{"id":50752,"date":"2023-07-10T08:19:31","date_gmt":"2023-07-10T08:19:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50752"},"modified":"2023-07-10T08:19:31","modified_gmt":"2023-07-10T08:19:31","slug":"ndryshimi-mes-albin-kurtit-dhe-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/10\/ndryshimi-mes-albin-kurtit-dhe-edi-rames\/","title":{"rendered":"Ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ilir LEVONJA<\/strong><\/p>\n<p>Pyetjes se ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjesh. Kur Albin Kurti protestonte p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, Rama bridhte kodrave t\u00eb liqenit n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb tip endacaku q\u00eb nuk po gjente dot vend n\u00eb t\u00eb ashtuqujtur\u00ebn l\u00ebvizje e opozitare, nj\u00eb far\u00eb rryme e re politike, m\u00eb shum\u00eb me intelektual\u00eb q\u00eb kishin kuptuar d\u00ebshtimin e ekonomis\u00eb se centralizuar, por pa bindje t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb shpallur nj\u00eb realitet per\u00ebndimor politik. E ashtuqujtuara l\u00ebvizja e pardesyve bezh\u00eb, ve\u00e7se n\u00eb ndryshim nga k\u00ebta ai mbante nj\u00eb kapot\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr hobi apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallim. Madje ishte i pari q\u00eb e quajti Luft\u00ebn Nacional-\u00e7lirimtare, si nj\u00eb luft\u00eb civile.<\/p>\n<p>Kur Albin Kurti i sh\u00ebrbente si sekretar i p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb U\u00c7K-\u00ebs, Adem Dema\u00e7i, Rama shiste ikona rrug\u00ebve t\u00eb Parisit. Madje p\u00ebrflitet se \u00ebsht\u00eb edhe i d\u00ebnuar aty. Kur Albin Kurti u burgos dhe me shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u transferua nga Prishtina n\u00eb qelit\u00eb e Beogradit, Rama mori nj\u00eb ftes\u00eb nga Fatos Nano p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, erdhi me shum\u00eb zhurm\u00eb dhe thoshin se jetonte diku nga Peza. Albin Kurtin Gjykata e Nishit e d\u00ebnoi me 15 vjet heqje lirie. Kur ai deklaronte se, &#8221; nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se sa vite m\u00eb d\u00ebnoni, e b\u00ebra p\u00ebr Kosov\u00ebn. Dhe kur t\u00eb dal do ta b\u00ebj rishtas&#8221;.<\/p>\n<p>Nga 15 vjet, b\u00ebri plot 3 vite burg. Kjo fal nd\u00ebrhyrjes s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe r\u00ebnies s\u00eb Milloshevi\u00e7it nga pushteti. Edi Rama dhe l\u00ebvizja Mjaft, i kishin shpallur nj\u00eb luft\u00eb frontale Fatos Nanos. Shkurt Partia Sociliaste ishte n\u00eb nj\u00eb lufte brenda llojit nga ku u formua edhe LSI-ja. Kur Albin Kurti u lirua nga burgu n\u00eb Beograd u diplomua dhe formoi nj\u00eb l\u00ebvizje me drejtim social p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, por q\u00eb shpejt u kthye n\u00eb nj\u00eb prurje politike e cila sot ka emrin Vetvendosje, Rama u b\u00eb kryetar Bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, sponsorizoi l\u00ebvizjen Mjaft, me fonde sa t\u00eb Bashkis\u00eb aq edhe nga fondacioni Soros, i h\u00ebngri kok\u00ebn t\u00eb parit, pik\u00ebrisht atij q\u00eb e pruri nga Franca, Fatos Nanos.<\/p>\n<p>Kur Albin Kurti shiti apartamentin p\u00ebr t\u00eb financuar krijes\u00ebn e tij L\u00ebvizjen Vetvendosje tashm\u00eb me q\u00ebllim drejtimin e Kosov\u00ebs, por edhe iden\u00eb e bashkimit komb\u00ebtar. Gjithnj\u00eb n\u00ebn iden\u00eb e bashkimit komb\u00ebtar, deg\u00eb t\u00eb Vetvendosjes do hapeshin edhe n\u00eb Tiran\u00eb. Albin Kurti \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb edhe qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, atdheut am\u00eb, p\u00ebrpjekjes historike nga Sk\u00ebnderbeu deri tek Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Pa l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb heronjt\u00eb e fundshekullit kur tashm\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb shtetin e tyre, Adem e Hamz\u00eb Jashari. Kurse Edi Rama tashm\u00eb kreu i opozit\u00ebs ka ngritur n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs disa \u00e7adra beduin\u00ebsh dhe bojkoton parlamentin me nj\u00eb arsye vulgare, hapjen e disa kutive t\u00eb votimit, viti 2009.<\/p>\n<p>Ndersa mposhti Fatos Nanon dhe mbajti Bashkin\u00eb e Tiranes me ndihm\u00ebn e Ilir Met\u00ebs, Albini deviz\u00ebn e tij politike e ngriti nga dheu, nga toka e shqiptar\u00ebve. Q\u00ebllimi, shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm atyre u takon t\u00eb vendosin p\u00ebr fatin e tyre. E drejta e referendumit \u00ebsht\u00eb e drejta e vokacionit shqiptar. Pra, nd\u00ebrsa Edi Rama nj\u00eb ekstrevagant plangrprish\u00ebs i regjimit Hoxha, mori Partin\u00eb Socialiste me metodat e tragjedive shekspiriane, Albini krijoi vet nj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb funskion t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edi Rama provoi t\u00eb gjitha metodat e mundshme radikale, bojkotin, kamerat e fshehta, me video skandalet, ku radh\u00ebn e kishin pik\u00ebrisht suportuesit e tij. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr Ilir Met\u00ebn dhe kamer\u00ebn e fsheht\u00eb me t\u00eb ndjerin ministrin e energjitik\u00ebs n\u00eb qeverine Berisha, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 4 qytetar\u00eb. Biles p\u00ebr t\u00eb justifikuar firot e tia politike, n\u00eb vitin 2021, kur dominonte parlamentin me deputet\u00ebt e listave, ai ndryshoi kriteret n\u00eb ligjin p\u00ebr shpalljen d\u00ebshmor t\u00eb atdheut, pra Kushtetut\u00ebn. Ndryshime q\u00eb nuk kishin ndodhur nga viti 1968.<\/p>\n<p>Madje nuk iu bashkua konsensusit t\u00eb k\u00ebrkuar nga qeveria dhe europa, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebshkruar \u00e7eljen e negociatave, edhe pse pranoi t\u00eb darkonte n\u00eb te famshin restorant me emrin Krokodili n\u00eb Bruksel, me kund\u00ebrshtarin e tij politik Sali Berisha, Strazburg 2016. At\u00eb mbr\u00ebmje, Europa k\u00ebrkoi q\u00eb t&#8217;i jepej fund kriz\u00ebs politike n\u00eb vend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t&#8217;i hapishin dyert p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. Por Edi Rama nuk n\u00ebnshkroi. Arsyeja sipas tij, standartet e mungura t\u00eb demokracis\u00eb. Krejt ndryshe Albini, edhe pse ishin marre zvarre nga forcat e Umnikut apo policia e Kosov\u00ebs, prap\u00eb nuk kaloi asnj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe q\u00eb c\u00ebnonte fatin e Kosov\u00ebs n\u00eb rang europian.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Edi Rama u b\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb me plot 1 milion vota. Por nga ajo koh\u00eb, ka ndryshuar sistemin zgjedhor, ka marr\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet dhe m\u00eb fatkeqja, mbajti votime, jo zgjedhje, votime n\u00eb vitin 2019. Q\u00eb dmth, hyri n\u00eb zgjedhje pa asnj\u00eb kund\u00ebrshtar dhe fitoi brutalisht 61 bashki t\u00eb vendit. Krejt harbut\u00ebrisht, bash nga Beogradi, sot Edi Rama kritikon zgjedhjet n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, pik\u00ebrisht faktin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb ul\u00ebt n\u00eb votime. Megjith\u00ebse Albin Kurti nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb krimi elektoral, krimin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata q\u00eb bojkotuan, q\u00eb nuk duan t\u00eb njohin qeverin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Edi Rama qeveris edhe sot&#8230; Por nuk i ka m\u00eb, 1 milion vota. Edhe pse pa kund\u00ebrshtar, &#8221;fitoi&#8221; me afro shtat\u00ebqind mij\u00eb vota, aq sa numri i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste. E cila n\u00eb raport me koh\u00ebn e Fatos Nanos, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb partia e socialist\u00ebve pasi dominohet nga diplomat fallco, nd\u00ebrtuesit informal\u00eb dhe klanet e bizneseve t\u00eb pista. Dhe Edi Rama nuk fle m\u00eb n\u00eb Pez\u00eb, si bohem, por ka nj\u00eb kompleks bizarr privat diku rr\u00ebz\u00eb Dajtit. E gjeti borxhin publik, 64% dhe sot e ka \u00e7uar n\u00eb 104%. Edhe Albin Kurti u b\u00eb kryminist\u00ebr i Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2020, nuk ka ndryshuar asnj\u00eb ligj a sistem zgjedhor, nuk ka marr\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb komisionin zgjedhor, as gjykatat dhe as e ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj zgjedhje votime. E gjeti borxhin publik t\u00eb Kosov\u00ebs 23%, po aq \u00ebsht\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Punon me p\u00ebrkushtim p\u00ebr funksionin e demokracis\u00eb n\u00eb vend dhe me iden\u00eb e bashkimit komb\u00ebtar, kurse Edi Rama e ka kthyer demokracin\u00eb n\u00eb shk\u00ebrdhatokraci. Albin Kurti punon p\u00ebr fuqizimin e kushtetueshm\u00ebris\u00eb qytetare, kurse Edi Rama p\u00ebr kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e vet. T\u00eb ardhurat mujore t\u00eb qytetarit shqiptar, jan\u00eb 267 euro, ato t\u00eb qytetarit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs 400 euro. Emigranti shqiptar nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vote, kurse emigranti shqiptar i Kosov\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00eb vote.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, Albin Kurti takon kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e opozit\u00ebs. Edi Rama b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt, shp\u00ebrb\u00ebrjen e opozit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir LEVONJA Pyetjes se ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjesh. Kur Albin Kurti protestonte p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, Rama bridhte kodrave t\u00eb liqenit n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb tip endacaku q\u00eb nuk po gjente dot vend n\u00eb t\u00eb ashtuqujtur\u00ebn l\u00ebvizje e opozitare, nj\u00eb far\u00eb rryme e re politike, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-50752","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50752"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50752\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}