{"id":52396,"date":"2023-07-28T08:40:20","date_gmt":"2023-07-28T08:40:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52396"},"modified":"2023-07-28T08:40:20","modified_gmt":"2023-07-28T08:40:20","slug":"dash-denoncon-sektin-rama-per-pastrim-parash-dhe-korrupsion-sistemik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/28\/dash-denoncon-sektin-rama-per-pastrim-parash-dhe-korrupsion-sistemik\/","title":{"rendered":"DASH denoncon sektin Rama p\u00ebr pastrim parash dhe korrupsion sistemik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 27 korrik 2023, Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) publikoi Raportin mbi Klim\u00ebn e Investimeve p\u00ebr vitin 2023 n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb mprehta. \u00cbsht\u00eb ndoshta vrojtimi i DASH m\u00eb denoncues dhe kritik i viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Raporti cil\u00ebson se \u201cInvestitor\u00ebt e huaj e perceptojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. Ata p\u00ebrmendin korrupsionin e vazhduesh\u00ebm n\u00eb sektorin publik, gjyq\u00ebsor, prokurimet publike, konkurrenc\u00ebn e pandershme dhe t\u00eb shtremb\u00ebruar, ekonomin\u00eb e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta n\u00eb legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb kontratave si sfida t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr investimet dhe t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.state.gov\/reports\/2023-investment-climate-statements\/albania\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(https:\/\/www.state.gov\/reports\/2023-investment-climate-statements\/albania\/, paragrafi i tet\u00eb i P\u00ebrmbledhjes Ekzekutive).<\/a><\/p>\n<p><strong>Pse kemi r\u00ebn\u00eb kaq fort n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit?<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti Amerikan i Shtetit p\u00ebrmend se n\u00eb vitin 2022, n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb Transparency International, Shqip\u00ebria renditej e 101-a nga 180 vende. N\u00eb vet\u00ebm shtat\u00eb vitet e fundit, Shqip\u00ebria ka zbritur 18 vende n\u00eb klasifikimin e Transparency International.<\/p>\n<p>Transparency International p\u00ebrdor nj\u00eb sistem llogaritjeje t\u00eb indeksit t\u00eb perceptimit t\u00eb korrupsionit, nga zero n\u00eb 100 pik\u00eb, ku zero \u00ebsht\u00eb niveli m\u00eb i lart\u00eb i korrupsionit dhe 100 pik\u00eb do t\u00eb thot\u00eb munges\u00eb korrupsioni. N\u00eb Raportin e tij, t\u00eb publikuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Transparency International i jep vendit ton\u00eb vet\u00ebm 36 pik\u00eb, ose dy pik\u00eb larg vendit m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Evrop\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Bosnje-Hercegovina me 34 pik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sipas Transparency International, n\u00eb 5 vitet e fundit(2017-2022), Shqip\u00ebria nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pik\u00ebve. Organizata prestigjoze konkludon se mos-p\u00ebrparimi n\u00ebnkupton se vendi ka d\u00ebshtuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/strong><\/p>\n<p>Transparency International thekson se performanca e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar, ve\u00e7an\u00ebrisht kur flitet p\u00ebr rreziqe politike, p\u00ebrfshir\u00eb patronazhimin dhe nepotizmin, shk\u00ebmbimin e ndereve, vendet e p\u00ebrcaktuara t\u00eb pun\u00ebs, mbajtjen sekret t\u00eb financimit t\u00eb partive publike dhe lidhje t\u00eb ngushta e t\u00eb dyshimta mes biznesmen\u00ebve dhe politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr DASH dhe Transparency International, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb na v\u00ebzhgon, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pse ka ndodhur kjo r\u00ebnie n\u00eb klasifikim.