{"id":52986,"date":"2023-08-04T08:30:21","date_gmt":"2023-08-04T08:30:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52986"},"modified":"2023-08-04T10:14:28","modified_gmt":"2023-08-04T10:14:28","slug":"jo-vetem-durresi-edhe-shume-kompani-me-humbje-masive-ujesjellesit-ne-prag-falimenti-ne-mase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/04\/jo-vetem-durresi-edhe-shume-kompani-me-humbje-masive-ujesjellesit-ne-prag-falimenti-ne-mase\/","title":{"rendered":"Jo vet\u00ebm Durr\u00ebsi, edhe shum\u00eb kompani me humbje masive, uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb prag falimenti n\u00eb mas\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em aria-hidden=\"true\">T\u00eb dh\u00ebnat e bilanceve t\u00eb analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 Durr\u00ebsit, edhe shum\u00eb kompani t\u00eb tjera t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve jan\u00eb me humbje masive, t\u00eb cilat, her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb mbulohen nga taksapaguesit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Gjergj Erebara, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri pas Tiran\u00ebs dhe kompania q\u00eb i sh\u00ebrben qytetit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe heqje t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb bilancit t\u00eb vitit 2022, uj\u00ebsjell\u00ebsi i Durr\u00ebsit ka 16.2 miliard\u00eb lek\u00eb borxhe [af\u00ebrsisht 160 milion\u00eb euro] dhe 13.3 miliard\u00eb lek\u00eb asete [130 milion\u00eb euro]. Me pak fjal\u00eb, tubat, nd\u00ebrtesat, impiantet, karrigia e drejtorit, lek\u00ebt n\u00eb bank\u00eb e t\u00eb tjera si k\u00ebto, t\u00eb gjitha bashk\u00eb, vlejn\u00eb 130 milion\u00eb euro. Por kompania ka 30 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se sa kaq detyrime p\u00ebr t\u00eb shlyer.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb lajmit mbi gjendjen e bilancit, fillimisht n\u00eb revist\u00ebn\u00a0Monitor, nj\u00eb zyr\u00eb e qeveris\u00eb e quajtur AKUM (Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve dhe Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Mbetejeve), deklaroi se situata n\u00eb Durr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb \u201cfaliment\u201d, por riorganizim.<\/p>\n<p>\u201cKy proces ka konsistuar n\u00eb agregimin e 61 ish-shoq\u00ebrive n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb bashkive t\u00eb vendit dhe krijimin e 15 shoq\u00ebrive t\u00eb reja, ku secila bashki \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish aksionere, por tashm\u00eb s\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aksionerja kryesore me 51%,\u201d thuhej n\u00eb sqarim. AKUM nuk b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb deklarat\u00ebn e saj se nga do t\u00eb dalin parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimet.<\/p>\n<p>Situata me uj\u00ebsjell\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb as e re dhe as e izoluar n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Anek\u00ebnd vendit, uj\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb n\u00eb gjendje katastrofale financiare me humbje t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb cilat kan\u00eb g\u00ebrryer nga kapitali themeltar, n\u00eb shum\u00eb raste duke e \u00e7uar at\u00eb n\u00eb zero.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e bilanceve t\u00eb kompanive kryesore t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsve dhe kanalizimeve, t\u00eb analizuara nga BIRN, tregojn\u00eb se me p\u00ebrjashtim t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsve Tiran\u00eb dhe Shkod\u00ebr, kompanit\u00eb e tjera jan\u00eb me humbje dhe t\u00eb zhytura n\u00eb borxhe. Situata nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e papritur, ajo \u00ebsht\u00eb akumuluar p\u00ebrgjat\u00eb viteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull,\u00a0Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Durr\u00ebs, pati gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar 1.46 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe 2.48 miliard\u00eb lek\u00eb shpenzime, me rezultat neto prej mbi 1 miliard\u00eb lek\u00eb humbje, ose afro 10 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2021, kompania pati rreth 535 milion\u00eb lek\u00eb humbje e m\u00eb 2020, 256 milion\u00eb. M\u00eb 2019, humbjet ishin 550 milion\u00eb. Kompania sh\u00ebnoi fitime