00eb, p\u00ebr rrezikun ndaj SHBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb lidhur me t\u00eb korruptuarin non-grata\u00a0 Sali Berisha? Po ashtu, a nuk do t\u00eb duhej q\u00eb historia, kultura, kushtetuta shqiptare, por edhe thjesht buon-sensi\u00a0 ta kishte nxitur t\u00eb pozicionohej kund\u00ebr izolimit t\u00eb Kurtit dhe jo t\u00eb b\u00ebhej izoluesi i tij i par\u00eb, si\u00e7 ndodhi para disa dit\u00ebsh?<\/p>\n<p>A nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorte n\u00eb favor t\u00eb tij edhe argumentet\u00a0 e mjaft analist\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb shprehen kund\u00ebr sakrifikimit t\u00eb interesave afatgjata t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb vet\u00eb Per\u00ebndimit, p\u00ebr disa interesa gjeopolitike afatshkurtra \u2013 dhe jo shum\u00eb bind\u00ebse \u2013 t\u00eb partner\u00ebve, q\u00eb qartazi kan\u00eb hallin t\u00eb qet\u00ebsojn\u00eb Vu\u00e7i\u00e7in? Pse mediatori i aft\u00eb nuk ka punuar m\u00eb her\u00ebt me Kurtin p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb draft p\u00ebr asosacionin duke e diskutuar me t\u00eb, me partner\u00ebt, madje dhe me Vu\u00e7i\u00e7in, por nxitoi t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dit\u00ebt e kriz\u00ebs dhe t\u2019ua d\u00ebrgoj\u00eb direkt Macronit dhe Schulzit pa ia d\u00ebrguar m\u00eb par\u00eb Kurtit?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ngrihen shum\u00eb pyetje t\u00eb tilla p\u00ebrgjigja e t\u00eb cilave, p\u00ebrtej retorikave t\u00eb tij, t\u00eb \u00e7on tek ideja se\u00a0 ai nuk ka hall t\u00eb mbroj\u00eb Kurtin dhe interesat e asaj Kosove q\u00eb voton Kurtin, por ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb asaj Kosove dhe Shqip\u00ebrie q\u00eb sundohet nga tre k\u00ebmb\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtesin Ram\u00ebn. Dhe q\u00eb t\u00eb arrihet kjo zgjidhja e kriz\u00ebs duhet t\u00eb vij\u00eb nga ai, i\u00a0 vetmi partner i besuesh\u00ebm shqiptar p\u00ebr partner\u00ebt, kurse Kurti duhet t\u00eb trajtohet si shkaktari i saj, si nacionalisti irracional destabilizues q\u00eb mund\u00ebsisht duhet eliminuar, pasi rrezik i vazhduesh\u00ebm \u2013 n\u00eb fakt i sistemit q\u00eb mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mediatorin e kat\u00ebr k\u00ebmb\u00ebve.<\/p>\n<p>Pa i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Kurtit n\u00eb gjith\u00e7ka po b\u00ebn apo m\u00ebnyr\u00ebn se si po e b\u00ebn, dhe gjith\u00eb duke mbetur i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj\u00a0 ides\u00eb q\u00eb qarkullon nd\u00ebr intelektual\u00eb kosovar\u00eb se nes\u00ebr ky kryeminist\u00ebr i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm mund t\u00eb kthehet n\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, mendoj se sot Kurti, me kriz\u00ebn q\u00eb ka nxitur, po b\u00ebn mir\u00eb e se prandaj ka nevoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet, ndihmohet, (ndoshta edhe t\u00eb korrigjohet), por kurrsesi t\u00eb izolohet apo eliminohet.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb nga t\u00eb mirat q\u00eb po b\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 asaj se po i jep dinjitet Kosov\u00ebs duke k\u00ebrkuar t\u00eb trajtohet si shtet i pavarur nga ata q\u00eb e kan\u00eb njohur si t\u00eb pavarur, \u00ebsht\u00eb se ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb kriz\u00eb sistemin Rama \u2013 Tha\u00e7i \u2013 Vu\u00e7i\u00e7 \u2013 Partner\u00eb, i bazuar ky n\u00eb lider\u00eb autoritar\u00eb q\u00eb s\u00eb brendshmi mbahen n\u00eb pushtet nga oligark\u00eb kriminal\u00eb dhe s\u00eb jashtmi nga politikan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb naiv\u00eb, cinik\u00eb apo t\u00eb korruptuar q\u00eb i shohin k\u00ebta autokrat\u00eb si mjete t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e tyre pa\u00e7ka se k\u00ebshtu thellojn\u00eb problemet e popujve q\u00eb vuajn\u00eb k\u00ebto autokraci.\/<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/pse-edi-rama-i-kundervihet-albin-kurtit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BalkanWeb<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Fatos LUBONJA N\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, ekziston ideja se Edi Rama \u00ebsht\u00eb aq i fuqish\u00ebm sa vendos vet\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka. Por a \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu? Po t\u00eb pranojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi nj\u00eb pyetjeje tjet\u00ebr: ku q\u00ebndron fuqia e tij? N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb baz\u00ebn e pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs mendoj se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16956,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-49812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49812\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16956"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}