{"id":52944,"date":"2023-08-03T17:33:51","date_gmt":"2023-08-03T17:33:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52944"},"modified":"2023-08-03T17:33:51","modified_gmt":"2023-08-03T17:33:51","slug":"kamerat-dhe-kullat-1-2-milion-euro-qe-do-monitoronin-kontrabande-e-lendes-drusore-perfundojne-per-skrap","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/03\/kamerat-dhe-kullat-1-2-milion-euro-qe-do-monitoronin-kontrabande-e-lendes-drusore-perfundojne-per-skrap\/","title":{"rendered":"Kamerat dhe kullat 1.2 milion euro q\u00eb do monitoronin kontraband\u00eb e l\u00ebnd\u00ebs drusore p\u00ebrfundojn\u00eb p\u00ebr skrap"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shtat\u00eb vite pasi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin u ngrit nj\u00eb sistem kamerash p\u00ebr t\u00eb monitoruar kontraband\u00ebn n\u00eb pyje, kullat e monitorimit, q\u00eb kushtuan 1.2 milion\u00eb euro, u vodh\u00ebn dhe u shit\u00ebn p\u00ebr skrap. Pas shkrirjes s\u00eb Inspektoratit q\u00eb i kishte n\u00eb administrim, Ministria e Mjedisit ka \u201charruar\u201d t\u2019ia transferoj\u00eb k\u00ebto asete Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve.<\/strong><\/p>\n<p>Banor\u00ebt e fshatit Fshat n\u00eb Bashkin\u00eb e Klosit u habit\u00ebn jo pak, kur n\u00eb vitin 2016 jo shum\u00eb larg banesave t\u00eb tyre u ngrit nj\u00eb kull\u00eb e lart\u00eb, metalike. E pajisur me panele diellore, me kamera me k\u00ebnd rrotullimi 360 grad\u00eb, kulla do t\u00eb sh\u00ebrbente si \u201cpolic\u201d p\u00ebr t\u00eb monitoruar kontraband\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebs drusore, q\u00eb merrej nga pyjet e Gurit t\u00eb Bardh\u00eb dhe t\u00eb Xibrit.<\/p>\n<p>\u201cNa than\u00eb: \u201cE kemi vendosur n\u00eb kthes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbuluar ata q\u00eb presin dru n\u00eb male\u201d, \u2013 tregon Halit Zeneli, nj\u00eb banor i zon\u00ebs, pa ditur t\u00eb thot\u00eb se cilit institucion i p\u00ebrkisnin pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb b\u00ebn\u00eb instalimet. Por, 7 vite m\u00eb pas, nd\u00ebrsa kull\u00ebs i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm hekurat, kontrabanda e pyjeve vazhdon. Askush nuk e di se ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar kamerat, panelet diellore e pajisjet e tjera, t\u00eb vendosura aty.<\/p>\n<p>Halit Zeneli, i cili jeton vet\u00ebm pak metra larg k\u00ebsaj pike monitorimi, thot\u00eb se ajo ka funksionuar p\u00ebr rreth dy vite. M\u00eb pas nuk \u00ebsht\u00eb interesuar askush dhe ka r\u00ebn\u00eb pre e grabitjes.<\/p>\n<p>\u201cDim\u00eb q\u00eb kamerat i mor\u00ebn tre djem t\u00eb rinj. Ka qen\u00eb nj\u00eb kabull, q\u00eb e furnizonte me energji, por edhe ai \u00ebsht\u00eb zhdukur. E vetmja q\u00eb ka mbetur, \u00ebsht\u00eb kjo kulla prej hekuri, t\u00eb cil\u00ebn ne, banor\u00ebt e fshatit, nuk lejuam q\u00eb ta merrnin, pasi donin ta \u00e7onin p\u00ebr skrap\u201d, \u2013 shpjegon Zeneli.<\/p>\n<p>Kjo kull\u00eb ishte pjes\u00eb e sistemit komb\u00ebtar t\u00eb monitorimit t\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb pyjeve, q\u00eb u ngrit 7 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. N\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre kullave ishin instaluar 7 kamera me rezolucion t\u00eb lart\u00eb, panele diellore p\u00ebr furnizimin me energji, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb funksiononin pa nd\u00ebrprerje. Ngritja e k\u00ebtij sistemi kushtoi plot 1.2 milion\u00eb euro (128.6 milion\u00eb lek\u00eb), investim q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar krejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Me ambicien p\u00ebr t\u00eb ndaluar prerjen e paligjshme t\u00eb pyjeve, Ministria e Mjedisit asokohe largoi nga puna qindra specialist\u00eb, q\u00eb monitoronin n\u00eb terren pyjet, t\u00eb cil\u00ebt u \u201cz\u00ebvend\u00ebsuan\u201d me kamera. Pavar\u00ebsisht shpenzimeve p\u00ebr ngritjen e tij, ekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur se, jo vet\u00ebm q\u00eb ky investim nuk ka patur asnj\u00eb ndikim pozitiv, por madje ka shtuar kostot.