{"id":50547,"date":"2023-07-07T08:15:38","date_gmt":"2023-07-07T08:15:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50547"},"modified":"2023-07-07T08:15:38","modified_gmt":"2023-07-07T08:15:38","slug":"perse-jo-nje-program-real-brain-gain-ne-vend-te-nje-ligji-te-gjendjes-se-jashtezakonshme-ne-shendetesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/07\/perse-jo-nje-program-real-brain-gain-ne-vend-te-nje-ligji-te-gjendjes-se-jashtezakonshme-ne-shendetesi\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse jo nj\u00eb program real Brain Gain n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb \u201cLigji t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi\u201d?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Myqerem TAFAJ<\/strong><\/p>\n<p>Ligji i beft\u00eb i maskuar me nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb lustruar \u201cP\u00ebr trajtimin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb student\u00ebve q\u00eb ndjekin Programin e integruar t\u00eb studimit t\u00eb ciklit t\u00eb dyt\u00eb \u201cMjek\u00ebsi e p\u00ebrgjithshme\u201d n\u00eb institucionet Publike t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb\u201d, ka shkaktuar nj\u00eb pasiguri t\u00eb madhe, deri n\u00eb panik, jo vet\u00ebm tek student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Mjeksis\u00eb, por edhe tek maturant\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb studjojn\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Lexova me vemendje Relacionin e ligjit dhe tekstin e tij dhe aty sheh qart\u00eb pozicionin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jurist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb argumentuar, m\u00eb s\u00eb pari, pse ky ligj nuk \u00ebsht\u00eb antikushtetues, duke iu referuar madje edhe neneve t\u00eb kufizimit t\u00eb t\u00eb drejtave themelore. Por, n\u00eb fakt, ligji nuk i referohet shum\u00eb nenit 57 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili njeh vet\u00ebm nj\u00eb kufizim p\u00ebr studimet universitare, at\u00eb t\u00eb merit\u00ebs. Megjithat\u00eb, un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb k\u00ebtij ligji, sepse \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje interpretimi juridik n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e shum\u00eb neneve, por gjithnj\u00eb duke filluar referimin me nenin 57 t\u00eb Kushtetu\u00ebs. Ky nen nuk citohet fare si nen q\u00eb mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb ligj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb referohen nenet 78 dhe 83, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procedur\u00ebn e miratimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb k\u00ebtij ligji n\u00eb Kuvend, a thua se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb burimeve njer\u00ebzore (sakt\u00ebsisht p\u00ebr profesionist\u00eb mjek\u00eb) n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mendoj se ky ligj nuk do t\u00eb ket\u00eb efekte kaq t\u00eb m\u00ebdha pozitive p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb sistemin publik sh\u00ebndet\u00ebsor, sic pretendon Qeveria n\u00eb Relacion. P\u00ebrkundrazi mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb efekte p\u00ebrkeq\u00ebsuese. Ka plot argumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Maturant\u00ebt me rezultate t\u00eb larta, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb studjojn\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme, do t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u2019i shmangen detyrimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji, duke zgjedhur rrug\u00ebn tjet\u00ebr, pik\u00ebrisht do tentojn\u00eb t\u00eb ndjekin studimet me pages\u00eb me tarif\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por n\u00ebse ajo do t\u00eb jet\u00eb realiste dhe jo e fryr\u00eb fiktivisht. Shifrat e dh\u00ebna n\u00eb relacion p\u00ebr koston aktuale t\u00eb studimeve jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsisht t\u00eb besueshme, sepse ato jan\u00eb rreth 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa buxheti q\u00eb akordohet aktualisht p\u00ebr student n\u00eb vit. Cfar\u00eb kan\u00eb llogaritur financier\u00ebt n\u00eb kosto e studimeve t\u00eb mjeksis\u00eb? Mos kan\u00eb llogaritur shpenzimet e QSUT? As 1 % e shpenzimeve t\u00eb QSUT nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me student\u00ebt, sepse jan\u00eb t\u00eb dedikuar si shpenzime t\u00eb nj\u00eb spitali qyteti (QSUT e luan edhe rolin e spitalit t\u00eb qytetit p\u00ebr Tiran\u00ebn, p\u00ebrvec spitalit q\u00eb afron sh\u00ebrbim terciar). N\u00eb interes t\u00eb student\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre, llogaritja e kostos s\u00eb studimeve duhet t\u00eb jet\u00eb transparente. N\u00eb rast se kjo tranparenc\u00eb nuk do t\u00eb sigurohet dhe kostoja do t\u00eb jet\u00eb e fryr\u00eb fiktivisht, at\u00ebher\u00eb maturant\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u00eb braktisin Universitetin e Mjeksis\u00eb dhe do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb studjojn\u00eb\u00a0n\u00eb univeristetet jo publike ose n\u00eb universitet publike jasht\u00eb vendit, p.sh. n\u00eb Itali, Franc\u00eb, Gjermani, etj., ku paguajn\u00eb maksimumi 3000 Euro\/vit p\u00ebrvec shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs. Por, t\u00eb