{"id":51481,"date":"2023-07-18T10:07:54","date_gmt":"2023-07-18T10:07:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51481"},"modified":"2023-07-18T10:07:54","modified_gmt":"2023-07-18T10:07:54","slug":"topalli-fytyra-e-14-majit-tritoli-ne-vaun-e-dejes-arrestimi-i-beljerit-dhe-dhuna-e-fisit-rraja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/18\/topalli-fytyra-e-14-majit-tritoli-ne-vaun-e-dejes-arrestimi-i-beljerit-dhe-dhuna-e-fisit-rraja\/","title":{"rendered":"Topalli: Fytyra e 14 majit, tritoli n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, arrestimi i Beljerit dhe dhuna e fisit Rraja"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja politike e PD n\u00eb Qarkun Lezh\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit 2023, Jozefina Topalli ka denoncuar fars\u00ebn elektorale t\u00eb zhvilluar nga mazhoranca socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp nga selia blu, Topalli theksoi se \u2018fytyra e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit jan\u00eb zgjedhje q\u00eb filluan me tritolin n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs dhe u mbyll\u00ebn me burgosjen e nj\u00eb prej kandidat\u00ebve t\u00eb koalicionit Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Topalli solli n\u00eb v\u00ebmendje ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur me fisin Rraja n\u00eb Kruj\u00eb, ku sipas saj ky \u00ebsht\u00eb thelbi i asaj q\u00eb ka ndodhur jo vet\u00ebm n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Imagjononi t\u00eb flasim p\u00ebr zgjedhje normale n\u00eb nj\u00eb vend ku nj\u00eb fis q\u00eb \u00ebsht\u00eb me pushtet politik dhe ekonomik sillet si n\u00eb ato pamje q\u00eb kan\u00eb tronditur opinionin publik\u2019, u shpreh Topalli.<\/p>\n<p>Gjithashtu drejtuesja politike e PD-s\u00eb n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs, u ndal edhe te ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, t\u00eb cilin e denoncoi se \u2018p\u00ebrdorte telefonat e shok\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe t\u00eb ftonte se do i ndihmonte me leht\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfunduar n\u00eb burg apo p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga burgu, kontingjentet kriminale p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota\u2019.<\/p>\n<p>Sipas Topallit, k\u00ebto ishin zgjedhjet m\u00eb t\u00eb pabarabarta n\u00eb historin\u00eb 30 vje\u00e7are t\u00eb PD-s\u00eb, pasi nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb nj\u00eb force politike ti vidhet vula ti merret dhe emri me vendim gjykate por n\u00ebn presion politik t\u00eb pushtetit aktual.<\/p>\n<p><strong>Topalli:\u00a0<\/strong>Fytyra e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit jan\u00eb zgjedhje q\u00eb filluan me tritolin n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs dhe u mbyll\u00ebn me burgosjen e nj\u00eb prej kandidat\u00ebve t\u00eb koalicionit Bashk\u00eb Fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>Fytyra e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi deri te t\u00eb burgosurit n\u00eb burgje t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb deformuar rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme \u00ebsht\u00eb krejt jorealiste nj\u00ebsoj si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb real rezultati i zgjedhjeve t\u00eb shpallura nga KQZ-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e 3 dekadave t\u00eb PD-s\u00eb jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb pabarabarta q\u00eb ka kaluar ndonj\u00ebher\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pabarabartat p\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb fakte dhe ngjarje q\u00eb kan\u00eb ndodhur duke filluar nga p\u00ebrdorimi i shtetit n\u00eb zgjedhje n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar thelbin e asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs, do kisha dashur t\u00eb ftoj secilin prej d\u00ebgjuesve q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb skenat e fisit t\u00eb Rrajave n\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Imagjononi t\u00eb flasim p\u00ebr zgjedhje normale n\u00eb nj\u00eb vend ku nj\u00eb fis q\u00eb \u00ebsht\u00eb me pushtet politik dhe ekonomik sillet si n\u00eb ato pamje q\u00eb kan\u00eb tronditur opinionin publik.<\/p>\n<p>Bandat t\u00eb mb\u00ebshtetura nga politika dhe me para t\u00eb madhe, kan\u00eb vepruar n\u00eb shumic\u00ebn e qarqeve t\u00eb vendit ton\u00eb por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb fokusuar aty ku probabiliteti p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet ishte shum\u00eb shum\u00eb i madh dhe kjo ka ndodhur dhe n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Fisi Rraj\u00ebs ekziston edhe n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs sjellja e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale t\u00eb frikshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Lezh\u00ebs, n\u00eb Bashkin\u00eb e La\u00e7it, n\u00eb Bashkin\u00eb e Shkodr\u00ebs, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Rrogozhin\u00ebs, n\u00eb Bashkin\u00eb e Elbasanit, dhe n\u00eb shum\u00eb rrethe t\u00eb tjera ku n\u00eb qarqe t\u00eb tjera kan\u00eb folur vet\u00eb drejtuesit kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr zgjedhje q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e Kopenhagenit p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s \u00ebsht\u00eb iluzive dhe jasht\u00eb \u00e7do realiteti.