<\/p>\n<p>\u201cRreth 700 specialist\u00eb t\u00eb pushuar padrejt\u00ebsisht nga puna, shumica absolute e tyre fituan gjyqet me ministrin\u00eb dhe u paguan. Ka specialist\u00eb, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen edhe sot e k\u00ebsaj dite prej atij vendimi absurd t\u00eb ministris\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb inxhinieri i Pyjeve, Abdulla Diku.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse fondi i shpenzuar p\u00ebr kamerat, p\u00ebr instalimin dhe p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e tyre do t\u00eb ishte p\u00ebrdorur si duhet, \u201cmbase do t\u00eb ishte pyll\u00ebzuar i gjith\u00eb baseni i Bovill\u00ebs dhe Tirana sot do kishte uj\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr e m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr banor\u00ebt e saj\u201d.<\/p>\n<p><strong>Projekti i d\u00ebshtuar i kamerave<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, ish-Inspektorati Shtet\u00ebror i Mjedisit, Pyjeve, Uj\u00ebrave dhe Turizmit (ISHMPUT), i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb menaxhonte t\u00eb gjitha ekonomit\u00eb pyjore t\u00eb vendit ton\u00eb, vendosi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sistem monitorimi digjital t\u00eb rrug\u00ebve kryesore n\u00eb vend, nga ku mendohej se kalonte l\u00ebnda drusore kontraband\u00eb. Ky vendim erdhi nj\u00ebkoh\u00ebsisht me vendosjen e moratoriumit 10-vje\u00e7ar t\u00eb prerjes s\u00eb pyjeve.<\/p>\n<p><em>Tenderi p\u00ebr \u201cBlerje sistemi elektronik i monitorimit t\u00eb pyjeve\u201d u hap n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2016 dhe fituese u shpall kompania \u201cFASTECH\u201d, me vler\u00ebn 128,629, 690 lek\u00eb, shum\u00eb af\u00ebr fondit limit prej 133,333,503 lek\u00ebsh.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin u nd\u00ebrtuan 28 kulla monitorimi, t\u00eb pajisura me kamera, por ato nuk arrit\u00ebn t\u00eb kapin asnj\u00eb \u201cabuzues\u201d. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se rastet e paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb prerjes s\u00eb pyjeve, t\u00eb konstatuara, si n\u00eb rrug\u00eb, ashtu edhe n\u00eb fondet pyjore, kan\u00eb qen\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, rezulton q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2015-2020 t\u00eb jen\u00eb konstatuar 1.528 raste t\u00eb prerjes s\u00eb paligjshme t\u00eb pyjeve me 1.675 autor\u00eb. L\u00ebnda drusore, e sekuestruar i kalon disa mij\u00ebra metra kub. Ndon\u00ebse INA MEDIA k\u00ebrkoi q\u00eb t`i viheshin n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebnat se sa prej rasteve t\u00eb shkeljeve ishin konstatuar nga pikat e monitorimit, ky informacion nuk na u vu n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Kulla e monitorimit n\u00eb fshatin Klos Katund t\u00eb Bashkis\u00eb Klos \u00ebsht\u00eb zhdukur krejt\u00ebsisht. Si\u00e7 edhe d\u00ebshmojn\u00eb fotot e siguruara nga Investigative Network Albania, kamerat e monitorimit, panelet diellore e madje edhe kulla prej hekuri nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. N\u00eb vend ka mbetur vet\u00ebm bazamenti prej betoni, ku ishte vendosur kulla. Ajo do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb monitoruar prerjen e paligjshme t\u00eb pyjeve t\u00eb Martaneshit.<\/p>\n<p>Krejt ndryshe, n\u00eb fshatin Burgajet t\u00eb Matit kulla e monitorimit t\u00eb pyjeve nuk funksionon, por \u00ebsht\u00eb thuajse e paprekur. Kjo ndoshta p\u00ebr faktin se ndodhet pran\u00eb disa banesave dhe ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb d\u00ebmtimi nga t\u00eb tjer\u00ebt apo vjedhja e materialeve. Po nj\u00ebsoj, edhe n\u00eb Fush\u00eb Bulqiz\u00eb kulla e monitorimit, q\u00eb ndodhet ngjitur me rrug\u00ebn nacionale, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb gjitha elementet, por nuk dihet, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion apo jo.Dy kullat e monitorimit t\u00eb kontraband\u00ebs n\u00eb pyje, t\u00eb vendosura pak vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb fshatin Fshat dhe Klos Katund t\u00eb Bashkis\u00eb Klos, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb zhdukur, kan\u00eb kushtuar 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet e shpeshta t\u00eb inspektorateve, por edhe t\u00eb vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb administrimit t\u00eb pyjeve, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto kulla monitorimi t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb si mall \u201cpa zot\u201d.