<\/p>\n<p>Cilesimet e Departamentit Amerikan te Shtetit jane duksh\u00ebm m\u00eb pezhorative se cilesimet e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, pasi k\u00ebt\u00eb vit DASH ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raport pastrimin e parave dhe korrupsionin e vazhduesh\u00ebm e sistemik n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb raport, DASH thekson se \u201dShqip\u00ebria ka nj\u00eb sektor t\u00eb madh informal dhe aktivitete t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Task Forca e Veprimit Financiar p\u00ebr Pastrimin e Parave (FATF) e p\u00ebrfshiu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb list\u00ebn e saj gri n\u00eb vitin 2020 dhe vendi vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr vitin 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive strategjike n\u00eb adresimin e shqet\u00ebsimeve t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i t\u00eb ardhurave t\u00eb paligjshme nga trafiku i drog\u00ebs, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtremb\u00ebron konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg\u201d (https:\/\/www.state.gov\/reports\/2023-investment-climate-statements\/albania\/, paragrafi i n\u00ebnd\u00eb i P\u00ebrmbledhjes Ekzekutive). Paragrafi i n\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar i gjithi k\u00ebt\u00eb vit dhe nuk ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb raportet e DASH, p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Pastrimi i parave-njolla e turpit q\u00eb sekti Rama vendosi mbi imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pastrimi i parave q\u00eb kryhet intensiv n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb sot \u00ebsht\u00eb njolla e zez\u00eb e turpit q\u00eb ka vendosur sekti Rama n\u00eb qeverisje, mbi imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ishte ky sekt q\u00eb n\u00eb vitin 2020 e p\u00ebrfshiu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb List\u00ebn Gri t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb MONEYVAL. Vendi u klasifikua p\u00ebr risqet dhe pastrimin real t\u00eb parave t\u00eb pista n\u00eb \u00e7do renditje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga Instituti i Basel-it, SELDI e deri tek raporti i DASH, duke theksuar tre sektor\u00ebt ky\u00e7\u00eb ku pastrimi i parave ndodh, q\u00eb jan\u00eb :<\/p>\n<p>Turizmi<br \/>\nNd\u00ebrtimi dhe<br \/>\nLoj\u00ebrat e fatit<\/p>\n<p>Me denoncimin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb raportin e tij t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, tashm\u00eb pastrimi i parave n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb zyrtar. DASH shkon edhe m\u00eb larg. Thekson se edhe me fonde publike, me koncesione, me PPP, po pastrohen para n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas \u201cRaportit t\u00eb Tranzicionit p\u00ebr vitet 2022-2023\u201d, t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim(BERZH), cil\u00ebsia e qeverisjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim.\u00a0Kapja e shtetit dhe pastrimi i parave u identifikuan nga raporti i BERZH si probleme serioze, q\u00eb pengojne procesin e integrimit n\u00eb BE. Sipas BERZH, pothuajse 3 % e vler\u00ebs s\u00eb qarkullimit t\u00eb firmave n\u00eb Shqip\u00ebri (vlera m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb rajonet e BERZH) shpenzohet p\u00ebr pagesa informale, n\u00eb krahasim me m\u00eb pak se 0,01 % n\u00eb ekonomit\u00eb e p\u00ebrparuara, si Estonia dhe Letonia. Raporti kritik i BERZH vjen pas shum\u00eb gjetjesh dhe konkluzionesh kritike dhe alarmante nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Transparency International, SELDI, FMN dhe Banka Bot\u00ebrore, lidhur me nivelin e korrupsionit, t\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit tek ne.<\/p>\n<p><strong>Investuesit e huaj shantazhohen nga administrata, media dhe grupet kriminale<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Raportin e Deprtamentit Amerikan t\u00eb Shtetit nuk ka patur nj\u00eb pasazh kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e problematik, sa n\u00eb paragrafin e dhjet\u00eb t\u00eb P\u00ebrmbledhjes Ekzekutive t\u00eb Raportit p\u00ebr Klim\u00ebn e Investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri 2023. \u00a0\u201cAkuzat p\u00ebr korrupsion jan\u00eb t\u00eb zakonshme dhe investitor\u00ebt shpesh raportojn\u00eb se ata b\u00ebhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale\u201d. Nuk mund t\u00eb denoncohet m\u00eb qart\u00eb! Sipas DASH, investitor\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri shantazhohen nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb, krimi dhe media. Ndryshe nga raportet e kaluara, kur e cil\u00ebsonte korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri si endemik, k\u00ebt\u00eb vit Depertamenti