{"id":49890,"date":"2023-06-29T08:04:02","date_gmt":"2023-06-29T08:04:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49890"},"modified":"2023-06-29T08:04:02","modified_gmt":"2023-06-29T08:04:02","slug":"pnrr-5g-dhe-hakere-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/06\/29\/pnrr-5g-dhe-hakere-ruse\/","title":{"rendered":"PNRR, 5G dhe haker\u00eb rus\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervis\u00eb me Bruno Frattasi e Agjencis\u00eb p\u00ebr Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Intervist\u00eb ekskluzive me drejtorin e Agjencis\u00eb s\u00eb Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare. \u201c\u00cbsht\u00eb momenti t\u00eb mendohet p\u00ebr rrug\u00ebtime formimi n\u00eb kibernetik\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta se ato tradicionale dhe t\u00eb p\u00ebrdoren teknologji si inteligjenca artificiale p\u00ebr reduktimin e ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs\u201d. Duke folur p\u00ebr 5G: Golden power, CVEN dhe Perimet\u00ebr\u00a0 \u201csigurojn\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb monitorimi n\u00eb sektorin kritik t\u00eb rrjeteve mobile t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb re\u201d. Lidhur me ransomware pohona: \u201c\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e gabuar t\u00eb paguhet nj\u00eb \u201cgjob\u00eb\u201d\u201d. Agjencia p\u00ebr Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare vazhdon t\u00eb rritet, nd\u00ebrsa punonte mbi dosje t\u00eb ndryshme, nga PNRRR tek 5G, nga tenderat tek q\u00ebndrueshm\u00ebria. Aq sa sh\u00ebrben nj\u00eb seli e re? \u201cKa nj\u00eb hipotez\u00eb transferimi, t\u00eb cil\u00ebn po e vler\u00ebsojm\u00eb\u201d, thot\u00eb Bruno Fratassi, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kibernosiguris\u00eb Komb\u00ebtare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me <em>Formiche.net<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Si po ec\u00ebn implementimi i PNRR p\u00ebr sa i p\u00ebrket investimeve t\u00eb kryera nga Agjencia p\u00ebr Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur fondet e PNRR, 623 milion euro total\u00eb, prej t\u00eb cilave kemi p\u00ebrdorur rreth gjysm\u00ebn, kemi arritur tashm\u00eb objektivat e par\u00eb relativ\u00eb: nga sh\u00ebrbimet komn\u00ebtare t\u00eb kibernosiguris\u00eb; n\u00eb nisjen e rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve t\u00eb <em>screening<\/em> dhe certifikimit; n\u00eb aktivizimin e nj\u00eb nj\u00ebsie qendrore auditi p\u00ebr masat e siguris\u00eb s\u00eb parashikuar nga normativa mbi Perimetrin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare Kibernetike (PSNC) dhe nga direktiva e NIS; n\u00eb fuqizimin e strukturave t\u00eb siguris\u00eb. Brenda dhjetorit 2024, k\u00ebto aksione do t\u00eb konkludohen me iniciativa t\u00eb ndryshme, si p\u00ebr shembull mb\u00ebshtetjen ndaj fuqizimit t\u00eb srukturave t\u00eb siguris\u00eb T2, p\u00ebrdorimin integral t\u00eb sh\u00ebrbimeve komb\u00ebtare t\u00eb kibernosiguris\u00eb, plot\u00ebsimin e rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve dhe t\u00eb qendrave t\u00eb vler\u00ebsimit dhe certifikimin e kibernosiguris\u00eb, si edhe operativitetin e plot\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb auditimit p\u00ebr masat e siguris\u00eb PSNC dhe NIS me plot\u00ebsimin e t\u00eb pakt\u00ebn 30 inspektimeve.<\/p>\n<p><strong>Brenda Agjencis\u00eb s\u00eb Kibernosiguris\u00eb Komb\u00ebtare gjendet Qendra e Vler\u00ebsimit dhe e Certifikimit Komb\u00ebtar, platform\u00eb e drejtuar ndaj subjekteve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Perimetrin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare Kibernetike ppr furnizimin e mallrave, sistemeve dhe sh\u00ebrbimeve ICT. Si arrihet siguria dhe vrullshm\u00ebria bashk\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>CVEN \u00ebsht\u00eb aktiv nga 1 korriku 2022 dhe ka marr\u00eb tashm\u00eb disa qindra notifikime nga ana e subjekteve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Perimet\u00ebr. Procedura p\u00ebr studimin teknologjik t\u00eb