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve ne duhet t\u00eb kemi parasysh vet\u00ebm pamjet e videos.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb votosh i lir\u00eb, a mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme n\u00ebse ti dhunohesh, frik\u00ebsohesh apo k\u00ebrc\u00ebnohesh ashtu si\u00e7 kemi par\u00eb pamjet nga familja Rraja.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb kemi n\u00eb shumic\u00ebn e rretheve apo qarqet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb pabarabarta n\u00eb 3 dekada sepse nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb nj\u00eb force politike ti vidhet vula ti merret dhe emri me vendim gjykate por n\u00ebn presion politik t\u00eb pushtetit aktual.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb t\u00eb mos lejohet opozita e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike m\u00eb e madhja n\u00eb opozit\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje as komisoner, as num\u00ebrues, as p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb KQZ, as emrin e forc\u00ebs politike q\u00eb konkurron as emrin e drejtuesit t\u00eb koalicionit.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb rralla dhe t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb historin, ku kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb fuqia e korruptimit nuk ka q\u00ebn\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e pap\u00ebrballueshme se k\u00ebsaj rradhe.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb administrata shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e saj dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e saj p\u00ebr tu p\u00ebrdorur n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb buxheti i shtetit n\u00eb \u00e7do detaj nga tenderat m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm deri te koncesionet m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme t\u00eb p\u00ebrdoreshin si fuqi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb Policia e Shtetit apo drejtor\u00ebt e burgjeve apo t\u00eb p\u00ebrdoreshin bonuset ekonomike apo ndihma ekonomike numri i t\u00eb cil\u00ebve u rrit n\u00eb muajin maj dhe m\u00eb von\u00eb u zvog\u00eblua dhe shkoi aty ku ishte si\u00e7 ka ndodhur k\u00ebsaj here, ama nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ishte p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb drejtuar zgjedhjet lokale n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrdorte telefonat e shok\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe t\u00eb ftonte se do i ndihmonte me leht\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfunduar n\u00eb burg apo p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga burgu p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb realitete dhe thelbi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes dhun\u00ebs dhe paras\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhje p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb rastin kur qytetar\u00ebt si\u00e7 un\u00eb besoj se do ndodhi, do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre shoq\u00ebrore dhe politike p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk lejon m\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb ne jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kemi plot\u00ebsuar asnj\u00eb parim t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme sipas Kart\u00ebs s\u00eb Kopenhagenit, por p\u00ebrkundrazi jemi larguar me vite drit\u00eb prej k\u00ebtyre kritereve, q\u00eb n\u00eb fakt kishte nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb historis\u00eb si n\u00eb vitin 2013 apo n\u00eb 2005 q\u00eb ishim afruar shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebtyre kritereve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja politike e PD n\u00eb Qarkun Lezh\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit 2023, Jozefina Topalli ka denoncuar fars\u00ebn elektorale t\u00eb zhvilluar nga mazhoranca socialiste. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp nga selia blu, Topalli theksoi se \u2018fytyra e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit jan\u00eb zgjedhje q\u00eb filluan me tritolin n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs dhe u mbyll\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-51481","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}