{"id":51988,"date":"2023-07-22T17:21:07","date_gmt":"2023-07-22T17:21:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51988"},"modified":"2023-07-22T17:21:07","modified_gmt":"2023-07-22T17:21:07","slug":"meta-ahmetaj-ka-marre-garanci-per-te-gjitha-vendimet-e-tij-te-rendesishme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/22\/meta-ahmetaj-ka-marre-garanci-per-te-gjitha-vendimet-e-tij-te-rendesishme\/","title":{"rendered":"Meta: Ahmetaj ka marr\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama, fakti q\u00eb ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Meta tha se duket se Ahmetaj ka marr\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ai shtoi se Ahmetaj nuk ka vepruar i vet\u00ebm, por \u00e7do gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe se tani \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i tradhtuar dhe i pambrojtur prej tij.<\/p>\n<p>Lidhur me reagimin e b\u00ebr\u00eb nga Ahmetaj pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr ta arrestuar, ai u shpreh se ish-zv. kryeministri duhet t\u00eb provoj\u00eb se kush e k\u00ebrc\u00ebnon.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista:<\/p>\n<p>PL ka denoncuar e para afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, nd\u00ebrsa SPAK duket se ka nisur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb hap pas hapi, jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me ecurin\u00eb e hetimeve?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb hershme timen, \u2018nd\u00ebrsa hetimet vazhdojn\u00eb me hapin e breshk\u00ebs, korrupsioni dhe grabitja e taksapaguesve vazhdon me shpejt\u00ebsin\u00eb e kangurit\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi disa persona q\u00eb jan\u00eb ndaluar, arrestuar apo shpallur n\u00eb k\u00ebrkim si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i fundit i arratisjes s\u00eb zv. Kryeministrit, por afera vazhdon. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb parat\u00eb vazhdojn\u00eb dhe grabiten.<\/p>\n<p>Si e pat\u00eb ikjen nga hetimi t\u00eb Ahmetajt?<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ne kemi sot figur\u00ebn kryesore t\u00eb 10 viteve n\u00eb qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, Ahmetajn, t\u00eb arratisur, jo vet\u00ebm kaq por dhe q\u00eb ndihet i k\u00ebrc\u00ebnuar sipas deklaratave t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr vet\u00eb qeverin\u00eb dhe Edi Ram\u00ebn. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb figur\u00eb rast\u00ebsore apo pa pesh\u00eb n\u00eb vendimmarrje, por me nr 2 real t\u00eb 10 viteve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb PS, i cili ka qen\u00eb p\u00ebrmbaruesi i t\u00eb gjitha porosive t\u00eb Ram\u00ebs. I ishte deleguar pushtetin, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kompetencave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, i ishte besuar Ahmetajt.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i d\u00ebnuesh\u00ebm, vet\u00eb arratisja e nj\u00eb politikani. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00ebse ka bazueshm\u00ebri deklarimi i tij se po ik\u00ebn se \u00ebsht\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar, dhe nga kush\u2026 Por n\u00eb vler\u00ebsimin tim kjo \u00ebsht\u00eb e pajustifikuar dhe r\u00ebndon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi Edi Ram\u00ebn. Sa i takon \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera, Ahmetaj kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr gjith\u00eb akuzat q\u00eb pretendohet nga organi i akuz\u00ebs. Kryeministri nuk dinte gj\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk e ka d\u00ebgjuar akoma ai q\u00eb nuk ka incenerator n\u00eb Tiran\u00eb? Nuk e di ai q\u00eb drejtori i agjencis\u00eb s\u00eb prokurimeve n\u00eb kryeministris\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb me firm\u00eb e vul\u00eb atij dhe \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7it, q\u00eb procedurat p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, ishin t\u00eb paligjshme? Ia ka dh\u00ebn\u00eb me shkrim personi i tij. Dhe p\u00ebrs\u00ebri ato vendime t\u00eb paligjshme kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb dhe pse jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga ish-ministri i Financave n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo afer\u00eb udh\u00ebhiqet dhe garantohet nga Rama. Me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb jan\u00eb bler\u00eb zgjedhjet n\u00eb 2017, 2021, zgjedhjet lokale dhe financohen edhe shum\u00eb media q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb devijojn\u00eb thelbin e hetimeve, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb afer\u00eb q\u00eb vazhdon.<\/p>\n<p>Reagimi i Ahmetajt\u2026 A kishte mllef p\u00ebr koleg\u00ebt e tij?<\/p>\n<p>Nuk e di dhe kjo p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo q\u00eb duhet se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe q\u00eb un\u00eb e besoj, duke ditur dhe si funksionon Rama, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ahmetaj n\u00eb t\u00eb gjitha vendimmarrjet e tij shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ai mesa duket ka marr\u00eb nj\u00eb garanci\u2026<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qat\u00eb q\u00eb dhe nga nj\u00eb pjes\u00eb e hetimit p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, ai ka kund\u00ebrshtuar fillimisht dhe pasi ka k\u00ebrkuar t\u2019i jepet garanci se kush e financon, dhe ka ardhur nj\u00eb shkres\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashkis\u00eb i ka hapur rrug\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ka qen\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr pasojat, por ka marr\u00eb garanci t\u00eb plot\u00eb. Tani ka ardhur n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb ndihet i tradhtuar dhe i pambrojtur, i shitur sepse garancit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb \u2018ec p\u00ebrpara se je i mbrojtur\u2019. Kjo nuk e leht\u00ebson nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, por kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb ka marr\u00eb, por duhet t\u2019i provoj\u00eb q\u00eb n\u00ebse flet p\u00ebr shok\u00ebt pasojat do jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb dhe rrethin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama, fakti q\u00eb ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet n\u00eb arrati. Meta tha se duket se Ahmetaj ka marr\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ai shtoi se Ahmetaj nuk ka vepruar i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-51988","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51988\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}