{"id":50822,"date":"2023-07-10T18:09:21","date_gmt":"2023-07-10T18:09:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50822"},"modified":"2023-07-10T18:09:21","modified_gmt":"2023-07-10T18:09:21","slug":"ahmetaj-mori-vile-nga-biznesmeni-trafikant-i-lidhur-me-taulant-ballen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/10\/ahmetaj-mori-vile-nga-biznesmeni-trafikant-i-lidhur-me-taulant-ballen\/","title":{"rendered":"Ahmetaj mori vil\u00eb nga biznesmeni trafikant i lidhur me Taulant Ball\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi i prokuroris\u00eb kund\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit\u00a0Arben Ahmetaj\u00a0ka zbuluar prona dhe investime t\u00eb padeklaruara t\u00eb tij n\u00eb dy dekada si dhe pagesa t\u00eb t\u00ebrthorta t\u00eb marra nga biznesmen\u00ebt e incinerator\u00ebve me vler\u00eb 491 mij\u00eb euro si dhe nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Hamallaj.<\/p>\n<p>Prokuroria b\u00ebn t\u00eb ditur se ka identifikuar gjithashtu nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb\u00a0Green Coast\u00a0n\u00eb Palas\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn dyshohet se Ahmetaj e ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb nga biznesmeni\u00a0Mond Begaj.<\/p>\n<p><strong>Korrupsion n\u00eb gjasht\u00eb raste<\/strong><\/p>\n<p>BIRN siguroi nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit parlamentar t\u00eb Ahmetajt, me q\u00ebllim kontrollin e banes\u00ebs dhe arrestimin e tij. Kuvendi pritet t\u00eb vendos\u00eb brenda dit\u00ebve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur faktet e grumbulluara nga hetimi i prokuroris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin, Ahmetaj akuzohet se ka p\u00ebrfituar korrupsion n\u00eb gjasht\u00eb raste si dhe \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb pastrim parash n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rast.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Ahmetaj ka p\u00ebrfituar pagesa t\u00eb ndryshme nga\u00a0Klodian Zoto\u00a0dhe Mirel M\u00ebrtiri p\u00ebrmes shitjes fiktive t\u00eb pronave t\u00eb patundshme si dhe p\u00ebrmes shlyerjes s\u00eb faturave t\u00eb punimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Ahmetajt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, Ahmetaj dhe ish-bashk\u00ebshortja e tij,\u00a0Albina Man\u00e7ka\u00a0akuzohen se kan\u00eb p\u00ebrfituar 170 mij\u00eb euro pages\u00eb p\u00ebr shitjen e dy apartamenteve n\u00eb zon\u00ebn e Selit\u00ebs, p\u00ebrmes dy personave t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur parat\u00eb n\u00eb instanc\u00eb finale jan\u00eb paguar nga Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto, dy biznesmen\u00ebt aktualisht n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Edhe dy apartamente t\u00eb tjera dyshohet se jan\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive p\u00ebr t\u00eb justifikuar pagesat e 130 mij\u00eb eurove dhe 140 mij\u00eb eurove p\u00ebr Ahmetajn, nd\u00ebrsa M\u00ebrtiri dhe Zoto v\u00ebrehet se kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb \u00e7do rast kompani dhe shtetas t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn e parave. Zoto raportohet se i ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb Ahmetajt nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Hamallaj me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimit 98 metra dhe me afro 500 metra truall, p\u00ebrmes pal\u00ebve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>SPAK e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 137 mij\u00eb eurove, pa p\u00ebrfshir\u00eb arredimin.<\/p>\n<p>Ahmetaj rezulton p\u00ebrfitues i pagesave p\u00ebr udh\u00ebtime, t\u00eb kryera nga Zoto e M\u00ebrtiri, me vler\u00eb totale 34 mij\u00eb euro nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2019 dhe 2020, t\u00eb dy kan\u00eb paguar faturat me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punime n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Ahmetajt.<\/p>\n<p>\u201c\u2026vler\u00ebsohet se jan\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta, t\u00eb dh\u00ebna personit n\u00ebn hetim Arben Ahmetaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, me q\u00ebllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve q\u00eb lidhen me detyr\u00ebn dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit n\u00ebn hetim q\u00eb i ka mund\u00ebsuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiti dhe subjekteve tregtare t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre apo t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre apo t\u00eb kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, n\u00eb lidhje me kuadrin e procedurave koncesionare t\u00eb nisura nga Autoriteti Kontraktor, Ministria e Mjedisit,\u201d shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb, drejtuar Kuvendit.<\/p>\n<p>Prokuroria nuk ka ngritur akuz\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre ndaj Ahmetajt, i cili ka pasur rol indirekt n\u00eb procedurat e koncesioneve t\u00eb incinerator\u00ebve, por ka renditur nj\u00eb num\u00ebr faktesh q\u00eb tregojn\u00eb se ai ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i interesuar q\u00eb procedurat t\u00eb kryhen me sukses.<\/p>\n<p>\u201c\u2026ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova, se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer p\u00ebr \u00e7do miratim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej tij,\u201d shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, ku raportohet mes t\u00eb tjerash se ish-ministri i Financave Shk\u00eblqim Cani ka rezistuar ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koncesion para se t\u00eb shkarkohej nga Edi Rama p\u00ebr t&#8217;u z\u00ebvend\u00ebsuar me Arben Ahmetajn.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa ve\u00e7on si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb interesim t\u00eb Ahmetajt edhe nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb zyrtare publike, e cila thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb zyr\u00eb nga Arben Ahmetaj, pavar\u00ebsisht se nuk ishte n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e tij direkte, dhe i \u00ebsht\u00eb komunikuar d\u00ebshira e ministrit p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar procedurat e koncesionit me sukses.