{"id":51138,"date":"2023-07-13T16:41:07","date_gmt":"2023-07-13T16:41:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51138"},"modified":"2023-07-13T16:42:24","modified_gmt":"2023-07-13T16:42:24","slug":"arratisja-e-ahmetaj-i-ngjan-ikjes-se-krimineleve-ordiner-ne-drejtim-te-paditur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/13\/arratisja-e-ahmetaj-i-ngjan-ikjes-se-krimineleve-ordiner-ne-drejtim-te-paditur\/","title":{"rendered":"\u201cArratisja\u201d e Ahmetaj i ngjan ikjes s\u00eb kriminel\u00ebve ordiner n\u00eb drejtim t\u00eb paditur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Historit\u00eb e shumta t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs gati mbi 40 vje\u00e7are me bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, pasi i p\u00ebrdori mir\u00eb e mir\u00eb , ua h\u00ebngri kokat nj\u00eb nga nj\u00eb me radh\u00eb me \u2018hanxharin\u2019 e mpreht\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb e mbante n\u00eb dor\u00eb e tij, dikujt me pushkatim, dikujt me varje n\u00eb litar\u00eb, dikujt me zbim internim n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi, dikujt n\u00eb burgje politike etj, etj., kan\u00eb nj\u00eb ngjashm\u00ebri vasaliteti dhe makabriteti me fatin e t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve, pasi u shfryt\u00ebzoi mire e mir\u00eb pushtetin e dhuruar q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrdorur firm\u00ebn, po i flak si limon i shtrydhur n\u00eb koshin e plehrave, madje edhe m\u00eb keq po i shtyn me duart e tij drejt qelive t\u00eb burgut.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb radh\u00ebn e ka \u2018kanakari i Ram\u00ebs \u2018i cili \u00ebsht\u00eb nisur tashm\u00eb drejt\u00eb \u2018suit\u00ebs-qeli\u2019 t\u00eb korrupsionit q\u00eb gatoi me duart e tij.<\/p>\n<p>Por vul\u00ebn e vonuar t\u00eb SPAK, dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja n\u00eb syt\u00eb e BE dhe Amerik\u00ebs, q\u00eb trumbetojn\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm fakte dhe veprime konkrete kundra korrupsioni mazhoranca po e trukon procedur\u00ebn e aktit ligjor t\u00eb heqjes s\u00eb imunitetit t\u00eb mandatit t\u00eb deputetit konform rregullave ligjore.<\/p>\n<p>Mazhoranca parlamentare b\u00ebn lojn e litarit zvarrit dhe t\u00ebrhiq, nd\u00ebrsa zv\/kryeministri i akuzuar i p\u00ebrshkruan i qet\u00eb shtigjet e fshehta t\u00eb arratisjes p\u00ebr n\u00eb destinacionin x q\u00eb mund ti japin streh\u00eb p\u00ebr disa koh\u00eb qet\u00ebsi. Sikur t\u00eb mos mungonin, q\u00eb Ahmetaj ka g\u00ebnjyer p\u00ebrpara komisionit p\u00ebr njohjen me Zoton, q\u00eb Ahmetaj jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb imoral dhe i korruptuar n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, por b\u00ebri edhe arrogantin, sfiduesin dhe \u2018tigrin\u2019 e tinzarll\u00ebkut ndaj shqiptar\u00ebve. I zhytur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb lluksin e tarafit dhe paburr\u00ebnis\u00eb, shpiku e sajoi sikur nuk e njihte, sikur nuk I ka takuar, nuk ka udh\u00ebtuar me ask\u00ebnd nga banda e djeg\u00ebsave.<\/p>\n<p>Ikja e tij n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb ishte planifikuar ti hiqej imuniteti n\u00eb komisionin e mandateve n\u00eb parlament nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb sfid\u00eb edhe ndaj pseudo reform\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, se ajo reform\u00eb funksionale \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr CV e Yuri Kim, sh\u00ebrbimet q\u00eb i b\u00ebri pushtetit t\u00eb tejzgjatur t\u00eb Edi Ram\u00ebs, por m\u00eb s\u00eb shumti kjo arratisje e tij po u ngjan\u00eb kriminel\u00ebve ordiner n\u00eb largimin drejtimit t\u00eb pa ditur pasi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krimin.<\/p>\n<p>Ishte ky i ashtu-quajtur ekspert q\u00eb me \u2018mediokritetin\u2019 ideologjik dhe propagandistik t\u00eb tij, ai q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, p\u00ebrdori teorin\u00eb e taksave t\u00eb ulura p\u00ebr 95% t\u00eb Shqiptar\u00ebve, nj\u00eb teori q\u00eb si\u00e7 tregoi koha, ishte jasht\u00eb fokusit t\u00eb duhur q\u00eb duhet t\u2019i jepej ekonomis\u00eb shqiptare dhe menaxhimit t\u00eb burimeve dhe risurseve t\u00eb saj. Po d\u00ebshtak rezultoi t\u00eb qe vizioni i tij gjat\u00eb legjislacionit t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shlyerjen e borxheve ndaj biznesit vendas duke shp\u00ebrfillur dhe diskriminuar nevojat reale t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u2019u kthyer k\u00ebshtu n\u00eb vizionarin e \u2018pompuesit t\u00eb parave publike p\u00ebr oligark\u00ebt\u2019.