produkteve objekt i motifikimit \u00ebsht\u00eb studiuar p\u00ebr ta reduktuar n\u00eb minimum impaktin ndaj proceseve t\u00eb blerjeve t\u00eb kryer nga subjektet e interesuara. Analizat paraprake q\u00eb zhvillohen n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs, m\u00eb p\u00ebrpara akoma se t\u00eb niset procesi formal i gar\u00ebs dhe i blerjes (n\u00eb ve\u00e7anti, analiza e rrezikut), mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb kalibrohet me korrekt\u00ebsi lloji dhe rrept\u00ebsia e testimeve p\u00ebr t\u2019u kryer ndaj furnizimeve m\u00eb pas t\u00eb p\u00ebrzgjedhura. Tema e afateve t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe menaxhimin e situatave t\u00eb ve\u00e7anta \u2013 t\u00eb tilla si emergjenca, difekte, kontrata kuad\u00ebr jo plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuara etj. \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar n\u00eb bisedime t\u00eb shumta t\u00eb aktivizuara nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira. Analizat e kryera dhe zgjidhjet e p\u00ebrpunuara jan\u00eb botuar n\u00eb portalin e CVEN, n\u00eb seksioni\u00a0 e caktuar t\u00eb Faq, konsultimi i t\u00eb cil\u00ebve i rezervohet subjekteve t\u00eb Perimetrit. Me t\u2019u konsoliduar proceset e vler\u00ebsimit dhe certifikimit, p\u00ebrfshi pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb laborator\u00ebve prov\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e akreditimit, do t\u00eb jet\u00eb e mundur nj\u00eb rafinim i procedurave sipas profilit teknik dhe organizativ, si\u00e7 parashikohet nga nomrativa, p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tek efikasitetin dhe efi\u00e7enc\u00ebn. N\u00eb sintez\u00eb, bilancimi midis koh\u00ebve t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb rr\u00ebmim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr furnizimet IT dhe vrullshm\u00ebrin\u00eb e proceseve t\u00eb p\u00ebrdorura, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb element kryesor p\u00ebr rregullimin e CVEN dhe p\u00ebr mandatin e tij.<\/p>\n<p><strong>Duke folur p\u00ebr 5G dhe p\u00ebr furnizuesit jasht\u00ebBashkimit Europian, besoj se Perimetri i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare Kibernetike dhe Qendr\u00ebs s\u00eb Vler\u00ebsimit dhe Certifikimit Komb\u00ebtar jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr sigurimin e siguris\u00eb s\u00eb vendit dhe siguruar aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt tan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Perimetri dhe CVEN nuk jan\u00eb instrumentat e vet\u00ebm t\u00eb disponuesh\u00ebm n\u00eb fush\u00eb. Normativa Golden Power (Dekret Ligji 21 i 15 marsit 2012) \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet nj\u00eb presidium par\u00ebsor. Faktikisht, Golden Power \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet special t\u00eb qeveria mund ta ushtroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar apo n\u00ebnshtruar kufizimeve operacione t\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me asete t\u00eb konsideruara strategjike, at\u00ebhere kur shkaktohen k\u00ebrc\u00ebnime me paragjykim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr interesat thelb\u00ebsore t\u00eb mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare \u2013 p\u00ebrfshi sh\u00ebrbimet e komunikimit elektronik me band\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb bazuara mbi teknologjin\u00eb 5G \u2013 edhe me referim p\u00ebr sektor\u00ebt e energjis\u00eb, transporteve, komunikimeve dhe n\u00eb ato me intensitet t\u00eb lart\u00eb teknologjik. N\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb till\u00eb, vler\u00ebsimet e kryera nga Grupi i Koordinimit Golden Power (tryez\u00eb ku Agjencia p\u00ebr Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare merr pjes\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e kompetenc\u00ebs), n\u00eb nj\u00eb me masat speciale organizative dhe teknike e parashikuara p\u00ebr subjektet e Perimetrit dhe aktivitetet e gjurmimit n\u00eb krye t\u00eb CVEN sigurojn\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb monitoruese n\u00eb sektorin kritik e rrjeteve mobile t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb jav\u00ebt e kaluara ju keni deklaruar se duhet \u201cvrapuar\u201d p\u00ebr ta rritur personelin e Agjencis\u00eb p\u00ebr Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare deri n\u00eb 300 nj\u00ebsi. N\u00eb \u00e7far\u00eb pike jeni?