i Shtetit p\u00ebrdor fjal\u00ebn sistemik, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri. Korrupsioni sistemik n\u00ebnkupton se kjo dukuri \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha poret e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb e drep\u00ebrdrejt\u00eb ngrihet mbi qeverin\u00eb. \u201cInvestitor\u00ebt raportojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frekuente raste t\u00eb korrupsionit t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb cilat vonojn\u00eb dhe parandalojn\u00eb investimet n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d (https:\/\/www.state.gov\/reports\/2023-investment-climate-statements\/albania\/, paragrafi i dhjet\u00eb i P\u00ebrmbledhjes Ekzekutive).<\/p>\n<p>Edhe kjo fjali, e cila akuzon drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr korrupsion, \u00ebsht\u00eb shtuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb raportin e k\u00ebtij viti, pasi nuk ka qen\u00eb n\u00eb vitet e kaluara. Dhe nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe me cil\u00ebsimet e DASH, pasi zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatisin raportin shohin se jan\u00eb t\u00eb panumurta denoncimet n\u00eb median e pavarur shqiptare t\u00eb shkeljeve t\u00eb institucioneve kryesore prokuruese shqiptare, si Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FSHZH).<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga ajo e Infrastruktur\u00ebs flasin p\u00ebr kosto t\u00eb rritura me her\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb km rrug\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit. Kostot kan\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e nd\u00ebrtuara me para nga Buxheti i Shtetit, n\u00eb krahasim me financimet dhe huat\u00eb e buta nga donator\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, kostot p\u00ebr nj\u00ebsi (kilomet\u00ebr) me fonde t\u00eb huaja jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato me fonde buxhetore t\u00eb brendshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2022. K\u00ebshtu, nj\u00eb kilomet\u00ebr rrug\u00eb e kategoris\u00eb C, me financim t\u00eb brendsh\u00ebm, kushtoi n\u00eb vitin 2020 mesatarisht 667 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb kategori e till\u00eb me financim t\u00eb huaj kushtoi 111 milion\u00eb lek\u00eb, ose 6 her\u00eb m\u00eb pak. Korrupsioni dhe mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb tenderat publik\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebt, me para t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, p\u00ebrb\u00ebn ar\u00ebsyen madhore pse Banka Bot\u00ebrore, nj\u00eb nga financueset kryesore t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve publike n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb vitet 1996-2012, \u00ebsht\u00eb larguar nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb projektet tona t\u00eb infrastruktur\u00ebs rrugore, pas vitit 2013.<\/p>\n<p><strong>* * *<\/strong><\/p>\n<p>Krahas boshatisjes s\u00eb vendit, kapjes s\u00eb shtetit, ligjeve t\u00eb qepura me porosi, masakr\u00ebs me pronat e qytetareve dhe atyre publike, braktisjes s\u00eb shtresave n\u00eb nevoj\u00eb dhe biznesit gjat\u00eb pandemis\u00eb dhe m\u00eb tej periudh\u00ebs s\u00eb inflacionit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb shkaktuar nga agresioni i Putin n\u00eb Ukrain\u00eb, pastrimi i parave dhe korrupsioni sistemik, t\u00eb theksuara duksh\u00ebm m\u00eb 27 korrik 2023 nga Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb raportin e tij p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb denoncimin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb paudh\u00ebsive t\u00eb sektit Rama n\u00eb k\u00ebto 10 vite t\u00eb (keq)qeverisjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ M\u00eb 27 korrik 2023, Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) publikoi Raportin mbi Klim\u00ebn e Investimeve p\u00ebr vitin 2023 n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb mprehta. \u00cbsht\u00eb ndoshta vrojtimi i DASH m\u00eb denoncues dhe kritik i viteve t\u00eb fundit. Raporti cil\u00ebson se \u201cInvestitor\u00ebt e huaj e perceptojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-52396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52396\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}