{"id":50702,"date":"2023-07-08T17:10:05","date_gmt":"2023-07-08T17:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50702"},"modified":"2023-07-08T17:10:05","modified_gmt":"2023-07-08T17:10:05","slug":"turi-i-edi-rames-perfundoi-si-turi-albin-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/08\/turi-i-edi-rames-perfundoi-si-turi-albin-kurtit\/","title":{"rendered":"Turi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebrfundoi si turi Albin Kurtit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Miq, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013 Edi Rama vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb tur rrufe n\u00eb 5 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb fliste k\u00ebshtu n\u00eb OKB jo vet\u00ebm si Kryeminist\u00ebr i Shqiperis\u00eb S\u00cb VOG\u00cbL, por dhe si lider i vet\u00ebm i rajonit sherr\u00ebmadh t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij projekti \u00ebnd\u00ebrr, Edi Rama pa b\u00ebr\u00eb akoma betimin si kryeminist\u00ebr u v\u00ebrsul n\u00eb Kosov\u00eb dhe pas takimeve me udh\u00ebheqjen politike, vizita e tij kulmoi me fjalimin q\u00eb mbajti n\u00eb parlament p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit gjysma e deputet\u00ebve u larguan nga salla tek ligj\u00ebronte ai, n\u00eb shenj\u00eb proteste p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij shvler\u00ebsues ndaj kontributit historik t\u00eb Presidentit Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsj disfate t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike e diplomatike n\u00eb Kosov\u00eb, qeverit\u00eb e vendeve p\u00ebrreth, njera pas tjetr\u00ebs i anulluan si me mir\u00ebsjellje vizitat e skeduluara dhe turi i Edi Ram\u00ebs para se t\u00eb nisej n\u00eb selin\u00eb e kombeve p\u00ebr t\u2019u paraqitur lider rajonal n\u00eb sesionin e Asambles\u00eb s\u00eb OKB mori fund n\u00eb hapin e tij t\u00eb par\u00eb. Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, si i thon\u00eb fjal\u00ebs, shpresa e cila m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dit\u00eb, vdes e fundit. Ndaj Rama nuk hoqi dor\u00eb kurr\u00eb nga \u00ebndrra e tij e turit Ballkanik, por kurr\u00eb nuk ja fali Kosov\u00ebs goditjen fatale q\u00eb ajo i dha kuror\u00ebzimin e tij si lider rajonal. Bash jav\u00ebt m\u00eb t\u00eb para t\u00eb tij n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Hakmarr\u00ebs primitiv si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb gen, ai u lidh ngusht\u00eb, por n\u00eb pozita argati-padroni me serbomadhin Vu\u00e7i\u00e7 dhe nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb s\u00ebbashku pun\u00ebn me projektin e Milloshevi\u00e7it t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve, de facto zhb\u00ebrjes dhe ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs midis Serbis\u00eb dhe Shqiperis\u00eb. Mir\u00ebpo ky projekt pas apogjes\u00eb s\u00eb tij u gremis n\u00eb honet e turpit t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij d\u00ebshtimi serbomadhi Vu\u00e7i\u00e7 dhe argati i tij Edi Rama inaguruan projektin anti-europian, antishqiptar t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb Re me t\u00eb cilin synonin vendosjen e hegjemonis\u00eb serbo-ruse n\u00eb rajon dhe defaktorizimin e plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb saq\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e Ballkanit t\u00eb Hapur t\u00eb miratuar n\u00eb Novi Sad, Republika e Kosov\u00ebs ishte fshir\u00eb nga harta dhe territori i Kosov\u00ebs paraqitej si pjes\u00eb integrale e territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kaq shum\u00eb e pelqeu Edi Rama k\u00ebt\u00eb hart\u00eb t\u00eb Samitit t\u00eb Novi Sadit saq\u00eb do t\u00eb ishte i vetmi firm\u00ebtar i saj q\u00eb do ta postonte at\u00eb me krenari n\u00eb t\u00eb gjitha llogarit\u00eb e rrjeteve t\u00eb tij sociale. Por Ballkani i hapur q\u00eb nisi thjesht si aleanc\u00eb trilaterale Beograd -Tiran\u00eb -Shkup p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo vet\u00ebm asaj, mbeti i till\u00eb gjysmak deri dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai papritmas vdiq nj\u00eb dit\u00eb vere t\u00eb 2023 dhe vdekjen e tij e njoftoi Edi Rama pik\u00ebrisht njeriu q\u00eb e kishte shpallur at\u00eb t\u00eb p\u00ebrjtesh\u00ebm dhe q\u00eb madje vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb kishte njoftuar me krenari samitin e tij t\u00eb rradh\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb (Durr\u00ebs).<\/p>\n<p>Vdekja tragjike e Ballkanit t\u00eb Hapur nuk \u00ebsht\u00eb objekt i k\u00ebtij shkrimi. Por pas k\u00ebtij morti q\u00eb e shkretoi Ram\u00ebn deri n\u00eb palc\u00eb, ai tashm\u00eb n\u00eb hetim t\u00eb hapur penal n\u00eb Washington, dometh\u00ebn\u00eb me der\u00eb burgu t\u00eb hapur p\u00ebr afer\u00ebn e tmerrshme me McGonigal, u rikthye p\u00ebrseri tek \u00ebndrra e turit blic ballkanik dhe kuror\u00ebzimit t\u00eb tij n\u00eb prag t\u00eb samitit t\u00eb tetorit t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit n\u00eb Tiran\u00eb si lider i v\u00ebrtet\u00eb europian. Si parap\u00ebrgatitje p\u00ebr turin, ai i nxorri dh\u00ebmb\u00ebt Kosov\u00ebs, i hartoi asaj statutin e Asocacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe u vetshpall si nd\u00ebrmjetes dhe negociator, por jo si kryeminist\u00ebr i Shqiperis\u00eb, por si euroatlantist me xhung\u00ebn e McGonigal n\u00eb kurriz.