<\/p>\n<p>Sektori i Administrimit t\u00eb Pyjeve dhe Kullotave pran\u00eb Bashkis\u00eb Klos thot\u00eb se k\u00ebto pika monitorimi nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe nuk jan\u00eb asete t\u00eb bashkis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pranojn\u00eb se monitorimi i prerjes s\u00eb pyjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe, m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave t\u00eb theksuara t\u00eb mjeteve t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi infrastruktur\u00eb p\u00ebr kontrollin e territorit, pasi na mungojn\u00eb mjetet e transportit. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve kontrollin e territorit e b\u00ebjm\u00eb me mjetet tona\u201d, \u2013 thot\u00eb Kapllan Allamani, p\u00ebrgjegj\u00ebs i sektorit t\u00eb pyjeve n\u00eb Bashkin\u00eb e Klosit. Sipas tij, zonat m\u00eb problematike jan\u00eb ato q\u00eb kufizohen me Tiran\u00ebn, Dibr\u00ebn, Bulqiz\u00ebn dhe Kruj\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb dhe terrenit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe ADZM, Dib\u00ebr thot\u00eb se nuk i ka patur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb inventar kamerat e vendosura n\u00eb territorin e qarkut Dib\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr INA MEDIA-n, ky institucion thot\u00eb se nuk ka asnj\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim dhe se ky sistem nuk ka qen\u00eb as n\u00eb administrim e as n\u00eb p\u00ebrdorim nga ana e tyre, pasi ishte pjes\u00eb e ISHMPUT-s\u00eb, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i b\u00ebr\u00eb nga INA MEDIA n\u00eb malin e fshatit Xib\u00ebr-Murriz\u00eb prerja e drur\u00ebve t\u00eb ahut vazhdon. Banor\u00ebt thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb ndikuar edhe nga nd\u00ebrtimi i bypass-it t\u00eb Murrizit q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit, rrug\u00eb, e cila krijon leht\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i transportuar drejt Tiran\u00ebs apo qyteteve t\u00eb qarkut Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Bashkia e Klosit pranon se kjo zon\u00eb, megjith\u00ebse b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e zonave t\u00eb mbrojtura, mbetet m\u00eb problematikja dhe ka r\u00ebn\u00eb pre e kontraband\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve n\u00eb Rrug\u00ebn e Arbrit.<\/p>\n<p>\u201cMe hapjen e bypass-it mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb favorizuar prerja e paligjshme e pem\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Linos -Guri i Bardh\u00eb-Biz\u00eb-Martanesh\u201d, \u2013 pranon Kapllan Allamani nga Bashkia e Klosit.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket malit t\u00eb Murrizit, rruga e vjet\u00ebr nga Qafa e Murrizit-Qaf Qershi-Kroi i Pajn\u00ebs-Zgur\u00eb-Ura e Karthniqit \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ADZM, Dib\u00ebr, por, edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ADZM-s\u00eb, inspektor\u00ebt tan\u00eb kontrollojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe njoftohen p\u00ebr prerje t\u00eb paligjshme. Pas k\u00ebsaj ne v\u00ebm\u00eb n\u00eb dijeni ADZM-n\u00eb\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e pyjeve thon\u00eb se ky ishte nj\u00eb investim i kot\u00eb, sa koh\u00eb q\u00eb administratat nuk kan\u00eb njer\u00ebz dhe specialist\u00eb p\u00ebr t`i monitoruar pyjet. Sipas tyre, kontrabandist\u00ebt ua gjet\u00ebn zgjidhjen edhe kamerave.