p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2018. Dhe megjith\u00ebse prej kat\u00ebr vitesh me humbje t\u00eb m\u00ebdha, kompania nuk duket se \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar kostot apo p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Humbjet e vazhdueshme nuk duket t\u00eb ken\u00eb shkaktuar ndonj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr administrimin dhe as p\u00ebr Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, e cila \u00ebsht\u00eb pronare e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Humbjet financiare<\/strong><\/p>\n<p>Bilancet e kompanive q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimin e furnizimit me uj\u00eb dhe t\u00eb heqjes s\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb qytetet Durr\u00ebs, Vlor\u00eb,\u00a0Lezh\u00eb,\u00a0Elbasan, Fier, Kor\u00e7\u00eb,\u00a0Berat-Ku\u00e7ov\u00eb, Kavaj\u00eb,\u00a0Pogradec\u00a0e Kuk\u00ebs, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb, flasin p\u00ebr humbje totale prej 1.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh [19 milion\u00eb euro] p\u00ebr vitin 2022. T\u00eb nj\u00ebjtat kompani kishin humbje n\u00eb mas\u00ebn 936 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2021.<\/p>\n<p>Rritja drastike e humbjeve n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb vendit duket se e shtyu qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb \u201criorganizim\u201d, por mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb n\u00ebse ky riorganizim synon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb plan konkret p\u00ebr t\u00eb ndryshuar situat\u00ebn e r\u00ebnduar prej vitesh.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shihet sakaq nga gjendja e bilanceve t\u00eb kompanive \u00ebsht\u00eb q\u00eb dhjet\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit e sip\u00ebrp\u00ebrmendur kishin m\u00eb 2022 asete me vler\u00eb 51.4 miliard\u00eb lek\u00eb dhe detyrime me vler\u00eb 50.7 miliard\u00eb lek\u00eb. Kapitali aksioner i mbetur pas humbjeve shum\u00ebvje\u00e7are prej 695 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm 1.4% t\u00eb totalit t\u00eb aseteve. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se aft\u00ebsia e k\u00ebtyre bizneseve p\u00ebr t\u00eb absorbuar humbje \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfshillshme dhe se normalisht, qeveris\u00eb qendrore do t&#8217;i duhet t\u00eb fus\u00eb dor\u00ebn n\u00eb xhepin e taksapaguesve p\u00ebr t&#8217;i nxjerr\u00eb k\u00ebto kompani nga bataku.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb e ngjashme me kompanit\u00eb e qyteteve Kam\u00ebz,\u00a0Lushj\u00eb\u00a0e\u00a0Sarand\u00eb, t\u00eb cilat u analizuan ve\u00e7mas p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb publikuar bilanc p\u00ebr vitin 2022. T\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2021 tregojn\u00eb se k\u00ebto tre uj\u00ebsjell\u00ebsa bashk\u00eb pat\u00ebn humbje n\u00eb mas\u00ebn 406 milion\u00eb lek\u00eb ose afro 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Tirana dhe Shkodra<\/strong><\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime Tiran\u00eb dhe UK Shkod\u00ebr duket se jan\u00eb t\u00eb vetmet kompani q\u00eb nuk kan\u00eb telashe t\u00eb tilla ekzistenciale. Tirana, kompania m\u00eb e madhe n\u00eb vend, t\u00eb ardhurat e s\u00eb cil\u00ebs z\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e sektorit n\u00eb rang komb\u00ebtar, ka qen\u00eb historikisht nj\u00eb kompani me fitim, gj\u00eb q\u00eb duket se vjen si pasoj\u00eb e faktor\u00ebve natyror\u00eb.<\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebsit e Tiran\u00ebs jan\u00eb me rrjedhje t\u00eb lir\u00eb nd\u00ebrsa densiteti \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, duke i mbajtur kostot e ul\u00ebta. N\u00eb vitin 2022, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs paguan 4.5 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr uj\u00eb dhe heqje t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza, nd\u00ebrsa kompania mbylli vitin me 994 milion\u00eb lek\u00eb fitime.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, uj\u00ebsjell\u00ebsi i Tiran\u00ebs vijon t\u00eb mos siguroj\u00eb furnizim me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, aq sa vet\u00eb bashkia e Tiran\u00ebs ka hapur n\u00eb nj\u00eb rast tender p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb uj\u00eb t\u00eb ambalazhuar p\u00ebr punonj\u00ebsit e vet.