{"id":51164,"date":"2023-07-13T20:28:20","date_gmt":"2023-07-13T20:28:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51164"},"modified":"2023-07-13T20:28:20","modified_gmt":"2023-07-13T20:28:20","slug":"bardhi-gjiknuri-permendet-ne-te-njejtat-rrethana-si-ahmetaj-do-kete-arrestime-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/13\/bardhi-gjiknuri-permendet-ne-te-njejtat-rrethana-si-ahmetaj-do-kete-arrestime-te-tjera\/","title":{"rendered":"Bardhi: Gjiknuri p\u00ebrmendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana si Ahmetaj, do ket\u00eb arrestime t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratik,e Gazment Bardhi, i cili ishte pjes\u00eb e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve ku u votua p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Arben Ahmetajt, ka zbardhur pjes\u00eb nga provat e dosjes s\u00eb SPAK q\u00eb k\u00ebrkon arrestimin e ish-zv\/Kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lidhje direkte p\u00ebr emisionin Opinion n\u00eb Tv Klan, Bardhi tha se k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr arrestimin e Ahmetajt duhet t\u00eb miratohet sa m\u00eb shpejt pasi rritet rreziku q\u00eb deputeti t\u00eb humbas\u00eb gjurm\u00ebt n\u00eb arrati n\u00ebse nuk kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkova t\u00eb zbatohej ajo k\u00ebrkes\u00eb e ardhur nga Prokuroria, t\u00eb zbvatohet pa vonesa. Nj\u00eb nga arsyet pse Prokuroria k\u00ebrkonte arrest me burg p\u00ebr Ahmetajn, sipas Prokuroris\u00eb, ishte sepse z.Ahmetaj tentonte t\u00eb prishte provat, t\u00eb intimidonte d\u00ebshmitar\u00eb dhe ndikonte n\u00eb proces. Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb humbas\u00eb gjurm\u00ebt e tij\u201d.<\/p>\n<p>Bardhi u shpreh se SPAK e ka dokumentuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfshirjen e Arben Ahmetajt dhe ka faktuar lidhjen e ish-zv\/Kryeministrit me Mirel M\u00ebrtirin.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria ka dokumentuar paligjshm\u00ebrin\u00eb e procedur\u00ebs t\u00eb ndjekur n\u00eb 3 incenerator\u00eb. Ka provuar me dokumente konkrete n\u00eb kompjuterin e Klodian Zotos q\u00eb e gjith\u00eb procedura ishte parap\u00ebrgatitur para se t\u00eb shpallej emergjenca mjedisore. Draft kontrata, projektvendime, veprime q\u00eb do duhet t\u00eb kryente kryteari i bashkis\u00eb ishte p\u00ebrpara se t\u00eb shpallej emergjenca.<\/p>\n<p>\u00c7do let\u00ebr dhe procedur\u00eb ishte realizuar nga zyra private e z.Zoto. Kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar n\u00eb dosje n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimeve elektronike. Prandaj kan\u00eb vepruar si organizat\u00eb e strukturuar kriminale.<\/p>\n<p>Kompania ka propozuar p\u00ebr secilin nga incenerator\u00ebt nj\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ajo q\u00eb miratuar. Kostoja totale p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit ka qen\u00eb 16 milion\u00eb Euro. Pasdite vlera totale \u00ebsht\u00eb ripropozuar 22 milion\u00eb Euro. Kan\u00eb shtuar nj\u00eb vler\u00eb fiktive 5.6 milion\u00eb Euro vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb incenerator. Tjet\u00ebr vler\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar nga kompania dhe tjet\u00ebr vler\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Lidhjet e M\u00ebrtirit me Ahmetajn jan\u00eb t\u00ebr\u00ebisht t\u00eb faktuara q\u00eb n\u00eb 2012. Tigri ishte Mirel M\u00ebrtiri, Arben Ahmetaj ishte fratelo. Ky ishte komunikimi q\u00eb kishin. Mirel M\u00ebrtiri e p\u00ebrdorte influenc\u00ebn e Ahmetajt n\u00eb PS q\u00eb ky i fundit t\u2019i krjonte akses n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>Gjiknuri p\u00ebrmendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana si z.Ahmetaj sikund\u00ebr edhe n\u00eb udh\u00ebtimet apo p\u00ebrfitimet e tjera. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike jan\u00eb t\u00eb dy n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pozit\u00eb\u201d, theksoi Gazment Bardhi.