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur t\u00eb kishin funksionuar kamerat, ato ve\u00e7 do t\u00eb filmonin dhe do t\u00eb tregonin faktin, q\u00eb pyjet jan\u00eb prer\u00eb, por nuk kan\u00eb ndihmuar aspak p\u00ebr t\u00eb parandaluar prerjen. Si p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, edhe kamerave ua gjet\u00ebn \u201czgjidhjen\u201d kund\u00ebrvajt\u00ebsit. Her\u00eb i mbulonin, q\u00eb t\u00eb mos filmonin, e her\u00eb devijonin nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t`iu shmangur atyre. N\u00eb fund, mendoj se kan\u00eb fituar kund\u00ebrvajt\u00ebsit\u201d, \u2013 shpjegon Diku.<\/p>\n<p><strong>Investimi prej miliona eurosh, \u201cmall pa zot\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2019, inspektoratet iu n\u00ebnshtruan nj\u00eb reforme totale dhe ISHMPUT u shkri si institucion. Si pasoj\u00eb, ky investim prej 1.2 milion\u00eb eurosh ngeli pa zot, duke sjell\u00eb shkat\u00ebrrimin e tyre.<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit u kujtua se kishte n\u00ebn administrim edhe nj\u00eb investim t\u00eb till\u00eb, vet\u00ebm pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb d\u00ebrguar nga Investigative Network Albania. 4 vite pas shkrirjes s\u00eb inspektoratit qendror, ende sot institucionet nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb thon\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebto kulla apo, aq m\u00eb pak, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb inventar t\u00eb tyre. P\u00ebr rezultate as q\u00eb flitet.<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit justifikohet me faktin se ende nuk ka p\u00ebrfunduar procesi i ristrukturimit t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, ku u shp\u00ebrndan\u00eb kompetencat e ISHMPUT-s\u00eb. Megjithat\u00eb, ministria thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, se ky sistem aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces transferimi pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Pyjeve, t\u00eb krijuar rishtazi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedurave t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr t\u00eb mbyllur t\u00eb gjitha detyrimet n\u00eb rastin e shkrirjes\/mbylljes s\u00eb nj\u00eb institucioni, Sistemi Elektronik i Monitorimit t\u00eb Pyjeve u transferua p\u00ebrkoh\u00ebsisht pran\u00eb MMT-s\u00eb dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces transferimi pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve, institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb MMT-s\u00eb, i krijuar i ri pas shkrirjes s\u00eb ISHMPUT\u201d, \u2013 i tha INA MEDIA-s n\u00eb fund t\u00eb muajit maj Ministria e Mjedisit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim Agjencia Komb\u00ebtare e Pyjeve e nxjerr zbuluar Ministrin\u00eb e Mjedisit, duke mohuar q\u00eb t\u2019i ket\u00eb kaluar n\u00eb pron\u00ebsi, si pasoj\u00eb nuk ka dijeni se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebt\u00eb sistem. Vet\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare e Pyjeve u vu n\u00eb dijeni se do t`i transferohej ky \u201cinvestim\u201d vet\u00ebm pas shkres\u00ebs s\u00eb INA MEDIA-s.<\/p>\n<p>\u201cKy sistem nuk i ka kaluar n\u00eb p\u00ebrdorim AKP-s\u00eb. Lidhur me faktin se kush e disponon, \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksionim apo jo, si dhe p\u00ebr gjendjen fizike dhe teknike t\u00eb stacioneve t\u00eb kamerave n\u00eb territor, duhet t\u00eb k\u00ebrkoni informacion n\u00eb Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit\u201d, \u2013 thot\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare e Pyjeve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, AKP sqaron se, Ministria e Mjedisit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb i ka kthyer p\u00ebrgjigje INA MEDIA-s, i ka adresuar nj\u00eb shkres\u00eb edhe Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve, me l\u00ebnd\u00eb \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs s\u00eb kalimit kapital pa pages\u00eb t\u00eb Sistemit Elektronik t\u00eb Monitorimit t\u00eb Pyjeve\u201d, protokolluar me nr. 387 prot., dat\u00eb 25.05.2023.