{"id":50399,"date":"2023-07-06T08:13:16","date_gmt":"2023-07-06T08:13:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50399"},"modified":"2023-07-06T08:14:57","modified_gmt":"2023-07-06T08:14:57","slug":"mbyllja-e-open-balkan-nuk-i-zgjidh-problemet-e-rajonit-te-shqyer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/06\/mbyllja-e-open-balkan-nuk-i-zgjidh-problemet-e-rajonit-te-shqyer\/","title":{"rendered":"Mbyllja e \u201cOpen Balkan\u201d nuk i zgjidh problemet e rajonit t\u00eb shqyer!"},"content":{"rendered":"<p><strong>ENVER BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>E nis\u00ebn si \u201cMinishengen\u201d n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2019. Pas pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti ia nd\u00ebrruan emrin sipas propozimit t\u00eb Sandrit t\u00eb Sorosit miliarder dhe e quajt\u00ebn \u201cOpen Ballkan\u201d, pra I vun\u00eb nofk\u00ebn e \u201cOpen Society\u201d t\u00eb vet\u00eb miliarderit n\u00eb fjal\u00eb. Dhe vjen nj\u00eb dit\u00eb e nj\u00ebri prej dy themeluesve, nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj iniciative serbo-ruse, pra Edi Rama, deklaron se \u201cBallkani i Hapur nuk ekziston m\u00eb\u201d! N\u00eb Oh\u00ebr, n\u00eb Shkup, n\u00eb Tiran\u00eb, madje dhe n\u00eb Beograd kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnonte Albin Kurtin e Vjosa Osmanin p\u00ebr refuzimin q\u00eb ata ia b\u00ebn\u00eb Minishengenit dhe Open Balkan-it. \u201cDo t\u00eb na lusni e ne nuk do t\u2019ju pranojm\u00eb\u201d! \u201cJu jeni kund\u00ebr paqes dhe integrimeve\u201d! \u201cNuk kuptoj pse ju refuzoni, Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d! \u201cDo t\u00eb izoloheni\u201d! \u201cNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe pa ju, kush t\u00eb doj\u00eb le t\u00eb vij\u00eb, kush mos t\u00eb doj\u00eb le t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb fatin e vet\u201d! \u201cBallkani i Hapur \u00ebsht\u00eb ideja m\u00eb e shk\u00eblqyer e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave\u201d!<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto i thoshte samit pas samiti kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama! Thoshte disa gj\u00ebra edhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 e kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Por ato \u00e7far\u00eb thoshte Vu\u00e7i\u00e7 e Zaev ishin shum\u00eb m\u00eb pak se artikulimet e Ram\u00ebs dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuara se dh\u00ebmb-k\u00ebrcitjet e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb fund Open Ballkan u mbyll! Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ballkanin e shyer p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb dominimit serb n\u00eb rajon, nuk mund t\u00eb rezistonte nj\u00eb nism\u00eb si kjo. Aq m\u00eb tep\u00ebr se Procesi i Berlinit ishte dhe mbeti nj\u00eb iniciativ\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me iniciativ\u00ebn Rama-Vu\u00e7i\u00e7-Zaev e nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb m\u00eb solide.<br \/>\nZoti Rama n\u00eb deklarimin e tij p\u00ebr mbylljen e Ballkanit t\u00eb Hapur tha se ai e kreu misionin e tij. Se pse u investua kaq shum\u00eb kapital politik e m\u00eb pak kapital financiar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb serbe, askush nuk e mori vesh! P\u00ebr ta mbyllur pas pak m\u00eb shum\u00eb se tri vitesh?! P\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb si m\u00eb shkop magjik, madje si\u00e7 duket pa u konsultuar as me partner\u00ebt themelues?! K\u00ebshtu ndodh vet\u00ebm me autokrat\u00ebt. Vet\u00eb themelimi i Minishengenit apo Open Balkan ishte iniciativ\u00eb autokrat\u00ebsh. Pa rregulla, pa statut, pa marr\u00ebveshje, pa traktat, pa nj\u00eb dokument ku t\u00eb p\u00ebrcaktoheshin m\u00ebnyrat e sjelljes. Nj\u00eb shoqat\u00eb jo qeveritare themelohet nga nj\u00eb asamble, ka nj\u00eb statut, ka nj\u00eb akt-themelimi e p\u00ebrcakton rregulla si t\u00eb si hapet e si t\u00eb mbyllet. Open Balkan-i ishte n\u00ebn nivelin juridik t\u00eb nj\u00eb OJQ-je. Prandaj u themelua nga tre lider\u00eb autortar\u00eb ballkanik\u00eb dhe u mbyll nga nj\u00ebri prej tyre, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama!<br \/>\nPse ndodhi kjo? Sepse Ballkani vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zon\u00eb europiane e shqyer, ku m\u00eb i forti p\u00ebrpiqet ta shqyej\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtin! Ku agresori b\u00ebn rolin e viktim\u00ebs dhe viktima akuzohet p\u00ebr agresion! Ku arroganca fiton qytetarin\u00eb dhe qytetaria lihet n\u00eb skutat e harres\u00ebs! Ku mafia bashk\u00ebpunon me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe t\u00eb pakorruptuarit konsiderohen destabilizues! Ku lobimi vlen m\u00eb shum\u00eb se parimi dhe e drejta! Ku forca shitet p\u00ebr moral! Ku arsyeja konsiderohet naivitet! Ku logjika ka humbur sensin e saj! Ku drejt\u00ebsia nuk shkon as deri te koncepti q\u00eb shprehte para 4000 vitesh Kodi i Hamurabit! Prandaj dhe papritmas del nj\u00eb njeri i gjat\u00eb dhe i thot\u00eb t\u00eb gjatit tjet\u00ebr n\u00eb Beograd, se \u201cBallkani i Hapur u mbyll\u201d! Thot\u00eb edhe se \u201cmisioni i tij p\u00ebrfundoi\u201d! Nd\u00ebrkoh\u00eb askush nuk e di se cili ishte ky mision!<br \/>\nArroganca \u00ebsht\u00eb tipari kryesor i k\u00ebsaj iniciative dhe me arroganc\u00eb ajo u shua si t\u00eb mos kish qen\u00eb kurr\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb! Nd\u00ebrkoh\u00eb arrogant\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb triblojn\u00eb n\u00eb politik\u00eb si xhongler\u00eb me bekimin e disa udh\u00ebheq\u00ebsve, politikan\u00ebve dhe diplomat\u00ebve t\u00eb vendeve m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs. Aq sa t\u00eb ven\u00eb n\u00eb diskutim e n\u00eb dyshim sistemin e vlerave q\u00eb demokracia bart. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb pasoja m\u00eb e tmerrshme q\u00eb popujt e Ballkanit po p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb mbrapshta.<br \/>\nArroganca e autokrat\u00ebve kleptokrat\u00eb t\u00eb Ballkanit, sidomos n\u00eb Serbi e n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb burimi I t\u00eb gjitha konflikteve n\u00eb rajon. E si p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre popujve, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta autokrat\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrahen dhe mb\u00ebshteten nga ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr si lider\u00eb me pik\u00ebpamje demokratike e humane n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb SHBA, e sidomos nga \u201cOpen Society\u201d e Sorosit! Dhe n\u00ebse analizojm\u00eb n\u00eb thelb ngjarjet q\u00eb zhvillohen n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs apo ato n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, na rezulton se gjith\u00e7ka ndodh, ka si shkak autoritarizmin politik t\u00eb lidershipit serb t\u00eb shoq\u00ebruar nga mb\u00ebshtetja e atij t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Akoma m\u00eb shum\u00eb: &#8211; Gjith\u00e7ka buron nga lobimet dhe korrupsioni i k\u00ebtij lidershipi t\u00eb korruptuar n\u00eb partneritet me diplomat\u00eb dhe politikan\u00eb perendimor\u00eb t\u00eb lidhur me Sorosin famoz!<br \/>\nIshte Kosova ajo q\u00eb i q\u00ebndroi fort tundimit dhe presionit p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Ballkanit t\u00eb Hapur! Prandaj dhe kjo vep\u00ebr anti-shqiptare e Vu\u00e7i\u00e7-Rama-Zaev d\u00ebshtoi. Ishte politika shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb rajon e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb rreth k\u00ebsaj ideje. Prandaj dhe Edi Rama nuk mund ta vazhdonte m\u00eb tej marr\u00ebzin\u00eb e tij t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb me Serbin\u00eb. Ishte presioni i kancelarit, Olaf Scholz, q\u00eb e zhb\u00ebri Open Balkan-in e famsh\u00ebm t\u00eb panaireve t\u00eb ver\u00ebs. Sepse ajo iniciativ\u00eb vinte edhe n\u00eb kundrshtim me Procesin e Berlinit. Pra ishte p\u00ebr\u00e7arja brenda-shqiptare, brenda-rajonale dhe me Gjermanin\u00eb, ajo q\u00eb e mbylli Ballkanin e Hapur! Nuk \u00ebsht\u00eb arsyeja ajo q\u00eb thot\u00eb Edi Rama se ai \u201ce kreu misionin e tij\u201d!<br \/>\nMegjithat\u00eb Ballkani edhe pas k\u00ebsaj vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb Ballkan i shqyer, n\u00eb t\u00eb cilin ambiciet e Serbis\u00eb p\u00ebr hegjemoni e territore b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese. Megjithat\u00eb mbyllja e Open Balkan nuk i zgjidh problemet e Ballkanit t\u00eb shqyer!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ENVER BYTY\u00c7I E nis\u00ebn si \u201cMinishengen\u201d n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2019. Pas pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti ia nd\u00ebrruan emrin sipas propozimit t\u00eb Sandrit t\u00eb Sorosit miliarder dhe e quajt\u00ebn \u201cOpen Ballkan\u201d, pra I vun\u00eb nofk\u00ebn e \u201cOpen Society\u201d t\u00eb vet\u00eb miliarderit n\u00eb fjal\u00eb. Dhe vjen nj\u00eb dit\u00eb e nj\u00ebri prej dy themeluesve, nj\u00ebkoh\u00ebsisht &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50402,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-50399","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50399\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}