{"id":52517,"date":"2023-07-29T09:16:03","date_gmt":"2023-07-29T09:16:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52517"},"modified":"2023-07-29T09:16:03","modified_gmt":"2023-07-29T09:16:03","slug":"kur-gjoka-thurte-plane-per-vrasjet-rama-e-shpallte-investitor-strategjik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/07\/29\/kur-gjoka-thurte-plane-per-vrasjet-rama-e-shpallte-investitor-strategjik\/","title":{"rendered":"Kur Gjoka thurte plane p\u00ebr vrasjet, Rama e shpallte investitor strategjik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb operacion i nisur fal\u00eb informacioneve t\u00eb sjella nga drejt\u00ebsia franceze solli arrestimin e P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, i shpallur nga qeveria \u201cRama\u201d si investitor strategjik, krahas dy drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, nj\u00eb prokurori dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasje, trafik, korrupsion e arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/strong><\/p>\n<p><strong>BIRN<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebllumb Gjoka, 49 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama \u201cinvestitor strategjik\u201d me nj\u00eb projekt q\u00eb planifikonte investimin e 52 milion\u00eb eurove n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb virgj\u00ebr n\u00eb plazhin e Velipoj\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb s\u00eb cilit, shteti shqiptar angazhonte burimet e taksapaguesve p\u00ebr t\u00eb siguruar furnizim me uj\u00eb, drita, kanalizime e sh\u00ebrbime t\u00eb tjera publike. Por nj\u00eb dosje hetimore e ardhur nga Franca n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, b\u00ebri q\u00eb Gjoka, pronar hotelesh n\u00eb Shkod\u00ebr e n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb arrestohej si figur\u00eb ky\u00e7e e nj\u00eb grupi t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasje dhe porositje atentatesh si dhe p\u00ebr korrupsion aktiv t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb.<\/p>\n<p>U desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 36 or\u00eb operacion intensiv nga\u00a0Policia e Shtetit\u00a0dhe\u00a0SPAK, nga m\u00ebngjesi i s\u00eb enjtes deri n\u00eb pasdreken e s\u00eb premtes, q\u00eb SPAK dhe policia t\u00eb jepnin njoftime zyrtare mbi \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, hetimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur nga ndihma e\u00a0Eurojust,\u00a0Europol, Autoritetet Gjyq\u00ebsore Franceze dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze.<\/p>\n<p>N\u00eb pranga p\u00ebrfunduan dy zyrtar\u00eb policie,\u00a0Oltion Bistri, ish- shefi i Drejtoris\u00eb s\u00eb Forc\u00ebs Operacionale dhe\u00a0Ardit Hasanbega, ish punonj\u00ebs policie. Edhe prokurori i Kuk\u00ebsit,\u00a0Xhevahir Lita\u00a0p\u00ebrfundoi i arrestuar pasi t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit zbuluan bashk\u00ebpunim t\u00eb tij me Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb total, SPAK ka marr\u00eb autorizim nga gjykata p\u00ebr 15 arrestime, por vet\u00ebm gjasht\u00eb persona p\u00ebrfunduan n\u00eb pranga, nd\u00ebrsa n\u00ebnt\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p><strong>Vrasje dhe hotele<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebllumb Gjoka \u00ebsht\u00eb pronar i kompanis\u00eb Imperial Group, me aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e investimeve n\u00eb turiz\u00ebm dhe n\u00eb loj\u00ebrat e fatit krahas bizneseve t\u00eb tjera. N\u00eb vitin 2021, qeveria shqiptare i dha k\u00ebsaj kompanie statusin Investitor Strategjik p\u00ebr projektin Silver Sand Resort, nj\u00eb projekt masiv q\u00eb duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 113 mij\u00eb metra katror\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve t\u00eb publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat, nj\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb financohej nga shitja gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb apartamenteve dhe vilave. Qeveria i dha plazhin p\u00ebrgjat\u00eb zon\u00ebs zhvillimore subjektit p\u00ebr shfryt\u00ebzim ekskluziv p\u00ebr tridhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb statusit, taksapaguesit shqiptar\u00eb duhej t\u00eb subvenciononin furnizimin e zon\u00ebs me energji elektrike, p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb linje t\u00eb re, furnizimin me uj\u00eb dhe heqjen e uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka dh\u00ebn\u00eb deri tani pes\u00ebdhjet\u00eb statuse t\u00eb tilla p\u00ebrmes ligjit kontrovers t\u00eb investimeve strategjike, miratuar fillimisht n\u00eb vitin 2015 si nj\u00eb ligj i p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb autoritetet publike, p\u00ebrfshir\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, ishin duke punuar ethsh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb investitorit strategjik, Gjoka dyshohet se ka qen\u00eb duke urdh\u00ebruar vrasje. Mbi t\u00eb aktualisht r\u00ebndon akuza \u201cVrasja me paramendim\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale\u201d. Sipas njoftimit t\u00eb policis\u00eb, kjo akuz\u00eb lidhet me vrasjen n\u00eb 9 gusht 2020 t\u00eb shtetasit Gj. N. (B.). Ai akuzohet gjithashtu edhe p\u00ebr dy raste t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cSigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d si dhe p\u00ebr korrupsion aktiv t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e grupit akuzohen p\u00ebr 12 vepra penale, mes t\u00eb cilave vrasje, heqje e paligjshme e liris\u00eb, trafikim narkotik\u00ebs, pastrim parash, t\u00eb kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb struktuar kriminal. Nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt e arrestuar akuzohen p\u00ebr korrupsion, shp\u00ebrdorim detyre dhe ekspertime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Hetimet e SPAK kan\u00eb mundur t\u00eb hedhin drit\u00eb mbi disa atentate t\u00eb ndodhura gjat\u00eb viteve 2019- 2022; mes t\u00eb cil\u00ebve mbeti i vrar\u00eb Gjon Bori\u00e7i n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs. Plane p\u00ebr t&#8217;u vrar\u00eb u thur\u00ebn edhe kund\u00ebr Ibrahim Licit, Dorian Dulit, Genc Tafilit, Taulant Pep\u00ebs dhe Kleanth Musabelliut.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb dokumentuar gjithashtu vepra penale t\u00eb kryera nga zyrtar\u00eb publik\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb nivelit drejtues, punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb drejtues, si dhe prokuror, t\u00eb cil\u00ebt c\u00ebnonin funksionimin e rregullt t\u00eb shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit,\u201d citohet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ushtruar kontroll n\u00eb 26 banesa dhe ambjente ku jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale shuma monetare, automjete t\u00eb ndryshme, telefona, arm\u00eb zjarri t\u00eb ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me t\u00eb cilat monitoreshin ambjente t\u00eb jashtme n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion i nisur fal\u00eb informacioneve t\u00eb sjella nga drejt\u00ebsia franceze solli arrestimin e P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, i shpallur nga qeveria \u201cRama\u201d si investitor strategjik, krahas dy drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, nj\u00eb prokurori dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasje, trafik, korrupsion e arm\u00ebmbajtje pa leje. BIRN P\u00ebllumb Gjoka, 49 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52416,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-52517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}