<\/p>\n<p>Deputeti i PD, Gazment Bardhi thot\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb arrestime t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb nivel zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket dosjes hetimore p\u00ebr Arben Ahmetajn. Bardhi tha se sipas tij koka e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb Arben Ahmetaj, por kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: Koka e k\u00ebsaj afere nuk \u00ebsht\u00eb Ahmetaj, por Rama. Nuk ka fuqi Ahmetaj q\u00eb t\u00eb v\u00ebj\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje qeverin\u00eb. Rama ka takuar Ahmetajn, Gjiknurin, nuk ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb takoj\u00eb Zoton e M\u00ebrtirin. Ahmetaj ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb. Kudo ku shkonte Ahmetaj, merrte kompetenca mbi mbikqyrjen e k\u00ebtyre dhe \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrgatitej nga zyra private e Klodiano Zotos. N\u00eb transaksione t\u00eb paligjshme fshihen para korrupsioni t\u00eb dh\u00ebna nga M\u00ebrtiri dhe Zoto. Sipas SPAK, pas \u00e7do veprimi q\u00eb b\u00ebnte Ahmetaj ndodhte nj\u00eb nga k\u00ebto transaksione. Disa prokuror\u00eb brenda SPAK kan\u00eb integritetin e duhur p\u00ebr t\u00eb hetuar t\u00eb pandikuar nga prokuroria dhe k\u00ebta duhet t\u00eb mb\u00ebshteten. Dosja do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej dhe do t\u00eb ket\u00eb arrestime t\u00eb tjera n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe kam besim q\u00eb SPAK do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Bardhi ka inkurajuar SPAK-un t\u00eb vijoj\u00eb hetimet dhe t\u00eb godas\u00eb majtas apo djathtas k\u00ebdo q\u00eb ka abuzuar me pushtetin.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: N\u00eb \u00e7do goditje q\u00eb SPAK do t\u00eb b\u00ebj\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen time. Inkurajoj t\u00eb godasin majtas e djathtas, cilindo q\u00eb ka abuzuar me pushtetin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Bardhi thot\u00eb se SPAK ka b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb ka cop\u00ebtuar dosjen hetimore p\u00ebr incenerator\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb duheshin hetuar si nj\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: SPAK Ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim me pasoj\u00eb n\u00eb hetim q\u00eb e ka ndar\u00eb dhe cop\u00ebzuar dosjen. T\u00eb treja denoncimet e PD duhet t\u00eb ishin bashkuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje dhe t\u00eb hetoheshn si nj\u00eb. Kishte nj\u00eb tentativ\u00eb n\u00eb fillimet e SPAK sepse nuk \u00ebsht\u00eb kaq e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur politikan\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, prandaj duhet t\u2019i japim koh\u00eb. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb kishin marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se sa e cop\u00ebzuan p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb publikut 2 ose 3 emra. Dumani dhe prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb vullnetin p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb hetim deri n\u00eb fund me t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebmet. Nuk mundet q\u00eb SPAK t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebrsa i p\u00ebrket inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incenerator fantazm\u00eb. Bashkia e Tiran\u00ebs paguan mij\u00ebra euro p\u00ebr nj\u00eb objekt q\u00eb nuk ekziston, prandaj SPAK duhet t\u00eb veproj\u00eb sa m\u00eb shpejt dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet konfiskimi i objekteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratik,e Gazment Bardhi, i cili ishte pjes\u00eb e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve ku u votua p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Arben Ahmetajt, ka zbardhur pjes\u00eb nga provat e dosjes s\u00eb SPAK q\u00eb k\u00ebrkon arrestimin e ish-zv\/Kryeministrit. N\u00eb nj\u00eb lidhje direkte p\u00ebr emisionin Opinion n\u00eb Tv Klan, Bardhi tha se k\u00ebrkesa e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-51164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51164"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51164\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}