{"id":52827,"date":"2023-08-02T17:12:13","date_gmt":"2023-08-02T17:12:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52827"},"modified":"2023-08-02T17:12:13","modified_gmt":"2023-08-02T17:12:13","slug":"voa-doshi-nje-aleat-politik-i-edi-rames-pershkruhet-si-kreu-i-nje-sindikate-krimi-ne-australi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/02\/voa-doshi-nje-aleat-politik-i-edi-rames-pershkruhet-si-kreu-i-nje-sindikate-krimi-ne-australi\/","title":{"rendered":"VOA: Doshi, nj\u00eb aleat politik i Edi Ram\u00ebs, p\u00ebrshkruhet si kreu i nj\u00eb sindikate krimi n\u00eb Australi"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb, platforma hulumtuese, Projekti p\u00ebr Raportimin e Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, publikoi nj\u00eb hulumtim t\u00eb bazuar n\u00eb dosjet e Komisionit Australian p\u00ebr Zbulimin e Veprimtarive Kriminale q\u00eb identifikon biznesmenin dhe ish deputetin shqiptar, Tom Doshi si drejtues t\u00eb nj\u00eb grup kriminal n\u00eb Australi, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikim narkotik\u00ebsh, pastrim parash dhe shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb emigracionit. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb dyshimet p\u00ebr lidhjet e zotit Doshi me krim t\u00eb organizuar n\u00eb Australi, ku kishte jetuar n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890, b\u00ebhen publike. Doshi \u2013 nj\u00eb aleat politik i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama &#8211; p\u00ebrshkruhet si kreu i nj\u00eb sindikate krimi n\u00eb Australi. Zoti Doshi i ka mohuar akuzat. Por, redaktori Brian Fitzpatrick nga Platforma Hulumtuese p\u00ebr Raportimin e Krimit t\u00eb organizuar dhe Korrupsionit, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, thot\u00eb se dosjet e komisionit australian ofrojn\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre grupeve kriminale shqiptare dhe rrezikut q\u00eb ato paraqesin p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Australis\u00eb.<\/p>\n<p>Redaktori Brian Fitzpatrick thot\u00eb se n\u00eb Australi gjat\u00eb viteve 2000 u krijuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrjetesh t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar, q\u00eb merreshin me trafikim qeniesh njer\u00ebzore, pastrim parash dhe kontraband\u00eb drogash. Rrjetet ishin t\u00eb organizuara mbi baza klanore. Nj\u00eb prej tyre, sipas redaktorit Fitzpatrick, ishte rrjeti i supozuar i politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi. Sipas dosjeve t\u00eb autoriteteve australiane, k\u00ebto grupe, aktive t\u00eb pakt\u00ebn deri vitin 2020, jan\u00eb t\u00eb shtrira p\u00ebrgjat\u00eb disa qyteteve australiane, p\u00ebrfshir\u00eb Melbournin, Adelaiden dhe Perthin.<\/p>\n<p>\u201cKemi shqyrtuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh nga Komisioni australian p\u00ebr Zbulimin e Veprimtarive Kriminale, N\u00eb to skicohet se si krimi i organizuar shqiptar, q\u00eb vepronte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb klanor, ka krijuar nj\u00eb perandori kriminale n\u00eb Australi q\u00eb nga viti 2000. Raportet p\u00ebrshkruajn\u00eb se si grupet e krimit t\u00eb organizuar shqiptar shfyt\u00ebzojn\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e sistemit t\u00eb emigracionit dhe p\u00ebrmes trafikimit t\u00eb drog\u00ebs, kontrabandimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe duke shfryt\u00ebzuar pasaportat e p\u00ebrfituara me mashtrime dhe dokumente t\u00eb falsifikuara emigracioni sigurojn\u00eb hyrjen n\u00eb Australi. N\u00eb momentin q\u00eb hyjn\u00eb aty, vazhdojn\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb sistemin, duke shfryt\u00ebzuar procesin e st\u00ebrzgjatur t\u00eb vizave p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Australi dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebrfshihen n\u00eb vep\u00ebrimtari kriminale\u201d, thot\u00eb zoti Fitzpatrick.<\/p>\n<p>Sipas tij, mes tyre \u00ebsht\u00eb edhe rrjeti q\u00eb agjencia australiane pretendon se udh\u00ebhiqej nga zoti Doshi dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij t\u00eb gjer\u00eb. Tet\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij rrjeti jan\u00eb kush\u00ebrinj t\u00eb zotit Doshi dhe jan\u00eb subjekt hetimesh nga autoritetet australiane p\u00ebr trafikim droge dhe pastrim parash gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Aktivitetet e tyre p\u00ebrfshijn\u00eb kultivimin e kanabisit dhe p\u00ebrdorimin e fitimeve nga shitja e tij p\u00ebr importimin e kokain\u00ebs n\u00eb Australi. Ato q\u00eb p\u00ebrshkruan raporti australian i zbulimit, sipas zotit Fitzpatrick, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb afatgjate t\u00eb organizimit t\u00eb k\u00ebtyre grupeve.<\/p>\n<p>\u201cDosjet p\u00ebrmbajn\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr pes\u00eb cikle t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar n\u00eb Australi. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb rekrutimin e k\u00ebtyre njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri, d\u00ebrgimin e tyre n\u00eb Australi, duke u premtuar pun\u00eb dhe duke p\u00ebrdor\u00eb dokumente t\u00eb dyshimta p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Australi, ku m\u00eb pas p\u00ebrfshihen n\u00eb aktivitete kriminale, deri sa kapen dhe d\u00ebbohen nga vendi. Jan\u00eb mjaft t\u00eb detajuara dhe tregojn\u00eb se k\u00ebto grupe nuk lindin organikisht, ato kan\u00eb nj\u00eb plan afatgjat\u00eb n\u00eb mendje, kur i d\u00ebrgojn\u00eb njer\u00ebzit drejt Australis\u00eb. E din\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb,\u201d theksoi zoti Fitzpatrick.<\/p>\n<p>Zoti Doshi, i cili q\u00eb nga viti 1997 ka kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Australi, i ka mohuar pretendimet e autoriteteve australiane. Ai ka mohuar se drejton nj\u00eb organizat\u00eb krimi n\u00eb Australi dhe ka hedhur posht\u00eb pretendimet se nj\u00eb rrjet i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Por, zoti Fitzpatrick thot\u00eb, se ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuz\u00eb ndaj zotit Doshi, raporti australian ngre shqet\u00ebsim p\u00ebr aktivitetin e klaneve kriminale me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb raporte t\u00eb agjencive t\u00eb zbulimit dhe t\u00eb policis\u00eb. Nuk ka akuz\u00eb t\u00eb ngitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ndaj zotit Doshi n\u00eb Australi, SHBA apo Britanin\u00eb e Madhe me sa dim\u00eb, dhe ai mbetet i pafajsh\u00ebm derisa t\u00eb d\u00ebshmohet ndryshe. Por, k\u00ebto dosje gjithsesi krijojn\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb qart\u00eb rreth klaneve, jo vet\u00ebm t\u00eb tij, por edhe klaneve tjera, dhe rrezikun q\u00eb ato paraqesin p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Australis\u00eb,\u201d thot\u00eb zoti Fitzpatrick.<\/p>\n<p>Raporti australian p\u00ebrqendrohet n\u00eb rastin e dy nipave t\u00eb zotit Doshit, t\u00eb cil\u00ebt sipas autoriteteve, kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebrfitimet nga kultivimi i kanabisit p\u00ebr t\u00eb importuar kokain\u00eb dhe meta-amfetamin\u00eb n\u00eb Australi. Nj\u00ebrit prej tyre \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe ndaj tij \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuza p\u00ebr trafikim narkotik\u00ebsh dhe pastrim parash, pasi policia gjeti nj\u00eb sasi kokaine me vler\u00eb prej 1 milion dollar\u00ebsh t\u00eb fshehur n\u00eb nj\u00eb aparat p\u00ebr prodhim tymi.<\/p>\n<p>Raporti i Projektit p\u00ebr Krim t\u00eb Organizuar dhe Korrupsion, po ashtu konfirmon edhe z\u00ebrat, q\u00eb u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr rastin e ish agjentit t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal, se ishte biznesmeni shqiptar Tom Doshi ai q\u00eb i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb agjentit t\u00eb FBI-s\u00eb, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb zoti Doshi pretendonte, se ishte nj\u00eb komplot p\u00ebr ta vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zotit Fitzpatrick, agjenti McGonigal e kishte takuar zotin Doshi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIsh agjenti McGonigal akuzohet p\u00ebr takime me nj\u00eb num\u00ebr biznismen\u00ebsh dhe politikan\u00ebsh, por n\u00eb aktpadi nuk jepen emrat e tyre. Ai \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka marr\u00eb shuma t\u00eb caktuara parash nga nj\u00eb shqiptar n\u00eb SHBA. N\u00eb njer\u00ebn nga aktakuzat, thuhet se ai u takua me nj\u00eb biznismen dhe politikan, q\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb komplot p\u00ebr vrasjen e tij. Dhe raportimi yn\u00eb zbulon se ky person, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb Tom Doshi. Nj\u00eb nga burimet na tha se takimi ishte shum\u00eb miq\u00ebsor. Takimi ndodhi para se zoti Doshi t\u00eb shpallej persona non-grata nga SHBA-t\u00eb. M\u00eb pas edhe vet zoti Doshi na e konfirmoi takimin, por, ai ofroi nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr, duke th\u00ebn\u00eb se ishte zoti McGonigal q\u00eb e kishte k\u00ebrkuar takimin, kur n\u00eb fakt burimet tona tregonin se fjala ishte p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr,\u201d thot\u00eb zoti Fitzpatrick.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, zoti Doshi ka q\u00ebn\u00eb an\u00ebtar parlamenti p\u00ebr tri mandate si an\u00ebtar i Partis\u00eb Socialiste dhe kryeson Partin\u00eb Social-Demokrate. N\u00eb vitin 2018, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ia ndaluan udh\u00ebtimin n\u00eb Amerik\u00eb atij dhe familjes, p\u00ebr shkak \u201ct\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb gj\u00ebra.\u201d<strong>\/VOA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb, platforma hulumtuese, Projekti p\u00ebr Raportimin e Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, publikoi nj\u00eb hulumtim t\u00eb bazuar n\u00eb dosjet e Komisionit Australian p\u00ebr Zbulimin e Veprimtarive Kriminale q\u00eb identifikon biznesmenin dhe ish deputetin shqiptar, Tom Doshi si drejtues t\u00eb nj\u00eb grup kriminal n\u00eb Australi, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikim narkotik\u00ebsh, pastrim parash dhe shkelje t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52353,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-52827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52827"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52827\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}