{"id":52168,"date":"2023-07-25T11:19:43","date_gmt":"2023-07-25T11:19:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52168"},"modified":"2023-07-25T11:28:20","modified_gmt":"2023-07-25T11:28:20","slug":"rruga-e-korrupsionit-birn-prokuroria-dremiti-mbi-dosjen-e-fondeve-te-be-per-bujqesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/25\/rruga-e-korrupsionit-birn-prokuroria-dremiti-mbi-dosjen-e-fondeve-te-be-per-bujqesine\/","title":{"rendered":"&#8220;Rruga e korrupsionit&#8221;, BIRN: Prokuroria dremiti mbi dosjen e fondeve t\u00eb BE p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zyra Evropiane kund\u00ebr Mashtrimit, OLAF, i nisi hetimet mbi abuzimet me fondet e IPARD mbi baz\u00ebn e ankesave dhe denoncimeve t\u00eb marra nga Shqip\u00ebria, por nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr hetime e dor\u00ebzuar nga OLAF n\u00eb SPAK mbeti n\u00eb vendnum\u00ebro dhe nuk ka ende rezultat prej tre vitesh.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/author\/klodiana-lala\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Klodiana Lala<\/a><\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 maj 2021, nj\u00eb d\u00ebshmitar nga Tirana u lidh p\u00ebrmes aplikacionit Skype me Brukselin p\u00ebr t\u00eb denoncuar nj\u00eb histori abuzimi me fondet e programit t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/ipard-ii\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">IPARD II<\/a>\u00a0dhe Agjencin\u00eb p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural, AZHBR.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb kompjuterit gjendej\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/romeo-nazarko\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Romeo Nazarko<\/a>, 43 vje\u00e7, inxhinier gjeodet n\u00eb profesion dhe ekspert pronash n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr dy hetues t\u00eb Zyr\u00ebs Europiane kund\u00ebr Mashtrimit,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/olaf\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">OLAF<\/a>\u00a0\u2013 institucion i vet\u00ebm i mandatuar p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Nazarko kishte aplikuar n\u00eb vitin 2019 n\u00eb AZHBR p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej 23 hektar\u00ebsh tok\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Ersek\u00eb \u2013 ku planifikonte t\u00eb mbillte g\u00ebshtenja, lajthi, arra dhe bajame n\u00eb nj\u00eb sistem zinxhir zhvillimi me banor\u00ebt e zon\u00ebs. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb dosje voluminoze mbi tavolin\u00ebn e zyr\u00ebs, Nazarko i tha BIRN dy vjet m\u00eb von\u00eb se besonte q\u00eb u skualifikua, pasi nuk ndoqi \u2018rrug\u00ebn e korrupsionit&#8217;.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb ndoqa udh\u00ebzuesit e BE-s\u00eb p\u00ebr aplikant\u00ebt dhe b\u00ebra nj\u00eb dosje super t\u00eb kompletuar. Por e kisha ndar\u00eb mendjen; zero bakshish,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Hetimet trevje\u00e7are t\u00eb OLAF nxit\u00ebn Komisionin Evropian q\u00eb t\u00eb pezullonte n\u00eb mesin e korrikut programin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb publikuar nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.oligarkia.al\/qeveria-mashtroi-letra-e-plote-e-ke-eshte-pezulluar-gjithe-ipard-ii-dhe-eshte-ngrire-ipard-iii\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Oligarkia.al<\/a>, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Agrikultur\u00ebn dhe Zhvillimin Rural njoftonte se OLAF ka evidentuar parregullsi dhe mang\u00ebsi serioze n\u00eb dh\u00ebnien dhe zbatimin e projekteve t\u00eb IPARD II n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa AZHBR ka d\u00ebshtuar sipas tyre q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontrollet e duhura.<\/p>\n<p>\u201cDisa projekte t\u00eb financuara si pjes\u00eb e programit IPARD II u gjet\u00ebn me parregullsi, t\u00eb tilla si krijimi artificial i kushteve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar grante m\u00eb t\u00eb larta, lidhje t\u00eb paligjshme nd\u00ebrmjet ofertuesve, \u00e7mime t\u00eb fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ndrysh\u00ebm nga kontrata e grantit, oferta false etj,\u201d shkruhet n\u00eb letr\u00ebn e Komisionit Europian p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/frida-krifca\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Frida Krifca<\/a>, e cila drejtoi AZHBR-n\u00eb n\u00eb vitet 2017-2021, e relativioi problemin gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb Kuvend, ku ndryshe nga letra e Komisionit Evropian, pretendoi se ishte pezulluar vet\u00ebm nj\u00eb pages\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb kryer 3 vite hetime administrative, por nuk ka prodhuar ende sot nj\u00eb raport t\u00eb gjetjeve. Kemi bashk\u00ebpunuar me OLAF n\u00eb hetim dhe mir\u00ebpresim \u00e7do rekomandim p\u00ebr korrigjim q\u00eb ta zbatojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tej proceset,\u201d tha Krifca, nd\u00ebrsa hodhi posht\u00eb dyshimet p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Hetimi shqiptar n\u00eb vendnum\u00ebro \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Romeo Nazarko, 43-vje\u00e7 u ankua te OLAF pasi aplikimi i tij p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb ferme arror\u00ebsh u refuzua nga AZHBR.