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 duket, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit \u00ebsht\u00eb kujtuar p\u00ebr transferimin e k\u00ebtij sistemi pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve, vet\u00ebm pas marrjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion nga Investigative Network Albania t\u00eb dat\u00ebs 28.04.2023 dhe vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para kthimit t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb dat\u00ebs 26.05.2023, pra n\u00eb dat\u00ebn 25.05.2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur procedur\u00ebn e transferimit t\u00eb Sistemit Elektronik t\u00eb Monitorimit t\u00eb Pyjeve pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bilanc t\u00eb k\u00ebsaj nisme, q\u00eb e konsiderojn\u00eb politike dhe jo teknike, ekspert\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulin se ishte nj\u00eb d\u00ebshtim shum\u00ebdimensional, q\u00eb ka sjell\u00eb shkat\u00ebrrimin e fondit pyjor t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto e jasht\u00ebzakonshme, jo vet\u00ebm prej l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb drurit t\u00eb prer\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha sepse kostot p\u00ebr rigjenerimin e pyjeve t\u00eb shkat\u00ebrruara tashm\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb miliarda euro. Prej k\u00ebsaj nisme duhet t\u00eb nxjerrim nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb m\u00ebsimet e duhura\u201d, \u2013 shpjegon inxhinieri i pyjeve, Abdulla Diku. Po sipas inxhinierit Abdulla Diku, sasia e l\u00ebnd\u00ebs drusore, q\u00eb pritet n\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se ajo q\u00eb krijohet nga natyra.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri priten rreth 2.5 milion\u00eb m3 l\u00ebnd\u00eb drusore n\u00eb vit, nd\u00ebrsa rritja vjetore e pyjeve \u00ebsht\u00eb rreth 1.4 milion\u00eb m3\/vit. Pra, presim rreth 1.1 milion\u00eb m3 m\u00eb shum\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb rritja vjetore, natyrore e pyjeve\u201d, \u2013 shpjegon ai.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e prerjes masive t\u00eb pyjeve, Shqip\u00ebria paraqitet sot si vendi me erozionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb (12.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb erozion se mesatarja e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb).<\/p>\n<p>\u201cAktualisht nuk kemi specialist\u00eb pyjesh n\u00eb terren, q\u00eb t`i mbulojn\u00eb, t`i kontrollojn\u00eb e t`i menaxhojn\u00eb zonat pyjore, k\u00ebshtu iu \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb dor\u00eb e lir\u00eb kund\u00ebrvajt\u00ebsve dhe informalitetit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor (rreth 90% e produkteve drunore, q\u00eb merren nga pylli, nuk paguhen). Ata pak persona, q\u00eb paguhen n\u00eb sektorin e pyjeve, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me pun\u00ebn dhe profesionin p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon Diku.<\/p>\n<p><strong>\/INA MEDIA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb vite pasi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin u ngrit nj\u00eb sistem kamerash p\u00ebr t\u00eb monitoruar kontraband\u00ebn n\u00eb pyje, kullat e monitorimit, q\u00eb kushtuan 1.2 milion\u00eb euro, u vodh\u00ebn dhe u shit\u00ebn p\u00ebr skrap. Pas shkrirjes s\u00eb Inspektoratit q\u00eb i kishte n\u00eb administrim, Ministria e Mjedisit ka \u201charruar\u201d t\u2019ia transferoj\u00eb k\u00ebto asete Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52945,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-52944","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-sociale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52944\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52945"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}