<\/p>\n<p>Humbjet n\u00eb rrjet, t\u00eb cilat shkaktohen nga mungesa e kontrollit mbi rrjetin dhe lidhjet e paligjshme, jan\u00eb, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb vet\u00eb kompanis\u00eb t\u00eb raportuar n\u00eb Entin Rregullator t\u00eb Ujit, 60% e ujit t\u00eb hedhur n\u00eb rrjet. Me nj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr \u00e7do 1 met\u00ebr kub uj\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga burimet, 600 litra humbasin rrug\u00ebs, nd\u00ebrsa 400 litra paguhen nga konsumatori. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, parat\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt paguajn\u00eb p\u00ebr furnizim me uj\u00eb jocil\u00ebsor, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar humbjet n\u00eb nivele t\u00eb tilla si dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar fitime. Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nga rastet unike n\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilat, nj\u00eb kompani n\u00ebn pron\u00ebsi publike ka hyr\u00eb n\u00ebn hetim nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs p\u00ebr abuzim me pozit\u00ebn dominuese. Hetimi i disa viteve m\u00eb par\u00eb erdhi pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb\u00a0ERRU\u00a0p\u00ebr t\u00eb rritur tarif\u00ebn e ujit, pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim se p\u00ebr \u00e7far\u00eb nevojitej kjo rritje, por me nj\u00eb premtim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb, n\u00eb vitin 2021, kompania do t\u00eb siguronte furnizim me uj\u00eb 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>Shkodra \u00ebsht\u00eb kompania tjet\u00ebr me bilanc financiar t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Administrata e re e bashkis\u00eb Shkod\u00ebr nuk e ka depozituar bilancin e vitit 2022 brenda afatit, sipas detyrimit ligjor, nd\u00ebrsa bilanci i vitit 2021 tregon se kompania kishte shpenzime t\u00eb balancuara me t\u00eb ardhurat. Kapitali aksioner i kompanis\u00eb prej 1.6 miliard\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me 25% t\u00eb totalit t\u00eb aseteve, t\u00eb cilat ishin 6.5 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rrjedhje t\u00eb lira n\u00eb rrjet<\/strong><\/p>\n<p>Problemet e UK Durr\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 keqadministrimit t\u00eb duksh\u00ebm, lidhen edhe me nj\u00eb problem fizik. Durr\u00ebsi nuk ka burime ujore af\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i shumic\u00ebs s\u00eb qyteteve t\u00eb tjera shqiptare e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, uji nxirret me puse arteziane n\u00eb zon\u00ebn e Fush\u00ebkuqes, 44 kilometra m\u00eb larg, p\u00ebr t&#8217;u transportuar n\u00eb depo me tubacione para se t\u00eb shp\u00ebrndahet te konsumatori. Ngritja e ujit nga n\u00ebntoka dhe pompimi i tij drejt konsumatorit i sjell kompanis\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb e ndryshme me qytete t\u00eb tjera, si, fjala vjen, Tirana, ku uji vjen nga mali, kalon n\u00eb tubacione me rrjedhje t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrdoret rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prodhuar\u00a0energji elektrike\u00a0para se t\u00eb shp\u00ebrndahet te konsumator\u00ebt pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr pompa elektrike p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. Por fatura m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Durr\u00ebsin, si dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin, duket se nuk vjen vet\u00ebm nga v\u00ebshtir\u00ebsia e sigurimit t\u00eb ujit, por edhe nga mosmenaxhimi i kompanive dhe lejimi i humbjeve masive n\u00eb rrjet. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Entit Rregullator t\u00eb Ujit, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, 77% e ujit t\u00eb furnizuar n\u00eb Durr\u00ebs humbi n\u00eb rrjet, nga defektet apo nga vjedhjet, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr prej vet\u00ebm 23% u pagua nga konsumator\u00ebt. Me pak fjal\u00eb, kompania duhet t\u00eb ngrej\u00eb me pompa nga zona e Fush\u00ebkuqes dhe t\u00eb transportoj\u00eb p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs nj\u00eb met\u00ebr kub uj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shitur dhe ark\u00ebtuar realisht vet\u00ebm 230 litra.