<\/p>\n<p>Zyra Evropiane kund\u00ebr Mashtrimit, OLAF, nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi institucion q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb hetime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb menaxhuar fondet e programit IPARD II nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/agjencia-per-zhvillim-bujqesor-dhe-rural\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2020, OLAF angazhoi edhe prokurorin\u00eb shqiptare p\u00ebrmes nj\u00eb informacioni dhe k\u00ebrkese p\u00ebr hetim t\u00eb fondeve t\u00eb AZHBR, por \u00e7\u00ebshtja mbeti n\u00eb vendnum\u00ebro dhe nuk ka ende nj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi tregojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr programin IPARD II u regjistrua fillimisht n\u00eb SPAK dhe hetimet u ndoq\u00ebn nga prokurori Klodian Braho.<\/p>\n<p>Por dy vjet pas regjistrimit t\u00eb procedimit penal, SPAK shpalli moskompetenc\u00ebn dhe ia p\u00ebrcolli dosjen Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/prokuroria-e-tiranes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Prokuroria e Tiran\u00ebs<\/a>\u00a0i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se bazuar mbi aktet e shpalljes s\u00eb moskompetenc\u00ebs nga SPAK, kishte regjistruar nj\u00eb procedim penal n\u00eb lidhje me programin IPARD II m\u00eb 17 n\u00ebntor 2022.<\/p>\n<p>\u201cNga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, moskompetenca \u00ebsht\u00eb shpallur pasi kan\u00eb munguar element\u00ebt e veprave penale t\u00eb korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,\u201d deklaroi Prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs e regjistroi procedimin p\u00ebr akuzat e falsifikimit t\u00eb dokumenteve dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb parashikuara nga nenet 186 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal. Por tet\u00eb muaj m\u00eb pas, nuk ka ende persona p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit nuk ka persona t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb regjistruar emri n\u00eb regjistrin e njoftimeve t\u00eb vepr\u00ebs penale,\u201d deklaroi Prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr arsyet e shpalljes s\u00eb moskompetenc\u00ebs, prokurori i SPAK, Klodian Braho tha se nuk mund t\u00eb komentonte pasi \u201cprocedurat ishin n\u00eb proces\u201d.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Denoncimi te OLAF<\/strong><\/p>\n<p>Programi IPARD ofron dhjet\u00ebramilion\u00eb euro n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb vendet e tjera an\u00ebtare p\u00ebr kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqip\u00ebris\u00eb mbi 71 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihm\u00ebn n\u00eb mas\u00ebn 146 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Programi ofron kryesisht mb\u00ebshtetje p\u00ebr investimet n\u00eb pasurit\u00eb fizike t\u00eb fermave bujq\u00ebsore, investimet n\u00eb lidhje me p\u00ebrpunimin dhe tregtimin e produkteve bujq\u00ebsore dhe peshkimit si dhe diversifikimin e k\u00ebtyre fermave.<\/p>\n<p>Romeo Nazarko i tha BIRN se u ankua te Zyra Evropiane kund\u00ebr Mashtrimit, OLAF, pasi t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta adresuar shqet\u00ebsimin e tij n\u00eb institucionet vendase d\u00ebshtuan. Ai pretendoi gjithashtu se gjat\u00eb k\u00ebtij kalvari, persona t\u00eb ndrysh\u00ebm e kishin adresuar tek i nj\u00ebjti zyrtar i AZHBR p\u00ebr \u2018t\u00eb zgjidhur problemin&#8217;.<\/p>\n<p>Nazarko shtoi se para se aplikimi i tij t\u00eb refuzohej, AZHBR i kishte k\u00ebrkuar fillimisht t\u00eb rifresonte dokumentacionin p\u00ebr 21 pika, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebrtetim nga Agjencia e Mjedisit q\u00eb projekti i tij p\u00ebr mbjelljen e pem\u00ebve nuk do t\u00eb shkaktonte d\u00ebme n\u00eb mjedis \u2013 nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb ndon\u00ebse e quajti absurde, e plot\u00ebsoi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb dyt\u00eb, AZHBR ngriti pretendime p\u00ebr kontrat\u00ebn e qiras\u00eb s\u00eb tok\u00ebs me bashkin\u00eb e Ersek\u00ebs dhe i k\u00ebrkoi nj\u00eb kontrat\u00eb n\u00ebn-qiraje, q\u00eb sipas tij nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kisha p\u00ebsuar nj\u00eb humbje prej 20 mij\u00eb eurosh,\u201d tha Nazarko, nd\u00ebrsa shtoi se i kishte paralajm\u00ebruar drejtuesit e AZHBR-s\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi se do t\u00eb b\u00ebnte ankes\u00eb pran\u00eb OLAF.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ishte thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar nga Prokuroria shqiptare, Nazarko u p\u00ebrgjigj shkurt \u201cJO\u201d.\/<strong>Reporter.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zyra Evropiane kund\u00ebr Mashtrimit, OLAF, i nisi hetimet mbi abuzimet me fondet e IPARD mbi baz\u00ebn e ankesave dhe denoncimeve t\u00eb marra nga Shqip\u00ebria, por nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr hetime e dor\u00ebzuar nga OLAF n\u00eb SPAK mbeti n\u00eb vendnum\u00ebro dhe nuk ka ende rezultat prej tre vitesh. Nga Klodiana Lala M\u00eb 4 maj 2021, nj\u00eb d\u00ebshmitar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52169,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-52168","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52168\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}