<\/p>\n<p>Edhe skem\u00ebn e PPP-ve ishte ai q\u00eb n\u00eb thyerje t\u00eb \u00e7do ligji e shpuri n\u00eb nj\u00eb \u2018perfeksion paligjshm\u00ebrie\u2019. Po k\u00ebshtu, ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij profesionale dhe morale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur me nikoqirll\u00ebkun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mundsh\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb 1 miliard euro q\u00eb bamir\u00ebsia e nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhuroi p\u00ebr popullin shqiptar dhe aspak vizioni dhe fokusi ekonomik i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u2018perfeksionisti i mos-transparenc\u00ebs\u2019 q\u00eb dilte si bufon-i pallat pas pallati t\u00eb rind\u00ebrtuar, vizionit t\u00eb propagand\u00ebs socialiste i shtoi alokimin e paligjsh\u00ebm dhe d\u00ebrgimin e bonuseve t\u00eb t\u00ebrmetit, pik\u00ebrisht disa dit\u00eb para zgjedhjeve, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kriminale t\u00eb mundshme t\u00eb demokracis\u00eb, problemin e fitimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr mandatin e tret\u00eb socialist.<\/p>\n<p>Nuk i mjafton ideuesit vizionar e marifet\u00e7i t\u00eb gjith\u00eb asaj skeme t\u00eb pashembullt korrupsioni t\u00eb djeg\u00ebsave, sh\u00ebrbimi prej eunuku moral e intelektual ndaj Kryeministrit Rama gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve kur ai po drejton Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet edhe p\u00ebr \u2018profesionalizmin\u2019 mjeran e kriminal, t\u00eb pashpirt dhe shkat\u00ebrrimtar q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb menaxhimit, drejtimit dhe fokusimit n\u00eb rrug\u00ebn e duhur t\u00eb mund\u00ebsive reale q\u00eb ka ekonomia shqiptare, duke qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor i atij rr\u00ebnimi vizionar q\u00eb politika e fuqizimit t\u00eb oligarkis\u00eb dhe jo individit dhe familjes shqiptare, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer arratin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe shpopullimin e saj.<\/p>\n<p>Politikat e k\u00ebqija t\u00eb mos-rritjes s\u00eb pagave, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e administrat\u00ebs publike, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur rritjen e p\u00ebrvitshme t\u00eb inflacionit, politikat e goditjes dhe seleksionimit ideologjik t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike, politikat e mb\u00ebshtetjes me th\u00ebrrime t\u00eb biznesit dhe individ\u00ebve gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, jan\u00eb pjell\u00eb e ideologjis\u00eb dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Por m\u00eb kryesorja, vizioni i tij i d\u00ebshtuar ekonomik, p\u00ebr vite me radh\u00eb u val\u00ebvit si flamur suksesi nga qeveria socialiste.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebnohet \u00ebsht\u00eb edhe vizioni i qeveris\u00eb Rama, q\u00eb deri dje mburrej me kanakarin e vet t\u00eb parap\u00eblqyer si ideolog dhe propagandues i mashtrimit, nd\u00ebrsa sot, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar mbytjen e anijes s\u00eb korrupsionit t\u00eb tij, e ka flakur tej si limon i shtrydhur. Ky nd\u00ebshkim nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm Ahmetajt, por gjith\u00eb vizionit ekonomik t\u00eb qeveris\u00eb Rama gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 10 viteve. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkohet e para bashk\u00eb me gjith\u00eb ato afera skandaloze, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb vuajn\u00eb nga pagat e ul\u00ebta, nga mungesa e shpres\u00ebs, e pun\u00ebs, e barazis\u00eb n\u00eb mund\u00ebsi dhe risurse, dhe jan\u00eb detyruar t\u00eb arratisen apo presin nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Faji duhet t\u00eb ishte nd\u00ebshkuar nga drejt\u00ebsia shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e duhur, p\u00ebrpara se zgjedh\u00ebsit t\u00eb shkonin n\u00eb votime, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonin aferat e radh\u00ebs me t\u00eb cilat u blen\u00eb edhe zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit. Qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb kalon \u00ebsht\u00eb krim, kur nuk vendoset drejt\u00ebsi, kurse drejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Historit\u00eb e shumta t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs gati mbi 40 vje\u00e7are me bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, pasi i p\u00ebrdori mir\u00eb e mir\u00eb , ua h\u00ebngri kokat nj\u00eb nga nj\u00eb me radh\u00eb me \u2018hanxharin\u2019 e mpreht\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb e mbante n\u00eb dor\u00eb e tij, dikujt me pushkatim, dikujt me varje n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51141,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-51138","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51138\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}