<\/strong><\/p>\n<p>Kemi arritur n\u00eb 180 nj\u00ebsi me personel n\u00eb sh\u00ebrbim. Jam besimplot\u00eb se brenda fundit t\u00eb vitit do t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb 300 nj\u00ebsi t\u00eb parashikuara. Shpejt do t\u00eb filloj\u00eb rr\u00ebmimi i 60 diplomat\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb kaluar p\u00ebrzgjedhjen e par\u00eb. Midis tyre ka teknik\u00eb laboratori, ekspert\u00eb hardware dhe software.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb n\u00eb gjendje Italia t\u00eb siguroj\u00eb talentet e nevojshme?<\/strong><\/p>\n<p>Italia po impenjohet q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb dhe megjithat\u00eb me ritmin aktual t\u00eb rinovimit teknologjik p\u00ebr t\u00eb mbetur gjithmon\u00eb prapa ndaj nevojave t\u00eb industris\u00eb dhe administrat\u00ebs publike. Ndoshta \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb mendohet p\u00ebr rrug\u00ebt e formimit t\u00eb kibernetik m\u00eb t\u00eb t\u00eb shpejta se ato tradicionale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektor, por \u00ebsht\u00eb edhe momenti t\u00eb p\u00ebrdoren teknologji t\u00eb avancuara, mendoj p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale, n\u00eb gjendje ta reduktojn\u00eb ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs p\u00ebr ekspert\u00ebt njer\u00ebzor\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u2019i kuhstohen aktiviteteve m\u00eb kreative dhe analitike.<\/p>\n<p><strong>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, po krijoni nj\u00eb seli t\u00eb re p\u00ebr t\u2019i futur t\u00eb 300 nj\u00ebsit\u00eb, q\u00eb brenda 2027 do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen 800?<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb hipotez\u00eb transferimi, q\u00eb po e vler\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb kodin e ri p\u00ebr tenderimet ka hyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kibernosiguria. Pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Do na ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta kuptuar se kibernosguria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim mbi t\u00eb ardhmen dhe jo vet\u00ebm me nj\u00eb kosto. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuhet se duhet menduar p\u00ebr kibernosigurin\u00eb <em>by design<\/em>, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb faz\u00eb projektimi, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb duhet investuar.<\/p>\n<p><strong>Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 15 muaj nga fillimi pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs q\u00eb ka pasurpasoja edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike. Italia \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e haker\u00ebve rus\u00eb apo t\u00eb lidhur me Rusin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Italia \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjestruar nga grupe haktivist\u00eb prorus\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa momente delikate t\u00eb situat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr disa sulme DDoS q\u00eb nuk jan\u00eb menduar edhe aq shum\u00eb p\u00ebr subjektet e d\u00ebshtuara, edhe pse jan\u00eb p\u00ebrdorur nga haltivist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb me q\u00ebllime kohezioni t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse ariu rus ka qen\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi i part\u00eb shtet\u00ebror i Italis\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike, cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb p\u00ebrdorja fjal\u00eb kaq t\u00eb prera. Jan\u00eb vende t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrdorin haker\u00eb <em>nation-state <\/em>p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e tyre t\u00eb propagand\u00ebs, dizinformimit dhe sabotimit. Disa aty i p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb vjedhur sekrete ushtarake dhe industriale. Shpesh k\u00ebta \u201chaker\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb veprime t\u00eb tipit financiar, dhe anasjelltas ka ndodhur q\u00eb kriminel\u00eb informatik\u00eb jan\u00eb rekrutuar p\u00ebr aksione me karakter politik, ideologjik apo thjesht demonstrues. APT, k\u00ebrc\u00ebnimet persistente e avancuara, dhe paraushtarak\u00ebt kibernetik\u00eb flasin farsisht, kinezisht, koreanisht, spanjisht apo anglisht dhe nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb e leht\u00eb t\u2019i atribusoh n\u00eb qeveri t\u00eb ve\u00e7anta. Atribuimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb pjesa m\u00eb komplekse p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb rast sulmi kibernetik edhe p\u00ebr shkak t\u00eb <em>false flag<\/em>, t\u00eb kuptohemi.<\/p>\n<p><strong>Koh\u00ebt e fundit ju keni folur p\u00ebr sulme kibernetike t\u00eb \u201cpadukshme\u201d, t\u00eb individualizueshme n\u00eb mos me shum\u00eb vones\u00eb apo frut i nj\u00eb ngurrimi t\u00eb caktuar p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb se jemi sulmuar nga frika e nj\u00eb d\u00ebmi reputacional. Si t\u00eb kund\u00ebrshtohet ky fenomen?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb v\u00ebrehet nj\u00eb event kibernetik kur verifikohet. E gjith\u00eb ligji, por \u00ebsht\u00eb edhe e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijohet nj\u00eb kultur\u00eb ku cil\u00ebsia e nj\u00eb organizate vler\u00ebsohet pr t\u2019u nisur nga sesi menaxhohet p\u00ebrgjigja ndaj nj\u00eb sulmi dhe jo nga fakti se kush ka mbetur viktim\u00eb. Reputacioni varet shum\u00eb nga aft\u00ebsia e komunikimit me <em>stakeholder<\/em> e tyre n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe transparente.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb jav\u00ebt e kaluara Insurance Council of Australia, organizata q\u00eb mbledh siguruesit australian\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr imponimit t\u00eb nj\u00eb ndalimi absolut p\u00ebr t\u00eb pagaru d\u00ebmshp\u00ebrblime n\u00eb rastet e <em>ransomware<\/em>. \u00c7far\u00eb mendoni?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e gabuar t\u00eb paguhet nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb bot\u00ebs analogjike dhe dometh\u00ebn\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00ebn dixhitale. Paras\u00ebgjithasht nuk ekziston siguria q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb \u00e7lirohet nga ransomware me t\u2019u paguar d\u00ebmshp\u00ebrblimi dhe, n\u00eb shtojc\u00eb, nxisin fenomene imituese n\u00eb <em>underground<\/em> kriminal. Edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka nj\u00eb debat t\u00eb fort\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, por mua m\u00eb duket se mund t\u00eb thuhet se linja tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur: nuk hyhet n\u00eb pakte me kriminel\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervis\u00eb me Bruno Frattasi e Agjencis\u00eb p\u00ebr Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare Intervist\u00eb ekskluzive me drejtorin e Agjencis\u00eb s\u00eb Kibernosigurin\u00eb Komb\u00ebtare. \u201c\u00cbsht\u00eb momenti t\u00eb mendohet p\u00ebr rrug\u00ebtime formimi n\u00eb kibernetik\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta se ato tradicionale dhe t\u00eb p\u00ebrdoren teknologji si inteligjenca artificiale p\u00ebr reduktimin e ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs\u201d. Duke folur p\u00ebr 5G: Golden power, CVEN dhe Perimet\u00ebr\u00a0 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49891,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-49890","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49890"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49890\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}