<\/p>\n<p>Zyrtarja \u2013 pjes\u00eb e procedurave \u2013 ka deklaruar n\u00eb prokurori se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb n\u00ebn presion nga porosia e tij. D\u00ebshmia e saj \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga prokuroria m\u00eb dat\u00eb 7 korrik, e nj\u00ebjta dit\u00eb kur SPAK dor\u00ebzoi n\u00eb Kuvend k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Ahmetajt.<\/p>\n<p>Ahmetaj \u00ebsht\u00eb deklaruar m\u00eb her\u00ebt i pafajsh\u00ebm ndaj akuzave. Ai nuk ka b\u00ebr\u00eb komente publike pas lajmit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Legjislacionit dhe Imuniteteve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, nd\u00ebrsa Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>Shumica socialiste ka zbatuar standarde t\u00eb ndryshme ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb ngjashme t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr arrestime deputet\u00ebsh. N\u00eb rastin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr arrestimin e Sajmir Tahirit, ajo votoi p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar nd\u00ebrsa n\u00eb raste t\u00eb tjera, ka votuar p\u00ebr ta lejuar.<\/p>\n<p>Afera e incinerator\u00ebve i ka kushtuar shqiptar\u00ebve deri m\u00eb tani mbi 100 milion\u00eb euro nd\u00ebrsa projekti m\u00eb i madh, ai i Tiran\u00ebs, vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zbatim dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb miliona euro \u00e7do muaj, pavar\u00ebsissht se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme, investimet e kontraktuara nuk jan\u00eb kryer.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt ishte ish-Ministri i Mjedisit\u00a0Lefter Koka\u00a0personi q\u00eb u arrestua n\u00ebn akuz\u00ebn se ka p\u00ebrfituar disa milion\u00eb euro nga biznesmen\u00ebt e incinerator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i rrem\u00eb i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj, i cili ka nisur karrier\u00eb si zyrtar publik n\u00eb tatime para se t\u00eb b\u00ebhej z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr, minist\u00ebr dhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, ka nj\u00eb pasuri t\u00eb deklaruar prej rreth 3 milion\u00eb eurosh. Por n\u00eb rastin konkret, ai duket se do t\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb llogari, jo vet\u00ebm p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb dyshohet se ka p\u00ebrfituar nga biznesmen\u00ebt e incinerator\u00ebve, por edhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb krijuar vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria ka zbuluar fakte q\u00eb sugjerojn\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb kryera p\u00ebrgjat\u00eb shum\u00eb viteve, p\u00ebrfshir\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb investuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati n\u00eb zon\u00ebn e Shallvareve n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas prokuroris\u00eb, Ahmetaj dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb paguar investimin, por kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2016 nd\u00ebrsa investimi rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer n\u00eb vitet 2004-2006. Ai akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb shpenzime p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb apartamenti, t\u00eb cilat i jan\u00eb paguar pjes\u00ebrisht nga biznesmen\u00ebt e incinerator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Vila n\u00eb Palas\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria nuk shpjegon lidhjen mes Begajt dhe Ahmetajt dhe e klasifikon p\u00ebrfitimin e vil\u00ebs n\u00eb Palas\u00eb si pasuri t\u00eb padeklaruar dhe jo si korrupsion. Begaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, i njohur p\u00ebr lidhje miq\u00ebsore me ministrin e sapoem\u00ebruar t\u00eb Brendsh\u00ebm, Taulant Balla. Bega \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali me fillimisht me mbi 24 vjet heqje lirie n\u00eb vitin 2007 me emrin Manoli Bega, por ka arritur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb ulje t\u00eb vazhdueshme, duke u d\u00ebnuar n\u00eb p\u00ebrfundim me 11 vjet. Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e konvertoi k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim n\u00eb vitin\u00a02009 me pak m\u00eb shum\u00eb\u00a0se kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<p>\u201c\u2026nga t\u00eb dh\u00ebnat e administruara p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm, i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova, se shtetasit Albina Man\u00e7ka dhe Arben Ahmetaj kan\u00eb porositur dhe fituar pron\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2019, t\u00eb nj\u00eb vile t\u00eb identifikuar si vila me nr. 73, ndodhur n\u00eb Green Coast, Palas\u00eb, e porositur me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje nga shoq\u00ebria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar n\u00eb vijim, me q\u00ebllim fshehjes s\u00eb pronarit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shtetases Elda Dinaj, mikesh\u00eb e ngusht\u00eb e shtetases Albina Man\u00e7ka,\u201d shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb. Sipas k\u00ebrkes\u00ebs, vila duket se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e fsheht\u00eb e t\u00eb dyshuarit dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me t\u00eb ardhura q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohen me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e akuzoi Ahmetajn n\u00eb vitin 2018 se ka favorizuar Begon\u00a0p\u00ebr privatizimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje\u00a0tok\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb. Ahmetaj i hodhi posht\u00eb akuzat.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi i prokuroris\u00eb kund\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit\u00a0Arben Ahmetaj\u00a0ka zbuluar prona dhe investime t\u00eb padeklaruara t\u00eb tij n\u00eb dy dekada si dhe pagesa t\u00eb t\u00ebrthorta t\u00eb marra nga biznesmen\u00ebt e incinerator\u00ebve me vler\u00eb 491 mij\u00eb euro si dhe nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Hamallaj. Prokuroria b\u00ebn t\u00eb ditur se ka identifikuar gjithashtu nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb\u00a0Green Coast\u00a0n\u00eb Palas\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn dyshohet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-50822","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50822","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50822"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50822\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}