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, kompania mori nj\u00eb kredi nga Banka Bot\u00ebrore bashk\u00eb me asistenc\u00ebn teknike se si mund t\u00eb zgjidhej situata. Zgjidhja ishte e dukshme. N\u00ebse ulen humbjet, sasia e energjis\u00eb elektrike e nevojshme p\u00ebr t\u00eb transportuar ujin nga larg reduktohet. N\u00ebse humbjet reduktohen nga, 77 n\u00eb 50%, at\u00ebher\u00eb konsumi i energjis\u00eb elektrike p\u00ebrgjysmohet. N\u00ebse reduktohen nga 77 n\u00eb 25%, konsumi i energjis\u00eb elektrike bie me dy t\u00eb tretat. Vet\u00ebm se q\u00eb nga viti 2016, humbjet nuk jan\u00eb ulur, fatura e energjis\u00eb elektike \u00ebsht\u00eb shtuar dhe kostot e tjera t\u00eb kompanis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb paga p\u00ebr punonj\u00ebsit q\u00eb duhet t\u00eb identifikojn\u00eb dhe eliminojn\u00eb rrjedhjet apo lidhjet e paligjshme, jan\u00eb shtuar gjithashtu.<\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebsit e tjer\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb vendit jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngjashme, ndon\u00ebse p\u00ebrmasat e tyre jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla. Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Vlor\u00ebs mbylli vitin e kaluar me 340 milion\u00eb lek\u00eb (3.4 milion\u00eb euro) humbje. N\u00eb vitin 2021, kompania pati humbur 244 milion\u00eb lek\u00eb. Humbjet vit pas viti t\u00eb akumuluara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb kompania t\u00eb ket\u00eb 8.3 miliard\u00eb lek\u00eb asete dhe 8 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime, me nj\u00eb lev\u00eb financiare (kapital aksioner n\u00eb raport me asetet) prej vet\u00ebm 3%, duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drejtimin e Durr\u00ebsit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb humbet 76% e ujit t\u00eb furnizuar n\u00eb rrjet, nd\u00ebrsa kompania ka gati 4 pun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebmij\u00eb lidhje n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>Elbasani \u00ebsht\u00eb qyteti tjet\u00ebr ku uj\u00ebsjell\u00ebsi humbet gati 70% t\u00eb ujit t\u00eb furnizuar, nd\u00ebrsa kompania mbylli vitin 2022 me 251 milion\u00eb lek\u00eb humbje (afro 2.5 milion\u00eb euro). Me humbje \u00ebsht\u00eb edhe uj\u00ebsjell\u00ebsi i Fierit, (191 milion\u00eb lek\u00eb), ai i Berat-Ku\u00e7ov\u00eb, (140 milion\u00eb lek\u00eb) apo ai i Kavaj\u00ebs, (139 milion\u00eb lek\u00eb). N\u00eb t\u00eb treja k\u00ebto raste humbjet jan\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 70, 54 dhe 54%.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend shum\u00eb i pasur me burime ujore, t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb rreth 9,500 metra kub p\u00eb frym\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ERRU, 22% e popullsis\u00eb nuk sh\u00ebrbehet me uj\u00ebsjell\u00ebs publik, nd\u00ebrsa 56% nuk sh\u00ebrbehet me sh\u00ebrbimin e heqjes s\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se i derdhin ku t\u00eb munden.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe 54% i popullsis\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbim t\u00eb heqjes s\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza nuk sh\u00ebrbehet n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me impjante t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb k\u00ebtyre uj\u00ebrave, duke i derdhur ato drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb lum\u00eb. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb situata edhe p\u00ebr kryeqytetin, ku nj\u00eb impjant q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrpunonte uj\u00ebrat ka nj\u00eb dekad\u00eb q\u00eb ka ngecur, nd\u00ebrsa bashkia nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb informacion se \u00e7far\u00eb po ndodh me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e bilanceve t\u00eb analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 Durr\u00ebsit, edhe shum\u00eb kompani t\u00eb tjera t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve jan\u00eb me humbje masive, t\u00eb cilat, her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb mbulohen nga taksapaguesit. Nga Gjergj Erebara, BIRN Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri pas Tiran\u00ebs dhe kompania &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-52986","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52986\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}