mos harrojn\u00eb, se student\u00ebt n\u00eb Itali, Gjermani, Franc\u00eb, etj mund t\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpenzimeve. K\u00ebsisoj, ky ligj do t\u00eb stimulonte nj\u00eb fluks t\u00eb ri Brain Drain t\u00eb gjimnazist\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb synojn\u00eb programin e mjeksis\u00eb. Ky do t\u00eb ishte efekti m\u00eb fort\u00eb negativ i k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Afati 5-vjecar q\u00eb parashikon ligji si detyrim p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i p\u00ebrgjigjet aspiratave t\u00eb grupit t\u00eb student\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mjeksis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb specializohen jasht\u00eb vendit dhe pastaj t\u00eb kthehen, por me shanse shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha profesionale, p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kualifikimit q\u00eb fitojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Shihni mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb talentuar q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjeni ndonj\u00eb prej tyre q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb kualifikim afatmes\u00ebm ose afatgjat\u00eb jasht\u00eb vendit, madje n\u00eb universitete dhe klinika nga m\u00eb prestigjiozet. Ideator\u00ebt e k\u00ebtij programi i kan\u00eb injoruar aspiratat e student\u00ebve tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mjeksis\u00eb. B\u00ebni nj\u00eb anket\u00eb dhe do t\u00eb shikoni se sa p\u00ebrqind e tyre e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb aspirat\u00eb. Student\u00eb t\u00eb talentuar q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb 2 \u2013 3 gjuh\u00eb t\u00eb huaja t\u00eb m\u00ebdha kan\u00eb q\u00ebllime shum\u00eb t\u00eb qarta; ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb specializohen n\u00eb klinika e huaja prestigjioze, t\u00eb doktorojn\u00eb n\u00eb universitete nga m\u00eb t\u00eb mirat dhe t\u00eb b\u00ebhen profesionist\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb konkurojn\u00eb dhe t\u00eb punojn\u00eb e fitojn\u00eb mir\u00eb, jo vet\u00ebm jasht\u00eb vendit, por edhe k\u00ebtu n\u00eb spitalet tona private. Me k\u00ebt\u00eb ligj grupi i student\u00ebve t\u00eb talentuar duhet t\u00eb pres 5 vite q\u00eb pastaj t\u00eb ndjek\u00eb synimet p\u00ebr karrier\u00eb si profesionist\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb internacional. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspekt. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ky ligj duket se i mbyll\u00eb brenda vendit mjek\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar p\u00ebr kualifikimin e tyre profesional shkencor.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb se burokrat\u00ebt jan\u00eb nisur nga ajo q\u00eb mjek\u00ebt largohen nga vendi p\u00ebr arsye q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sistemin ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Mjek\u00ebt e rinj detyrohen t\u00eb largohen nga vendi p\u00ebr shum\u00eb shkaqe q\u00eb lidhen me sistemin dhe qeverisjen. Mjek\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb kariere t\u00eb suksesshme profesionale dhe specializime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb internacional; pagat jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme; rekrutimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg meritokracis\u00eb (nepotiz\u00ebm, politizim i sistemit, korrupsion n\u00eb em\u00ebrime, etj), dhe plot shkaqe t\u00eb tjera, N\u00ebse do t\u00eb ishte ndryshe, mjek\u00ebt e rinj nuk kishin p\u00ebrse t\u00eb largohen nga vendi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb e mbrojn\u00eb ligjin duke premtuar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb shum\u00eb kushteve n\u00eb sistemin ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb favor t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb rinj. Po t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, at\u00ebhere p\u00ebrse duhej nj\u00eb ligj i till\u00eb kaq shtr\u00ebngues!<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se ky ligj mund t\u00eb ishte m\u00eb mire n\u00ebse do t\u00eb ishte nj\u00eb Ligj p\u00ebr nxitjen e kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mjek\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkolluar dhe punojn\u00eb sot n\u00eb spitalet jasht\u00eb. Nd\u00ebr profesionist\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb, mjek\u00ebt z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb saj. Le t\u00eb kujtojm\u00eb muajt e Covidit, se sa shum\u00eb mjek\u00eb shqiptar\u00eb jepnin intervista n\u00eb TV tona nga vendet ku punojn\u00eb. Dihet mir\u00eb se, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e maturant\u00ebve tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mire, kan\u00eb vijuar studimet n\u00eb fush\u00ebn e mjeksis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, cka do t\u00eb thot\u00eb se ky p\u00ebrb\u00ebn edhe grupin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dispor\u00ebs profesionale shkencore. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk ka mjek\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb diaspor\u00ebs q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kthehen dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kushte reale stimuluese dhe jo p\u00ebr takime e konferenca pompoze folklorike. Dhe p\u00ebr cfar\u00eb kushtesh m\u00eb konkretisht: konkurrim i bazuar n\u00eb meritokraci p\u00ebr cdo vend pune q\u00eb nga QSUT, Universiteti i Mjeksis\u00eb, Spitalet e m\u00ebdha rajonale, jasht\u00eb nepotizmit, politizimit dhe korrupsionit; paga t\u00eb bazuara n\u00eb performanc\u00eb sipas modeleve m\u00eb t\u00eb mira europiane; mb\u00ebshtetje p\u00ebr rivendosjen n\u00eb vend, sidomos p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb familjar\u00eb; clirimin nga kontrolli politik i patronazhist\u00ebve n\u00eb klinikat universitare dhe spitale, si dhe krijimi i kushteve p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin sipas parimeve t\u00eb etik\u00ebs dhe liris\u00eb profesionale. Kaq k\u00ebrkojn\u00eb mjek\u00ebt e talentuar q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Ka modele t\u00eb programeve Brain Gain edhe af\u00ebr nesh, n\u00eb Europ\u00ebn Lindore dhe Qendrore. Por mungon vullneti politik. Imangjinoni mesazhin p\u00ebr profesionist\u00ebt e mjeksis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jepte seanca e sotme e Kuvendit, n\u00ebse do t\u00eb diskutonin p\u00ebr kthimin e mjek\u00ebve t\u00eb talentuar n\u00eb Atdheun e tyre dhe jo p\u00ebr masat shtr\u00ebnguese p\u00ebr student\u00ebt e mjeksis\u00eb t\u00eb UMT q\u00eb t\u00eb mos largohen nga vendi! Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnvizohet: kthimi i mjek\u00ebve t\u00eb mir\u00ebshkolluar, t\u00eb specializuar apo t\u00eb doktoruar n\u00eb universitetet dhe klinikat prestigjioze t\u00eb bot\u00ebs, do t\u00eb ishte nj\u00eb prurje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e know how p\u00ebr t\u00eb gjitha hallkat e sistemit ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe QSUT dhe UMT. Dhe t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se kostoja e nj\u00eb program t\u00eb till\u00eb Brain Gain n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi do t\u00eb ishte leht\u00ebsisht e p\u00ebrballueshme p\u00ebr buxhetin e vendit ton\u00eb, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu faktin q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin edhe fonde t\u00eb BE apo organizatave t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb program t\u00eb till\u00eb. Esht\u00eb munges\u00eb e vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar klinika dhe spitale t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb internacional, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb punonin mjek\u00eb t\u00eb mir\u00ebkualifikuar n\u00eb nivele internacionale t\u00eb p\u00ebrparuara. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt ka koh\u00eb q\u00eb presin ekselenc\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos torturohen rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr tu mjekuar, cka nxjerr nga vendi qindra million Euro. Pandemia Covid 19 e rriti akoma m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, sepse ishin ata q\u00eb e paguan r\u00ebnd\u00eb, jo vet\u00ebm me shpenzime marramend\u00ebse, por edhe me humbje t\u00eb m\u00ebdha jete. Mjek\u00eb shqiptar\u00eb me nivel t\u00eb lart\u00eb kualifikimi professional ka shum\u00eb k\u00ebtu brenda vendit por akoma m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb vendit. Ajo q\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb qeveritare q\u00eb e kupton dhe e p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb shqiptar\u00ebve. Fatmir\u00ebsisht, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pritshm\u00ebrie t\u00eb shqiptar\u00ebve po e realizojn\u00eb disa klinika e spitale private n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb kthyen shum\u00eb mjek\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb talentuar n\u00eb vend dhe afrojn\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb internacional. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, akoma ndiqen politika qeveritare jo favorizuese bashk\u00ebfinancuese p\u00ebr sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor privat, edhe pse cdo i pun\u00ebsuar n\u00eb Shqip\u00ebri paguan sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor, i cili nuk i vlen asgj\u00eb qindark\u00eb, n\u00eb momentin kur qytetari \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb k\u00ebrkoj nj\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor n\u00eb klinikat private n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Myqerem TAFAJ Ligji i beft\u00eb i maskuar me nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb lustruar \u201cP\u00ebr trajtimin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb student\u00ebve q\u00eb ndjekin Programin e integruar t\u00eb studimit t\u00eb ciklit t\u00eb dyt\u00eb \u201cMjek\u00ebsi e p\u00ebrgjithshme\u201d n\u00eb institucionet Publike t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb\u201d, ka shkaktuar nj\u00eb pasiguri t\u00eb madhe, deri n\u00eb panik, jo vet\u00ebm tek student\u00ebt e Universitetit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34875,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-50547","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50547\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}