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebtyre Rama shpalli me t\u00eb madhe turin e tij superblic n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr kuror\u00ebzimin e tij lider euroatlantik i rajonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tur ai k\u00ebsaj rradhe p\u00ebrs\u00ebri zgjodhi Prishtrin\u00ebn si kryeqytetin e turit t\u00eb tij. Ai njoftoi se do t\u00eb shkonte t\u2019i fliste Albinit p\u00ebr nism\u00ebn e Berlinit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb BE nderkoh\u00eb q\u00eb Kurti vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte pritur dy lider t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb dy v\u00ebndeve an\u00ebtare themeluese t\u00eb BE. Mir\u00ebpo rrall\u00eb, por edhe ndodh q\u00eb historia t\u00eb p\u00ebrseritet dhe kjo p\u00ebr fatin e keq t\u00eb Ram\u00ebs ndodhi. K\u00ebshtu n\u00eb rast se n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013 \u00ebndrr\u00ebn e kuror\u00ebzimit lider ballkanik ja th\u00ebrmoi edhe p\u00ebr s\u00eb vdekuri Presidenti Rugova, edhe n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023 k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr jo vet\u00ebm ja shk\u00ebrrmoqi, por habitsh\u00ebm ia rr\u00ebmbeu at\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb turin e tij t\u00eb amshuar, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ndoshta edhe nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr rr\u00ebmbim por p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb kuror\u00ebs dhe vet\u00eb turit nga vet\u00eb Rama tek Kurti p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb, leht\u00ebsis\u00eb deri n\u00eb kanunin dhe groteskun t\u00eb tij diplomatik t\u00eb vet\u00eb Ram\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb z.Kurti nuk l\u00ebvizi nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme nga zyra e tij. Ai thjesht refuzoi t\u00eb priste n\u00eb zyr\u00ebn e tij nj\u00eb mysafir q\u00eb njoftonte me tam tame dhe k\u00ebrc\u00ebnime vizit\u00ebn e tij n\u00eb Prishtin\u00eb. Kurti refuzoi prerazi takimin me Edi Ram\u00ebn sepse Kosova do skuqej nga turpi n\u00eb rast se kryeministri i saj do priste argatin q\u00eb nj\u00eblloj si padroni i tij Vu\u00e7i\u00e7 nd\u00ebrhynte brutalisht n\u00eb pun\u00ebt e saj t\u00eb brendshme dhe nuk e respektonte pavar\u00ebsin\u00eb e saj, sakrific\u00ebn dhe martirizimin e popullit t\u00eb saj p\u00ebr liri dhe dinjitet komb\u00ebtar dhe q\u00eb shkonte aty i paftuar sikur ajo t\u00eb ishte \u00e7ifligu i tij.<\/p>\n<p>Kosova do skuqej nga turpi n\u00eb rast se kryeministri i saj do priste mysafirin e paftuar i cili p\u00ebr 10 vite kishte b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb me padronin e tij Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb ta ndante e ta fshinte at\u00eb nga harta dhe q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnoi si askush tjet\u00ebr me rikthimin e saj koh\u00ebn e bronxit, me Donbase dhe Donetske dhe q\u00eb p\u00ebr urrejtjen e tij t\u00eb pap\u00ebrmbajtur ndaj saj dhe hallin e vet t\u00eb tmerrsh\u00ebm personal, vuri i pari sanksionet ndaj saj.<\/p>\n<p>Por shkat\u00ebrruese p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn dhe posht\u00ebruese p\u00ebr Ram\u00ebn ishte jo vet\u00ebm mospritja nga Kurti n\u00eb Prishtin\u00eb, por akoma m\u00eb shum\u00eb ishte edhe udh\u00ebtimi s\u00eb bashku m\u00eb t\u00eb hiejes s\u00eb Albinit n\u00eb Sarajev\u00eb Podgoric\u00eb dhe Beograd madje pam\u00ebshirsh\u00ebm edhe gjat\u00eb dhe pas kthimit t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj Ram\u00ebs kudo q\u00eb shkoi n\u00eb vendet fqinje n\u00eb takime apo para mediave, n\u00eb dreka apo darka n\u00eb t\u00eb gjitha diskutimet, n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo n\u00ebn z\u00eb fliste vet\u00ebm p\u00ebr Albin Kurtin duke shnd\u00ebrruar k\u00ebshtu turin e amshuar t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb disfaten m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb karrjer\u00ebs s\u00eb tij politike dhe akoma m\u00eb keq n\u00eb turin e vet\u00eb ballkanik t\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA Miq, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013 Edi Rama vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb tur rrufe n\u00eb 5 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb fliste k\u00ebshtu n\u00eb OKB jo vet\u00ebm si Kryeminist\u00ebr i Shqiperis\u00eb S\u00cb VOG\u00cbL, por dhe si lider i vet\u00ebm i rajonit sherr\u00ebmadh t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij projekti \u00ebnd\u00ebrr, Edi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-50702","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50702\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}